SHKRIMI
e enjte, 02 prill 2020

Skënder Sadri KAPITI: Padia e Ramës kundër Haradinajt - “padi” kundër shqiptarëve

Durrës, 2 shkurt 2020: Aventurat antishqiptare e ndarjes së Kosovës apo e korigjimit të kufijve si dhe ajo e “minishengenit” janë kundërshtuar mbarëkombëtarisht nga të gjithë shqiptarët: nga shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë , Maqedonisë së Veriut, nga shqiptarët që jetojnë më trojet e tyre në Mal të Zi, Preshevë dhe nga diaspora.

Ndarja e Kosovës, kjo ide dhe ky projekt Rama-Vuçiç-Thaçi është kundërshtuar nga të gjithë shqiptarët si një platformë shkatërruese për shtetin e Kosovës dhe kundër linjës politike të BE-së.

Madje kjo ide u shkatërrua falë edhe këmbëguljes së kancelares gjermane Angela Merkel.

Prandaj padia e kryeministrit të Shqipërisë kundër kryeministrit të Kosovës R. Haradinaj, i cili është kundërshtari dhe zëri më i fuqishëm kundër ndarjes së Kosovës dhe mbrojtësi i Sovranitetit territorial të saj, kjo padi e Ramës kundër tij është si një padi e ngritur kundër të gjithë politikës e politikanëve të Kosovës të cilët në jo pak raste edhe janë fyer e sharë prej tij. Kjo padi e turpshme e tij është kundër gjithë shqiptarëve të cilët e kundërshtuan fuqishëm coptimin e Kosovës. Por prapa kësaj padie qëndrojnë edhe ata të cilët kanë dhe janë me Kryeministrin e Shqipërisë për ndarjen e Kosovës,ku si bashkëautor i kësaj ideje antikombëtare dhe antiKosovë është edhe Presidenti i Kosovës H. Thaçi.

Mosprania e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Kosovë as në përkujtimin e 21 Vjetorit të Masakrës së Reçakut me 15 Janar 2020 , si dhe as në Akademinë Përkujtimore “Faleminderit Shqipëri” në respekt të mikpritjes vëllazërore të të dëbuarve shqiptarë të Kosovës, këto mungesa të tij nuk ishin rastësore. Por arësyeja është ajo se Kryeministri i Shqipërisë e ndjen dhe e ka “kuptuar”se ai është i padëshirueshëm dhe as i mikpritur në Kosovë për të gjitha ato sjellje e veprime të papërgjegjshme të tij kundër interesit kombëtar dhe sidomos kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.

“Minshengeni” Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri pa Kosovën i shërben strategjisë së Beogradit i cili nuk e njeh shtetin e Kosovës, por lufton në maksimum kundër integrimeve dhe njohjeve të saj , nuk njeh as genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës por edhe punon për izolimin e Kosovës.

Kjo sepse Beogradi e ka strategji kombëtare e shtetërore antishqiptarizmin dhe rrënimin e izolimin e Kosovës. Pas dështimit për ndarjen dhe coptimin e Kosovës u hodh në skenë me urgjencë “teoria” e të ashtuquajturit “minishengen” të cilën ashtu sikurse edhe ndarjen e Kosovës e mbështet dhe e përkrah edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, një intrigë, pabesi dhe thikë e thellë kjo pas shpine nga Tirana për Kosovën.

Ngatërresat apo konfliktet; nismat, marrëveshjet dhe deklaratat e “pamatura”, “të ngutshme”, të nxitura e të motivuara nga interesa të ngushta pesonale e partiake politike e pushteti të cilat bëhen nga politikanët dhe pushtetarët e lartë dhe injorantë atëhere ato i bëjnë dëme shumë të mëdha kombit: nxisin edhe urrejtje, reagime e përçarje brënda tij.

Këto i shfrytëzojnë në maksimum armiqtë e shqiptareve dhe sidomos edhe elemetët shqipfolës shqiptarofob dhe serbo-grekofil si dhe mediatikët mercenarë në Shqipëri kundër kombëtarizmit dhe patiotizmit të vërtetë shqiptar.

Duhet parë, studiuar e gjykuar me shumë kujdes “mosmarrëveshjet” apo “grindjet” e zënkat politike të disa politikanëve shqiptarë pasi ato edhe kanë qëllim dhe strategji djallëzore e cila është: largimi dhe distancimi kombëtar mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës e që i shërben edhe idesë antishqiptare për komb shqiptar dhe komb kosovar.

Me veprimet antiKosovë që ka kryer Kryeministri i Shqipërisë de fakto ato e shpallin atë si person “non grata” në Kosovë .

As nuk perceptohej dhe as nuk do të besohej se ndonjëherë do të kishte një “padi” të ndonjë kryeminisri të Shqipërisë kundër atij të Kosovës dhe anasjelltas.

Por, edhe nuk do të besohej se ndonjë kryetar shteti apo kryeministër nga Shqipëria se do të merrte inisiativë personale për pajtimin shqiptaro-serb duke mospërfillur dhe duke anashkaluar Kosovën, madje duke cituar edhe citate të antishqiptarit të madh Ivo Andriq i cili është autori i platformës për zhdukjen e shtetit shqiptar:

Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për minoritetin shqiptar në Kosovë, i cili, në një situatë të re, do të asimilohej më lehtë. Ne, eventualisht, do të kishim edhe 200 000 deri 300 000 mijë shqiptarë më tepër, por këta janë, të shumtën, katolikë, marrëdhëniet e të cilëve me shqiptarët myslimanë nuk kanë qenë kurrë të mira. Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi gjithashtu do të bëhej në rrethana të reja, sepse nuk do të ekzistonte kurrfarë aksioni më i fortë për pengimin e saj. (Pjesa e marrë nga libri i Hivzi Sulejmanit) 14 Dhjetor 2014

Dhe as nuk mundet që një nismë pajtimi e tillë të iniciohej nga Shqipëra dhe as nga Rama, kur autor i krimeve dhe të genocidit janë serbët; dhe nuk duhet të kërkohet pajtim nga Shqipëria në emër të viktimave që janë shqiptarët të Kosovës, dhe as pa i pyetur ata.

Pa kërkuar falje Serbia për krimet dhe genocidin e saj kundër shqiptarëve të Kosovës nuk mund të ketë as pajtim mes shqiptarëve e serbëve, edhe pse Rama ka marrë një “dekoratë” nga presidenti i Francës si i “përkushtuar” për pajtimin e shqiptarëve me serbët.

Ky ishte gabimi i parë i madh që ka bërë kryeministri shqiptar E.Rama.

Nuk duhej të vendosej taksa antiKosovë e “Rrugës së Kombit” pa u konsultuar të paktën me Prishtinën dhe as të kërkosh minishengenin ballkanik kur Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës. Kryeminisri i Shqipërisë para se të kërkosh minishengenin ballkanik, realizo dhe bëje së pari minishengenin shqiptaro-shqiptar, Shqipëri-Kosovë dhe mos vendos barriera e pengesa komunikimi dhe bllokimi mes shteteve shqiptare si traun dhe taksën gjobë të rrugës për shqiptarët e Kosovës.

Për këto dhe të tjera sjellje si të tilla p.sh. edhe ajo e “korigjimit të kufijve” nuk ka pasur kundërshti vetëm nga politika, akademia, media dhe shoqëria shqiptare e Kosovës por edhe nga politika dhe shoqëria shqiptare në Shqipëri dhe sidomos nga Presidenti i saj, Ilir Meta, cili është personazh gjithkombëtar i Vitit 2019, pra edhe më i dëshirueshmi dhe më i mikprituri në Kosovë. Kjo pasi për herë të parë ne histori Shqipëria ka sot një burrështetas si Presidenti Meta cili i përkushtohet me seriozitet dhe me përgjegjshmëri morale e patriotike çështjes gjithshqiptare në ndihmë, në respekt dhe në mirënjohje të thellë kombit në tërësi dhe Kosovës në veçanti, e cila ka nevojë për mbështetjen dhe përkrahjen vëllazërore të Shqipërisë për shtetndërtimin, për zhvillimin , për integrimin dhe për njohje ndërkombëtare.

Kryeministri Haradinaj është paditur nga E.Rama, nga Kryeministri i Shqipërisë për shpifje, sikur Haradinaj paska shpifur kundër tij si përkrahës i idesë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ndarjen e Kosovës.

Por pse nuk reagojnë as politika, as intelektualët dhe as shoqëria civile kur Kryeministri i Shqipërisë me arrogancë dhe në sjellje krejtësisht provokative dhe me fyerje deri me epitete shumë te rënda kundër të gjithë atyre të cilët kundërshtuan Hashim Thaçin dhe planin për marrëveshjen me Serbinë në dëm të Sovranitetit dhe të integritetit territorial të Kosovës, kur kundër kësaj marrëveshje apo projektideje janë shqiptarët e Kosovës, si dhe të gjithë shqiptarët dhe kombi shqiptar ?!

Ku janë politikanët, intelektualët, shoqëria civile dhe gazetarët e Kosovës?! Pse as minimalisht nuk reagojnë dhe nuk e padisin E.Ramën të paktën për këtë fyerje të tij, dhe pse si atë ashtu edhe Mogherinin nuk i shpallin persona non grata në Kosovë.

Por pavarësisht se nuk ka vendim zyrtar që ua ndalon atyre hyrjen në Kosovë, si Mogherinit dhe Ramës, reagimi dhe kundërshtimi kombëtar në Kosovë kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër minishengenit, de fakto, Rama nuk besoj se nuk e di tashmë se ai është publikisht person i “padëshirueshën” dhe as i mirëpritur më në Kosovë.

Dhe përse parlamenti i Kosovës nuk fillon procedurat për shkarkimin e Presidentt Thaçi pasi dhe përderisa ai akuzohet publikisht dhe mediatikisht se ka shkelur Kushtetutës në rastin me projektin e “korigjimit të kufijve”?Krimi kundër Kushtetutës së Kosovës në rastin e Thaçit për ndarjen e Kosovës duhet ndëshkuar edhe penalisht.

A mos duhet që Edi Rama të padisë të gjithë shqiptarët të cilët janë kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër minishengenit?! Dhe a mos duhet që ai të padise edhe ata politikanë e shtetarë të lartë europianë dhe të BE-së që janë edhe ata kundër shkëmbimit të territoreve?!

Kryeministri Shqipërisë do të kishte qenë e mira dhe e duhura për të sikur ai dhe qeveria e tij t’i bënin padi Serbisë dhe presidentit të saj Vuçiç të cilët jo vetëm se nuk e njohin genocidin por edhe provokojnë dhe e mohojnë genocidin serb ndaj shqiptarëve.

Kjo padi e tij kundër kryeministrit Haradinaj është shumë djallëzore, pasi ajo ka si objektiv edhe atë se: pas dështimeve të Beogradit me akuzat dhe shpifjet e tyre për krime të supozuara te luftës, ku Ramushi doli i pastër e që e mbrojti heroikisht pastërtinë e luftës së drejtë e të lavdishme të UÇK-së dy herë në Hagë, dhe tani vjen një akuzë por kësaj radhe jo nga serbët e as nga Ponte e as nga Dik Marti, por vjen nga kryeministri i shtetit amë, nga Shqipëria, me një akuzë për “shpifje”, ku vetëm shpifje nuk është ajo të cilën e ka demaskuar dhe kundërshtuar populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët, edhe kryeministri i saj z.Haradinaj, që është kundërshtimi i coptimit dhe të ndarjes së Kosovës e cila de fakto po të realizohej ishte me pasoja shkatërrimtare për shtetin e Kosovës.

Këtë padi kundër kryeministrit Haradinaj E.Rama e bën edhe si përpjekje për të justifikuar veten e tij para opinionit të gjërë shqiptar se ai nuk ka qenë pro ndarjes së Kosovës, por edhe për t’u justifikuar tashmë para ortakëve të tij të atij projekti antiKosovë, se tani ai nuk mund të vazhdonte më dhe nuk mund te vazhdojë më tej që të jetë me ta , pasi ky projekt ka dështuar si një akt i mbetur në tentativë pasi u zbulua, demaskua dhe u kundërshtua nga të gjithë shqiptarët por edhe nga BE sepse jo vetëm se korigjimi i kufijve pas ndarjes së Kosovës ishte kundër shtetit Kosovar, por ishte kundër linjës politike të BE-së.

Kosova edhe kështu, me këta kufij që ka sot, ajo është e cunguar pasi ka jashtë kufijve të saj popull dhe territore shqiptare në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë e Sanxhak. Serbia nuk ka humbur asgjë në Kosovë , pasi Kosova ka qenë dhe është shqiptare dhe e shqiptarëve, dhe shqiptarët e fituan me luftë mbi njëqind vjeçare të drejtën e tyre kombëtare, lirinë, pavarësinë dhe shtetin e tyre, ndërsa serbët u dëbuan nga Kosova me luftë me 12 Qershor 1999 si kolonizarorë, pushtues dhe genocidistë.

Kush është për ndarjen e Kosovës, apo ata të cilët e mbështetën dhe e mbështesin akoma atë, ata janë në anën e gabuar të historise, janë në anën e tradhëtisë dhe si mosnjohës e mohues të kombit dhe të sakrificave të brezave që luftuan dhe që kanë dhënë jetën për kombin, shtetin dhe për ardhmërinë.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks