SHKRIMI
e enjte, 02 prill 2020

PROF.As.DR.VANGJEL KICI: PSE JANË BLLOKUAR KËRKIMET E NAFTËS NË SHQIPËRI?!

Toronto (Kanada), 6 shkurt 2020: Në Shqipëri, gjatë 30 vjetve të fundit, janë bllokuar kërkimet për naftë dhe gaz. Kontratat hidrokarbure, me kompanitë e huaja, janë të rreme. Ato shfrytëzohen për bllokimin e kërkimeve të naftës dhe të gazit, dhe për pastrimin e parave të pista. SPAK le t’i shikojë me përparësi këto probleme.

***

Pas vitit 1990, me ardhjen e gjoja “demokracisë”, u mbyllën të gjitha Institutet shkencore dhe Ndërmarrjet e Kërkimit të naftës dhe të gazit në Shqipëri. E gjithë Shqipëria (toka dhe deti) u nxorën në ankand tek kompanitë e huaja të naftës, për kërkime dhe shfrytëzim nafte dhe gazi. Arsyetimi ishte ky: Kompanitë e huaja janë më të specializuara, dhe mund ta zbulojnë më shpejt dhe me kosto më të ulët naftën dhe gazin në Shqipëri. Por cili është fakti sot, pas 30 vjetësh?

- Gjatë 30 vjetve të fundit në Shqipëri janë bërë shumë pak kërkime dhe shpime për naftë dhe gaz, në tokë dhe në det, por nuk është zbuluar asnjë vendburim i ri nafte dhe gazi. Vetëm në Shpirag, në vitin 2001, është zbuluar naftë dhe gaz në thellësi të madhe dhe me kosto të lartë, por edhe ky vendburim akoma nuk është vënë në shfrytëzim, megjithse ka kaluar afërsisht një çerek shekulli. Atje shpimet zvarriten. Çdo 4-5 vjet shpohet një pus, dhe i bëhet reklamë shumë e madhe nga kryeministri Rama, sikur ky vendburim do të sjellë gjoja parajsën në Shqipëri (sipas zotit Rama: “një rezervë e jashtzakonshme nafte dhe gazi, një rezervë, që mund ta transformojë njëherë e përgjithmonë të ardhmen e krejt Shqipërisë”). Të gjitha këto janë mashtrime të mëdha, janë ngopje me lugë bosh. Me këto lëvdata, Rama ngre në qiell kompanitë e huaja.



- Për krahasim, prap gjatë 30 vjetve (1960-1990), kur nafta dhe gazi ishin pronë e shtetit, dhe drejtoheshin nga vet shteti shqiptar, u zbuluan shumë vendburime nafte dhe gazi. Në vitin 1974 u arrit prodhimi maksimal vjetor (2 milion e 400 mijë tonë naftë dhe shumë gaz).

Si është bllokuar kërkimi i naftës dhe i gazit?

Kërkimi është bllokuar nëpërmjet firmosjes së kontratave të rreme hidrokarbure, me kompani të huaja mafioze, me bazë kryesisht në det (offshore).

Më poshtë po japim një paraqitje të shkurtër të këtyre kontratave të rreme:

Në vitin 2011 (kur ishte qeveria “Berisha”), kompania mafioze Sky Petroleum kishte marrë Bllokun 4, por gjatë disa viteve rresht ajo nuk kreu në terren asnjë punim kërkimi për naftë dhe gaz. Pastaj ajo u largua si hije e zezë nga Shqipëria.

 Kompania mafioze Petromanas kishte marrë disa blloqe, për kërkime nafte dhe gazi, por gjatë disa viteve rresht ajo kreu shumë pak kërkime.

 Kompania mafioze SHELL Upstream Albania (nga veprimet rezulton se nuk është SHELL-i i vërtetë) mori Bllokun 4 (kur erdhi qeveria “Rama”). Kontrata hidrokarbure është firmosur dhe është aprovuar nga Këshilli i Ministrave më 07 Gusht 2015.

 Kompania Navitas Petroleum Ltd. mori Bllokun Dumrea. Kontrata hidrokarbure u firmos dhe u aprovua nga Këshilli i Ministrave më 07 Gusht 2015. Më vonë ajo është anuluar.


 Kompania mafioze Pennine Petroleum Corporation mori Bllokun Velça. Kontrata hidrokarbure u firmos dhe u aprovua nga Këshilli i Ministrave më 07 Dhjetor 2015.

 Kompania mafioze Albanides Energy mori Bllokun 8. Kontrata hidrokarbure u firmos më 15 Korrik 2015 (doli në Fletoren Zyrtare më 16 Prill 2016 !!).

Të gjitha këto kompani, gjatë shumë viteve, nuk kanë kryer asnjë punim kërkimi për naftë dhe gaz në terrenin e blloqeve përkatëse. Në letra ato mund të kenë rregjistruar punime gjoja të kryera (transaksione). Pra, këto kontrata të rreme, përveç bllokimit të kërkimeve, mund të jenë shfrytëzuar nga qeveritarët tanë për pastrim parash.

 Në vitet 2017-2018, me urdhër nga lartë, Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) hoqi nga interneti të gjitha njoftimet për këto kontrata hidrokarbure. Pra, situata u paraqit sikur këto kontrata hidrokarbure nuk kishin ekzistuar. Pse u bë ky veprim? Ky veprim u bë, që të rifirmoseshin kontratat.

- Më 20 Shkurt 2018 u rifirmos kontrata hidrokarbure për Bllokun 4, prap me kompanin mafioze SHELL Upstream Albania (kompani e zgjedhur për korrupsion). Koha 3 vjeçare, nga firmosja e parë e kontratës (2015), deri tek rifirmosja e kontratës (2018), është deklaruar nga kryeministri Rama si kohë negociatash me Kompanin Shell Upstream Albania, por ky është një mashtrim i madh, në mes të ditës me diell. Më poshtë është dokumenti, që hedh poshtë këtë mashtrim. Ky dokument është marrë nga referati i mbajtur në Workshop-in e Athinës, nga zoti Ilia Gjermani, në emër të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (Workshop është takimi i një grupi specialistësh, për diskutimin e një çështje). Sikurse shihet në këtë document, kontratat hidrokarbure janë firmosur dhe janë aprovuar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me datat dhe vitet e shkruar më sipër nga autori i këtij shkrimi. Kush dëshiron ta verifikojë, le ta kërkojë në Google këtë shkrim.

Petroleum Exploration & Production Activities in Albania.

3rd SE Europe Hydrocarbons Upstream Workshop

Athens, October 30-31, 2018.

……..

• On August 2015, MEI announced the winning companies for Blocks 4 (SHELL) and Dumre (Navitas – Delek).

• The process for block Dumre is cancel.

• The Petroleum Agreement with SHELL for the Block 4 (SHELL) is signed and it is approved by the Council Of Minister.

• MIE announced on December 2016 the winning company for Block “Velca” (Pennine Petroleum Corporation), which is administration by Albpetrol. The Petroleum Agreement is signed and it is approved by the Council Of Ministers.

………

- Më 24 Nëndor 2017, në heshtje të plotë ndaj publikut, dhe në mënyrë tinzare, është rinënshkruar edhe kontrata tjetër hidrokarbure për Bllokun Velça, prap me kompanin mafioze Pennine Petroleum Corporation (kompani e zgjedhur për korrupsion).

Por edhe pas rinënshkrimit të kontratave hidrokarbure, në terrenin e Bllokut 4 dhe të Bllokut Velça nuk janë kryer fare punime kërkimi për naftë dhe gaz. As në terrenin e Bllokut Dumrea dhe të Bllokut 8 nuk janë kryer fare punime kërkimi për naftë dhe gaz, megjithse kanë kaluar shumë vite.


Pra, kontratat hidrokarbure janë të rreme. Këto janë shkelje me të dy këmbët, të Ligjit të Naftës në Shqipëri, të bëra qëllimisht nga qeveria jonë antishqiptare. Këto kontrata hidrokarbure të rreme janë bërë për të bllokuar kërkimet e naftës dhe të gazit në Shqipëri, dhe për pastrimin e parave të pista nga qeveritarët. Ky bllokim i kërkimeve të naftës dhe të gazit ka 30 vjet, dhe vazhdon akoma. Qeveritë antishqiptare, pas vitit 1990, shkatërruan industrinë (fabrikat, uzinat, kombinatet…), shkatërruan bujqësinë (kooperativat bujqësore mund të shndrroheshin shumë lehtë në ferma private të fshatarve, të shkëputura nga shteti), shkatërruan minierat, shkatërruan naftën…Në gjuhën e popullit tonë, kësaj i thonë: Mblidh këmbët o karkalec!! Sot shtetit shqiptar i janë hequr të gjitha mundësitë për zhvillim.

Pse është bllokuar kërkimi i naftës dhe i gazit në Shqipëri?

Ky bllokim, përveç pastrimit të parave të pista, është bërë për të arritur këto qëllime armiqësore, antishqiptare:

1. Të mos zbulohen vendburime të reja nafte dhe gazi në Shqipëri.

2. Të mos zhvillohet dhe forcohet ekonomia e Shqipërisë.

3. Të mos ketë mirëqënie për popullin shqiptar. Populli të jetë sa më i varfër.

4. Të mos hapen vende të reja pune. Populli të jetë sa më i varfër dhe pa punë. Zhvillimi i naftës si pronë shtetërore e zhduku papunësinë e madhe dhe e rriti shumë mirëqënien e popullit në Norvegji. Lexoni u lutem për naftën e Norvegjisë në internet (Oil in Norway).

5. Nga papunësia dhe varfëria, dhe mungesa e kushteve të jetesës, populli të detyrohet të largohet nga Shqipëria, siç po ndodh. Shqipëria të zbrazet nga popullsia shqiptare.

Pastaj, në Shqipërinë e zbrazur, të vijnë popuj të tjerë. Si do të vijnë? Njëra nga rrugët është nëpërmjet Mini Shengenit Ballkanik të Rama-Viçiq-it. Ky Mini Shengen lejon lëvizjen e lirë të njerzve dhe të mallrave, domethënë të hapen kufijtë. Pra, në Shqipëri do të hyjnë serbë të mirë dhe të ligj (agjentët e fshehtë!!). Ata do të blejnë toka dhe prona, dhe do të ngulen në Shqipëri. Gradualisht ata do ta popullojnë Shqipërinë. Ky do të jetë pushtimi i Shqipërisë pa luftë nga Serbia. Rama dhe Vuçiq këtë plan duan të arrijnë edhe në Kosovë, me anë të Mini Shengenit. Të hapen kufijtë e Kosovës dhe të rifuten serbët, ta ripushtojnë!! Por Kosova, me të drejtë, e hodhi poshtë Mini Shengenin e Rama-Vuçiq'it! Heroi çek, Julius Fuçik, para se ta varnin nazistët, na ka lënë një amanet: “Njerëz, hapni sytë”!!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks