SHKRIMI
e hënë, 30 mars 2020

Skënder Sadri KAPITI: Hasan Prishtina, Ibrahim Rugova, Adem Jashari dhe Pavarësia e Kosovës

Durrës, 15 shkurt 2020: Me 17 Shkurt 2020 mbushen 12 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.


Kjo ngjarje me rëndësi jetike të jashtëzakonshme për shqiptarët erdhi si kurorëzim i qëndresës, sakrificave dhe sfidës mbinjerëzore të popullit shqiptar të Kosovës kreshnike kundër barbarisë kriminale e genocidiale sllavo-serbe në shekuj.

Historia e Kosovës dhe e popullit martir të saj është rast unikal në botë për qëndresë dhe rezistencë vitale për mbijetesë dhe për liri e pavarësi kombëtare.Asnjë populli dhe asnjë kombi në Europë nuk i janë bërë padrejtësi se sa shqiptarëve , dhe veçanërisht kundër shqiptarëve të Kosovës.

E gjithë periudha e shekullit të 19-të dhe të 20-të është periudhë kohore e pandërprerë krimi, pastrimi etnik, vrasjesh, dëbimesh dhe lloj-lloj metodash kriminale e genocidiste që kanë ushtruar sllavo-serbët, politika, shteti kriminal ushtarako-policor, kisha dhe akademia sllavo-serbe kundër shqiptarëve të Kosovës me miratimin dhe përkrahjen jo vetëm të Rusisë por edhe të Europës.

Por nga ana tjetër historia shënon një qëndresë heroike të pashëmbullt në historinë botërore të një populli, i cili, i vetëm dhe kundër të gjithëve , me luftë e me sakrifica arriti që të mbijetojë e të fitojë shtetin e vet të lirë e të pavarur me 17 Shkurt 1999.Është e vërtetë se Pavarësia e Kosovës erdhi edhe në sajë të ndihmës së SHBA-ve, gjë e cila kurrë nuk mund të mohohet, por ama, kryesor është fakti i qëndresës dhe rezistencës kombëtare shqiptare e popullit të Kosovës në shekuj kundër asgjësimit dhe asimilimit sllavo-serb. Duke studiuar me detaje tërë këto shekuj heroizmi e kombëtarizmi mendoj se mes shume e shumë heronjve personazheve, personaliteteve të cilët kanë kontribuar dhe që meritojnë si më kryesorët dhe më të spikaturit janë Hasan Prishtina, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari.

Hasan Prishtina për kontributin e tij të jashtëzakonshëm si truri i lëvizjes kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, i cili ka shkëlqyer e kontribuar jo vetëm si strateg luftarak por edhe si vizionar, ideolog, politikan dhe diplomat i madh e që gjatë gjithë jetës së tij i është përkushtuar kombit, Shqipërisë, çlirimit të Kosovës dhe bashkimit të saj me Shqipërinë.Është personaliteti më i kompletuar dhe më i merituar që mishëron virtytet më të larta të një atdhetarizmi, patriotizmi dhe kontributori të pashoq në shërbim të kombit e të atdheut; është shëmbulli dhe frymëzuesi i vazhdimësisë së brezave pasardhës për lirinë, pavarësinë e Kosovës dhe Bashkimin Kombëtar; projektuesi dhe strategu i Pavarësisë së Shqipërisë etnike.

Ibrahim Rugova është personaliteti dhe vizionari politik e diplomatik shqiptar i shquar i periudhës moderne të fundshekullit të 20-të në përballje me politikën dhe me shtetin shovinst serb dhe me regjimin ultrashovinist të regjimit të Millosheviçit për lirinë, shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Adem Jashari, komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , për veprën e tij dhe të gjithë familjes së tij;për qëndresën heroike dhe për atë se shëmbulli i Jasharajve ishim forca dhe frymëzimi i luftës së madhe heroike te popullit shqiptar dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; si rast unikal në historinë botërore të qëndresës dhe të sakrificës njerëzore për liri kombëtare.Lufta heroike e UÇK-së së bashku me Aleancën ushtarake më të madhe të Botës, NATO-n te drejtuar nga SHBA, dëbuan përfundimisht kolonizatorin kriminal serb dhe çliruan Kosovën me 12 Qershor 1999, dhe me pas Kosova shpalli Pavarësinë me 17 Shkurt 2008.

Me 17 Shkurt 2008 Kosova shpalli Pavarësinë, gjë e cila pra shënoi krijimin e Shtetit të Ri shqiptar të Kosovës të njohur edhe ndërkombëtarisht pas përpjekjesh, mundimesh e sakrificash mbinjerëzore të popullit martir të saj. Pra, Shqiptarët e Kosovës qëndruan, sfiduan dhe sakrifikuan për shtetin, për atdheun dhe për Kombin për të siguruar, garantuar dhe zhvilluar liritë dhe të drejtat kombëtare, progesin qytetar, progresin arsimor, kulturor, ekonomik dhe mirëqënien. Shqiptarët e Kosovës luftuan për dinjitetin kombëtar,për lirinë, për drejtësinë dhe për lumturinë kundër padrejtësive, jolirisë dhe kundër barbarisë sllavo-serbe.Por mjerisht ky 12 Vjetor i shpalljes së Pavarësisë, Kosovën e gjen të “okupuar”, të rrezikuar dhe të kërcënuar e të plagosur nga korrupsioni, krimi i organizuar, papunësia, varfëria dhe nga eksodi, të cilat Kosovës dhe popullit të saj i vijnë nga politika, pushteti dhe nga sistemi i drejtësisë, nga mafiooligarkia e cila ka kapur shtetin dhe ligjin, dhe ka bllokuar patriotizmin, demokracinë, zhvillimin, drejtësinë e integrimin.

Nuk e meritonte populli shqiptar i Kosovës keqqeverisjen dhe tradhtinë që atij i ka bërë në këto vite klasa politike, elita politike e saj.

Prandaj është koha për reflektim dhe ndryshim për të çuar në vënd amanetin dhe sakrificat e popullit shqiptar, amanetin e Hasan Prishtinës, Ibrahim Rugovës, të Adem Jasharit dhe të qindra e mira heronjve e dëshmorëve të kombit për një Kosovë të lirë, të fortë politikisht, ekonomikisht, demokratikisht, të mirëqënë dhe të emancipuar në rrugën e qytetërimit europian me dinjitet ashtu sikurse edhe kombet e tjera të Europës.

Urime gjithë shqiptareve 12 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovë. Urime familjeve të dëshmorëve të lirisë; urime invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së; urime sportistëve dhe xhudisteve të Kosovës dhe të gjithë meritorëve që i shërbejnë me përkushtim e përgjegjshmëri kombit dhe atdheut. Urime kryeministrit Kurti, Kryetares së Parlamentit, Vjosa Osmani dhe Qeverisë së re, dhe suksese në reformimin dhe në drejtimin e shtetit e të shoqërisë për forcimin dhe konsolidimin e Pavarësisë, të ligjit, drejtësisë dhe në rrugën e shtetndërtimit të shtetit modern demokratik e ligjor për të cilat kanë sakrifikuar patriotizmi dhe kombi shqiptar.

Nga Skënder Sadri KAPITI, Veteran i UÇK-së


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks