SHKRIMI
e hënë, 30 mars 2020

SHERADIN BERISHA: PAKOJA E AHTISAARIT DËMTON REPUBLIKËN E ADEM JASHARIT!

Pashtriku, 17 shkurt 2020: (Në 12 vjetorin e 'pavarësisë') - Në dhjetor 2007, nëpër zyrat e Bashkimit Europian (BE'së) në Bruksel ka qarkulluar një dokument i papublikuar, të cilin e kishin përpiluar ekspertët juridik të BE-së.

Në dokument theksohet se "Rezoluta 1244 e KS të OKB'së (e miratuar më 10 qershor 1999) do të mbetet në fuqi edhe pas shpalljes së pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës", sepse sipas tyre "1244'shi nuk e parandalon shpalljen e pavarësisë së Kosovës"!

Është e vërtetë që rezoluta nuk e parandaloj shpalljen e pavarësisë (më 17 shkurt 2008), por ama mbi bazën e kësaj rezolute dhe të dokumenteve të tjera ndërkombëtare, siç janë:

- Raporti i Kai Aides për Kosovën (Nju Jork, 13 qershor 2005);

- Pakoja e Ahtisaarit (Nju Jork, Vjenë, 2 shkurt 2007) dhe

- Gjashtë pikëshi i Ban Ki Moon’it! (OKB - Nju Jork, 13 qershor 2008), Kosova hyri në një cikël të ri negociatash politike me Serbinë, (nga viti 2010 deri më sot, shkurt 2020) për avansimin e statusit politik të pakicës serbe në një 'Bashkim territorial të komunave etnike serbe' (Zajednicë) dhe në rrezikun permanent për ndryshimin e kufijve të Kosovës!

Nëse ky proces i negociatave përfundon me këtë agjendë, atëhere pashmangshëm do të dëmtohet TËRËSIA TERRITORIALE E KOSOVËS, dhe në këtë mënyrë republika e 17 shkurtit 2008, e shpallur mbi pakon e Ahtisarit nuk do të mund të avansohet mirëfilli në REPUBLIKË TË ADEM JASHARIT!

Për më tepër do të bëhet i pamundur realizimi i aspiratës shekullore të mijëra dëshmorëve të rënë dhe vullneti i 95% të shqiptarëve të kësaj republike, për t'u bashkuar me Republikën e Shqipërisë në një SHTET TË PËRBASHKËT, si dy njësi federale!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks