SHKRIMI
e hënë, 30 mars 2020

BESIM CENGU: POLITIKA S’ËSHTË 'TËRHEQJE LITARI', POR SISTEM IDESHË KU MERREN PËRGJEGJËSI PËR ZHVILLIMIN E SHOQËRISË

Tiranë, 22 shkurt2020: Kam lexuar diku një thënie të një politologu se "shoqëritë njerëzore dhe kombet shpesh herë e kanë pësuar nga politikanët e këqinj".

Sot politikanin e keq e kemi të ulur këmbëkryq në krye të “hastrës”.

E fatkeqësisht politikanin - President i cili është i ngarkuar me barrën e rëndë të mëkateve, që i ka mbi shpinë dhe kërkon t’i shkarkojë duke u njësuar me opozitën e duke humbur kuptimin e qëllimit të pozitës së rëndësishme që ka.

Agresiviteti i tij e ka shpjegimin te parimi se “mbrojtja më e mirë është sulmi”, por ka harruar se politika nuk është “tërheqje litari” ku sundon logjika e forcës fizike, por sistem ideshë ku merren përgjegjësi për të zhvilluar shoqërinë.

Presidenti Ilir Meta, i di mjaft mirë mëkatet e veta, prandaj ai nuk mund të jetë simbol uniteti dhe ekilibrues pushtetesh në vend. Për këtë ai nuk mund të rrijë rehat, nuk mund të jetë kurrë i qetë. Ndërgjegja e vrarë e ha pak e nga pak.

Ai po e kqyrë çdo ditë “qartë e ma qartë”, se laku po i shkurtohet, prandaj po humb gjithnjë e më shumë dinjitet dhe po vuan “thellë e ma thellë”.

Meta po bëhet gjithnjë e më i vogël. Me një fjalë ai po soset deri në zhdukje.

Në këto kushte në përputhje me shkurtimin e lakut, rritet edhe shkalla e nervozizmit, dmth, e humbjes së logjikës duke u bërë gjithnjë e më i pakuptimtë, gjithnjë e më paradoksal dhe mbi të gjitha qesharak.

Mirëpo nervozizmi ka një pikë ngopje.



Në rastet kur kalon pika e ngopjes së nervozizmit, te individi shfaqen simtomat e prishjes së strukturës psikologjike dhe ekuilibrit mental, deri në deviacione të rënda psiqike të pariparueshme. Më në fund fillon të notojë në detin e depresionit deri në çmenduri.

Deviacionet e rënda psiqike, rëndom shoqërohet me sjellje të padenja të natyrës foshnjarake, përcillet me anomali psikologjike dhe veprime groteske që dëmtojnë rëndë personalitetin dhe karakterin e manifestuesit.

Për më tepër, e shkëpusin nga realiteti ku jeton. Individi fatkeq i shpërfillur prej shoqërisë së vet e ka natyrën t‘i bjer pash më pash të ashtuquajturës “lumturi fatkeqe”.

Mirëpo ndryshime të tilla të individit, veçanarisht kur është figurë me rëndësi publike, paraqesin rrezik permanent për shoqërinë.

Kafsha e plgosur është e rrezikshme, porse politikani paranojak dhe i dizekuilibruar psiqikisht, është fatkeqësi jo vetëm për veten deri në kufijtë e të ardhurit keq, por edhe për shoqërinë përderisa ajo i ka besuar këtë pozitë të rëndësishme politike dhe publike.

Pikërisht manifestime të kësaj natyre, janë dukuri sociale dhe politike që konsiderohet si donkishotizëm i rrezikshëm i epokës tonë.

Konvulsionet e këtij shpirti mjeran të plagosur, duhen menaxhuar me kujdes deri në çmontim. Atëhere “Beslidhja” e 2 marsit, nuk do të jetë asgjë tjetër përveçse fusha ku ai do të luftojë me mullinjtë e erës.

Në këtë udhëkryq të paorjentuar, ku Presidenti ynë nuk di së çfarë flet, lutemi që tragjedia fatmirësisht është vetëm e vetja.

Ai duke u sosur përditë nga pak, për shkak të mëkateve të veta, rezulton të jetë shumë i vogël dhe i pafuqishëm.

Për rrjedhojë, nuk e ka fuqinë e atyre politikanëve nga të cilët e pëson një komb a një shoqëri.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks