SHKRIMI
e premte, 18 shtator 2020

BESNIK IMERI: KORKUTI, MOHUESI I ORIGJINËS PELLAZGE (I)

Vlorë, 14 gusht 2020: (Kritikë mbi pikëpamjen shkencore të Z.Muzafer Korkuti mbi origjinën pellazge të shqiptarëve, ose mohimi i mohimit të këtij mendimi)

Pasi shekulli i XXI futi këmbët në mijevjeçarin e tretë të erës sonë dhe z.Korkuti u bë kryetar i Akademisë së Shkencave të shqiptarëve të Shqipërisë Trung; mendoi se kishte ardhur koha që t’i lante hesapet një herë e mirë me plangprishësit, ose ata që i bien këmborës mbi origjinën pellazge të shqiptarëve.

Dëgjoni këtu o shqiptarë, tha Ai: Kanë dalë disa diletantë, që ma kanë prishur gjumin, prandaj kam vendosur që t’i shpallë heretikë; pasi librat e tyre bien në kundërshtim me dogmën që mbroj unë dhe ata që janë pas meje. Pasi bëri një listë të tyre dhe librave të tyre u dha porosi shtëpive botuese dhe librarive, që libra të tillë të hiqen nga qarkullimi dhe mundësisht të digjen në sheshet kryesore të qyteteve, ndërsa autorët e tyre, meqënëse nuk kemi mundësi t’i djegim në turrën e druve; t’u ngjisim emrat në shtyllën e turpit të shpallur nga “Gazeta Shqiptare”.

Kush jeni Ju z.Korkuti që kini vendosur të persekutoni libra dhe autorë, pasi ata thonë atë që mendojnë dhe meqënëse ata janë “diletantë”, ç’punë ju prishin juve që jeni në majën e Olimpit të shkencës shqiptare, madje në rolin e Zeusit, që lëshon shkrepëtima dhe vetëtima ndaj kujtdo. Pse kini frikë dhe nga kush kini frikë?

Por shqetësimi i z.Korkuti, (ose “shqetësimi objektiv” siç e përshkruan një vllaho-grek me mbiemër shqiptar, Barka) është se ata autorë po lexohen nga shqipëtarët, ndërsa veprat e tij, që nuk dihet ku janë, nuk po lexohen. Librat e tyre po u hapin sytë shqiptarëve dhe po shërbejnë për krijimin e një Ideollogjie Kombëtare. Po çfarë pune i prish kjo z.Korkuti? Këtë e di ai.



Z.Korkuti! Në shkencë nuk ka gjeneralë dhe ushtarë; në shkencë mendimi i një kryetari akademie nuk do të thotë se është mendimi më i mirë shkencor dhe duhet të qëndrojë në krye. Në shkencë nuk ka tituj, grada dhe nishane; madje nuk ka as profesionistë dhe amatorë. Shëmbujt janë kuptimplotë; Shampolioni, zbërthyesi i “Gurit të Rozetës”: “I pajisur me njohjen e pothuaj gjithë gjuhëve të vjetra, edhe pse i penguar nga “baronët” e zakonshëm të shkencës zyrtare dhe kundër pikëpmajes së “të diturve”, pohoi në mënyrë gjeniale, se edhe gjuha me hieroglife duhet të kishte domozdomërisht një alphabet fonetik (“Thot-i fliste shqip” Xhuzepe Katapano, f.74); Shlimani ishte një tregtar, por zbuloi Trojën dhe Mikenën. Z.Korkuti mblidhni mëndjen dhe drejtojuni arësyes.

Ju nxirrni si argument, se këta autorë nuk njohin greqishten e vjetër, as latinishten. Por në listimin Tuaj figurojnë edhe disa gjeneralë të mendimit shkencor si Prof.Pilika dhe Matheu Aref, studjues poliglotë dhe njohës të gjuhëve të vdekura. Tabelat e Arefit, nëqoftëse i kini lexuar veprat e tij, e pasqyrojnë këtë. Pilika, siç thuhet në parathënie të librit të tij, njeh 5 gjuhë të vdekura dhe gjithë gjithë 11 gjuhë.

Pilikën; ish kolegët e tu, ata që mbronin idenë tënde dhe devijuan historinë e Shqipërisë, ata që ndryshuan kursin e studimit shkencor nga origjina pellazge, në origjinën ilire të shqiptarëve; pasi e larguan Pilikën nga institucionet shkencore, e internuan në fushat e Myzeqesë; dhe tani pas vdekjes së tij, Ju pa ndroje dhe pa turp po e linçoni përsëri, thjesht se tani keni kapur një post të lartë, pasi nga aftësitë dhe kapaciteti shkencor nuk arrini në nivelin e tij.

Ja çfare thotë vetë Pilika për këtë problematikë, atë të origjinës pellazgjike. Po zgjatem pak në referimin, por ja vlen.

“…Shkenca historigrafike botërore e pranon njëzëri që trualli i atdheut tonë (Xara, Lanabregasi, Bardhaj), ka qënë i banuar, të paktën qysh prej 30.000 vjetësh (nga fillimi i paleolitit). Së këtejmi rrjedh pa një, pa dy, se tek ne kanë gjalluar njerëz shumëmijë vjet para ilirëve, të cilët kanë ardhur fort vonë në siujdhesën e Haimit (Hemit), - autokton, parailir, parahelen, - emri i kryehershëm i Ballkanit të sotshëm…” (Pellazgët-Origjina jonë e mohuar,f.9).

Këtu, duke qënë në fushën Tuaj, nuk besoj se kini kundërshtim, pasi Ju me studimet tuaja kini treguar se territori i vendit tonë ka qënë i banuar edhe më herët, para 70.000 , madje dhe 100.000 vjetësh. Mendoj se ju kini folur në këto studime për njerëz dhe jo për majmunë. Atëhere, nëqoftëse këta kanë qënë qënie njerëzore, dhe për më tepër autoktonë; atëhere, pse mos të kenë qënë pellazgët?!

Puna ndryshon, nëqoftëse Ju, mendimit për origjinën tonë ilire, i bashkangjisni edhe mungesën e autoktonisë, pra ardhjen e të parëve tanë në Ballkan. Atëhere teoria Juaj nuk ndryshon nga ajo e fqinjëve sllavo-helenë, të cilët na quajnë ne shqiptarët ardhacakë në Ballkan.

Në përfundim të parathënies së veprës së vet prof.Pilika, për njerëz të sërës Tuaj shprehet: “…Pellazgologjia moderne, e mbështetur gjithashtu mbi punimet e 500 dijetarëve të kohës së re (perveç 200 dijetarëve të antikitetit), jo vetëm e quan pikësynim të vet madhor vijëmësinë pellazgo-ilire-shqiptare, por mbi të gjitha është në gjëndje të demonstrojë këtë me përpikmëri matematike…

…Tek-tuk ndonjë ithtar i së vjetrës, ndrydhet symbyllazi ndër njohuri të përcipta, të kapërcyera, pa u shqitur dot nga suaza e ngushtë ilire, me një ngulm shkencërisht të papërligjshëm, agnosticist…, rreket ende më kot (veç me shkumë fjalësh) që të hedhë akoma edhe sot, qëllimthi, apo jo, farën e dyshimit mbi rrënjët tona të patjetërsueshme, parailire, pellazge…” (Pellazgët-Origjina jonë e mohuar,f.10).

Ju pa ndroje dhe pa u skuqur, se po bëni një vepër aspak të moralshme, zini në gojë dhe listoni në listën tuaj të turpit edhe të ndjerin Aristidh Kola, këtë njeri me zëmër të madhe, këtë patriot të madh të çështjes kombëtare, këtë studjues pasionat dhe të shkëlqyer. Po ju tregoj postulatin që na ka lënë i ndjeri Aristidh Kola:

“Pellazgët nuk janë një mizë që ka rënë në qumësht dhe duke hequr mizën mund ta pini qumështin të qetë”.

Dhe ju z.Korkuti e kuptoni shumë mirë këtë shprehje, pasi ashtu si dhe unë e keni origjinën nga fshati dhe në fëmijëri, të dy bashkë, shumë herë kemi larguar mizat që na binin në kusinë e qumështit.

Por, asnjëherë z.Korkuti, Ju, dhe gjithë luftëtarët fytyrëvrerosur të Vorio-Epirit, nuk do ta largoni dot këtë “mizë”, pra pellazgët, nga qumështi pellazgjik, me të cilin janë mëkuar për mijra vjet raca jonë e shkëlqyer, të cilën në lashtësi e kanë quajtur hyjnore.

Unë do të tregoj edhe një autor tjetër, Jaho Brahaj, vepra e të cilit, në një mënyrë ose tjetër, ka marrë edhe bekimin e Akademisë së Shkencave.

Kjo vepër është “Flamuri Kombëtar Shqiptar, Origjina, Lashtësia”. Në këtë vepër autori, duke mos ditur mendimin tuaj, mbase ka bërë sakrilegj kur përmënd pellazgët si origjinën tonë. Ja çfarë thotë ai: “…dielli ishte objekt kulti. Ky është i hyjnizuar edhe nga banorët e lashtë parailirë të Ballkanit, ku banonin edhe stërgjyshërit e shqiptarëve, pellazgët (f.11).

Në një referencë autori thotë: “…Stipçeviqi, kur flet për ilirët parashekullit të V para erës së re, i quan protoilir-pellazg” (f.12).

Ajo çfarë është më e rëndësishmja, Jaho Brahaj në këtë vepër na tregon edhe emblemën e Hititëve-Shqiponja dykrenore e Perandorisë Hitite e gdhendur në gur, shekulli i XII para e.s (f.41). Prapë na dolën këta Hititët, por s’na u ndanë!!

Pra, shqiponja dykrenore ka qënë simbol, shënjë, emblemë edhe e pellazgëve të Anatolisë, Hititëve.

Në vazhdim, unë do të përmëndja edhe arbëreshin Xhuzepe Katapano, i cili me veprën e tij “Thot-i Fliste Shqip” bëri epokë në sajë të një zbulimi shumë të madh. Ai vërtetoi se Thoti e ka ndërtuar alfabetin hieroglifik egjyptian duke patur si çelës gjuhën shqipe.

Ju mund të thoni se Zef Katapano ishte diletant, por ai ishte akademik zotëri dhe akademik në Itali jo në Shqipëri.

Ju qëllimisht lini në hije mendimtarin dhe kollosin e teorisë pellazge, helenistin e shquar, njohësin e shkëlqyer të gjuhëve të vdekura, përfshirë edhe sanskritishten, Spiro Kondën, autorin më të madh shqiptar për origjinën pellazge të gjuhës shqipe dhe të vetë të shqiptarëve, i cili me veprën e tij “Shqiptarët dhe Problemi Pellazgjik” ka bërë epokë. Pse, z.kryetar i akademisë së shkencave; pasi mendimi i tij i ndriçuar Ju vret sytë.

Ju qëllimisht nuk përmëndni të madhin Petro Zheji, të cilin ju vet si akademi e propozuat sivjet për çmimin kult për revolucionin e tij në gjuhësi, për origjinën pellazge të gjuhës shqipe.

Për pellazgët kanë folur edhe R.D’Anzhely me Z.Majanin. Edhe për këta do të thoni se nuk njihnin greqishten e vjetër! Edhe për këta do të thoni që ishin diletantë! Por ata ishin akademik të Akademisë Franceze zotëri.

I fusni edhe këta në listë që të gjithë bashkë shqiptarë dhe të huaj dhe i linçoni ata dhe veprën e tyre, pasi edhe këta flasin dhe mbrojnë origjinën pellazge të gjuhës shqipe dhe të shqipëtarëve.

Po kush është dogma e z.Korkuti?

Idea e z.Korkuti është kjo: Shqiptarët e kanë origjinën nga Ilirët dhe për rrjedhojë edhe gjuha shqipe vjen nga ilirishtja. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, pasi kjo është një e vërtetë e pranuar. Por njëkohësisht është edhe një e vërtetë jo e plotë, pasi ajo nuk pranon që kjo origjinë shkon deri tek pellazgët, e për rrjedhojë duke e nxjerrë gjuhën shqipe të lidhur drejtëpërdrejtë, në daçi edhe nëpërmjet ilirishtes, me pellazgjishten. Në këtë rast ajo menjëherë kthehet në dogmë dhe ka mbetur një dogmë. Pse mbrohet kjo dogmë dhe kush ka interes që kjo dogmë të mbetet si e vërteta absolute e shkencës shqiptare?

Ajo është një dogmë, pasi qëllimisht ngushton origjinën e shqiptarëve vetëm tek ilirët; ndërkohë që origjina e shqiptarëve, ashtu si flamuri i tyre, është me dy koka: Shqiptarët vijnë nga Ilirët, po aq sa vijnë edhe nga epirotët dhe të dy palët si ilirët, ashtu edhe epirotët, vijnë prej pellazgëve.

Iliria dhe Epiri janë trojet zulmëmëdha prej nga rrodhën arbërit. Dhe me arbërit në Arbëri nuk kishte më ilirë dhe epirotë; por kishte gegë dhe toskë. Kjo është e vërteta historike.

Origjinën e shqiptarëve nga ilirët dhe epirotët e mbrojnë shumë autorë. Unë po e filloj me një autor shqiptar që është shumë i qartë dhe mjaft i saktë. Ky është Mehdi Frashëri nga dera e ndritur e frashëllinjve. Në veprën e vet “Historia e lashtë e Shqipërisë dhe e shqipëtarëve” ai në kreun e dytë, të cilin e emërton “Iliria ose Gegëria” na thotë:

“…Në kohët e vjetra fjala Gegëri osë Toskëri, nuk fytyron gjëkundi. Në vënd të këtyre përdorej fjala, për Gegëri, Iliri; dhe për Toskëri, Epir…Nga ky shkak, për të ardhur konformë me historinë e vjetër, pëlqyem edhe na, të përdorim fjalën Iliri dhe Epir, për këtë periudhë të vjetër historike, në vënd të Gegërisë dhe të Toskërisë… Nga ana e Jugut gjer ku vinte kufiri i Ilirisë, Gegërisë, edhe ku fillonte ai i Epirit, i Toskërisë, historishkronjësit e vjetër janë ndarë më dysh: simbas Strabonit, Epiri fillonte nga Shkumbini e poshtë, lum që atëhere quhej Genysys; simbas Tit Livit nga Vjosa e poshtë, të cilit asi kohe i thoshin Aus…”. (F.70-71 e botimit në fjalë). Ju mund të thoni që Mehdi Frashëri është diletant dhe nuk e njeh greqishten e vjetër. Pyeteni dhe do t’u përgjigjet ai vetë! Kur Mehdi Frashëri ka botuar këtë libër, Ju nuk kishit lindur akoma.

Ja çfarë na thotë lidhur me këtë problematikë Robert D’Anzhely:

- Shqiptarët mendojnë se janë të gjithë pasardhës të Ilirëve… Në thelb kjo është e vërtetë vetëm për një pjesë fare të vogël të shqiptarëve, për disa të Veriut, por shqiptarët e tjerë, grupet e të cilëve janë shpërndarë nga pak kudo: Në Shqipëri, në Greqi, në Turqi, në Itali, nëpër ishujt etj; nuk janë pasardhës të Ilirëve, por të degëve të tjera të trungut të racës pellazge (ku padyshim futen edhe epirotët).

- Në të vërtetë shqiptarët nuk janë vetëm pasardhës të Ilirëve, por edhe të popullsive të bardha të lashtësisë, bashkë me Trakët, Grekët, Frigët dhe popullsitë e tjera të Azisë së Vogël, Etruskët, Latinët; me një fjalë të të gjitha popullsive që të lashtët i përmblidhnin me emrin e përgjithshëm PELLAZGË…”.

- Nga ana tjetër, mjafton që një dijetar perëndimor të shprehë mendimin, se pellazgët nuk kanë ekzistuar, përveç se në imagjinatën e dijetarëve të lashtësisë, ose që ata përbëjnë një mit të këtyre të lashtëve, e menjëherë shqiptarët e kanë pranuar pa rezerva.

- Dhe ajo që është më për të ardhur keq, një nga më të diturit e tyre (ndoshta bëhet fjalë për Çabejin), pa asnjë mënyrë shpjegimi, pohon se në të vërtetë pellazgët nuk kanë ekzistuar asnjëherë.

- Dr.K nga Fieri (ndoshta ky jeni Ju), të cilin e kam takuar njëherë në Paris, ishte më i bindur se gjithë shqiptarët e tjerë, meqë kjo gjë është pohuar nga Maks MULLER, dhe me paditurinë e vet, nuk ndruhej të pretendonte se gjithë dijetarët e tjerë, që nuk mendonin si Max MULLER e kishin gabim."


Problemi bëhet interesant pasi mësojmë se kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë është në të “njëjtën gjatësi vale” me studjuesit helenë; të cilët edhe ata, interesant, ndajnë të njëjtin mendim me z.Korkuti; Pra që shqiptarët kanë një origjinë dhe vetëm një, atë nga Ilirët dhe nga askush tjetër.

Për këtë problem, na vjen në ndihmë përsëri i linçuari Robert d’Anzhely duke na rrëfyer se çfarë thonë studjuesit helenë lidhur me origjinën e shqiptarëve.

“…Shqiptarët kurrë nuk kanë formuar në të kaluarën një shtet, që të kishte po ato kufij si vendi i sotëm, as nuk kanë pasur një unitet çfarëdo, qoftë etnologjik, as edhe një tjetër, as edhe një emër…

Helenizmi shtrihej deri në Orik në gjirin e Vlorës. Banorët e Epirit të Veriut (shiko sa bukur, dolëm tek Vorio-Epiri, hajde se më thellë dhe më rurëza) Kaonët, Antitanët, Perrebët etj., ka shumë të ngjarë që të ishin helenë…

Nisur nga këto vrejtje të përgjithshme, të cilat na ndihmojnë për të gjetur origjinën e shqiptarëve të sotëm, shumica e kërkuesve janë të mendimit që shqiptarët e sotëm, edhe në se janë përzier me popuj të tjerë, doemos kanë ardhur, të paktën në pjesën më të madhe, nga banorët e lashtë të vendit, Ilirët… Doket e zakonet shumë të lashta dhe patriarkale dhe e gjithë jeta e e malësorëve shqiptarë flet në favor të mendimit, se ata janë pasardhës të ilirëve të lashtë…

VIJON …


___________________


BESNIK IMERI: KORKUTI, MOHUESI I ORIGJINËS PELLAZGE (I)

http://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=10394

***

BESNIK IMERI: KORKUTI, MOHUESI I ORIGJINËS PELLAZGE (II)

http://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=10400


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks