SHKRIMI
e mërkurë, 29 mars 2017

MUHARREM ABAZAJ: SHQIPËRIMI I EMËRTIMIT PELLAZG

Tiranë, 19. 07. 2016: Emërtimi pellazg, si etnonim i një kombi shumë të lashtë, ka tërhequr prej kohësh vëmëndjen e shumë studjuesëve. Seicili prej tyre ka shprehur mendimin e tij për këtë emërtim. Po japim shkurt mendimin e disave prej tyre.

- J. Hahn e sheh emërtimin të formuar nga dy fjalë: pell - argos, të cilët japin kuptimin “ai që i takon dheu i zi”,

- Myler: e sheh këtë emërtim të përbërë nga dy fjalë: pell - argos, ku fjala argos ka kuptimin e fushës, tokës, arës, dhe kuptimi i emërtimit del: ”njerëz që punojnë në fushë, në arë”.

- Saqeraliu e sheh emërtimin si të formuar nga fjalët: phel - osqlie, të cilat japin kuptimin “çel degë”.

- Metropoliti Bizantini e sheh emërtimin të formuar nga fjalët: pella -yrire, të cilat japin kuptimin “Tokë e afërt”.

- R. d’Anjeli e sheh emërtimin si të formuar nga dy fjalë: pell - argos, të cilat japin kuptimin:”i lindur i bardhë”.

- S. Konda e sheh emërtimin të formuar nga tri pjesë: pell-as-gë. Fjala pell ka kuptimin pjell, as është mbaresë dhe gë si dhanore e vepruesit. Kupti del:”I lindur nga dheu”.

- N. Falaski (Vlora), e sheh kuptimin e emërtimit pellargo si: “njerëz të detit”.

- A. Kola fjalën pellazgë e sheh me kuptimin “lejlekët”.

***

Ne do ta analizojmë këtë emërtim të lashtë mbi bazën e atyre njohurive që kemi tashmë për gjuhën e lashtë shqipe. “Këto njohuri mund t’i gjeni në librin ”Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”. Megjithatë po japim shkurt disa nga tiparet më të përgjithshme të pellazgjishtes ose të shqipes së lashtë.

Pellazgjishtja i ka patur të gjitha fjalët njërrokëshe. Fjalët e saj kanë patur trajta të ngurta, pasi ajo nuk ka disponuar mjete gjuhësore si parashtesat, prapashtesat, mbaresat, të cilat shërbejnë për t’u dhënë fjalëve flaksibilitet. E njëjta fjalë është përdorur me shumë kuptime. Kështu fjala di ka patur kuptimin e foljes di, të numërorit dy, të emrit dhi etj.

Për formimin e fjalëve të reja, në mungesë të mjeteve gjuhësore, është përdorur gjerësisht metoda e përngjitjes së fjalëve njërrokëshe.

Kështu emri Bardhyl është formuar nga përngjitja e fjalëve: bard/ bardh + yll. “Yll i bardhë.”

Dimal është formuar nga: di/+ mal. ”Dy male”.

Dallohet qartë se tek këto emërtime nuk është shprehur prapashtesa ë dhe e për të treguar shumësin.

Për të analizuar emërtimin pellazg duhet të saktësojmë trajtën zanafillëse të këtij emërtimi. Nga përkthimet që i janë bërë veprave të Homerit, Iliada dhe Odisea, kjo trajtë na jepet pellazgë, por disa studjues janë të mendimit se trajta fillestare ka qenë pellarë. Si trajta pellazgë ashtu dhe ajo pellarë, në trajtën e tyre zanafillëse, nuk i kanë patur të shprehura prapashtesat gë dhe ë, pasi pellazgjishtja, si e thamë më lart, nuk i ka disponuar ato. Trajta fillestare e tij kanë qenë pelas ose pelar. Bashktingëlloren ll, si të gjitha bashktingëlloret dyfishe, nuk e ka patur pellazgjishtja.

Do t’i trajtojmë veçmas të dy variantet.

Trajta pelas është formuar nga përngjitja e fjalëve: njërrokëshe: pel - as. Fjala pel përqaset me foljen pjell të shqipes, me mbiemrin pjellor. si dhe me emrin plak. Trajta pel ka patur këtë evoluim: fonetik: pel > piel > pjel > pjell. Ky evoluim shihet edhe tek shumë fjalë të tjera të lashta: sel > siel > sjel > sjell, e cila ka patur kuptimin e foljes sjell por edhe të mbiemrit i sjellshëm, pek > piek > pjek, e cila ka patur kuptimin e foljes pjek por edhe të mbiemtit i pjekur etj.

Kuptimi i emërtimit del në varësi të kuptimit që i është dhënë fjalës pel. Në se fjala pel është përdorur me kuptimin e foljes pjell, atëhere emërtimi merr kuptimin “Asht pjell”. Një kuptim i tillë nuk thotë ndonjë gjë të qartë. Në se fjala pel do të jetë marrë me kuptimin e mbiemrit pjellor, atëhere do të delte kuptimi: “Asht pjellor.



Pellazgët e lashtë mund të kenë patur një shtim të lartë natyror, por nuk besojmë se ky shtim natyror do të merrej si tipari diferencues i tyre. Shtimi i lartë natyror mund të ketë qenë diçka normale për të gjithë njerëzit e lashtësisë. Në se fjala pel është përdorur me kuptimin plak atëhere emërtimi merr kuptimin “Asht plak, asht i vjetër”.

Thonë se plakat, në gjuhën e molosëve dhe të thesportëve, i quajnë pelia … Straboni “ Gjeografia.” (Ilirët dhe Iliria - Autorët antikë f.161”

Si e ka marrë trajtën plak trajta pel e pellazgjishtes?

Kur pellazgjishtja filloi të bëhet gjuhë flektive (kur lindi emërtimi gjuha shqipe) ajo vuri në përdorim mjetet gjuhësore. Fjala pel u përngjit me fjalën a ( asht), e cila e humbet kutimin e mëparshëm si folje me qenë asht dhe merr funksinin e një mbarese. Por për të bërë dallimin e gjinisë trajtës pela është dashur t’i prapavendoset prapashtesa ka, pelaka, për gjininë femërore dhe ku, pelaku, për gjininë mashkullore. Tek këto trajta fjalësh, zanorja e ka mbetur jashtë theksit dhe është reduktuar duke dhënë trajtat plaka, plaku.

Në të njëjtën mënyrë është formuar edhe emri vëlla. Trajta fillestare e tij ka qenë vel+ a > vela > vlla.

Çdo qënie e gjallë kur arrin në një moshë relativisht të rritur, fillon procesin e shumëzimit natyror, lind të vegjël. Ky moment, momenti i lindjes së të vegjëlve, është konsideruar si një kufi moshor. Kjo do të thotë se jeta është konceptuar në dy faza: faza e rinisë dhe ajo e vjetërsisë, e pleqërisë. Si kufiri midis tyre është konsideruar momenti i riprodhimit. Procesi i lindjes së të vegjëlve është quajtur pjellje. Edhe sot në gjuhën shqipe thuhet pollën bagëtia të vegjël dhe jo lindën bagëtia të vegjël.

Ato bagëti që kanë pjellë quhen pella. Kjo tregon se fjala pella ka patur kuptimin e procesit të riprodhimit të lindjes së fëmijës së parë nga gruaja por edhe nga burri, duke i shkëputur ata nga mosha e rinisë dhe duke i kaluar në moshën e pleqërisë. Edhe për gruan në kohët e lashta, kur ka lindur një fëmijë është thënë polli, duke nënkuptuar lindjen e një fëmije. Duke e marrë fjalën pel me kuptimin e mbiemrit i vjetër, plak, si dhe duke i shtuar fjalën as (asht) atëhere kuptimi i emërtimit pelas del: ”plak është, i vjetër, është i lashtë.”

***

Emërtimin pellazg e gjejmë të përmendur për herë të parë nga Homeri në veprën e tij Iliada, e cila mendohet se është shkruar në shek.VIII p.e.s. Me këtë kuptojmë se pellazgët janë shfaqur si një bashkësi e veçantë njerëzore shumë kohë përpara Homerit. Duhet të kemi parasysh se edhe ata do të kenë qenë një degëzim i të njëjtit burim njerëzor, i së njëjtës rrace me fiset e shumta që përmend Homeri. Bashkohësit me Homerin kanë vënë re se kjo bashkësi, ndryshe nga të gjitha fiset e tjera, ruante zakonet e saj të veçanta, ruante besimin e jashtzakonshëm tek Hyji i tyre, ruante veshje të veçata dhe sidomos ruante gjuhën e tij të mëparëshme.

Pse vetëm kjo bashkësi ishte trashëgimtare e këtyre veçorive?

Sepse ajo duhet të ketë qenë më jetëgjatë, më e konsoliduar se fiset e tjera. Këtë jetëgjatësi të tyre do ta kenë vërejtur autorët e lashtësisë që i quajnë ata si: “të lindur para hënës, të lindur nga dheu”. Pikërisht kjo jetëgjatësi është shprehur me fjalët “I vjetër asht/asht i lashtë”.

Për kuptimin e vjetërsisë së emërtimit pellazë ka qenë i mendimit edhe Xh.Krispi “Për më tepër, vetë emri i pellazgëve mund të shpjegohet përmes shqipes dhe ka kuptimin të vjetër, të lashtë” (Shqipja, nëna e gjuhëve, f.44).

2. Mbi kuptimin e emërtimit pellar, Straboni thotë se pellazgët nga grekët e vjetër thirreshin pelarë. Në qoftë se trajta fillestare e këtij emërtimi ka qenë pelar, atëhere do të kemi: Fjala pelar është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: pel-ar. Për kuptimin e fjalës pel folëm më lart. Fjala ar ka kuptimin e emrit arë në shqip. Të përngjitura këto dy fjalë japin kuptimin: “Pjell arë/bën arë”. Lidhja e njeriut me tokën, me atë pjesë toke të punuar, me arën, duhet të jetë realizuar që në periudhat më të herëshme, që atëhere kur njeriu filloj të ndërtojë ngulimet e para dhe i nevojiteshin rezerva ushqimore për të siguruar mbijetesën. Kanë qenë njerëzit më të lashtë ata që e kanë filluar të parët mjeshtërinë e punimit të tokës, punën e bujkut. Si bashkësia më e lashtë ajo e pellazgëve duhet t’i ketë paraprirë kësaj mjeshtërie. Përvojën e gjatë të tyre, mjeshtërinë e të bërit ara, do ta kenë vënë re banorët që kanë jetuar përbri tyre dhe kjo ka shërbyer si emërtim për ta: ”Pjellës arash, bërës arash, bujq të zotë”.

Aftësitë e pellazgëve për punët në bujqësi i kanë vënë në dukje edhe shumë nga autorët e lashtë. ”Herodoti…”Hekateu, i biri i Hegesandrit, tregon në Historitë e tij … Athinasit, thotë ai, duke parë se toka që u kishin lëshuar pellazgëve në këmbët e malit Hymet, si shpërblim për ndërtimin e murit që rrethon Akropolin ishte punuar mirë, megjithse më parë kishte qenë e keqe dhe e pavlefshme, i dëbuan ata pa ndonjë shkak, vetëm e vetëm prej lakmisë e dëshirës për t’ua marrë tokën përsëri” (Autorët Antikë Ilirët dhe Iliria f.19). Herodoti, Historitë Lib.VI.137.

Këtë kuptim të emërtimit pellazg, si njerëz me aftësi të rralla për të bërë ara e kanë mbështetur edhe S. Frashëri dhe E. Jackuet. Kuptimin e emërtimit “pjell arë, bën arë” e kemi vërejtur edhe tek kuptimi i emërtimit arban. Përbërja e tij është: ar = arë, ban = ban/ bën. Kuptimi i emërtimit “ban arë”, e cila flet qartë jo vetëm për një vazhdimësi të aktivitetit prodhues të pellazgëve dhe të fisit ilir të arbërve, të marrjes me bujqësi, por edhe për një origjinë, për një gjenezë të përbashkët. Pavarësisht trajtës zanafillëse të emërtimit pelas apo pelar, ato bëhen të kuptueshme plotësisht me anën e gjuhës shqipe, duke qenë një dëshmi më shumë për vazhdimësinë gjuhësore pellazgo-shqipe.


______________________________


MUHARREM ABAZAJ: MBI KUPTIMIN E ETNONIMIT ARBËR

http://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=5500


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks