SHKRIMI
e martë, 27 qershor 2017

BRAHIM IBISH AVDYLI: A EKZISTON KOMBI 'GREK' DHE KUSH E KRIJOI KËTË SHTET?! (Pjesa VI)

Zvicër, 7. 11. 2016: Të filloj këtë studim pa një vështrim të thuktë historik të Evropës perëndimore, më duket pak për këto vepra, sidomos për lashtësinë antike të botës dhe të Evropës. A janë në mendje këta shkencëtarë të botës perëndimore që i botojnë mija libra të bukur e të shtrenjtë, në të cilat mësojnë miliona fëmijë, nxënës e studentë, që të jenë aktivë për brezat e ardhshëm të njerëzimit. Të gjitha këto libra të historisë janë mbushur me fjalën “grekë”, jo pellazgë; të cilët dihet se thonë sikur këta “grekë” të vjetër e paskan folur “gjuhën greke” dhe jo gjuhën fenikase, prandaj paskan qenë “shumë të zotë”?!...

T`u kthehesh të gjitha librave do të shkonte kohë e gjatë. Por ne po i kthehemi vetën enciklopedisë së botës dhe Evropës, në radhë të parë http://www.wikipedia.org , e cila i ka më së shumti lexues në gjuhën angleze, pastaj gjermane dhe e cila është e quajtur si një “enciklopedi e lirë” e kësaj bote, që nuk ka asnjë grupë akademikësh të botës, që do të merrnin me kompetencë akademike një veprimtari të tillë për tërë botën. Ata janë në radhë të parë si shkencëtarë të njohur të botës dhe të Evropës, por assesi nuk kishin një shoqatë apo lidhje të akademikëve më kompetentë për tërë botën dhe kontinentin.

Të kjo Enciklopedi e Lirë e Botës dhe e Evropës, në gjuhën angleze dhe gjermane, duhet paraprakisht të shikojmë faqet e shkruara për historinë e lashtë; për Greqinë, Maqedoninë e lashtë; të ashtuquajturën “Maqedoninë e Greqisë” etj. dhe t`i lodhim sytë duke lexuar gënjeshtrat akademike të tyre. Madje, wikipedia greke, spanjolle e ruse janë shumë kundër asaj që lidhet me emrin “shqiptar”, “shqipe”, “shqiponjë” etj.

Në radhë parë duhet t`i kthehemi enciklopedisë mbi Greqinë, në gjuhën gjermane, që e quajnë “Grichenland”, dhe të marrim emrin e saj pikërisht në gjuhën vendase, si e quajnë shencëtarët vendin e siujdhesave, sepse Greqia është e regjistruar kudo vetëm “Ελληνική Δημοκρατία, Ellinikí Dimokratía, Hellenische Republik”.

Kur ta marrim parasysh si është quajtur ajo me këtë emër, neve do të na duheshin qindra vite për t`a nxjerrur të vërtetën historike në shesh. “Greqia” nuk bënë të quhet “Hellenische Republik”, as “Grichenland” e “Greece”, por të llogaritet pikërisht një shtet i të kaluarës së famshme historike pellazgo-ilire.



Harta e Mbretësisë së parë të Maqedonëve, që sot i thonë territor i "Greqisë"


Versionit të saj në shqip, mund të themi se është hapur shumë vonë, dhe se ajo nuk i ka mbushur faqet e saj sa i përket Greqisë së Lashtë e të Mesjetës, por do të kishim thënë se edhe ajo duhet të ndryshojë toponimin “Greqia” dhe etnonimin “grek”, në trajtën e tyre më të saktë. Në të gjitha ato pjesë ku ka të bëjë historia me pellazgo-ilirët e lashtë dhe rëndesinë tyre për tërë botën; Evropën; Gadishullin Ilirik; Italinë Romake; Azinë e Vogël; Afrikën Veriore; etj. duhet të korigjohet në lidhje me të gjitha shkrimet e mia kritike dhe shkrimet e tjera të shkencave. Le t`a dinë mirëmbajtësit e Wikipedia-s, se pellazgo-ilirët kishin të bëjnë kurdoherë vetëm me shqiptarët.

E deshi këtë bota apo nuk e deshi, shqiptarët duhet ta ngrisin zërin e tyre. Dikur do të ndalet edhe bota e do t`a shohin se çka është e vërteta për shkencat. Dihet se në fillim do të kishte polemika nga e tërë bota, por shkenca do të jetë gjakftotë dhe e qetë ndaj këtyre polemikave dhe shkencorisht do t`a jepte qëndrimin e saj.

Popullata e madhe pellazge ka edhe kombe të tjera, që janë ndarë prej kombit tonë, të cilat gjuhën e tyre “nacionale” e kane zhviluar prej gjuhës “mëmë” pellazge. Por, çdo gjë që do të shkruhet për ta, duhet ditur se e ka lidhjen me origjinën e tyre të zhvillimit të historinë të pashkëputur ndaj shqiptarëve. Paraardhësit e kësaj bote dihet se janë Iliro-pellazgët, Yllirët dhe Pellazgët, apo siç thoshte i ndjeri i ynë Prof. Nezir Myrta: Pellgasët, të marrë prej historisë së lashtë e prej etimologjisë, se ata kanë jetuar nëpër pellgjet e sotme të “Greqisë”, ndërsa distancohen me gjuhë, të dalura prej gjuhës së përbashkët, gjuhës mëmë apo foshnjarake, që i përmbledhë gjuha shqipe.

Nga pellazët apo nga pellgasët sot ka kombe të tjera relativisht të mëdha. Por neve na interesojnë atë që bien ndesh me të pavërtetat historike. Nga historia e lashtësisë ajo që i hedh përdhé gënjeshtarët grekë është lufta e Trojes, që u bë nga pellazgo-ilirët dhe nuk u bë nga “grekët”, sepse atëherë nuk kishte aspak “grekë”.

Pa marrë parasysh se kush ishin Tojanët e çka do të thoshte Troja, duhet të themi se trillimet greke në këtë drejtim, në kohët e zymta të prehistorisë, në të cilën “grekët” duan ta marrin gjithë “lavdinë” e tyre në këtë “luftë mitike”, nuk e kanë asnjë bazë dhe janë gënjeshtra shkencore, sepse lufta e Trojes është bërë nga pellazgo-ilirët e jo nga “grekët”. Ajo është luftë e fiseve pellazge, në mes vete, dhe ka një argumentim tjetër, sepse nuk ka ekzistuar kompakte “Greqia”.

Gjërat që janë thënë, i kemi si dëshmi. Po kthehemi te perriudha tjetër, të cilën ata e marrin si “gjenezë” të veten, me kufij të gjërë dhe renome të madhe, nëpër kontinente e mbi popuj të tjerë. Kjo është periudha e Aleksandrit të Madh. Për këtë periudhë po përplasemi me botën pseudoshkencore të Evropës e Botës, të bazuar nëpër gënjeshtrat shkencore të grekëve; të sllavëve; të spanjollëve; dhe të Evropës së gjërë.

Nuk ka nevojë ti numrojmë mija librat e historisë, në të cilat i mësojnë fëmijët e tërë botës, por do të marrim gënjeshtrën klluqe “greke”, në vend se të marrim pellazgët apo pellazgo-ilirët, në të cilat nuk ishim “grekët”. Edhe nëse janë quajtur “grekë”, pa patur nevojë të shpjegojmë pse janë quajtur “grekë” ata e kanë quajtur kështu një territor të vogël, të cilën e ka mundur Aleksandri i Madh. Për këte duhet të përplasemi me botën shkencore, me Evropën shkencore, e edhe me të sotmit “grekë”. Dhe se ky territor nuk e ka folur gjuhën “greke”, por ka folur gjuhën e shkruar fenikase. “Gjuhë zyrtare” nuk ka pasur në atë kohë, madje është folur gjuha shqipe në atë kohë. Ajo ka qenë gjuhë paralele deri në shekulin XIX, kur edhe arvanitasit e kanë folur tërësisht.

Edhe njëherë po e marrin një thënie kapitale, të nxjerrë nga pjesët e publikuara më parë, “Maqedonia në vorbullën e fqinjëve antishqiptarë”, pjesët 1-12, por nga arësyet e ndryshme nuk e kemi e publikuar tërësisht, e cila thotë: “Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë qe”. Pra, kombi i ri e i vjetër iliro-pellazg dhe shqiptar, më i pari në botë, nuk e njehë historinë e vet të stërlashtë; nuk e sheh veten e tij prej se kur ka ardhur në këtë botë; nuk e dallon aspak rrugën e tij nëpër luftëra të tmerrshme e të pandaluara mija vite të tëra nëpër këtë rruzull tokë, që i themi “globus”; dhe ndalet pak e përciptazi vetëm në ate çka e kanë mësuar nga të ashtuquajturit “albanolog”, të cilët thonë se gjuha shqipe është shkruar vonë, madje shumë vonë, që nga Manastiri i Maqedonisë...

Gënjeshtrave greke u ka ardhur fundi. Dinastia e maqedonëve është shumë e lashtë, saqë banorët e trevës së quajtur “Hellada”, të kooptuar edhe prej disa “shkencëtarve” gënjeshtarë jo vetëm të këtij vendi, por edhe shqiptarë, e marrur prej qytetit Elada të Thesalisë, e cila është më lashtë se sa “Greqia”, por në emërtimin e sotëm “grek” ajo mbetet e shkruar “Ellinikí Dimokratía”, dhe pak kush e qanë kokën për këtë.

Maqedonia ka ekzistuar shumë përpara Greqisë, madje edhe në lashtësi, kur një pjesë e Greqisë është quajtur "Hellada". Greqia si shtet unik nuk ka ekzistuar, madje kurrë me këta kufij që ka sot e as me kufijtë që vet që i lëvizë. Shkenca është shkencë, nuk është gënjeshtër e cila shkon nëpër periudha të ndryshme mijëvjeçaresh, as nëpër territore që nuk kanë qenë, dhe as në kombe, në etni të paekzistueshme.

Dinastia maqedonase ka qenë iliro-pellazge dhe prijesit e saj kanë qenë iliro-pellazg, pra shqiptar. Unë po e marr një libër të Shefki Ollomonit, sepse është më i mirë, sado që mund të ketë ngatërrime apo fotografi të gabuara, por ka fakte të pamohuara për historinë e Lekës së Madh, d.m.th. Aleksandrit të Madh.



Regjioni i të ashtuquajturës Greqi Qendrore, pa qenë fare mbretëri


Fillimisht po e marrim gjenealogjinë familjare të tyre, prej këtij libri, e cila na lidhet prej Herakliut, por që nuk ka data deri te Filipi i I (578); Aeropi I (558); Amynta (498); Aleksandri i I (497-454); Perdika i II (454-413); Arkelau (413-399); Oresti 399-396); Aeropi II (396-393); Pausani (393); Amynta II (393); Amynta III (392-370); Argeu II (370); Aleksandri i II (370-368); Ptoleme Alori (368-365); Perdika III (365-359); Filipi II (359-336) dhe Aleksandri i III i Madh (336-323), etj. dhe këtu po e ndërprejmë njëherë, sepse ajo vazhdon deri te Filipi i V (222-179) dhe Perseu (179-168), që janë të gjithë para Krishtit, pra p.e.s. T`i marrim hartat e t`i shikojmë: nuk ka ekzistuar “Greqia”, aq më pak me këta kufinj që ajo i pretendon. Kanë banuar iliro-pellazgët e të tjerë dhe e kanë shkruar gjuhën fenikase, jo gjuhën “greke”; dhe nuk ka baza shkencore që “të bëjmë” një etni, një komb “grek”. Kanë qenë klasat e larta, jo populli, që të shkruajnë e flasin “greqisht”. Pjesa e gjërë e popullit ka folur gjuhën shqipe, e kjo dihet.

Mbretëria e Maqedonisë ishte një shtet unik, ndërsa qytetet-shtetet e Eladës, ende nuk kishin krijuar një mbretëri të përbashkët, sepse, midis tyre ishte futur dredhia fenikase. Edhe nëse e marrim ekzistencën e thirrjes “Mekedonia”, e shohim se ajo ka qenë krahinë e qeverisjes administrative dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me qytetet-shtetet e siujdhesës së mëposhtme të tërë gadishullit, të cilat mbanin emra të tjerë dhe ajo ka qenë jashtë Elladës apo Helladës. Në të vërtetë, Makethonia apo Maqedonia ishte kundërshtare e tyre. Më kot “e futin” shkencëtarët në këtë kuadër.

Thrakët e maqedonët ishin të njëjtë për nga prejardhja e tyre me ilirët dhe ishin pellazgo-ilirë, jo grekë, jo sllavë e aq më pak jo “bullgarë”. Diset se nuk ka pasur të tillë deri diku në mes të perandorisë Romake dhe në perandorinë Bizantime. Maqedonasit e vjetër ndaheshin nga Morava e Vardari (Bardhari), dhe vargu i maleve Vranas. Ilirët, thrakët e maqedonasit ishin të afërt në mes tyre, jetonin pranë njëri tjetrit, prandaj ishin të vetëkuptueshme ato zënka, të cilat, dërgonin në luftëra. Ata mirreshin vesh ndërmjet vete dhe nuk kishin nevojë të merrnin ndonjë përkthyes të gjuhës së tyre shqipe, madje nuk janë as të rralla rastet kur autorët e ngatërrojnë karakterin etnik të këtyre fiseve, të cila janë iliro-pellazge dhe shqiptare.

Në historinë e vjetër të kombit shqiptar, të gjitha luftërat e vjetra na dalin si luftëra në mes fiseve më të organizuara, në formën e zhvillimit të më tutjeshëm të kulturës së shoqërisë në veçanti, duke u nisur prej kulturës së pellazgo-ilirëve, në fundin e shekullit të V p.e.s. e fillimin e shekullit të IV, p.e.s., kur janë krijuar formacionet e para shtetërore ilire. Ne na përshkruhen disa luftëra të Lynkestëve, Pelloponezit, Akamanisë dhe të vetë Maqedonëve të vjetër pellazgo-ilir, të cilat nuk janë krejtësisht të konsoliduara, por i shërbejnë vetëm thellimit e diferencimit social; zhvillimit të pronës private, etj., të cilat në të vërtetë i shkaktojnë këto konflikte, që kanë qenë konflikte të interesave fisnore.

Në procesin e këtyre konflikte të fiseve pellazgo-ilire për veprime të përbashëta, si p.sh. të molosëve, të thesprotëve, të kaoneve, të orestëve, të paraurejve, të lyn-kestëve, të paionëve, të dardanëve, etj. i kanë detyruar në radhë të parë këto fise të lidhin bashkëpunime, të cilat i dërguan në federatat fisnore.

Pra Maqedonia ishtë themeluar si mbretëri, ndërsa “Greqia” nuk ekzistonte ende e themeluar. Dinastia Maqedonase ishte iliro-pellazge apo iliro-pellgase, ndërsa “Greqia” nuk figuronte gjëkundi. Epiri ishte edhe ajo iliro-pellazge apo pellgase, pra një tokë e vëtetë e shqiptarëve të sotëm. Aleksandri i Madh isht nip i Epirit.

Edhe pse nuk po merremi me gjenealogjitë familjare të perandarëve të Maqedonisë, të cilat janë të gjithfarë llojesh dhe bien në kotradikta me njëra-tjetrën; dhe nuk po merremi as me shpjegimin e ndryshëm të etimologjisë, apo me prejardhjen e toponimit “Makedon”, “Makedhon”, etj. por po ndalemi vetëm te disa gjëra që na interesojnë. Më së pari na intereson gjuha të cilën e ka folur Aleksandri i Madh, dhe kjo detyrimisht na dërgon në thënien e studiusesit amerikan, Xhorxh Uiliams, i cili thotë se “Gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën, ka qenë gjuha shqipe”.

I pari nga ata që logariten të jetë “grekë”, por që nuk është i tillë, dhe që flet direkt për Maqedoninë, përkundër lidhjeve me tregime të ndryshme të prejardhjes “mitike” të cilat nuk po i përmendim e as nuk lidhemi me to, ka qenë Herodoti. Ai ka shkruar se Maqedonia, sikurse shtetet e tjera përrreth tyre, ka qenë pellazge dhe banohej nga pellazgët. Maqedonia quhej Pellazgji. Olimpin e kosideron qendër të pellazgëve. Në mesin e fiseve pellazgo-ilire i vendos edhe peonët, të cilët jetonin në rrezë të maleve të Pindit, por që morën pjesë në luftimet e Trojës, të udhëhequr nga prijësi i tyre. Ndër të tjera, fillimisht, shkuan e u vendosën në rrethinat e Thesalisë, pastaj shkuan drejtë Gadishullit të Moresë apo Pelloponezit të sotëm.

Maqedonët antikë ishin me etni pellazge, ashtu si ishin trakët, siç ishin epirotët, siç ishin etruskët, trojanët, mikenasit dhe ilirët. Pra, të gjithë ishin pellazgo-ilir, yllirians, i njëjti popull, fise nga e njëta origjinë etnike, me të njëjtat rrënjë, gjuhë e kulturë.

Reth vitit 1302 p.e.s. u vendosën në Pind, nën emrin maqedonas dhe u shtrinë deri në Ematia, siç mendon Paurson dhe Cayx, te Shefki Ollomoni. Ndërsa Mbretëria e parë e Maqedonisë u formua rreth vitit 796 p.e.s., e drejtuar nga Mbreti Karan.

Në sytë e të ashtuquajtrve “grekë”, maqedonasit nuk ishin “grekë”. Demosteni, një filozof i të ashtuquajturës “Greqi”, i cilësonte si “barbarë”, d.m.th. ata që e kanë folur gjuhën tjetër nga gjuha fenikase, njësoj si të huaj. Vetë Homeri në poemën epike të tij na shpjegon se ata kanë luftuar në anën e Trojës, kundër sulmuesve e rrethuesve.

Këtu nxirret e vërteta historike: vëllezërit iliro-pellazgë, maqedonasit, kanë shkuar të ndihmojnë vëllezërit yllirian, pra pellazgo-yllir të Trojës, për t`i mbrojtur nga të gjithë sulmusit e rrethuesit, barbarët e vërtetë të tyre, Agamemnoni, që ishte një nga të huajt jo pellazgë, dhe në mesin e tyre kishte edhe fise pellazge, si Akili.

Staboni shkruan se ata kishin të njëjtën veshje, flisnin të njëjtë gjuhë, i kishin dhe të njëjtat me Epirotët. Për Epirotët e Pirros, që quhej Burri, pjesëtarë të së cilës kanë ardhur në Zvicër, në të gjitha anët, e dimë fare mirë. Ata ishin një fis i iliro-pellazgëve. Autorët e vjetër të Pellazgisë, si Strabonin dhe Herodotin e të tjerë, i quajnë “grekë”, sepse kështu kanë pretenduar 3 fiset e huaja, egjiptiane, fenikase dhe assiriane, të cilët nuk flisnin si pellazgët, gjuhën “barbare” shqipe. Këta “të huaj” e lidhën “me gjuhën greke”, të cilave edhe sot u dalin proçkat. Dhe, në bazë të tyre janë lidhur edhe latinët, në perandorinë Romake. Ne e pamë se prej kah e nxjerrin fjalën “grek”, dhe e dimë se nuk ka etni të quajtur “grekë”. Mjaftojnë këto pjesë që të shihni. A e kanë marrë prej Dodonës apo prej Epirit dhe gërxheve të shumta të saj, nuk po e themi. Por është gënjeshtër e kulluar e atyre që duan të shpikin prej qiellit se “paska ekzistur një popull grek”, madje “që prej kohës së lashtësisë”, dhe fare nuk mendohet se toponimi “grek” nuk qëndron, sepse nuk ka etni e cila e flet “gjuhën greke”, por ka qindra të mashtruar, edhe shqipfolës, që e shtrijnë këtë gënjeshtër.



Trojet e këtij rajoni, para marrjes nga Mbretëria Maqedonase dhe luftërat e saj me Persinë.


Kur përshkruan një komplot ushtarak, ku ishin përfshirë edhe gjeneralët maqedon, Parmenioni e Filota, Kuint-Kyrs, historian latin i shekullit të I-rë p.e.s. shkruan se për tu marrë vesh ndërmjet veti ishte i nevojshëm një përkthyes, sepse maqedonët nuk flisnin greqisht, pra gjuhën e krijuar nga pellazgishtja si gjuhë që ata e quajnë “gjuha greke”, por nuk ka komb “grek” dhe është gjuha fenikase, me shkonjat e alfabetit të Kadmit. Maqedonasit flisnin shqip. Gjuha e folur shqipe konsiderohej edhe nga ana e shtresave të larta “hellene” si “gjuhë barbare”. “Hellenët” nuk janë të tillë, sepse nuk kanë pjellur trashëgimtarë, por e kanë quajtur “Greqinë Qendrore”, ku ka shkuar të jetojë Kadmi, e të cilin e ndjekin më vonë, sepse i dukeshin gënjeshtrat dhe nuk e duronte populli i gjërë. Pra, deklarata e historianit latin është e qartë për historinët e të gjithë botës, se Maqenonia antike, me shtrirje andej kufirit është iliro-pellazge dhe Maqedonia e sotme këndej kufirit është edhe sot në pjesën dërmese iliro-shqiptare.

Ne po e shkëputim një citat të tërë nga ky libër, si më poshtë:

“Mbretërit e Maqedonisë nga shekulli VII p.e.s. kishin ardhur në tokat e Ilirisë Perëndimore dhe e mbanin veten për pasardhës të trimit pellazg, Herakliut (Herkulit), që e mori këtë emër për shkak se Hera (Hyjneshë e erës) i punoi një rreng për t`ia humbur pushtetin mbretëror që do të mund t`i takonte. Meqenëse helenët [nuk ka pasur “helenë” atëherë dhe kjo është e shpifur!] për shkak të pozitës së mirë gjeografike [ka qenë “Greqia Qendrore”, në përkthimet e lashta e të reja botërore!] arritën dorë mbi Lojërat Olimpike (lojëra tradicionale pellazge), [këtu kanë hyrë jo “grekët” apo “helenët”, por fenikasit!] dhe nuk lejonin maqedonët dhe fiset tjera ilire e trakase të merrnin pjesë. Kështu, kur stërgjyshi i Lekës së Madh, Leka i Parë, [Leka I ose Aleksandri I, 497-454] shkoi për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, helenët nuk deshën ta pranonin me të vetmen arsye, se nuk qe helen (grek) [për mua, pa dyshim i rrejshëm!]. Nga shekulli VII dhe VI shkolla thesalo-maqedone në artin e skulpturës paraqet stil të njëjtë me artin e qyteteve dorike [jo dorianët, se kanë qenë të huaj dhe pushtues!].

Maqedonasit adhuronin diellin, (se) që vërtetohet nga disa simbole të njohura nga arkeologët, si “Dielli i Vergjinës”. Kulti i diellit është tipik për racën pellazgjike [për mua, racën ariane]. Fundja kishin të njëjtat doke e zakone me ilirët e tjerë.”

Kjo është tepër e qartë për të gjithë studiusit, të botës dhe të Evropës. Nuk ka pasur “grekë” apo “hellenë” në atë kohë, por ka pasur pushtues të huaj, të cilët kanë qenë të pashpirt me pellazgo-ilirët; i kanë zënë troç, rob, skllevër; i kanë shtypur e shfrytëzuar, në çdo drejtim, madje me gjuhën e shkruar fenikase; me thirrje të vendit nëpër makinacione të plaçiktura nga pellazgët. Këta janë eolët, jonët e dorianët, apo më mirë t`u themi fenikasit, egjyptianët dhe assirianët.

Edhe një fjalë po e marrin prej Prof. Otto Müller nga e njëjta vepër (sado që autori i ka lënë anash fusnotat, që janë pjesë përbërëse e rrëfimit historik), i cili shkruan:

“Mbretërit e këtyre tri provincave: Epir, Iliri dhe Maqedoni, vishnin rroba të njëjta dhe ishin të lidhur me krushqi e me gjini përherë në mes tyre. Kështu gjyshja e Aleksandrit të Madh ishte ilire dhe e ëma Olimpia prej Epirit nga dera e Pirros.”

Kjo është historia e “Greqisë” së rrejshme, që e ka pasur jo tërësisht, por pjesërisht “Greqinë Qendrore”. Historia e Maqedonisë antike ndahet në dy pjesë: a) periudha gojore, deri në vitin 500 p.e.s, dhe b) periudha historike, prej 500 deri në 148 p.e.s.


- FUND -


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks