SHKRIMI
e enjte, 25 maj 2017

SHERADIN BERISHA: TË PUNOJMË NË BËRJEN E SHQIPËRISË SË BASHKUAR!

Pashtriku.org, 28. 11. 2016: 573 vjet më parë, më 28 nëntor 1443, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në prani të krutanëve (banorëve të Krujës) ngriti flamurin e Lirisë (atë të Kastriotëve) mbi muret e Kështjellës së Krujës. Me këtë rast, - sipas kujtimeve të Marin Barletit, Skënderbeu iu drejtua krutanëve me fjalët lapidare: "Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur! Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja…".

Ndërkaq 469 vjet më vonë, më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali - këtë Flamur Kombëtar e ngriti në Vlorë, pasi Kuvendi e proklamoi Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik prej 90 270 km².

***

Sot shqiptarët në gjithë gjeografinë etnike dhe kudo gjetiu në botë, shpirtin dhe mendjen e tyre e kanë përqendruar te Kryefesta më e Madhe historike, atje ku ka filluar numërimi i këtyre 104 viteve, më 28 Nëntor 1912, në këtë ditë pikënisjeje për Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë Etnik. E quaj pikënisje për pavarësi, për faktin sepse nuk u bë kurrë - Shqipëria e 28 nëntorit 1912. Ajo u copëtua nga Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës (1913) duke e njohur një Shqipëri vetëm 28.748 km² !!!

Prandaj - Gëzuar 28 Nëntorin 1912, këtë pikënisje të Pavarësisë! 

Punë të mbarë në bërjen e Shqipërisë së Bashkuar!



TKURRJA DHE BËRJA E SHQIPËRISË LONDINEZE (1913)!

Areali i gjeografisë shqiptare në gjirin e perandorisë osmane, në fillim të shek. XVII, zinte një sipërfaqe të tokës ilirike prej rreth 120 000 km2. Me Traktatin e Shën Stefanit, (3 marsi 1878), me të cilën duhej të përfundonte lufta ruso-turke 1877-1878, u planifikua copëtimi i 4/5 të tokave shqiptare për inetresa të Bullgarisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi. Ndërkaq në Kongresin e Berlinit, më 13 qershor 1878, Fuqitë e Mëdha sipas një traktati finalizuan një ndarje tjetër për interesat ruso-evropiane në Ballkan. Sipas këtij Traktati, nga areali i katër vilajeteve shqiptare shkëputën rreth 25000 km2 tokë me shumicë shqiptare. Greqia u zgjerua me 9 275 km2 tokë me shumicë shqiptare, Serbia për rreth 10 500 km2 tokë shqiptare dhe Mali i Zi me rreth 4.683 km2 tokë 100% shqiptare...

***

Lufta e Parë Ballkanike që nisi në tetor të vitit 1912, solli ndryshime të mëdha në hapsirën gjeografike të Shqipërisë etnike. Shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, që përbënin ”aleancën ballkanike”, duke shfrytëzuar sukseset e kryengritjes së përgjithshme shqiptare të verës 1912 kundër ushtrisë osmane, në tetor-nëntor 1912 pushtuan teritoret etnike shqiptare.

***

Në vitin 1912 gjeografia e katër vilajeteve shqiptare përfshinte 90 270 km2.

1 - Vilajeti i Kosovës përfshinte 32 900 km2,

2 - Vilajeti i Shkodrës kishte 10 970 km2,

3 - Vilajeti i Manastirit kishte 28 500 km2 dhe

4 - Vilajeti i Janinës kishte 17 900 km2.

Dhe më 28 Nëntor 1912 në Kuvendin Vlorës u Shpallë Pavarësia e Shqipërisë në tërësinë teritoriale, prej 90 270 km2.

***

Në këto rrethana u mblodh Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër, më 17 dhjetor 1912, për të "zgjidhur" problemet e pazgjidhura nga lufta midis shteteve ortodokse të "Aleancës Ballkanike" dhe Turqisë (pa u përfshirë këtu shqiptarët). Kjo konferencë zgjati tetë muaj dhe më 29 korrik 1913, Fuqitë e Mëdha, në vend se ta njihnin pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik prej 90 270 km2, ata e pranuan një Shqipëri prej 28748 km2, ndërkaq 61 522 km2 të teritorit etnik shqiptar ia dhuruan shteteve ortodokse ballknike si: Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks