SHKRIMI
e premte, 26 maj 2017

DR.MILAN SHUFLAJ: FAKTE TË PANJOHURA ARKIVORE (NË DORËSHKRIM) PËR SHQIPTARËT

Pashtriku,org, 18. 02. 2017: (Në 86 vjetorin e vrasjes së historianit të shquar kroat, Milan Shuflaj)- Paanshmëria, korrektësia dhe simpatia e madhe ndaj popullit shqiptar, lidhjet e afërta me Shqipërinë, pranimi dhe argumentimi në mënyrë shkencore i tezës së prejardhjes së drejtpërdrejtë të shqiptarëve nga ilirët, si dhe autoktonia e tyre në trojet shqiptare, ishin shkaqe që e shtynë Beogradin për të organizuar vrasjen e Milan Shuflajt më 18 shkurt të vitit 1931. Menjëherë pas atentatit, policia konfiskoi të gjitha dorëshkrimet që ndodheshin në apartamentin e tij.

Një pjesë e mirë nga këto dorëshkrime mesa duket kanë humbur përgjithmonë, sepse edhe sot e kësaj dite nuk u gjendet ndonjë gjurmë. Jehona e vrasjes ishte e madhe. Reaguan me shkrimet e tyre “Tribuna” (Romë), “Berliner Tagblat”, “New York Times”, “Frankfurter Zeitung”, “Arbënia”, “Vullneti i Popullit” (Tiranë), etj. Me një memorandum të veçantë reaguan edhe kolosët e shkencës e të letrave si Albert Einstein, Heinrich Mann, dr. Josef Bajza, dr. Max Hildebert Boehm, dr. Karl Fritzler, dr. Zenon Kuziela, dr. Martin Spahn, dr. Branimir Jeliq, Josip Milkoviq, Lumo Skendo, Faik Konica, si dhe organizatat “Ligue Internationale des Droits des L’Homme”, “Federation Universitaire Internationale”, etj.

Interesimin e Shuflajt për shqiptarët dhe Shqipërinë e ndeshim që në fillim të karrierës së tij shkencore, kur, duke hulumtuar e mbledhur dokumenta nëpër arkivat e Dalmacisë, për “Codex diplomaticus” të Tadija Smiçiklasit, zbulon materiale burimore shumë interesante, të pabotuara, që i takonin mesjetës shqiptare. Kjo periudhë, në atë kohë ishte e pahulumtuar fare dhe zgjon interes të jashtëzakonshëm tek studiuesi i ri, interesim ky që e preokupon aq shumë, sa bëhet qëllim kryesor i veprimtarisë shkencore për gjithë jetën e tij.



Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, nga pena e dr. Milan Shuflajt dolën studime të jashtëzakonshme me vlera të larta shkencore në fushën e albanologjisë. E tillë është vepra monumentale “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, të cilën e boton së bashku me Ludvig Thallocin dhe Konstantin Jireçekun. Materialin e mbledhur, dr. Shuflaj e sistemonte dhe e përcillte me komente të ndryshme, kështuqë në të shumtën këto komente, paraqesin diskutime mevlerë të lartë shkencore dhe mund të shfrytëzohen si studime të veçanta. Punën për përgatitjen e botimit të kësaj kryevepre e ka vazhduar edhe më tutje.

Në Arkivin Qendror Shtetëror të Tiranës, ruhen regestat për vëllimin e tretë të “Acta Albaniae...”

Në shtypin periodik si dhe studime të veçanta në Kroaci, Shqipëri, Kosovë, Greqi, Austri, Itali, Hungari por, edhe gjetiu, është shkruar se është gjetur vëllimi i tretë i cili ishte i gatshëm për botim. Në fakt, e vërteta është krejt ndryshe.

Dr. Milan Shuflaj nuk kishte arritur ta përgatiste për botim vëllimin e tretë, ashtu siç është shkruar e pohuar deri tani. Në dorëshkrimet e tij, të cilat ruhen ne Arkivin Shtetëror Kroat në Zagreb, një pjesë e këtyre dokumenteve, janë të shpërndara nëpër kuti të ndryshme. Kjo është e tëra që është zbuluar pas hulumtimeve të bëra, e jo dorëshkrimi komplet i vëllimit të tretë, siç pohohet tani. Pra dr. Milan Shuflaj nuk e kishte shkruar e as që e kishte përgatitur për botim vëllimin e tretë.

Pohimet e mësipërme, u vërtetuan, kur në Arkivin Qendror Shtetëror të Tiranës, në fondin e Ministrisë së Arsimit, [fondi 295, dosja 85, f. 1-43, viti 1931], nga ana e dr. Musa Ahmetit u zbulua përmbajtja e vëllimit të tretë të “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, aq shumë të përfolur, i cili shkaktoi edhe debate e polemika të shumta te studiuesit, historianët, por edhe te gazetarët.

Duke studiuar dorëshkrimet e Sufflay-t, por edhe burimet tjera arkivore mund të themi se se “disa prej veprave më të rëndësishme të këtij studiuesi, që janë konsideruar të botuara, në fakt kanë qenë vetëm pjesërisht të botuara.”

Këtu mund të përmenden: “Biologjia e fisit shqiptar” (1915), “Historia e Shqipërisë së Veriut” (1924), “Kadastri i Shkodrës” (1926), “Historia e Shqipërisë - prospekt” (1930), në anën tjetër, disa studime monografike të vëllimëshme, pothuajse të përfunduara, edhe sot kësaj dite nuk janë botuar, përkatësisht ato janë “të papërmendura dhe të pacituara në burime dhe literaturë të albanologëve dhe historianëve shqiptarë dhe të huaj si p.sh. “Statuti, ipeshkvia dhe qyteti i Durrësit,” “Biografi e Pal Engjëllit dhe e Pal Dushmanit të Krajës,” “Statuti i Drishtit,” “Familjet fisnike shqiptare në mesjetë,” “Qytete të tjera mesjetare shqiptare - Shkodra, Tivari, Shasi, Bajeza (Balezzio), Danja, Medua, Ulqini etj,” “Fiset, vëllazëritë, emrat dhe mbiemrat tek shqiptarët në mesjetë,” “Mbi emigrimin e shqiptarëve,” “Familja dhe fshati shqiptar në mesjetë,” “Armët dhe ushtarët shqiptarë në mesjetë,” “Harta gjeografike të Shqipërisë dhe të Ballkanit Jugor,” “Shin Sergji e Baku në Bunë” “Shin Gjoni Vladimiri,” etj.

Shuflaj, kishte përgatitur, ashtu si edhe në dy vëllimet e mëparshme, tashmë të botuara, “regestat” [sinopsin] e dokumenteve që duhej të futeshin në vëllimin e tretë. Informacionet për ekzistencën e këtyre dokumentave M. Sufflay i kishte nxjerrë nga botimet e ndryshme të korpuseve burimore me autorë Baronius, Cerone, Eubel, Farlati, Fermendžin, Gelcich, Hopf, Iorga, Ljubić, Makušev, Marinesco, Pastor, Thalloczy, Theiner, Ëaddingo, që kishte arritur t’i konsultonte gjatë përgatitjes së dy vëllimeve të para të Acta Albaniae.

Nga këto botime ai kishte mbledhur jo vetëm të dhënat për përmbajtjen e dokumentave, por edhe për vendndodhjen e tyre. Shënimet mbi dokumentat i grupon sipas arkivave dhe bibliotekave ku ato ndodheshin si në Arkivin e Venedikut (450 dokumente nga vitet 1407-1451), Arkivin e Vatikanit (113 dokumente nga vitet 1405-1451), Arkivin e Napolit (20 dokumente, nga vitet 1402-1451), Arkivin e Barcelonës (12 dokumente nga vitet 1447-1451), Arkivin e Ankonës (8 nga vitet 1412-1439), Museo Civico të Venedikut (2 nga viti 1420), etj.

Është interesant fakti, që në përmbajtjen e vëllimit të tretë, M. Sufflay nuk kishte futur dokumentat nga Arkivi i Barcelonës të cilat i kishin përshkruar për llogari të tij disa scribes spanjollë, dhe që ky ia kishte huazuar akademikut serb në Beograd, Jovan Radoniq, për konsultim për një studim. Ky i fundit i botoi ato në vitin 1942, pas vdekjes së M. Sufflay. M. Sufflay i kishte kërkuar me këmbëngulje që Radoniq t’ia kthente dokumentat nga arkivi i Barcelonës, e megjithatë ai i kishte mbajtur ato, edhe pse i kishte premtuar Sufflay-t se do t’ia kthente.

Zbulimet më të reja nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut

Shuflaj, kishte lënë pa përfshirë këtu edhe disa dokumente nga Arkivat e Dubrovnikut dhe Kotorrit. Një gjë të tillë, e ka pohuar vetë, në një letër të zbuluar kohë më parë në Arkivin e Dubrovnikut. Në letër, e cila mban datën e 9 janarit të vitit 1931, ai kërkon t’i mundësohet studimi i dokumentave që ruhen në këtë arkiv, sepse po përgatitej të botonte vëllimin e tretë të: “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”. Me këtë rast, nga vetë dora e Shuflajt, kemi një të dhënë shumë të rëndësishme, se vëllimi i tretë po pregatitej, dhe se nuk ishte shkruar akoma.

Përveç kësaj letre, në Arkivin e Dubrovnikut, është zbuluar edhe proçesverbali i bërë nga arkivi për studimet që bëri Milan Shufalj atje, deri me 17 shkurt, d.m.th. një ditë para se të vritej. Ky proçesverbal, është i një rëndësie të dorës së parë, sepse aty janë shënuar me saktësi dhe pedantëri të gjitha vëllimet, dokumentat dhe dorëshkrimet që ka shfrytëzaur Shuflaj gjatë kërkimeve shkencore në këtë arkiv.

Kjo, është një lehtësi e jashtëzakonshme për të bërë rikonstruimin e gjithë asaj që Shuflaj studioi dhe përshkroi për vëllimin e tretë të kryeveprës së tij “Acta Albaniae...” Gjatë punës kërkimore, M. Shuflaj kishte studiuar dokumentat deri në përfundim të vitit 1451, vit ky që llogaritej edhe si kufiri i fundit për vëllimin e tretë të veprës së tij.

Kush ishte Milan von Sufflay?

Millan Shuflaj ka lindur në vitin 1879, në Lepoglavë të Kroacisë. Shkollën fillore e mbaron në vendlindje, ndërsa Gjimnazin Klasik në Zagreb, ku laureohet si nxënësi më i mirë i gjeneratës së tij. Studion shkencat shoqërore në Universitetin e Zagrebit. Doktoron në vitin 1901. Menjëherë pas doktoratës, Shuflaj i futet punës për sistematizimin, mbledhjen dhe përshkrimin e dokumentave mesjetare nga arkivet e qyteteve bregdetare dalmatinase për “Codex Diplomaticus”. Këtu ishin kontaktet e para të studiuesit të ri me lëndën e vëllimshme dhe të pahulumtuar fare, që i takonte Shqipërisë. Në vitin 1902, Shuflaj mbron me sukses provimin për profesor në shkencat ndihmëse të historisë, në Universitetin e Zagrebit.

Në vitet 1902/3 specializohet në Vjenë, në Österreichische Institut für Geschichtsforschung, në fushat e paleografisë latine, diplomacisë, kronologjisë dhe notariatin, tek profesorët: O. Redlicha dhe A. Dopscha. Në këtë vit, regjistron tek prof. K. Jireçeku, “Studimet albanologjike në Kolegjin e Vjenës”, të cilat nuk ka arritur t`i përfundojë. Në vitet 1904-1908, dr. Shuflaj punon si asistent në bibliotekën kombëtare Szeczeny, të Budapestit. Këtu thellon njohuritë në fushën e ballkanologjisë dhe sidomos albanologjisë.

Vendos kontakte të shumta me intelektualë dhe shkencëtarë me famë botërore, kontakte këto që do t’i shfrytëzojë më vonë, gjatë gjithë punës së tij shkencore. Në Budapest, Shuflaj botoi në revista dhe gazeta të ndryshme, një numër të madh punimesh shkencore me vlera të jashtëzakonshme. Në revistën Szazdok, boton dy punime për mesjetën kroate, ku me argumente shkencore tregon se dokumentet e Rabit të shek. XI dhe XII, për mbretin kroat Zvonimir, ishin falsifikat. Kjo gjë më vonë do t’i kushtojë shumë, sepse do të shpallet tradhtar i popullit kroat, dhe studentët e tij do t’ia bojkotojnë leksionet!

Në vitin 1908, emërohet profesor i rregullt për shkencat ndihmëse të historisë në Universitetin e Zagrebit. Së bashku me Talocin dhe Jireçekun, në vitin 1913 dhe 1918, boton në dy vëllime kryeveprën “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”. Në vitin 1918, me kërkesën e tij pensionohet, e pastaj boton pjesën e tretë të Historisë së Shqipërisë, të cilën kishte planifikuar ta shkruante në tetë vëllime, me titull: “Die kirchenzustände im vortürkischen Albanien. Die ortodoxe Durchbruchszone im katolischen Damme”, për të vazhduar, pastaj në vitin 1920 me romanin me temë nga mesjeta shqiptare, “Konstantin Balsha”, të firmosur me pseudonimin Alba Limi. Në dhjetor të vitit 1920, burgoset.

Dënohet me tre vjet e gjysmë burg të cilat i bën në Mitrovicën e Sremit. Në vitin 1924, boton në të përditshmen e Zagrebit, “Obzor”, romanin fantastiko-shkencor: “Na Pacifiku 2255 - metagenetički roman u četri knjige”. Po në këtë vit boton edhe: “Städte und Burgen Albaniens hauptsächlich ëährend des Mittelalters”, dhe “Povjest sjevernih Arbansa”. Pë të botuar pastaj në vitin 1925 studimin: “Srbi i Arbanasi, njohova simbioza u srednjem vijeku”. Në vitin 1928 botoi librin me ese: “Hrvatska u svijetlu svjetske historije i politike”.

Po këtë vit, emërohet profesor i rregullt në Universitetin e Budapestit. Për shkak se nuk kishte pasaportë, detyrohet ta refuzojë këtë emërim. Problemet me policinë, janë pjesë përbërëse e jetës së dr. Shuflajt. Sipas disa të dhënave më të reja, të zbuluara në Arkivin Shtetëror Kroat në Zagreb, dr. Milan Shuflaj është njëri ndër shkencëtarët e rrallë në botë, që është vëzhguar në çdo hap nga policia, e jo vetëm ai, por edhe personat me të cilët kontaktonte, duke përfshirë këtu edhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë dhe të gjërë.

Një mbikqyrje e tillë ka filluar në fund të vitit 1922, gjë që mund të dëshmohet nga dokumentet arkivore. Fillimisht është vëzhguar vetëm ditën, ndërsa më vonë 24 orë pa ndërprerje. Me raportet nga mbikëqyrja, njoftohej drejtpërsëdrejti kryeministri, Petar Zhivkoviq, e më vonë pasardhësi i tij, Milorad Srshkiqi në Beograd dhe vetë mbreti, në mënyrë që të kishin parasysh veprimtarinë dhe lëvizjet e shkencëtarit të madh. Në vitin 1929, Akademia Vjeneze e Shkencave i propozon dr. Shuflajt që të vazhdonte vjeljen e lëndës arkivore për vazhdimin e botimit të ”Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, vëllimet III-V.

Këtë inisiativë e përkrahu edhe qeveria e Mbretërisë Shqiptare, e cila shprehu gatishmërinë e saj që të hiqte shpenzimet për një ndërmarrje të tillë kaq serioze dhe të vlefshme. Dr. Milan Shuflaj ftohet të vizitojë Shqipërinë. Pas shumë peripecish rreth pajisjes me pasaportë, ai arrin në Shqipëri më 12 janar të vitit 1931. Vritet nga dora e kriminelëve serbë më 18 shkurt të vitit 1931, një ditë pas kthimit nga Shqipëria, duke lënë pas shumë studime të papërfunduara, në dorëshkrim, një pjesë e mirë e të cilave ruhet në Arkivin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb. /Dr.Musa Ahmeti/


_______________________


TV kalendar 19.02. - Milan Šufflay,ubijen 1931.


MilancExc Shuflaj përkujtohet në 85 vjetorin e vrasjes ( 27.06.2016)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks