SHKRIMI
e enjte, 21 shtator 2017

DR.LUFTULLA PEZA&DR.LILJANA PEZA: ÇFARË PËRFAQËSON SHKRIMI LINEAR B?

Pragë, 11 qershor 2017: Gjatë gërmimeve arkeologjike në ishullin e Kretës në vitin 1900, të ndërmarra nga arkeologu A.Evans, u gjetën shumë pllaka tjegullore (të sheshta) me figura dhe shenja të ndryshme shkrimore. Evans shkrimet e gjetura në këto pllaka i ndau në tri kategori: shkrim vizatimor (pictographic), shkrim Linear A dhe shkrim Linear B. Evans qytetërimin e Knosit, që zbuloi në Kretë dhe të gjitha shkrimet e ndryshme, i cilësoi të gjitha, që i përkasin një qytetërimi paragrek.

Më pas pllaka me mbishkrime me shkrimin Linear B janë gjetur edhe në vende të tjera, që tregon për përhaphen e tij të madhe.



Harta e përhapjes së qytetërimit të Mikenës dhe e shkrimit Linear B (Wikipedia)


Shkrimet Linear A dhe Linear B janë dy forma të afërta shkrimesh, gjetur në gërmimet arkeologjike në Kretë dhe rajonet të tjera të Pellazgjisë së dikurshme (Greqia e sotme ) nga arkeologu A. Evans.

Shkrimi Linear A është më i vjetër dhe me shenja më të komplikuara dhe ka mbetur i pa lexueshëm. Shkrimi Linear B (ose gjuha e Mikenës) është vazhdim i të parit dhe lidhet me gjuhën pellazge. Shkrimi Linear B u falsifikua nga studiuesit anglez M.Ventris dhe J. Chadwick, të cilët e paraqitën atë, sikur është një dialekt i gjuhës greke (Chadwick 1976, 2001). Ata provuan ta deshifrojnë këtë lloj shkrimi të famshëm, por nuk gjetën asnjë fjalë të gjuhës greke në te. Më pas shenjat e tij, që në disa raste përfaqësojnë germa të alfabetit, i pranuan si rrokje. Me bashkimin e këtyre shenjave, të ngritura në rrokje ata formuan fjalë, që i afruan me fjalët e gjuhës greke. Nga ky gatim artificial ata më pas dhanë përfundimin e gabuar, që shkrimi Linear B përfaqëson një dialekt të gjuhës greke.

Ky është themeli, që i mban grekët sot si popull i kohës së bronzit në rajonin e Egjeut, sepse nuk kanë asnjë dokument të vërtetë. Por këto themele pellazge u tjetërsuan në greke, vetëm me anë të falsifikimit të gjuhës pellazge nga Ventris dhe Chadwick, që fatkeqësisht mbështetet nga disa studiues sot.

Ne kemi zbuluar (L. & L.Peza 2006, 2013 dhe më pas) në një pllakë me shkrimin Linear B, të gjetur në Mikenë, shprehjen e vetme të njohur në këtë shkrim: “ZIAZI”, e barabartë me “ZI ASHT ZI”, që i përket gjuhës pellazge, e cila krejtësisht është njëlloj si në gjuhën e sotme shqipe, dialekti gegë.




Pllaka e dheut nr. 7671, gjetur në Mikenë (Pelopones)


Në pllakën e baltës, në qoshin e majtë të rrjeshtit të sipërm, është shkruar kjo shprehje, ku shigjetat tregojnë drejtimin e leximit:



Shprehja I Z A I Z ← = → Z I A Z I = Z I A S H T Z I e shkruar në këtë pllakë balte, të kohës së bronzit, është shumë e lashtë në shkrimin Linear B, e cila i përket gjuhës së lashtë pellazge, por kuptohet një lloj edhe në gjuhën shqipe. Në pllakat e dheut me shkrimin Linear B ndeshen edhe germa të tjera, njëlloj me ato që njihen sot të alfabetit latin, që e ka origjinën tek alfabeti i lashtë pellazg (Peza & Peza 2006, 2013).

Kështu, me këtë zbulim mjaft të rëndësishëm, vërtetuam plotësisht dhe me prova bindëse, që shkrimi Linear B (ose siç quhet ndryshe gjuha e Mikenës) përbën një dialekt të gjuhës pellazge të kohës së bronzit. Nga ana tjetër kjo gjuhë e lashtë pellazge çuditërisht përputhet plotësisht me gjuhën shqipe, sepse kjo gjuhë shumë e lashtë është provuar nga shumë prova dhe autorë, që është origjina e gjuhës shqipe.

Dy vite më parë riinterpretuam një mbishkrim, gërvishur në një pllakë graniti në Norvegji, e datuar nga viti 2000 deri në 1500 p.e.s. Shprehja “SOT QA” gërvishur në pllakën e granitit nga autorët norvegjezë është interpretuar jo saktë, në përputhje me modelin e Ventrisit dhe Chadwickut, ku çdo shenjë (simbol) është marrë si një rrokje e gjuhës së folur. Nisur nga kjo ata mbishkrimin e interpretuan kështu: SOT QA = WE TU YU PI TI = kuptimi është dhënë = "soft (and) pure" = I butë dhe I pastër.




Mbishkrimi i Kongsbergut


Për mendimin tonë ky përfundim nga autorët norvegjezë është i gabuar dhe ne kemi dhënë përfundimin tonë, si vijon:

SOT QA = SOT QA or SOT KA, sepse germa “Q” nga një here lexohet edhe si “K”.

Në këtë mënyrë gjetëm, që mbishkrimi i Kongsbergut përfaqëson gjuhën pellazge të mineanëve të Kretës, gjatë kohës së bronzit, e cila përputhet plotësisht me gjuhën shqipe.

Përfundimisht mendimi ynë mbi shkrimin Linear B është i qartë, i saktë dhe i drejtë: shkrimi Linear B është një dialect i gjuhës pellazge, zhvilluar gjatë kohës së bronzit në rajonin e Egjeut, që vërtetohet nga dy mbishkrimet e sjella më sipër, të mbishkrimit të Mikenës dhe të Kongsbergut. Shprehjet “ZIAZI” dhe “SOT QA” janë dy shprehjet e vetme të gjetura në shkrimin Linear B, të cilat janë plotësisht njëlloj edhe në gjuhën shqipe të sotme. As një fjalë greke nuk është gjetur në shkrimin Linear B dhe çdo gjë që thuhet rreth kësaj çështje përbën një falsifikim të së vërtetës.

_____________

Bibliografia:

Chadwick J. 1976. The Mycean Greek. Cambridge Univ. Press

Chadwick J. 2001. Linear B. In: A history of ancient Greek from the beginning to late antiquity, edited ba A.F.Christidis, Cambridge Univ. Press

Peza L. 2006. Shkrimi më i hershëm i shqipes. Gaz. Republika 17 qershor 2006

Peza L. , Peza L. 2013. Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre,Tiranë

Peza L. - Peza L. 2015a. Kongsberg inscription. Academia edu

Peza L., Peza L. 2015b. Mbishkrimi i Kongsbergut (Skandinavi). Pashtriku org., 2 shtator 2015

Peza L. & Peza L. 2016. Kongsberg’s inscription (Norway) and the Linear B script. Academia edu

Peza L. & Peza L. 2016. Shkrimi Linear B ka qenë një dialekt i gjuhës pellazge. Simpoziumi IV i Qendrës së Studimeve Pellazgjike, 18 nëntor 2016, Tiranë

Pragë, më 10 qershor 2017


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks