SHKRIMI
e shtunë, 26 maj 2018

VASO PASHË SHKODRANI DHE PELLAZGËT

 Pashtriku.org, 1 shkurt 2018: Ne nuk jemi të veçantë. E duam vërtet vëndin tonë, por akoma më shumë duam të vërtetën dhe drejtësinë – thoshte Pashko Vasa. Cila ishte ajo e vërteta që e kërkonte Vaso Pashë Shkodrani?

“Pellazgët, që zbritën të parët nga deti në stere, në tokat e Greqisë së sotme, kishin sjellë me vete dhe kultin e një feje fare primitive.

Historianët e lashtë, i pari Herodoti, njoftojnë se pellazgët u bënin perëndive lloj-lloj flijimesh, porse nuk e kishin zakon t’u vinin emra të posaçëm; ata nuk kishin hyjni të materializuara, idhuj të bërë nga dora e njeriut; adhuronin natyrën me dukuritë e saj mirëbërëse.

Prandaj teogonia e tyre që më së fundi u përqafua e ndofta u përsos nga grekët, nuk ishte veçse fryt i vrojtimeve të lëvizjeve fizike të natyrës, të vazhdimësisë së kohës, të marrëdhënies së elementeve; me një fjalë ajo nuk ishte veçse një seri rrjedhimesh logjike ose më mirë, një shpjegim fare primitiv i sistemit të botës, pemët e para të punës mendore të njerëzve në lëmin e filozofisë “ -shkruante Vaso Pasha me 1879 në “Albanien und die Albanesen: eine historisch-kritische studie”

Edhe pse Johan fon Han, studiuesi i pare i kohës sonë, që i përcaktoi shqiptarët e sotëm si pasardhës të pellazgëve i cili i vazhdoi kërkimet e veta historike e gjuhësore gjatë 40 vjetëve (shërbeu si konsull i Austrisë në Janinë).



Por edhe Jeronim De Rada poeti dhe studiuesi arbëresh, mbrojti të njëjtën tezë, toponimet pellazge mund të shpjegohen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe. Kur Kongresi i Berlinit e mohoi legjitimitetin e Shqipërisë, Pashko Vasa e mbështeti këtë argument, duke botuar në Paris dhe në Berlin, në gjuhen frënge dhe shqipe, veprën e tije të njohur “E vërteta për shqipërinë dhe shqipëtarët”.

“Çështja e prejardhjes së shqiptarëve nuk është vetëm një çështje e shqiptarëve, por ajo është një çështje e të gjithë rajonit ballkanik, pasi integrimi evropian mbi të cilin ne kërkojmë të aderojmë gjatë viteve të fundit, kërkon mbi të gjitha një aderim së pari kulturor dhe së dyti vlerash e arritjesh të përbashkëta.

Homo pelasgus, si një “stërgjysh” i përbashkët i shqiptarëve dhe thrakasve ashtu siç thonë autorët antik, prej poemave të Homerit e gjer tek Herodoti, Hesiodi e Straboni, vërtet nuk ka të bëj me grekët e lashtë, por i vënë përball një të vërtete të madhe, asaj të së vërtetës shkencore, duhet të zhvishet nga mitet e legjendat nacionaliste dhe të studiohet si pjesë e shkencës. (shkruan Bledar KOMINI )

Pra: “Pellazgët, që zbritën të parët nga deti në stere, në tokat e Greqisë së sotme, kishin sjellë me vete dhe kultin e një feje fare primitive. Historianët e lashtë, i pari Herodoti, lloj flijimesh, porse nuk e kishin zakon t’u vinin emra të posaçëm; ata nuk kishin hyjni të materializuara, idhuj të bërë nga dora e njerinjoftojnë se pellazgët u bënin perëndive lloj-ut; adhuronin natyrën me dukuritë e saj mirëbërëse.

Prandaj teogonia e tyre që më së fundi u përqafua e ndofta u përsos nga grekët, nuk ishte veçse fryt i vrojtimeve të lëvizjeve fizike të natyrës, të vazhdimësisë së kohës, të marrëdhënies së elementeve; me një fjalë ajo nuk ishte veçse një seri rrjedhimesh logjike ose më mirë, një shpjegim fare primitiv i sistemit të botës, pemët e para të punës mendore të njerëzve në lëmin e filozofisë.” ( P.Vasa )

Pashko Vasa vuri në dukje se, kur njerëzit janë të detyruar të shpërngulen, ata i emërtojnë vendet e reja sipas atyre të vjetrave, të cilat u duhej t’i braktisnin. Kështu, emri i lashtë i Maqedonisë ishte Emathia (shqip: e madhja) dhe pellazgët, të detyruar të shpërngulen në drejtim të trevave të sotme shqiptare, e emërtuan krahinën malore Matia ose Mat.

Virgjili pohon se heronjtë e mundur të Trojës bënë të njëjtën gjë kur u shpërngulën në Butrint; po kështu edhe arbëreshët kur mbërritën në Italinë e Jugut. Studiuesi J.Thomopullos radhiti një numër emërtimesh të tilla dhe, veç kësaj, tregoi se si fjalët etruske kishin të njëjtën rrënjë me përgjegjëset e tyre në shqip.

Zevsi bashkohet me Metis-in, Μήτις, zgjuarësinë, mendimin. Fjala Ment në gjuhën shqipe ka kuptim zgjuarsi, mendim. Grekët i kanë hequr n kësaj fjale dhe duke i shtuar pjesëzën e tyre – is kanë sajuar Metis. Mirëpo nga ky bashkim, pikërisht Zevsi Jupiteri lind Athenane Αθήνα (Minerva); por kjo lindje bëhet në kokën e Jupiterit, në selinë e zgjuarsisë, dhe jep Athenanë ose Athenën (Minervën)

Grekët nuk ruanin asnjë kujtim nga gjuha pellazgjike, kurrë nuk kanë mundur t’i japin një kuptim racional fjalës Athena; ata u kufizuan në hipoteza të thjeshta në të kundërtën gjuha shqipe na jep një shpjegim shumë të qartë e shumë bindës. Thane dhe thënë në gjuhën shqipe kanë kuptimin e foljes them.

E thana dhe e thëna është të folurit; Athena pra është fjala e perëndisë, po ajo fjalë që e gjejmë në të gjitha fetë të vjetrat dhe modernet, të coluri e Zotit të pellazgëve, që ka dalë nga Zeusi- forca, fuqia, dhe nga Metis- zgjuarsia e mendja. Rea në gjuhën shqipe do të thotë: re, qiell. (Marrë nga libri "E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët" i autorit Pashko Vasa - Vaso Pashë Shkodrani)



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

DOKUMENTAR

DR.MATHIEU AREF: 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks