SHKRIMI
e premte, 22 mars 2019

ALI ELTARI: PELLAZGËT KRIJUESIT E QYTETËRIMIT BOTËRORË!

Tiranë, 5 mars 2019: Të nderuar vëllezër e motra Shqiptare!

Më quajnë Ali Eltari (Lapi). Jam anëtar i Akademisë së Shkencave të Ballkanit. Në moshë të re kam punuar mësues në zona shumë të vështira malore. Në ato vende, në kohën e lirë, kam lexuar mjaftë libra, por edhe kam botuar në gazetat e kohës. Më vonë u punësova gazetarë te revista “PIONIERI” të cilën e gjeta me tirazh 7 000 kopje dhe e lash me 37 500, më pas në Radio Televizionin Shqiptar. Atë kohë nxora nga shtypi libra me tregime, novela dhe romane. Në 1976, me novelë historike “KËSHTJELLA BESZANA” u vlerësova, nga lexuesit, shkrimtar më i mirë i vitit, ndonëse deri në 1990 u mbajt e fshehtë. Në fillimin e pensionit botova revistën shkencore “RRETH E RROTULL,” e cila bëri të mbyllen në 1996- 1997 të 28 revistat e tjera. Atë e vazhdova vetëm derisa u sëmurë rënd bashkëshortja.


Thuajse gjithë jetën vëmendja ime ishte përqendruar për të gjetur origjinën e shqiptarëve. Nga shkrimet, që lexoja, më lindi mendimi se, ata ishin njerëzit më të hershëm në botë. Më pas, nga Ballkani, u përhapën në të gjithë planetin. Vështirësia, për mua ishte se, nuk e kisha të lehtë të gjeja kushtet, që ndihmuan të flisnin. Këtë mundësi ma krijoi një ftesë, që më erdhi në kohë e duhur, nga Suedia. Si e mësova atje, nisa të shkruaj vëllimin e parë “PELLAZGËT KRIJUESIT E QYTETËRIMIT BOTËRORË,” të cilën e botova në 2008. Në këtë libër shpjegova si u arrit të flasë hominidi (majmuni me pamjen e njeriut të sotëm- Homo sapiens) për të dhënë njeriun folës (Homo sapiens sapiens). Kopja e saj ndodhet në Bibliotekën e OXFORDIT. Një pjesë e mirë e tyre e kanë blerë fëmijët e shkollave, nga klasa e tretë e ciklit të ulët deri në klasat e nënta.



Televizion Top Chanel në 27 qershor 2017 dha lajmin se “Grupi studimor gjerman nga Qendra Senckenberg për Zhvillimin e Njeriut dhe Paleontologjisë (HEP) drejtuar prej Madelaine Behme, nga disa studime, ka arritur të gjejnë se: “Vendlindja e njeriut nuk ishte kontinenti i nxehtë, por Europa,” më saktë Ballkani, sepse këtu u gjetën nofulla dhe dhëmbi i hominidit, që dha njeriun e sotëm. Pra ata e mbështetën zbulimin tim.

Lexuesit e rritur, kërkuan më shumë të dhëna, ndaj studiova dhe gjeta rrugët e përhapjes së tyre në Planetin Tokë. Tri vëllimet e fundit, munda t’i botojë në dhjetor 2017. Edhe këto ndodhen në Bibliotekën e Oxfordit. Mendoja se ky studim 55 vjeçar, vlente më shumë se, fitimi i një gare sportive, të cilin Kryeministri e shpërbleu, dhjetë herë më shumë nga sa i kërkova për botimin e këtij studimi. Për botimin e tyre kërkova mbështetje financiare nga shteti shqiptar, për t’i botuar, por nuk mu përgjigj. Ndaj u mbështeta në ndihmën e vajzave të mija. Më vjen keq se, u botuan në 200 kopje secila! Nga ato deri më tani kam nxjerrë nga shtëpia vetëm 48 vëllime, pra 184 libra, nga të cilat më kanë dhënë lekë vetëm dy persona, pra më kanë paguar vetëm 8 libra. Ndaj kam vendosur të mos jap më falas.

Nëse jeni të interesuar për t’i blerë, mund të më drejtoheni në adresën elektronike (E-mail: eco-club-al@yahoo.com) ose Rruga Todi Shkurti P.13 Shkalla 4 Apartamenti 42 Tiranë. Të katër librat arrijnë 1 264 faqe. Kanë shumë faqe me figura cilësore shumëngjyrëshe. Çmimi i të katër vëllimeve është: 4 200 lekë të reja.

Me ndjenjën e nderimit,

Akademik Ali Eltari (Lapi)

Anëtar i Akademisë së Shkencave të Ballkanit


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks