SHKRIMI
e martë, 12 nëntor 2019

DR.LUFTULLA PEZA: THEATRI DHE SHQIPTARËT

Golem (Durrës), 12 shtator 2019: Historia e theatrit pothuajse nuk njihet, ajo pret që të studiohet, pasi është shumë rëndë e deformuar në dëm të shqiptarëve. Theatri ka lidhje shumë të ngushtë me shqiptarët e lashtë (pellazgët) dhe pasardhësit e tyre, ilirët, dardanët, maqedonët, epirotët, thrakët, dakët, që e shpikët këtë gjini arti dhe ngritën në kohrat e lashta për herë të parë në botë mjediset (theatrin), për ta vënë në sherbim të publikut. Kjo ka ndodhur afërsisht dy mijë e pesëqind vjet më parë dhe vazhdon të ketë sukses të madh edhe në ditët tona.

Por theatri lidhet ngushtë edhe me shqiptarët e sotëm.

Shqiptarët do të përmenden në histori si barbarët e shekullit të ri. Në Tiranë, si i vetmi vend në botë, qeveria po bën luftë të ashpër me artistët dhe popullin e bashkuar me ta, për të shembur Theatrin Kombëtar, Monument Kulture, qendra e parë artistike dhe e parë shkencore shqiptare në kohën moderne. Qëllimi është vetëm përfitimi personal: përfitim trualli shtetëror për përfitime vetiake me ngritjen e mjaft kullave, me anë të të cilave fitohet ryshfet i milionave euro nga zyrtarët. Kundër kësaj arrogance të shtetit janë vënë Aleanca për Mbrojtjen e Theatrit, grupi i artistëve dhe punonjësve të artit në mbrojtje të theatrit e përkrahur nga shqiptarët, që mbrojnë artin dhe kulturën e tyre. Duke mbrojtur theatrin mbrojmë lirinë tonë, identitetin tonë kombëtarë, luftojmë injorancën dhe korrupsionin.



Këto janë dy të kundërtat e mëdha me famë botërore mbi theatrin.

Theatri është gjini artistike, lindi si shfaqje e veprimtarive të riteve të ndyshme kulti. Fillimisht ritet ishin të kultit fetar, për nder të perëndive, por edhe për herojtë me famë. Theatri lindi në Pellazgjinë e lashtë, siç quhej në lashtësi rajoni i Ballkanit dhe i Mesdheut (Herodot, 2.56). Kjo vërtetohet jovetëm nga historia, por edhe nga etimologjia e fjalës “Theater”.

Etimologjia e fjalës “Theater”:

Fjala “THEATER” përbëhet nga dy fjalë të gjuhës pellazge/shqipe: “THE”, që është koha e tashme, numri njenjës, veta e dytë e foljes “ME THEN” dhe fjala “AT, ATER”, që është shumsi i fjalës “AT” = baba. Pra: THE + ATER = THE ATER, THE ETËR.

Fjala “THEATER” don të thotë = “THE ATER, THE ETËR” (= THE BABALLARË), sepse ata që shfaqeshin në skenë, Zeusi dhe perënditë e tjera të Olimpit, ishin atët (etërit) e të gjithë atyre që shikonin. Kjo kuptohet lehtë, po të kemi parasysh pjesët që luheshin. Artisti apo aktori në këto theatra luante rolin e Zeusit, Dionisit apo Apollonit etj., ose Akilin, Hektorin, Odisein etj. dhe të gjithë këta në botën antike njiheshin si “Atet” e popullit. Prandaj loja e aktorëve dhe vendi i ndërtuar posaçërisht për të paraqitur para publikut këto rite mori emrin “THEATER”.

Theatri si gjini arti dhe ndërtimore, ku bëhej shfaqja për të paraqitur ritin e kërkuar para publikut, pranohet nga dijetarët, që lindi në Athinën e lashtë, në fillim të mijëvjeçarit të fundit p.e.s. (gjatë shekullit 8-7 p.e.s.). Athina njihet në histori si qytet i themeluar nga pellazgët rreth vitit një mijë p.e.s., ku është folur dhe shkruar gjuha pellazge. Pellazgët ishin populli i vetëm i njohur në këtë kohë. Historia, sidomos Herodoti, e vërtetojnë plotësisht Athinë dhe Akropolin e saj të ndërtuar dhe të banuar nga pellazgët (Herdt., 1.57). Në Athinë ndodhet Theatri i Dionisit, ngritur për nder të perëndisë pellazge Dionis rreth vitit 700 p.e.s., zotit të vreshtarisë dhe të verës një nga 12 zotat pellazgë të Olimpit.

Theatri i Dodonës (pranë Janinës në Epir, Çamëri), njerë nga më të vjetrit në botë

Por historia e theatrit është krejt ndryshe, nuk është Athina qendra ku lindi theatri, por janë Iliria dhe Epiri.

Dodona në Çamëri është qendra më e vjetër e besimit pellazg, ku gjatë mijëvjeçarit të tretë p.e.s. atje ka qenë ngritur faltorja e Zeusit dhe e Dionës (Herodot, 2.52). Kjo faltore dhe falltore njëkohësisht në formën fillestare dhe më primitive ka qenë ndërtuar shumë kohë më përpara, sepse besimi pellazgo/pagan faktohet të ketë lindur rreth 15 mijë vjet p.e.s. me gjetjen e simbolit të Zeuastikës (kryqit të thyer) në Ukrainë (Peza & Peza 2013). Mbreti Pirro, i mbretërisë së Epirit, në vitin 297-272 ndërtoi theatrin madhështor në Dodonë, rrethuar me mure të larta. Theatri i Dodonës është më i madhi dhe nga më të vjetrit në botën antike. Nga kjo rezulton që theatri i parë në botë nuk është ndërtuar në Athinë, siç shkruhet në historinë e theatrit, por në Epir dhe Iliri. Theatri i Dodonës u shkatërrua nga pushtuesit romakë, kur pushtuan Ballkanin më 168 p.e.s., por u rindërtua përsëri (Imeri, Epiri). Faltorja e Zeusit në Dodonë ka funksionuar deri në vitin 350 të erës sonë, kur perandori romak ndaloi me ligjë besimi pagan/pellazg dhe feja kristiane u shpall feja e perandorisë.

Theatra të tillë gjatë kohës antike janë ndërtuar edhe në Butrint, në Apolloni, për nder të perëndisë Apollon, në Dyrrah (Durrës), në Lis (Lezhë), për nder të Zeusit, që identifikohej me Lisin, në Iskodra (Shkodër) etj.

Mbi vendbanimet pellazge në jugë të Ballkanit dhe gjuhën e tyre dëshmojnë më së miri edhe mbishkrimet e lashta të gdhendura në gurë, që janë zbuluar në këtë rajon. Mbishkrimi Dipylon i Athinës, mbishkrimi i Korinthit (të dy të shekullit 8 p.e.s.), mbishkrimi i Thebës (shekulli 7 p.e.s.), mbishkrimet e Kretës (shekujt 6-3 p.e.s.) etj., janë të gjitha të shkruara në gjuhën pellazge/shqipe, prandaj nuk ka vend për diskutime se cili popull ka banuar Athinën, Korinthin, Thebën, ishullin e Kretës dhe rajonet e tjera ballkanike, sepse ata kanë qenë pellazgët, stërgjyshët e shqiptarëve (Peza & Peza 2009, 2013, 2018).

Por falsifikatorët falsifikojnë dokumentet dhe përmbajtjen e mbishkrimeve të lashta, prandaj nuk duhen besuar dhe duhen luftuar. Këta falsifikatorë i kemi edhe në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe në albanologji, që mohojnë, por dhe luftojnë shqiptarinë dhe historinë tonë të lashtë pellazgo-iliro-maqedone-thrake-dake-shqiptare.

Grekët sigurisht kanë historinë e vet, por nuk mund të pranohen si popull më i lashtë i Ballkanit dhe Egjeut dhe aq më tepër si themeluesit e gjinisë së theatrit dhe ngritësit e theatrove të para, kur nuk ka asnjë dokument për këtë. Ndërsa pellazgët dhe pasardhësit e tyre ilirët, dardanët, epirotët, maqedonët, thrakët, dakët, paeonët jan vendas, autoktonë, grekët janë të ardhur. Ata erdhën gjatë shekullit të fundit p.e.s., pas pushtimit romak dhe u emërtuan prej tyre “graek-grekë” (wilip. encikl.). Ishin fis pa kulturë dhe nuk dihet se nga erdhën, sepse në vendin e origjinës nuk kanë lënë asnjë dokument kulturor dhe asnjë të tillë nuk sollën kur erdhën në vendin e ri.

Në kohën para pushtimit romak në Ballkan ishin të ngritura mbretëritë e Ilirisë, Maqedonisë, Dardanisë, Thrakës, Epirit, Dakisë etj. Gjatë kësaj kohe territori jugor i Ballkanit, ngeli prapa nga zhvillimi shoqëror, sepse në vitin 490 p.e.s. ishte pushtuar nga Persia. Në vitin 338 p.e.s. ushtria maqedone nën Filipin e II e pushtoi krejt jugun e Ballkanit, duke përzenë forcat perse në Azi të Vogël dhe këtë rajon e bëri pjesë të Maqedonisë. Më pas maqedono/shqiptari Aleksandri i Madh, i pranuar nga dijetarët si ushtaraku më i madh i të gjitha kohrave, e theu përfundimisht Perandorinë Persiane, duke zgjeruar Perandorinë Maqedone deri në Indi. Me vdekjen e Aleksandit të Madh (323 p.e.s.) Perandoria Maqedone u nda midis gjeneralëve të tij dhe Kasandri u bë mbreti i Maqedonisë, që përfshinte Maqedoninë, Thesalinë dhe pjesën jugore të Ballkanit.

Romakët bënë riorganizim territorial dhe të gjithë Ballkanin e organizuan në Provincën Ilire, pjesë e Perandorisë Bizantine. Gjuha mbizotëruese në këtë provincë ishte ilirishtja, por përdoreshin edhe dialektet maqedone, thrake, epirote, arvanite etj., të afërt njeri me tjetrin. Kjo gjendje vazhdoi deri në ramjen e Konstantinopojës dhe pushtimin turk të Ballkanit.

Pas kryengritjes arvanitase kundra Turqisë më 1821, me ndihmën e fuqive europiane dhe financimin e Ali Pashë Tepelenës, pjesa jugore e Ballkanit sipas marëveshjes së Londrës të marsit 1829 ju dha pavarësia nga Turqia dhekështu u ngrit mbretëria e parë me emrin Greqi në histori me mbret bavarezin Oto (Peza & Peza 2018). ?

Kjo është historia e shkurtër e Ballkanit dhe e theatrit, ku vihet re mbizotërimi nga shqiptarët e lashtë, qofshin këta pellazgë, apo pasardhësit e tyre ilirët, maqedonët, thrakët, epirotët etj., që kanë folur dhe shkruar gjuhën e tyre, dialekte të ndryshme me origjinë pellazgjike, shumë të afërt me gjuhën shqipe.

Është për të vënë duart në kokë, që shqiptarët të njohur në histori si shpikësit e gjinisë së theatrit dhe ndërtuesit e parë të theatrove, të jenë njëkohësht edhe shkatërruesit e theatrove, siç po ndodh këto ditë në Tiranë.

Të gjithë jemi për të ngritur një ose edhe më shumë theatra të rinj, por të gjinden vendet e përshtatëshme, ku ato të ngrihen. Tirana, pretendohet si qytet modern, por mund të them se ka mungesa theatrosh. Ajo e kishte popullatën 25 mijë banorë, kur u ngrit Theatri Kombëtar më 1938. Kur Tirana u bë me rreth 250 mijë banorë, në Tiranë u ngrit Theatri i Operas dhe Baletit. Tashit që Tirana ka arritu popullsinë rreth 800 mijë banorë, duhet të kishte të paktën një theatër në ç’do lagje. Prandaj në këtë drejtim duhet të punohet: Theatri Kombëtar të restautohet dhe të paiset me muzetë përkatës për artin dhe shkencën. Për këtë punë Aleanca për Theatrin mendoj të hapë një llogari në bankë dhe me paratë e mbledhura të bëhet restaurimin dhe rirregullimin e Theatrit Kombëtar. Ndërkohë është mirë, që theatri të vazhdojë të jetë në punë, me koncerte, shfaqje theatrale, festivale me këngëtarë, konferenca dhe simpoziume shkencore etj., që zullumqarëve tu thomi ndal.

Në vende të tjera të ndërtohen theatra të ri, që i duhen qytetit dhe popullit. Ahere do të kemi më shumë art, më shumë kulturë, më shumë artistë në punë dhe më shumë njerëz të kulturuar, për të cilat ka nevojë vendi.

Arroganca apo urtësia janë dy rrugët e mundëshme të pushtetit, por është zgjedhur e para, për të shtypur qytetarët. A do mundë ta shtypë pakica socialiste shumicën e qytetarëve të vendit? Besoj se jo.

Votimet antiligjore të 30 qershorit vërtetuan një gjë shumë të rëndësishme: fitimtarët socialistë të vetmit në garë, morën vetëm rreth 15-20 % të votave të mundëshme të votuesve. Në Tiranë me rreth 600-700 mijë votues, kryebashkiaku fitojë me rreth 150 mijë vota. Kështu që rreth ¾ e shqiptarëve janë kundërshtarët të regjimit. Prandaj të zgjedhurit socialistë dhe qeveria bashkë me to janë pakica dhe e ka vështirë të qeverisë vendin, duke bërë zullume.

Socialistët shqiptarë sot sillen ashtu si socialdemokratët gjerman në vitet 1923-1933, kur në Gjermani ata i dhanë fuqinë absolute Hitlerit. Dihet fundi tragjik i Gjermanisë hitleriane.

Mos presim të kemi edhe në Shqipëri një fund të tillë tragjik?

Shembja e Theatrit Kombëtar mund ta shtypë qeverinë!

Shqipëria nga keqqeverisja është kthyer si një fushë e minuar, që çdo çast mund të plasin. Ato janë përhapur në të gjithë vendin: të varfërit me barkun bosh, të papunët, studentët, minatorët, pensionistët, veteranët, familjet e dëshmorëve, intelektualët, artistët e Theatrit Kombëtar dhe përkrahësit e tyre, banorët e unazës së re, që po u shembin shtëpitë etj., etj. Të gjithë janë mina dhe një ditë do plasin !

____________

Burimet:

Herodoti, Histories, libri 1 dhe 2;

Imeri, B.Z. -Epiri nga lashtësi deri në ditët tona;

Peza L. 2014. Mbishkrimet pellazge lexohen vetëm me gjuhën shqipe. Gaz. Telegraf, 12 nëntor 2014; Peza L. & L. Peza 2013. Dritë e re mbi pellazgët;

L. & L. 2018. Athian qytet i lashtë pellazg. Gaz. Bota Sot, 14 shkurt 2018;

Peza L. & Peza L. 2018.

Historia e shkurtër e Ballkanit. Dodona, nr. 3, 2018


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks