SHKRIMI
e hënë, 09 dhjetor 2019

SHQIPËRIA KA 3.900.000 BANORË DHE JO 2.870.000 BANORË SI DEKLARON INSTAT'i

Pashtriku, 13 nëntor 2019: Shqipëria ka sot afërsisht 3.900.000 banorë dhe jo afërsisht 2.870.000 banorë si deklaron Instati. Arsyeja për deklaratat e gabuara të Instatit për numrin e popullsisë së Shqipërisë është regjistrimi plotësisht i gabuar i popullsisë i 2011 që u bë nga qeveria e atëhershme e Shqipërisë dhe Instati. Në 2011 Shqipëria kishte afërsisht 3.550.000 banorë kurse qeveria e atëhershme e vendit dhe Instati deklaruan vetëm rreth 2.821.000 banorë dhe fallsifikuan të gjitha të dhënat për popullsinë e Shqipërisë. Edhe numrin e banorëve në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë e fallsifikuan. Për qytetin e Tiranës deklaruan vetëm rreth 420.000 banorë kurse në të vërtetë qyteti i Tiranës kishte rreth 530.000 banorë atëhere. Me qytetin e Tiranës është fjala për bashkinë e vjetër të Tiranës. Sot vetëm qyteti i Tiranës ka afërsisht 600.000 banorë. Me Farkën, Kasharin, Kamzën dhe Paskuqanin e ashtuquajtura Tirana e Madhe ka rreth 800.000 banorë. Për qytetet e Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës u deklaruan vetëm mes 75.000 dhe 80.000 banorë. Por në të vërtetë këto qytete kishin secili rreth 120.000 banorë. Për qytetin e Durrësit u deklaruan vetëm rreth 115.000 banorë. Por Durrësi kishte në fakt rreth 150.000 banorë. Dihet që regjistruesit e Instatit që shkonin tek banorët për të bërë rgjistrimet nuk shkuan tek shumë banorë. Edhe shifra e deklaruar e urbanizimit prej 53,5% nuk është fare e vërtetë sepse në fakt është 65% për të gjithë vendin. Gjithashtu deklaratat aktuale të Instatit për numrin e popullsisë në vend janë plotësisht të gabuara sepse bazohen tek ai regjistrim i fallsifikuar.

Në Shqipëri janë fallsifikuar pas 1990 qëllimisht çdo vit numri i lindjeve dhe numri i nxënësve nga qeveritë dhe Instati. Në 1990 numri i lindjeve në vend ishte rreth 82.200 dhe kjo ishte shifra e fundit e deklaruar saktë në vend. Nga 1991 deri në 2001 numri i lindjeve në vend ishte mesatarisht rreth 75.000 lindje në vit kurse qeveritë dhe Instati deklaruan mesatarisht vetëm rreth 65.000 lindje në vit. Pas 2001 qeveritë dhe Instati i bën edhe më flagrante mashtrimet e tyre duke e ulur numrin e lindjeve të deklaruara në rreth 30.000 deri 40.000. Në të vërtetë numri i lindjeve në vend nga 2001 deri në 2007 ishte rreth 65.000 në vit. Nga 2007 deri në 2018 ky numër ishte mesatarisht rreth 60.000 lindje në vit në vend. Për vitin 2018 Instati deklaroi vetëm rreth 29.000 lindje por në të vërtetë ishin afërsisht 65.000 lindje. Lindshmëria në Shqipëri ishte 2,55% e popullsisë në 1990, 2,2% në 2001 dhe 1,7% në 2007. Nga 2007 deri në 2018 ky numër ka qënë i qendrueshëm me 1,7% të popullsisë banuese në vend çdo vit.



Dihet rënia e lindshmërisë në vend pas 1990 por jo aq sa deklarojnë Instati dhe qeveritë. Shqipëria e trefishoi popullsinë e vet nga 1945 deri në 1990. Këtë nuk e arriti dot asnjë vend në kontinentin europian. Shqipëria arriti deri në 1980 që ta barazonte jetëgjatësinë mesatare me Italinë, Francën dhe Spanjën që e kishin dhe e kanë më të lartën në kontinentin europian. Edhe prandaj Shqipëria e ka sot këtë shifër po aq të lartë sa Italia, Franca, dhe Spanja dhe më të lartë se sa vendet e Ballkanit dhe të Europës Lindore. Edhe Instati e ka deklaruar këtë fakt në regjistrimin e popullsisë në 2001 edhe e ka krahasuar Shqipërinë me Italinë. Regjistrimi i 2001 ishte shumë më i rregullt dhe i saktë se sa regjistrimi i 2011.

Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare shtetërore dhe private është afërsisht 560.000 kurse Instati dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 290.000. Edhe numri i nxënësve të shkollave të mesme në vend është i manipuluar nga Instati dhe qeveria. Duke i marr numrat e nxënësve nga të gjitha shkollat në vend vërtetohet shumë lehtë që Instati dhe qeveria gënjejnë dhe kanë gënjyer për numrin e nxënësve në vend. Numri i nxënësve vërteton edhe numrin e lindjeve në vend por numri i lindjeve mund të llagaritet edhe duke pasur numrat e lindjeve në të gjitha spitalet e vendit. Vetëm në të gjitha spitalet e rrethit të Tiranës numri i lindjeve në 2018 ishte rreth 18.000. Në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare janë afërsisht 27.000 mësues dhe kjo është shifër zyrtare. Raporti mësues për nxënës me 560.000 nxënës është afërsisht 1 me 20,7 kurse me numrin e nxënësve prej rreth 290.000 sa deklarojnë Instati dhe qeveria do të ishte rreth 1 me 10,7 dhe ky raport me numrin e nxënësve sipas Instatit dhe qeverisë është plotësisht i pabesueshëm se nuk ka asnjë vend në Europë që ta këtë kaq të ulët por e kanë mes 1 me 15 dhe 1 me 20. Shqipëria e ka pasur edhe para 1990 rreth 1 me 20 këtë raport. Kaq lehtësisht hidhen poshtë gënjeshtrat e qeverive dhe të Instatit për numrat e banorëve, lindjeve dhe nxënësve në vend. /Demografia e Shqipërisë/


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks