SHKRIMI
e hënë, 09 dhjetor 2019

ISMAIL ARSLLANI: PËRVETËSIMI I 'VALLTARES ILIRE' NGA TETOVA!

Tetovë, 16 nëntor 2019: NË TETOVË, MË 1932, ËSHTË ZBULUAR NJË FIGURË ILIRE NGA BRONZI, QË KA VJETËRSI PREJ 2500 VJETËSH, POR PUSHTETARËT E PËRVETËSUAN DHE E QUAJTËN "MENADA TETOVARE". FIGURA E SAJ ËSHTË POSTUAR NË STEMËN E KOMUNËS SË TETOVËS, SI DHE NË KARTMONEDHËN PREJ 5000 DENARËSH. KJO FIGURË BRONZI ËSHTË VENDOSUR PËR RUAJTJE NË MUZEUN ARKEOLOGJIK TË MAQEDONISË!

***

Një figurë miniaturale nga bronzi e një "valltareje", me të gjitha elementet, me prejardhje tipike ilire, që nga zbulimi i saj në një lagje të Tetovës, nga pushtetarët e kohës, gjatë shekullit të kaluar, është përvetësuar dhe është prezantuar si një vlerë civilizuese e këtij shteti. Kronisti i kohës flet për një tetovar anonim, i cili, nga fundi i shekullit XIX, duke gërmuar në shtëpinë e tij të vjetër në lagjen e Çarshisë së Epërme të Tetovës, ka zbuluar një varr arkaik, në të cilin ka pasur disa enë dhe stoli të vlefshme. Pas shpërnguljes së tij në Turqi, "thesarin" e zbuluar e ka shitur në Stamboll. Nipi i tij, i cili ka mbetur të jetojë në Tetovë, me të dëgjuar për "kronikën" e gjyshit të tij, në vitin 1932, sërish ka hapur varrin, me shpresë se do të gjejë stoli të vlefshme, por ka gjetur vetëm një përkrenare të dëmtuar nga bronzi dhe një statujë miniaturale. Këtë të dytën, më vonë, ekspertët e kanë quajtur "Menada tetovare". Kjo statujë, e gjatë vetëm 10 centimetra, vërehet që ka qenë e ngjitur me kallaj, si dorezë në ndonjë kazan të madh të dekoruar nga bronzi, që ka shërbyer për përzierjen e verës me ujë, me rastin e ritualeve fetare.



Sipas disa ekspertëve, statuja rrjedh nga fisi Agribian, kurse ka një pamje të një valltareje nga "Ioniziadet", që kanë qenë festa të mëdha helenistike për nder të Dionisit, perëndisë trakase-greke të verës, vegjetacionit dhe ardhjes së pranverës. Behixhudin Shehabi, historian i artit dhe ish-drejtor i Qendrës Nacionale të Trashëgimisë Kulturore të Maqedonisë (2005), thotë se "Menada" është zbuluar në vitin 1933, në oborrin e shtëpisë së Abdylhalim Hysniut, në Çarshinë e Epërme të Tetovës. Figura e "valltares" tetovare është gjetur në një varr arkaik, e cila ka qenë e përpunuar nga bronzi dhe daton që nga shekulli VI para erës së re. Varri ku është zbuluar "Menada e Tetovës" ka qenë me dimension 5,31 me 3,51 metra, ndërsa me thellësi 1,85 m., i punuar nga guri.

Në panteonin greko-romak, sqaron më tej Shehabi, "menadat" kanë qenë vasha përcjellëse të Perëndisë së verës dhe të ahengjeve të Dionisit. Për dilemën nëse kjo statujë ka elemente ilire, Shehabi thotë se "vetë lokaliteti ka qenë romak dhe nuk ka të bëjë as me helenët dhe as me ilirët”. "Menadat" kanë qenë valltare që i kanë josh mysafirët nëpër shtëpitë private, por edhe nëpër lokalitetet publike të asaj kohe. Në gërmimet arkeologjike janë gjetur më shumë menada të këtilla, por kjo e Tetovës është e vetmja e këtij lloji në Maqedoni. Konsiderohet se kjo statujë miniaturale rrjedh që nga viti 500 para erës së re, që do të thotë se i takon shekullit VI para Krishtit.

Veçoritë stilistike dëshmojnë se është fjala për një vepër e ndonjë mjeshtri të përkryer nga Tirinti i jugut të Italisë. Velimir Cvetanovski, ish-drejtor i Muzeut të Tetovës, thotë se sipas mënyrës së përpunimit të saj dhe njohurive më të reja shkencore, statuja duhet të ketë prejardhjen prej shekullit V para erës së re, përkatësisht nga vitet 420-380. Varri arkaik në Tetovë, si një vepër e përkryer arkeologjike, ka mbetur pa u hulumtuar deri në fund. Ky varr i vjetër, i shkatërruar dhe i rrënuar, tashmë nuk ka qasje as për opinionin publik dhe as për shkencën. Varri dëshmon për "aristokratët" e kohës, të cilët janë marrë me tregti dhe kanë sjellë nga vendet e largëta stoli të shtrenjta nga pjesët e tjera të botës. Zbulimi në Tetovë dëshmon për rrugën e ndikimit të kulturës helene dhe për mënyrën e re të zhvillimit të aristokracisë ballkanase.

Menada nuk është figurë autoktone dhe ajo nuk korrespondon me jetën e banorëve të luginës së Pollogut, por dëshmon për një komunikim të përafërt të kësaj treve me kulturat më të zhvilluara të rajonit të Mesdheut. Ajo rrjedh nga koha e Antikës, nga polisët e atëhershëm të Greqisë dhe pjesët e banuara të jugut të Italisë.

Figura tetovare nga bronzi e valltares ruhet në Sektorin Arkeologjik të Muzeut të Maqedonisë, si pjesë e dëshmisë arkeologjike për identitetin civilizues në këto hapësira. Statuja shumë vite më vonë është bërë emblemë identifikimi për më shumë institucione, shoqata dhe revista në Maqedoni. Monedha e tashme me vlerën më të lartë në Maqedoni, prej 5 mijë denarësh, në njërën faqe ka figurën e "Menadës tetovare". Prej para disa vitesh, ajo paraqet edhe figurën qendrore të Stemës së qytetit të Tetovës.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks