SHKRIMI
e mërkurë, 23 gusht 2017

HABIB MUSTAFA: NJË LIBËR I ҪMUAR PËR HISTORIOGRAFINË TONË

Strofc - Vushtrri, 09. 06. 2015 (Këto ditë, në përkujtim të 17-vjetorit të Betejës së Hamidisë, doli nga shtypi libri më i ri i Bedri Tahirit ( i 30-ti me radhë) “JASHAR JASHARI- Komandant DURAKU”.) - (Bedri TAHIRI, JASHAR JASHARI- Komandant DURAKU, Meshari, Prishtinë, 2015) - Bedri Tahiri, tashmë është bërë i njohur si emër që ka bërë shumë në ndriçimin e historisë sonë në përgjithësi, e të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në veçanti. Këtë punë fisnike e të shenjtë, ai e ka filluar me librin monografik për komandantin legjendar të UÇK-së Adem Jasharin, duke vazhduar me botimin e shumë biografive të dëshmorëve dhe ngjarjeve historike të viteve 1998/99 dhe së fundi duke botuar edhe monografinë “Jashar Jashari- Komandant DURAKU”.

Duke vlerësuar veprimtarinë botuese të deritanishme të prof. Bedri Tahirit, mu kujtuan mësimet në Shkollën Normale për Leonardo De Martinin, i cili për Jeronim De Radën kishte shkruar: Atë që e bëri Skënderbeu me shpatë, Ti e bëre me penë, o i madhi De Radë”. Edhe unë, ka kohë që kam bërë një krahasim në mes dy galicasve: Azem Galicës dhe Bedri Tahirit. Derisa Azem Galica, gjatë viteve 1912- 1924, me pushkë dhe me trimëri, u bë i njohur në Galicë, në Drenicë, në Kosovë, në Shqipëri dhe në të gjitha viset e banuara me shqiptarë, Bedri Tahiri u bë i njohur me penën e tij, duke botuar mbi 30 vepra, kryesisht me tematkë historike atdhetare.



Monografinë “Jashar Jashari- Komandant DURAKU”, autori Bedri Tahiri, e fillon me një historik të shkurtër për Vushtrrinë e lashtë, për Artakollin dhe për Strofcin. Pastaj, ai vazhdon me përshkrimin e rrënjëve të familjes së dëshmorit, Jashar Jashari, me veprimtarinë e tij atdhetare, organizative e luftarake, duke filluar që nga fëmijëria e tij e hershme e deri me aktin heroik përfundimtar, rënien në Altarin e lirisë.

Autori thotë se te Jashar Jashari vërejta dashurinë ndaj vendlindjes, ndaj shkollës shqipe, ndaj atdheut dhe ndaj popullit, e cila u shndërrua në ideal të pashuar jetësor. Jashari ishte strateg i madh, trim, organizator i dalluar, por, mbi të gjitha edhe humanist e zemërmirë. Strategjia e tij ushtarake u pa me rastin e marrjes së vendimeve, qysh në fillimin e luftës. Ai urdhëroi që të shkatërroheshin bunkerët e ndërtuar qysh moti nga ushtria jugosllave, në Zabel të Saraçit, rregullimin e rrugëve në malet e Qyqavicës, që lidhin fshatrat e Artakollit me ato të Drenicës, armatosjen e ushtrisë me armatim të nevojshëm dhe caktimin e pikave të luftës.

Trimëria e tij u pa në shumë beteja, por, ajo në betejën e lavdishme të Hamidisë, ku fitorja e Ushtrisë Çlirimtare, nën komandën e tij, kundër forcave policore serbe, e benë më të veçantë, e bënë hero të përmasave biblike. Beteja e Hamidisë, beteja e parë frontale në mes UÇK-së dhe forcave serbe në ZOSH, ka mbetur faqja më e ndritur e luftës sonë çlirimtare.

Autori, më fakte dhe argumente, me një mjeshtri të rrallë artistike e rrëfimtare, ia ka dalë të shndrisë gjerësisht figurën e Jashar Jasharit, idealet e tij, luftën humane e veprën heroike, politikën kombëtare e patriotike të tij dhe të bashkëluftëtarëve sypatrembur.

Burimet autentike, të mbështetura në të dhëna arkivore, historiografike e në rrëfime të bashkëluftëtarëve dhe të mësueseve të tij, të radhitura e të shtjelluara në një strukturë të veçantë e me një stil të rrjedhshëm, e bëjnë monografinë të gjallë dhe tërheqëse për lexuesit e të gjitha moshave e niveleve.

Një kaptinë të veçantë dhe shumë me vlerë e përbëjnë edhe shkrimet e të tjerëve, kushtuar kryepersonazhit të monografisë- Jashar Jasharit, të cilat autori i ka gjurmuar nëpër revista e gazeta dhe i ka vënë në vendin e duhur. Pastaj vijnë këngët dhe krijimet poetike për dëshmorin dhe një fotoalbum i pasur ilustrues që e begatojnë librin.

Për më tepër, libri monografik “Jashar Jashari- Komandant DURAKU”, është një kontribut i rëndësishëm për historiografinë tonë, e cila ka nevojë për studime të tilla të figurave të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.





 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks