SHKRIMI
e enjte, 25 maj 2017

ELIFE PODVORICA: MOTËR E DASHUR! MË MIRË QË NUK ISHE SOT KËTU...!!!

Prishtinë, 03. 11. 2015: Më 2 Nëntor 2015, në 26 vjetorin e rënies heroike të Dëshomrëve të Kombit Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, ishin vetëm fëmijët dhe mësuesit e tyre ata, që po u uronin mirëseardhje - mysafirëve të shumtë që vinin nga të gjitha trojet shqiptare, në nderim të veprës heroike të këtyre dy djemëve të Lirisë! Dikur, ishte e natyrshme në traditën e Llapit, që mirëseardhjen për mysafirët ta bënin të zotët e shtëpisë, e që në këtë rast do duhej të ishte Kryetari i Komunës dhe përfaqësuesit e Institucioneve të krahinës së Llapit, por kjo nuk ndodhi!

***

Deshta të vijë e t'i mbledh gjethet e arta,

Mbi varrë shtrat t'i bëjë,

Që t'mos i dëgjosh ato krrakatje mbi gjemba,

Që janë vu rreth varrit tënd.



....Arrita që t'i shkëpus këto vargje të dala nga zemra e motrës, që nuk mund të pajtohej me realitetin e krijuar në vendin saj! Sepse, ajo ishte rritur dhe edukuar në një frymë tjetër, ajo kishte pritur ndryshe…!

Ajo ka qenë e bindur,

- se pas ndërtimit të bukur të shtëpive që i sheh përgjatë rrugës që të çon në fshatin Llugë,

- se pas shtruarjes së rrugëve me asfalt ngado që të shpie rruga nëpër viset e Kosovës,

- se pas arsimimit dhe edukimit të shumë gjeneratave të reja që i kemi me bollëk në vendin tonë,

- se pas ndërtimit të parqeve dhe pushimoreve të shumta gjithandej nëpër Kosovë,

- se pas mundësisë për tu shprehur lirshëm në çdo fushë shkencore,

- se pas mundësisë që t’i shkelim trojet shqiptare lirshëm sa herë duam dhe kur të duam,

- se pas mundësisë së komunikimit të ndërsjelltë të të gjitha poreve institucionale shtetërore e ndërshtetërore shqiptare, do të rritet dëshira dhe do të zgjohet edhe më shumë respekti për ata djelmosha që dikur, në kohët kur përjetonim deri në palcë çizmen e regjimit pushtues serb, dhe kur nuk guxonim të bëheshim të gjallë e të dilnim nga ato kasollet e rrënuara gati për toke, atëherë kur nuk guxonim as të shihnim në ëndërr ditët e Lirisë, atëherë kur toka tjetër shqiptare ishte mollë e ndaluar për ne të mjerët e Kosovës, ATA djelmosha 22 - 23 vjeçarë, dinin, mundnin dhe GUXONIN të flisnin, të organizoheshin, të vepronin dhe t’i tregonin botës mbarë,

- se shqiptarët nuk janë popull i vobektë ashtu siç armiku propagandonte nëpër botë,

- se nuk jemi popull që nuk e duam vendin - trojet tona të trashëguara nga stërgjyshërit tanë trima e luftëtarë,

- se ne dimë ta duam dhe ta ëndërrojmë Diellin e Lirisë,

- se dimë dhe mundemi ta heqim nga supet shekullore peshën e rëndë e fyese të robërisë,

- se ne e duam dhe e respektojmë njëri-tjetrin, pavarësishtë helmit që na lëshohet në qelizat tona kombëtare,

- se ky popull në gjirin e tij ka mundur e ditur të rrisë DJEM që aroma e e Lirisë, është forcë dehëse që i tërheq ata, qoftë duke flijuar edhe jetën e tyre.



Sepse, ATA, deshën që kombin e tyre ta shohin sikur edhe kombet e tjera nëpër Europë, të lirë, të civilizuar të ndershëm ndaj trojeve të tyre, të dinjitetshëm, të përgjegjshëm ndaj brezave të tërë që kishin kontribuar në këtë rrugë të trasuar me vuajtje, lot, djersë e gjak!

Dhe këto ëndërra të dy Dëshmorëve - Djelmosha të njomë - Afrimit e Fahriut - që i përkujtojmë sot, ishin thurur qysh nga ninullat kur Lokja i këndonte në djep! Ato ishin të skuqura me gjakun e gjyshit Sylë, të dajës Hakif, e të shumë burrave që kishin ngritur kushtrimin për çlirimin e popullit nga vuajtjet e torturat ç’nderuese që kishte përjetuar ndër shekuj!

Dhe ishte traditë jona ndër shekuj që trimat tanë të çmohen e nderohen kudo, duke filluar nga ninullat që nënat e gjyshet tona, me atë zërin e tyre vajtues na i fusnin nëpër qelizat e qenies sonë, si amanete që çdo gjenerate i bie hise për t’i vazhduar më tej nëpër brezat tjerë!

Ashtu siç po ndodhte sot me nxënësit e shkollës "Ilir Konushevci", të cilët me atë pastërtinë e tyre fëmijërore kishin thurur vargje më të bukura që u kishte kënduar shpirti për Xhaxhin Afrim, bashkëvendësin e tyre! Ndiheshin krenar, sepse AI kishte ecur këtyre rrugëve, kësaj lëndine, kishte lozur këtyre bregoreve, kishte kaluar nëpër këto banka të kësaj shkolle, ishte përbaltur nëpër rrugicat e këtyre lagjeve, AI kishte lënë gjurmët kudo! Andaj, ata sot si i vetmi “Institucion” shtetëror, me zërin e tyre të thekshëm fëmijëror, u këndonin trimave të pavdekshëm Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut!

Pra, sot më 2 Nëntor 2015, në 26 vjetorin e rënies heroike të Dëshomrëve të Kombit Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, ishin vetëm fëmijët dhe mësuesit e tyre, ata që po u uronin mirëseardhje - mysafirëve të shumtë që vinin nga të gjitha trojet shqiptare, në nderim të veprës heroike të këtyre dy djemëve të Lirisë! Dikur, ishte e natyrshme në traditën e Llapit, që mirëseardhjen për mysafirët ta bënin të zotët e shtëpisë, e që në këtë rast do duhej të ishte Kryetari i Komunës dhe përfaqësuesit e Institucioneve të krahinës së Llapit, por kjo nuk ndodhi! Mysafirët si zakonisht qe sa dekada me radhë, i pret dhe u uron mirëseardhje baca Osman, i cili sot dukej se mezi qëndronte në këmbë (por nuk dorëzohej), sepse mosha kishte rënduar peshën e viteve të mbledhura me plotë peripeti, sidomos viteve të pasluftës, për ta ruajtur nderin dhe Idealin e Djalit të tij Dëshmor - nga rrymat e përçudshme politike, të cilat për interesat e tyre, për karriket e tyre pushtetore, nuk kanë lënë gjë pa provuar! Ka vajtur gjëma deri aty, sa Djali i tij dhe bashkëluftëtari i idealit Fahri Fazliu, edhe sot e kësaj dite nuk shpallen Dëshmor të Kombit nga shteti, për të cilin ATA dhanë jetën e tyre! Por, baca Osman, duke njohur djalin e tij me shokët, është i vetdijshëm se pavarësisht neglizhencës aktuale, do të vijë dita kur Institucionet tona, do të zgjohen nga gjumi! Ai ashtu i kërrusur nën peshën e moshës së tij, ngrihet në këmbë dhe me dashamirësinë më të madhe u uronte mysafirëve mirëseardhjen! Ndërsa Nëna Qamile, përveç plagës që i kullonte dhimbje e krenari për Djalin e saj Dëshmor, kishte edhe një hall shumë të madh. I vinte turp si t’i priste gjithë ata njerëz që kishin ardhur nga larg viseve shqiptare, ashtu në ato therra e në atë baltë që ishte bërë përreth Obeliskut të djalit - Afrimit



Mos u shqetëso nëna Qamë - i thashë!

Se ata që do duhej të skuqeshin për këtë punë, nuk kanë ardhur fare! Ata, duke i neglizhuar Heronjtë e Kombit, duke i përbaltur - në vend se t’u ndërtojnë parqe e gjelbrim rreth Përmendoreve të tyre, kanë rënë pre e një grushti njerëzish, të cilët edhe në kohën sa djali juaj vepronte për të mirën e këtij vendi, ishin kundër djalit tuaj me shokë! Ky soj ka hyrë në faqet e historisë si, tradhëtarë, frikacak e sahanlëpirës të pushtuesit. Afrimi me shokë, atyre ua përkujton ato ditë të turpit kur ata fshiheshin nëpër skutat e errëta të pullazeve të tyre, në vend se t'i bashkoheshin Kauzës së tij kombëtare!

Mos u mërzitë Nëna Qamë!

A i sheh këta fëmijë të vegjël! Nënat e tyre u kanë kënduar ninullë për Afrimin tënd, andaj dejtë e gjakut të tyre i kanë thurur këto vargje prekëse që po jehojnë dhe po marrin flatra mbi luginën e fshatit Llugë, dhe po bëhen rrjedhë e valës së lumit Llap, që i rri fshatit në qerpikun e tij, ashtu siç rri loti i nënës Qamile për djalin e saj, i cili me 24 vitet e tij u bë kushtrim i nënqiellit të trojeve shqiptare, u bë Yll i Agimit të Lirisë, dhe sot po e shijojnë këta fëmijë të vegjël, të cilët krenarë në të nesërmen e tyre, do ta përkujtojnë trimërinë e bashkëvendësve, Heronjë para popujve të civilizuar të Botës, dhe duke përkujtuar e nderuar Dëshmorët, nderojnë kombin dhe të ardhmen e tyre!

Andaj, jemi të bindur se në një të ardhme shumë të afërt, do të zgjohen nga gjumi apatik, do të gjejnë kohë e disponim, dhe ashtu si nëpër festat fetare, Festë do të bëhet edhe ardhja dhe nderimi e përkulja para Dëshmorëve të Kombit. Do të vijnë gjithë ata profesorë e intelektualë, shkencëtarë e historianë, Yje të Estradës, burrështetasë që sot për një arsye a tjetër, nuk kanë mundur të vijnë dhe të përjetojnë një emocion të veçantë krenarie e njerëzillëku, ashtu siç të mundësohet sa herë që rruga e rasti të shpie pranë varreve të Dëshmorëve!



Motër e dashur!

Mirë që nuk ishe sot këtu t'i shohësh gjembat përreth Obeliskut të vëllaut tënd! Ama, të jesh e bindur se në të ardhmen e afërt, gjethet e praruara, do t'i gjesh mbi varrin e vëllaut tënd Dëshmor, si shtrat i butë në të cilin do të prehet i qetë shpirti i vëlla - Dëshmorit! Andaj, nga thellësia e ndërgjegjes shekullore, nga thellësia e intelektualizmit shqiptar, nga nënqielli i trojeve etnike shqiptare, nga vizioni dashamirës për mirëqenien e të gjithë popujve e kombeve në Ballkan, ashtu siç e pat vizion Afrim Zhitia me shokë - bërtas fortë:


LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE TË KOMBIT!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks