SHKRIMI
e mërkurë, 29 mars 2017

DRITA KËRLESHI: I DASHUR VËLLA, FATMIR - EDHE PAS 26 VITESH TË RËNIES SUAJ HEROIKE, FAMILJA JOTE JETON PA PËRKUJDESJE SHTETËRORE!

Gjakovë, 30. 01. 2016: (Në 26 vjetorin e rënies së Fatmir Kërleshit dhe Xhevat Hoxhës) - 31 Janari 1990 ishte dita kur ti, vёlla, Fatmir, na le lamtumirёn e fundit dhe u nise drejt vdekjes heroike nё pёrleshje me bandat e okupatorit serb. Atё ditё, ti, sё bashku me shokun tёnd tё idealeve, Xhevat Hoxhёn, u pёrshёndetёt me familjet tuaja gjakovare dhe u nisёt rrugёs sё amshimit dhe tё lavdisё sё pёrjetshme. Ju ratё heroikisht pёr Atdhe, pёr çlirimin e Kosovёs. Dhe liria e Kosovёs tё cilёn ju aq shumё e deshёt, njё ditё erdhi. Megjithatё, liria e Kosovёs, o vёlla, erdhi krejtёsisht ndryshe nga ajo liri, pёr tё cilёn ju dhatё jetёn, ngase edhe sot e 26 vjet pas rёnies suaj dhe 17 vjet pas luftёs heroike tё UÇK'sё, vepra dhe sakrifica juaj kanё mbetur nё gjysmёharresё, sepse Qeveria e Kosovёs, o vёlla, Fatmir, as ty e Xhevatit, e bile, as Tahir Mehës, Afrim Zhitisë, As Fahri Fazliut, Jusuf e Bardhosh Gёrvallёs, Kadri Zekёs, as shumё dёshmorёve tё tjerё tё kombit qё u vranё pёr Atdhe, nuk po jua njeh statusin e dёshmorёve!

Qeveria e Kosovёs si dhe Kuvendi i Kosovёs, o vёlla, Fatmir, edhe sot mё 2016, janё mbushur pёrplot me “qeveritarë e kuvendarё” barkmёdhenj, tё cilёt nuk e kanё hallin e dёshmorёve tё kombit, por kanё hallin si t’i mbushin xhepat e vet me buxhetin e Kosovёs dhe si t’i punёsojnё familjarёt e vet!



I dashur vёlla, Fatmir!

Edhe pas 26 vitesh tё rёnies suaj heroike, familja jote jeton nё po atё kasolle nё Gjakovё - pa kurrёfarё pёrkujdesjeje shtetёrore. Qeveritarёt tanё, o vёlla, Fatmir, vijnё nёpёr pёrvjetorёt tuaj tё lavdishёm, flasin fjalёt mё tё mira për juve që u flijuat për Atdhe, fotografohen pranë varreve tuaja dhe ikin nga secili takim i mundshёm me neve, familjarёt tuaj, sepse...!!!

I dashuri vёlla, Fatmir!

Na ka marrё malli fort pёr juve. Ky mall po na djeg shumёfish, edhe sot, kur po shohim gjendjen e Atdheut dhe tё shtetit tonё - Kosovёs, pёr tё cilёn ju derdhët gjakun dhe dhatë jetën mu në lulen e rinisë...

Me respekt dhe krenari të përjetshme: Familja Kërleshi


.................................................................


Dokumentari: Xhevat Hoxha dhe Fatmir Kerleshi:


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks