SHKRIMI
e premte, 23 qershor 2017

KADRI REXHA: EDMOND HOXHA - PUSHKË LAJMËTARE!

Pashtriku.org, 30. 01. 2016: "Posa të fillojë lufta do të jem në vijën e parë të frontit. Nuk dëshiroj të vdes, se e dua jetën, por për lirinë e Kosovës jam i gatshëm të jap edhe pikën e fundit të gjakut. Lirinë e dua dhe jam më se i sigurtë se atë do ta shijojë, i gjallë o i vdekur qofsha. Bukën e Kosovës sonë e kam ngrënë dhe e kam bërë tërë këtë shtat, ndaj e kam për detyrë dhe për nder t’ia kthej borxhin. Atdheu na ka rritë dhe me plotë të drejtë ai e kërkon ndihmën tonë. Nuk ka vdekje më të bukur se sa të vdesish për Atdhe dhe të mbulohesh me Flamur." - Edmond Hoxha.

***




EDMOND HOXHA (10.10.1975-31.01.1997)


*  *  *

 Në plejadën e ndritur të kolosëve të UÇK-së Edmond Hoxha zë një vend me rëndësi të posaçme. Me tiparet e njerëzve të mëdhenj, i thjeshtë, i heshtur, punëtor, veprimtar i palodhshëm, i dashur me miq, i ashpër me armiq, luftëtarë deri në flijim, sidomos pas rënies heroike Edmond Hoxha hyri në zemrën e rinisë dhe të mbarë kombit. Rënia e tij në luftë me Serbinë, së bashku me Zahir Pajazitin dhe Hakif Zejnullahun, në Kosovë hapi një kapitull të ri të historisë. Lindja e heroizmit të ri dhe dalja në skenë e UÇK-së, më këtë rast, e ndërruan rrugën e historisë së Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar. Prandaj, para historianëve, letrarëve, publicistëve, regjisorëve, gazetarëve, kompozitorëve, rapsodëve, shokëve dhe shoqeve të dëshmorëve, luftëtarëve të gjallë, etj. shtrohet si detyrë e ngutshme ndriçimi i jetës dhe i veprës së secilit dëshmorë të rënë si dhe përjetësimi i tyre në vepra shkencore dhe arti. E vërteta për UÇK-në dhe për bartësit e saj duhet të thuhet dhe të përsëritet. Ata u flijuan për ne të gjallët, ndaj atyre kaq ua kemi borxh. Atdheu dhe populli qëndrojnë mbi supet e gjëra të heronjve. Dëshmorët dhe heronjtë, me shembullin e tyre, duhet të bëhen pronë e gjeneratave të reja, burim force dhe frymëzimi, shembuj të lartë vetëmohimi, gjedhe e formimit dhe e edukimit të brezit të ri. Porosia e madhe e dëshmorëve dhe e gjakut të derdhur me shekuj ende nuk është çuar në vend. Pavarësia dhe bashkimi kombëtar ende janë larg. Prandaj, zëri i dëshmorëve, në rrugën e Atdheut, fton të veprohet si një forcë e bashkuar.

(Pjesë nga parathënia e librit: Kadri Rexha, PUSHKË LAJMËTARE, monografi për Edmond Hoxhën, Epoka e re, Prishtinë, 2002)



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks