SHKRIMI
e hënë, 21 gusht 2017

SABRI KIҪMARI: FLETË DITARI - PËR AFRIM ZHITINË DHE FAHRI FAZLIUN

Pashtriku.org, 2. 11. 2016: (Në shenjë kujtimi të heronjëve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu me rastin e 27-Vjetorit të rënies)

Fletë e shkëputur nga ditari

Bon, 4 nëntor 1989


Ditë e shtunë. Organizojmë demonstratë për Republikën e Kosovës. Mblidhemi në Münster Platz në Bon. Vargu i njerëzve që vijnë nga hyrje të ndryshme të këtij sheshi të kryeqytetit gjerman është i madh. Është hera e parë që jam në Bon. Kemi udhëtuar gjithë natën dhe kemi arritur para mëngjesit. Të lodhur nga rruga, me shalla kuq e zi varur rreth qafe, me flamuj e pankarta, me fotot e Jusufit, Kadriut, Bardhoshit, Rexhepit e Nuhiut në ballë Bonit i është ndryshuar ngjyra e fundjavës është veshur me ngjyrën kuq e zi.

Plaka që blejnë bukë në shitoret e bukës, burra që blejnë gazetën në kiosqet pranë sheshit, turistë që lëvizin me aparatet e tyre fotografike, shikojnë me habi këtë radhë njerëzish që vijnë valë valë dhe derdhen në këtë shesh të bukur të kryeqytetit të RFGJ. Përmendores së Bethovenit, që e shoh për herë të parë dhe më bënë një përshtypje të veçantë, i është mbyllur pamja nga bina e vendosur pranë saj. Një grumbull turistësh sillet rreth saj dhe dorëzohet para faktit se për momentin nuk mund të bëjnë një fotografi të bukur para përmendores së komponistit të njohur, i cili ka lindur në Bonn në vitin 1770 dhe ka vdekur në Vjenë në vitin 1827.



Takohem me shumë shokë të Lëvizjes. Secili ka një punë për të bërë. Numri i njerëzve është shumë i madh. Në ndërkohë më afrohet Gjyla, Shota e Llapit. I ka të mbushur sytë me lotë. E marr me mend se diçka e jashtëzakonshme duhet të ketë ndodhur. Ajo është karakter i fortë dhe nuk qanë pa një gjëmë të madhe. Për pak sekonda mendja më sillet në njëmijë drejtime. Kërkon të ndahem nga të tjerët dhe buzët i dridhen tek flet. Shkojmë në një qoshe të sheshit.

- Ngushëllime se Afrimin dhe Fahriun i kanë vrarë.

- Nuk është e mundur!

- Për fat të keq është e vërtetë!

Dhe më merr ngrykë. Lotët na shkojnë qurg të dyve. Nuk mund ta besoj se nuk do të takohem më me Afrimin dhe Fahriun. Ndahem nga Shota e Llapit dhe zë një qoshe të sheshit, pranë një kabine të telefonave. Nuk e përcjellë fare atë që ndodh në dhe rreth demonstratës. Dhe shfryhem...

Një nga aktivistët e Lëvizjes nga Gjermania vjen në pjesën e sheshit ku gjendem i vetmuar. Shpërndan një fotografi ku dominon një portret me një ngjyrë të kaltër. Aktivisti është një djalë i gjatë, që duhet të jetë moshatar imi. Ia kthej shpinën. Nuk dua që të më shohë të ligështuar. Por, nuk arrijë. Më prek në krah dhe më afron fotogafinë. Është fotoja e Afrimit. Lëvizja ka arritur që ta shumëzojë sot në mëngjes. Më bëhet si i gjallë: me syzet e mëdha e të tejdukshme, me flokët që i kanë mbuluar gjysmën e ballit dhe me shikimin serioz.

Përmendem vetëm kur shoh se radha e gjatë e demonstruesve fillon të lëvizë. Duhet të lëvizë edhe unë me ta. Sa do të doja të kaloja kohë vetëm në këto momente. Të sillja nëpër kokë gjithë ato takime së bashku, gjithë ato mendime, debate e argumentime, gjithë ato veprime për liri. Më sillen nëpër kokë:

- takimi i parë me Afrimin në banesën e studentëve aktivistë tanë në Prishtinë,

- biseda e gjatë me Fahriun te Ruzhda në Obiliq,

- Konferenca e Lëvizjes në Divjakë dhe

- dy Mbledhjet Konsultative në Obiliq,

- takimet e shumta te Kujtimi,

- te xha Neza në Divjakë,

- te xha Shabani në Llap.

Vijnë me radhë dhe më ngushëllojnë: Daja, Abazi, Muhameti, Ismeti, Braha, Muhameti.

Të gjithë e dinë se i kam pasur shokë dhe kam vepruar së bashku me ta.

- Dhembjen duhet shndërruar në forcë!

- Kanë rënë për liri!

- Kanë rënë për Republikën e Kosovës!

- Lavdi u qoftë!

- Kanë përsëritur heroizmin e Qemal Stafës e të Vojo Kushit!

- Kanë qëndruar heroikisht deri në momentin e rënies së tyre!

- Edhe një motiv më shumë për të punuar për Republikën e Kosovës!

- Dy bien, me mijëra ngriten!

- Shembulli i tyre do të jetë shembull frymëzimi për ne!

- Dhe për brezat që do të vijnë!

- Lavdi u qoftë!

Pasi përfundon demonstrata ma vë dorën në krah Baca Isë. Më shikon me dhembshuri prej prindi. I shkurtër me trup, me mustaqe dhe me një të ecur krenar, ka diçka në mes të drenicakut trim që është rritur nëpër oda të Drenicës me lavdinë e Azem Bejtës e të Shaban Polluzhës dhe një qytetari, që i është përshtatur ambientit gjerman ku jeton dhe punon. I kujdesshëm deri në pakufi për gjendjen time emocionale, dora e tij prindërore krijon te unë një ndiesi besimi të papërshkrueshëm.

- Do të vish në banesën time. Kështu u morëm vesh me shokët.

(…)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks