SHKRIMI
e hënë, 26 qershor 2017

FATMIR BRAJSHORI: AFRIM ZHITIA DHE FAHRI FAZLIU NË RRUGËN E LIRISË! (V e fundit)

Cyrih, 15. 01. 29017: (Rrëfimi i Trembëdhjetë i Nënës...) - Kur na tregoi djali që njëri prej atyre dy të vrarëve ishte Afrimi sa nuk më lëshoj zemra. E di që më sollën ujë s'pari për t'pirë por kur i dëgjoja vajzat duke qajtë, pastaj Jetonin mua më vinte vaji edhe më shumë...

«Po pse më rrejte, i thash djalit, se Afrimi ka dy ditëqë ka dal në Zvicër, pse?»

Edhe ai qante. Të gjithë ne qanim.

Po pse e kanë vra, pse thosha sepse unë e dija që ata kanë pas frikë prej Afrimit se ai moti e kish ba Kosoven Republik...

Kur pata shkue për me i ngushllue, nanen e Afrimit edhe baben e tij, unë s'mujsha me i nal lotët.. tanë kohën sa kam ndejt aty kam qajtë. Atë ditë su kam tregue që Afrimin e kam majt tek shtepia ime dhe se e kam pas si djal... Por edhe ata pasi që na kishim shkue, ma vonë kishin pas thanë «valla qajo grue pat diçka që veç qante dhe që smujke as një fjal me e fol... Na patëm shkue unë me Maliqin dhe me babën edhe nënën e Ramadanit...

RRUGA E LIRISË - Rrëfimi i Katrëmbëdhjetë

(Rrëfimi i shkurtuar i një shoku të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut)

... Për herë të fundit shokun Afrim Zhitia e kam parë më 9 qershor 1989, gjatë përgaditjes së bashku me të në një aksion të cilin na e caktuan shokët... Pastaj për Afrim Zhitinë mësova nga shokët se u arratis nga ushtria dhe u kthye në Kosovë dhe iu përvesh menjëherë punës...

... Afrim Zhitia me armë në dorë iu kundërvue armikut, deri në frymën e tij të fundit.

... Shokun Fahri Fazliu e kam njohur që nga viti 1984 por nuk kam kontaktuar shpesh me të. Që nga fillimi i vitit 1989, takimet e mia met ë, ishin gjithnjë e më të shpeshta. Ishte një djalë i gjatë. Me sjelljen e tij i përfitonte me shpejtësi të pranishmit... Kur flisje me të për herë të parë, të dukej se njiheshe qysh moti.

Për herë të fundit e kam parë më 27 gusht 1989 në kohën kur së bashku kryenim një aksion që na ishte caktuar.

Lavdi u qoftë!



Rrëfimi im i Katrëmbëdhjetë

Natën e 3 nëntorit në Prishtinë, u bënë demonstratat më të fuqishme dhe më masovike prej që kishin nisur më 30 tetor. Brohoritjet trandnin tërë Prishtinën... Nga shokët u informuam që varrimi i shokëve do të bëhej më 5 nëntor... Fahriu ishte varrosur, në mos gabohem, një ditë më herët... Atë ditë nuk isha me celulën tonë të Prishtinës, në varrimin e Fahriut ngaqë kishim përgatitur, një aksion si shenjë hakmarrjeje, për vrasjen e dy shokëve tanë: shkëputëm linjat telefonike përgjatë hekurudhes Prishtinë-Podujevë-Nish dhe po ashtu vumë një dinamit tek RTP-es, aty prapa ku gjendej gjeneratori... Aksioni i parë ishte kryer me sukses teksa ky i dyti JO. Dinamitin (eksplozivin) s'kishim ditur për ta vendosur siç duhet dhe nuk kishte ndezur...

Në aksion morën pjesë: Musa Demolli, Ahmet Osmani (pararoj) dhe Fatmir Brajshori.

Më 5 Nëntor, me shokë morëm rrugë për në Lluga... Me vete, mora revolen të cilën ma kishte dhënë Afrimi s'bashku me 33 fishekë...

(Kjo revolë në vitin 1994 ishte konfiskuar gjatë kohës kur babain tim e kishin arrestuar për tre muaj, pa hiq gjë, për të vetmin, që unë aso kohe kisha ikur nga Kosova dhe kisha kaluar, s'pari në Tironë për t'jetuar dhe më vonë në Zvicër...)

Oborri pa gardhë i shtëpisë së prindërve të Afrimit ishte plot me njerëz... S'pari hyra për ta parë, për herë të fundit (tani më si kufomë) Afrimin... e shikoja, shokun tim të shtrirë, e të cilin e kishte kapur një plumbë në ballë... U mundova të ndaloj lotët... Por megjithatë ata rodhën dhe mendova, atëherë e mendoj edhe sot, se edhe kjo është njerëzore... Takuam shumë nga shokët... Të gjithë me fytyra të ngrysura... na u tha se duhet të presim, gjerë sa të vije vëllai i madh i Afrimit,,, Syla,,, i cili ishte në rrugë e sipër duke ardhur...Afrimi shpesh herë e potenconte, në bisedime me mua që, «Vetëm Sylën mos ta gjej gjë ngaqë ai e mban tërë shtëpinë!»

Naimi më duket ishte ushtarë.

Meqë duhej të prisnim, s'bashku me shokë dhe në shoqëri të bacë Rexhë Ibërdemajt dhe Hazir Shalës (veprimtarë të orëve të parë të çështjes kombëtare) shkuam në fshat, tek shtëpia e Bedri Sokolit, për ngushëllime... Baci Iljaz që njihej me axhën tim ngaqë punonin që të dy në fabrikën e amortizorëve, na priti ashtu siç dinë të pres vetëm shqiptari!

Me krenari! Krenari shekujsh!

U kthyem dhe meqë kishim frikë se mund të errësohej, e morëm kufomën dhe s'bashku me afro 5000 të pranishëm (të cilët kishin sfiduar frikën dhe kishin ardhë) shkuam tek varrezat e fshatit Llugë... Por dikush, tha, se duhet të presim ngaqë Syla veç sa s'ka ardhë!

Kurrë nuk do t'i harroj provokimet, që bënte hoxha dhe i cili siç dukej, ishte porositur nga udbeja që të vepronte ashtu siç vepronte ai. Ai kërkonte që të mos pritej!

Por baci Rexhë (Rexhep Ibërdemaj-sot gjendet në Amerikë në një moshë të shtyer) shfryu me të madhe: «Do të presim nëse është nevoja gjerë nesër por pa ardhë i vëllai s'do të varroset ky trim!»

Por hoxha sërish provokonte me: «Pse kanë ardhë gjinia femërore tek varrezat ngaqë feja muslimane se lejon këtë gjë?!»

Kurrë nuk do ta harroj atë hoxhë (edhe pse as sot s'ja di emrin se kush ishte dhe kush e kishte angazhuar) ... shihej se nga okupatori dhe nga ata që e kishin vrarë Afrimin, ai kishte marrë detyrë: për ta kaluar këtë ceremoni varrimi pa u vërejtur fare dhe mundësisht në heshtje!»

Dhe, Syla erdhi!

Ishte nisur nga Zvicra për të mbërritur në varrimin e të vëllait... Ishte një gjë shumë e vështirë për të.

Doli nga një makinë dhe të pranishmit i bënë udhë që të afrohej aty ku gjendej vëllai i shtrirë. Ai s'pari iu afrua babait të Tij bacit Osman, e kapi ngrykë për qafe dhe i tha: «mbaju babush!»

S'kishte si të ishte ndryshe: i fortë sepse i tillë ishte Afrimi...

Ai mbahej! Babushi i tij mbahej sikur që edhe sot mbahet!

Atë ditë u bë përcjellja për në përjetësi e Afrim Zhitisë! Atë ditë nuk u varros Afrim Zhitia por rilindi përsëri ngaqë po atë ditë filloi nisma, për të formuar Ushtrinë Ҫlirimtare të Kosovës, për të cilën punonin Afrimi dhe Fahriu...

... Kur punonim në nxjerrjen dhe faqosjen e Rrugës së Lirisë, Afrimi në një moment, kur arritëm të nxjerrnim, fotot me ngjyra nga entuziazmi, m'u drejtua duke më thënë :

«Hej shoq, po u vrave, mos u mërzit se kur ta shkruajmë biografinë foton do ta nxjerrim me ngjyra,, e ke fjalën time, se do të shkruaj, për ty,,, »

«Edhe ti, e ke fjalën time, se do të shkruaj, për ty, po të ndodhi ndonjë gjë!»

Në numrin 12 të Alternativës viti 1990, që dilte në Lubjanë botova biografinë e parë për këta dy shokë të ilegales...

Meqë, në këtë artikull, solla edhe rrëfimet e nënës, do ta përfundoj rrëfimin tim, që asnjëherë s'do t'jetë i përfunduar, me ato që më thoshte ajo pas vdekjes së Afrimit... LPRK-ja, vazhdonte punën dhe me shokun tim të ilegales Bejtën, takoheshim shpesh herë dhe bisedonim... Por nëna ime na thoshte:

«Vallahi ju dy kurrgjo s'jeni ka boni, se tish kanë Afrimi gjallë, moti e kish ba Kosoven Republikë!»

Rrëfimi i Katrëmbëdhjetë i nënës

Kur na u vra Afrimi dhe pas kësaj unë asnjëherë s'kam mundur me u pajtua që ai nuk është gjallë, mu duke sikur, ai papritmas veç kur do të shfaqet në derë….Një ditë, teksa isha në oborr, në shtëpi më erdhën papritmas dy gra, i pash veç kur hynë... I prita siç duhet edhe pse nuk e dija se cilat ishin... Më thanë, na jena hallat e Afrimit dhe kena ardhë me nejt te ti nëna e tij e dytë... Më shpetuan lotët ! Qanin ato. Qaja unë ! Dhe kështu sa herë vinin , nuk shkonte javë pa ardhë, herë njëna e herë tjetra, e shpesh herë të dyjat ne s'bonim gjë tjetër pors që qanim dhe kujtonim Afrimin...

Fotografinë që ma kishte dhanë Afrimi e mbaja në gji.. Një ditë i thash burrit me shkue, me e rrit, atë foto, me e fut në ramë edhe me ma prue.... Ai e patë rrit fotografinë e Afrimit dhe futur në Ramë.. E kemi pas në shtëpi tërë kohën... Kur ishte lufta, ajo kishte mbetur në shtëpi... Kjo e rritura teksa origjinalin, që ishte e vogël dhe për ato si të letërnjoftimit e kam pas kudo me veti... pas përfundimit të Luftës Fatmiri ia kishte dhanë babës së Afrimit...

(Nëna e rrëfimit ka vdekur më 11 maj të vitit 2011... I shoqi më 10 qershor të vitit 2000)

Në shtëpinë e tyre, nisi formimi i Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës më 26/27 korrik të vitit 1993... Më 12 qershor e përjetuan hyrjen e ushtrisë së Afrimit dhe Fahriut tek hynin fitimtarë në Prishtinë... Le të prehen sot në paqe afër Afrimit në botën e tyre të amshueshme.



EPILOGU

Për të folur dhe shkruar për Ata që shkuan drejt pavdeksisë, duhet ditur shumë për veprën e tyre. Po përkujtojmë pra, Afrimin dhe Fahriun që ishin bërë shkëmb i fortë e mal i lartë në radhët e atëhershme të organizuara ilegale. Përpos jetës së tyre ilegale gjithnjë në kërkim të hapësirës për të shpërndarë dritë lirie për popullin, personazhe të tjera në jetën e tyre ishin: prindërit e varfër, motra e vëllezër, shokë e shoqe, të njohur të tjerë.

FËMIJËRIA

U lindën në një kohë të rëndë për popullin tonë. Në kohën e mjerimit dhe skëterrës. Fëmijëria e tyre ishte e ngjashme me atë të « Lulit të Vocërr». Qysh në fëmijëri Afrimi i vogël dëgjonte nga i ati Osmani rrëfimet për gjyshin e tij trim që ishte vrarë nga serbët. Të njëjtin rrëfim për gjyshin e tij Fahriu e dëgjonte në një shtëpi të vogël fshati në Llaushë nga i ati Rrahmani, i cili po ashtu ishte vrarë nga hordhitë çetniko-serbe. Afrimi i lindur në vitin 1965 ndërsa Fahriu tri vite më herët. Duke u rritur kishin kuptuar për burgosjen e një grupi të madh revolucionarësh që ishin pjesëtar të LRBSH-së; kishin dëgjuar që në ato vite të lindjes dhe rrites së tyre, fëmijëris së tyre, ishte burgosur njëri prej bijëve të Kosovës Adem Demaçi. Kishin dëgjuar për qëndresën heroike të mësuesit të Llapit Shaban Shala si dhe për qëndresën tjetër të pashoqe para sadistëve dhe sahanlëpirësve të Beogradit, Fazli Graiçevci. Shtrëngimi i grushtave të tyre fëmijërorë, do të thoshte :betim ! Gjatë shkollimit të tyre fillor, kishin marrë frymëzimin nga veprat e paraardhësve, rilindasve tanë, si dhe poezinë e Migjenit «Ne bijtë e shekullit të ri».

Afrimi dhe Fahriu ishin bijtë e gjysmës së dytë të shekullit të rit ë Migjenit.

Të dy këta të rinjë, për të pasuruar dituritë e tyre, morën rrugë për në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë dhe atje rexhistrohen në shkollën e mesme. Viti i ngjarjeve të mëdha, viti'81 që për shumëçka ishte vitë i kthesave të mëdha, Afrimin e gjen si nxënës te shkollës së mesme «19 Nëntori», ndërsa Fahriun si nxënës të QAMO-s «Milladin Popoviq ».

Ata, si edhe shumë të rinjë tjerë, të cilët ishin të rinj pa rini, sepse rrethanat i kishin pjekur para kohe, vetes i kishin vënë për detyrë të shenjtë që të luftonin deri në fund për çështjen tonë të pazgjidhur kombëtare. Afrimi dhe Fahriu lexonin pa ndërprerë literaturën e kohës, e sidomos klasikët tanë dhe literaturë botërore. Dhe të ushqyer nga idealet e larta edhe njëri edhe tjetri i frymëzonin dhe ndeznin zemrat e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë.

Ndëra Fahriu në « normalen e Prishtinës» ishte aktiv sidomos në agjitacion që bëhej në popull për demaskimin e politikës shtypëse të borgjezisë së atëhershme kosovare dhe demaskimin e politikës shovene që udhëhiqte Beogradi ndaj popullit tonë. Më vonë Afrim Zhitia filloi studimet universitare në Fakultetin Filologjik, dega filozofi – sociologji, ku shquhej si njëri ndër studentët më të dalluar. Fahri Fazliu rexhistrohet në Fakulltetin e Ndërtimtarisë por mbas punësimit në OHT « Prishtina » detyrohet t'i linte ato...

DEMONSTRATA E VITIT '81

Kosova ishte zgjuar nga gjumi. Gjaku rinor po gufonte. Më 11 mars të atij viti, rinia studentore, si kategoria më vitale e kombit, u prishi rehatinë strukturave shoqeroro-politike të qytetit të Prishtinës. Më 26 mars të po atij viti protesta ishte masovizuar edhe më shumë tani më me kërkesa edhe më të avansuara.

1 prilli '81.

E tërë Prishtina po dridhej porsi tërmeti nga thirrjet nga thirrjet e fuqishme të popullit për liri-Kushtetutë- Republikë... Pritej hyrja e ushtrisë jugosllave me rropatimë të madhe për të ngulfatur kërkesat e drejta të demonstruesve. Ashtu edhe ndodhi...

Po në atë masë të madhe në krye të nxënësve demonstrues gjindej Afrim Zhitia, i cili, në ballë të kolonës që ridhte nga një rrugicë si lumë që erdhi dhe u derdh në detin e madh të demonstruesve që gjindeshin në rrugën kryesore të qytetit të Prishtinës, në « Rrugën e Blirëve». Në mesin e turmës së nxënësve të « Normales» që i afroheshin qendrës së qytetit gjendej edhe Fahri Fazliu. Dhe pikërisht kjo demonstrat do të jetë ajo që Fahriut do t'i japë forcë për t'u përgaditur për ngjarje edhe më të mëdha që më vonë do të pasojnë në jetën e tij.

Më 2 prill të vitit 1981 dy nxënës të QAMO-s « Milladin Popoviq», Asllan Pireva dhe Naser Hajrizi, sy shokë të Fahriut, u vranë aty në mes Fakulltetit Juridik dhe atij Teknik. Demonstratat e vitit 1981 u shtypën me hekur, por jo edhe ideali i Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut për ribashkimin e tokave shqiptare.

PRISHTINA GDHIHEJ ME ZBARDHJEN E RRUGËVE TË SAJA ME TRAKTE TË CILAT I SHPËRNDANIN AFRIMI ME SHOKË

Organizimi në jetën ilegale të kohës

Afrim Zhitia pas kontaktit me shokë të radhëve të organizuara ilegale në Prishtinë, tani më ishte i ushqyer me ide përparimtare- revolucionare. E mundonte fort në shpirt fati i pazgjidhur dhe padrejtsitë që i bëheshin popullit tonë. Për moshatarët e tij Ai, atë kohë u bë simbol i guximit. Ashtu si ishte i dashur dhe i afërt me të gjithë, ai i frymëzonte dhe ndezte rininë shqiptare për të bërë ngritjen e masave në luftën kundër shovenizmit serbomadh. Dhe si i tillë që ishte ai shpejt krijoi besimin te shokët e organizimit ilegal, të cilët edhe e bëjnë pranimin e tij si anëtar i organizatës Fronti Nacional çlirimtar i Kosovës (FNçK).

Gjatë asaj kohe shpeshherë Prishtina gdhihej me zbardhjen e rrugëve të saja me trakte të cilat i shpërndanin AFRIMI dhe FAHRIU me shokë, gjatë natës. «Ju lumtë» dëgjohej të thonin qytetarët e Prishtinës të nesërmën. Por si ngjan shpesh edhe kësaj radhe UDB-ja ra në gjurmë dhe pasi që ajo UDB famëkeqe vrau Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën, bëri arrestimin e anëtarëve të kësaj organizate, arrestimeve të cilave nuk mundi t'u shpëtojë as Afrimi i ri, i cili në vitin '84 ishte më i riu ndër të burgosurit e grupit. Qëndrimi i tij para hetuesisë ishte burrëror. Në pyetjen e gjykatësit se, « a je penduar për veprën e bërë?» Afrimi i përgjigjet aty për aty si prej pushkës:

«Vetëm për një gjë jam penduar, që edhe këtë kohë sa më keni mbyllur në burg nuk kam mundur ta shfrytëzoj në luftë kundër gjakpirësve të popullit tim!»

U dënua me tetë vite burg, prej të cilave katër i mbajti në burgun famëkeq të Pozharevcit. Dhe, zemërkqinjtë, me burgosjen e tyre e kishin arritur të kundërtën sepse, siç do të dëshmonte më vonë, pikërisht ata të cilët kishin kaluar nëpër këtë burg, më vonë do të bëheshin, bartësit kryesor të radhëve të organizuara ilegale dhe ca vite më vonë themeluesit e Ushtris çlirimtare të Kosovës! Të burgosurit politik shqiptarë, lirisht do të mund të thuhet se, aty brenda përbrenda burgut kishin themeluar celulat e tyre, para hundëve të armikut. Në këtë burg Afrimi i ri shpeshherë ishte dënuar me qëndrim disa ditësh në « vetmi».



Gjatë kësaj kohe Fahri Fazliu nuk kishte reshtur së punuari dhe vepruari. Ende këta dy veprimtarë nuk ishin njohur në mes veti. Dhe pikërisht Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës( më vonë Lëvizja Popullore e Kosovës) do të jetë ajo që do t'i bashkojë këta dy martirë të kombit për të mos u ndarë, kurrë më.

Në shkurt të vitit 1988 Afrimi doli nga burgu dhe met ë drejtë konstatonte se: Gjendja në Kosovë ishte më e vështirë se që kishte qenë disa vite më parë. Menjëherë u hodh në radhët e organizuara të ilegalës. Si krijues dhe analitik që ishte, ai bëri sundimin e librit të Branko Horvatit» çështja e Kosovës». Afrimi shkruante në « Rrugën e Lirisë», buletin i «Zërit të Kosovës» artikullin me titull: « Manifestimi serbomadh me rastin e 600 vjetorit të betejës së Kosovës- është turpi i Jugosllavisë», pastaj, « Shfuqizimi i ligjit për kolonistët- fuqizim i rikolonizimit», « Asnjë gram xehe- Asnjë Kilovat rrymë pushtuesit».

Ndërsa fahri Fazliu ishte aktiv sidomos gjatë grevave të shkurtit dhe demonstratave të marsit të vitit 1989. Mbas aprovimit të « Kushtetutës së Tankeve» më 23 mars, Fahriu me tërë qenien ishte në shërbim të popullit. Ishte në mesin e popullit dhe i fliste atij për domosdoshmërinë që të shtohet edhe më rezistenca ndaj politikës ekspansioniste të Beogradit.

Ai ishte si era. Sa gjendej në Podujevë,sa në Prishtinë. Sa në Obiliq. Ishte i shkathët në organizimin e punëve praktike( strehimin e atyre që ndiqeshin nga UDB-ja). Demonstratat e marsit të vitit '89 u shtypen me tankse. Në fushën e nderit ranë shumë dëshmorë. Për dëshmorët e vitit 1989( marsit) Afrim Zhitia pat thënë:

« Gjaku i këtyre dëshmorëve i ujiti lulet e kësaj pranvere! Ky gjak do t'i ushqejë zemrat e shqiptarëve për rezistencë edhe më të madhe ndaj pushtuesit, prandaj populli le t'u ngritë përmendore!»

Ideja e tij ishte që të gjithë dëshmorëve t'u rregullohen varret në formën ashtu siç ishin të ndërtuar varrezat e dëshmorëve në Tironë. Personalishtë ishte angazhuar për vënjen e pllakave mbi varret e dëshmorëve:

«Ismet Krasniqi (i vrarë më 27.03.1989) si dhe për vënjen e pllakës së dëshmorit Xhemaili Berishës.»

Në qershor të vitit 1989, Afrimin e thërrasin në shërbim ushtarak. Edhe një herë duhet të largohet dhe të veprojë ilegalisht. Gjatë kohës si veprimtar ilegal nuk bënte më shumë se tre katër orë gjumë. Në këtë ilegalitet atë e shoqëronte njëri ndër militantët më të dalluar të radhëve të organizuara, Fadil Vata, për të cilin Afrimi kishte një admirim të madh. Dhe pikërishtë ky, Fadil Vata do të jetë ai që do të bashkojë Afrimin dhe Fahriun. Me iniciativën e Fadilit dhe Afrimit në Prishtinë u formua Komiteti i Rrethit të LPRK-ës për Prishtinë, ku bën pjesë edhe Fahriu. Dhe pikrishtë nga ky Komitet Rrethi do të dalë propozimi që të bëhet shpërndarja e trakteve ( 13500 trakte të gjitha të futura në zarfe) në tërë Kosovën. Komiteti Drejtues i kohës ishte pajtuar për t'u bërë kjo...

Afrimi dhe Fahriu me të drejtë konstatonin se tani ishte momenti( me rasdtin e gjykimit të minatorëve të Trepçës) më i përshtatshëm që populli të hidhet në demonstratë. Për këtë Afrim Zhitia së bashku me shokë të Komitetit Drejtues hartuan tekstin e traktit të natës së 28 tetorit të vitit 1989 e që u shpërnda në të katër anët e Kosovës. Aksioni ishte kryer me sukses të plotë...

LUFTETARËT E LIRISË NUK DORËZOHEN

Më 30 tetor populli u ngrit në demonstratë. Nga të gjitha anët gjëmonte Prishtina.

1 nëntor 1989. Dita e tretë e demonstratave të tetor-nëntorit. Atë natë edhe Fahriu iu bashkua lumit të madh të popullit që kishte vërshuar Prishtinën nga të gjitha anët, Rrugët dhe sheshet e Prishtinës ishin fare të vogla për të zënë atë masë të madhe të demonstrueve. Po atë natë UDB-a kishte përcjellur Fahriun dhe te stacioni hekurudhor i Prishtinës, kishin tentuar ta arrestojnë por ai si vigjilentë dhe i shkathët që ishte, kishte shpëtuar nga kthetrat e tyre. Të njëjtën natë Afrim Zhitia para demonstrueve mbanë një fjalim të zjarrtë në lagjen « Kodra e Trimave.»

EPOPEJA E KODRËS SË DIELLIT

Më 2 Nëntor Afrim Zhitia gjendet i rrethuar së bashku me shokun e tij Fahri Fazliun, në një podrum të një banese në lagjen « Kodra e Diellit». Ishin të rrethuar nga një ushtri e tërë, e cila ishte e armatosur deri në dhëmbë. Në njërën anë ishin dy të rinjë guximtar, e në anën tjetër kordoni i vdekjës! Bëhej një luftë e pabarabartë. Ushtonte maja e Kodrës së Diellit. Ata nuk dorëzoheshin.

«Të çajmë rrethimin me luftim. Po qe se s'arrijmë dot, të luftojmë nga brenda deri në fishekun e fundit!» - konsultoheshin Ata në mes veti. Dhe jetoi kumbueshëm zëri që dridhi tërë qytetin :

« Luftetarët e Lirisë nuk dorëzohen!»

Më se dhjetë orë po luftohej pa ndërprerë dhe tek pas mesnate të shtënat kishin përfunduar. Afrimin dhe Fahriun i kishte marrë plumbi... Më vonë, ca vite më vonë, shumë shokë të Afrimit dhe Fahriut, u radhiten karshi Ushtris çlirimtare të Kosovës dhe qëndronin në istikame, me syrin mbi shënjestër për të goditur armikun e tmerrshëm...



Flaka e madhe e Lirisë Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun e përfshiu që nga lindja dhe ata kësaj lufte të shenjtë ia falën edhe atomin e fundit të jetës. Ata me veprën e tyre ishin bërë simbole të rezistencës dhe heroizmit për rinin dhe kombin mbarë shqiptarë.

Këta dy heronjë të kombit tonë edhe sot janë kudo me ne, janë në radhët tona, në frymëzimet tona, në Kosovën tonë. Dhe sa herë të vijë nëntori, mbi varret e tyre do të qëndrojnë lulekuqet e Kosovës, të ujitura me gjakun e tyre e të shumë bijëve e bijave të popullit tonë, që u derdh nëpër shekuj për lirinë, që patjetër do të vijë!


(FUND)


______________________

FATMIR BRAJSHORI: AFRIM ZHITIA DHE FAHRI FAZLIU NË RRUGËN E LIRISË! (I)

http://pashtriku.org/index.php?kat=46&shkrimi=5815

***

FATMIR BRAJSHORI: AFRIM ZHITIA DHE FAHRI FAZLIU NË RRUGËN E LIRISË! (II)

http://pashtriku.org/index.php?kat=46&shkrimi=5816

***

FATMIR BRAJSHORI: AFRIM ZHITIA DHE FAHRI FAZLIU NË RRUGËN E LIRISË! (III)

http://pashtriku.org/?kat=46&shkrimi=5995

***

FATMIR BRAJSHORI: AFRIM ZHITIA DHE FAHRI FAZLIU NË RRUGËN E LIRISË! (IV)

http://pashtriku.org/?kat=46&shkrimi=6022

***

FATMIR BRAJSHORI: AFRIM ZHITIA DHE FAHRI FAZLIU NË RRUGËN E LIRISË! (V e fundit)

http://pashtriku.org/?kat=46&shkrimi=6024


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks