SHKRIMI
e premte, 26 maj 2017

SEJDI GEGA / NESIMI ELSHANI ORGANIZATORI I SHQUAR I DEMONSTRATAVE TË VITEVE 1988, 1989 DHE 1990

Winterthur, 28.01.2017 > Para 27 viteve, (në paraditen e 27 Janarit 1990), ishte nisur vargu i demonstruesve të vendosur si asnjëherë më parë - nga Krusha e Madhe, Celina, Nagavci, Hoça e Vogël për tu ndaluar dhunshëm në rrugëtimin e tyre, aty te fushëbeteja e një ndeshjeje, po aq të madhe sa edhe krenare në historinë e re. Aty mu në dalje të fshatit Brestovc, pra aty ku heroizmi i luftëtarëve të lirisë e demokracisë, do ti zë vendin urrejtjes patologjike të shovenistëve serbomëdhenjë, dhe të mbështetur edhe nga mbeturinat e argatëve shqipfolës, e të ndihmuar nga breshëria e pa besë e plumbave bien dëshmorët e parë të lirisë e demkracisë:

- Nesimi Elshani, 28 vjeç, student nga fshati Nagavc, anëtar i LPRK-së,

- Hilmi Krasniqi, 41 vjeç, bujk nga fshati Hoqë e Vogël, anëtar i LPRK-së,

- Halim Hoti, 29 vjeç, nga fshati Krushë e Madhe dhe

- Agron Fetahu, 23 vjeç, bujk nga fshati Celinë, anëtar i LPRK-së.

Në këtë përballje me forcat kriminale serbe mbetën të plagosur edhe shumë demonstrues, që kërkonin Liri dhe demokraci.


Në ballë të këtyre demonstratave, të ideuar fuqishëm nga patrioti i madh Ukshin Hoti, do të gjendet jo rastësisht njëri nga bashkëpuntorët dhe bashkëveprimtarët e tij më të afërt, Nesimi Elshani.

Shoku i burgut dhe i veprimtarisë së Nesimiut, profesor i letërsisë Merxhan Avdyli në kujtimet e tij për Nesimun shkruan: "Nesimi Elshani, në ditën e 27 janarit të vitit 1990, nga Nagavci i tij shkon me shokët në Brestovc, për të dëshmuar me jetën e vetë rinore se sa shumë e ka dashur Kosovën, lirinë… Nuk ka sakrificë më sublime se vdekja për atdhe..."



Nesimi Elshani (25 mars 1962 - 27 janar 1990)


Siç kishte gjithëkund dhembje dhe krenari në Kosovë, akoma më shumë kishte në fshatrat e anadrinisë, në familjet e të rënëve për çështjen kombëtare. Më 28 janar 1990, Nesimiu qëndronte i shtrirë në dhomën e tij, në mesin e familjes së tij, inert, ngjyrë plumbi, me fytyrën e tij të bukur e të qeshur, sikur donte të thonte, mos, mos më qani. Trupi i mbuluar me flamurin kombëtar ishte i rrethuar nga katër motrat, ndërsa Nëna Sabrije i qëndronte të koka, bashkëshortja e tij dhe djali - Nëntori, i cili kishte mbushur tre muaj.

Në këtë ditë, në Nagavc kishin ardhur shumë miqë e shokë nga të gjitha viset shqiptare, për t’i bërë nderimin e fundit Nesimiut dhe të rënëve të tjerë. Prokurori jugosllavë Shaban Berisha, edhe një herë do ta kontrollonte trupin e Nesimiut, për të vërtetuar se ishte apo jo i vdekur!!

Tmerrshëm më gërryente kujtimi. Ishte një ballafaqim me pafuqinë tonë. Më shumë do ta gërryej ky kujtim Afërditën - motrën, e cila do të thotë për vëllaun, (siç do të thoja edhe unë) «ai s’ishte si ne, ishte një diell e një botë më vete»

Qysh si nxënës i shkollës së mesme ai e ngriti guximshëm zërin e tij kundër padrejtësive që ushtronte pushtuesi serb. Në këtë moshë, 18/19 vjeçare, si nxënës, jo vetëm që i kishte sqaruar moshatarët e tij, po, organizonte edhe aktivitete tjera patriotike për çlirim nga zgjedha e pushtuesit serb. Për këtë aktivitet, vala e arrestimeve e vitit 1981 në mesin e qindra të rinjëve e të rejave në Kosovë përfshiu edhe Nesimi Elshanin me Maxhun Zekën e shumë shok tjerë.


Brestovc, Shkurt 1992: Ukshin Hoti - homazhe në vendin ku ranë katër dëshmorët.


Dy herë qe i burgosur nga pushtuesi serb për veprimtari atdhetare. Ai, në hetuesi dhe në burgun e Prizrenit, nga torturat e patriotve Jugosllav, nga inspektorët Udbash të hetuesisë: Dauti, Latifi, Veseli, Astriti dhe Selajdini, e kishte fytyrën shumë herë të enjtur dhe mavi, buzët e qara, duart e këmbët e enjtura, sa nuk mund t’i mbathte dot as këpucët, dhe për këtë arsye më është dashur që disa herë ta ushqej unë dhe shokët tjerë.

Të gjitha këto tortura për asnjë moment nuk e thyen Nesimiun, as plagët nuk e lodhnin, po e forconin akoma më shumë moralisht dhe e kalitnin për të qenë më i fortë e i pathyeshëm, duke i dalë zot Atdheut deri në fund të jetës. Qëndrimi i tij i pa thyeshëm, qëndrimi i të tjerëve që ishin në moshë të njomë si: Agron Zybës, Bedri Halimit, Mejdi Gegës, Sheradin Berishës etj., ndaj mundimeve e torturave na bënte akoma më të fortë moralisht dhe, më të besueshëm se një ditë do të fitojmë Lirinë, me këtë rini të vendosur.

Të shkruash për jetën dhe veprën patriotike të Nesimiut është e pamundur të mos e vësh në spikamë rolin e tij të madh dhe të pazavendsueshëm prej organizatori të shquar të demonstratave gjithëpopullore të viteve 1988, 1989 dhe 1990, në krye të të cilave qendronte vetë duke uruar pjesëmarrësit, me fat dasmat e lirisë! Për aktivitetin e tij kombëtar nuk paraqitnin pengesa as gëzimet e as hidhërimet familjare, ai ishte gjithmonë aktiv dhe energjik. Lufta dhe aktiviteti politiko-patriotik ilegal i kohës, nuk ia kishte mundësuar të bëhej i „njohur“ e „popullor“ siç ndodhi pas viti 1991 dhe siç po ndodh edhe sot me disa që bëjnë luftë e diplomaci paqësore, në të vërtet diplomaci përulëse, në shumë raste edhe në dëm të Kosovës e popullit shqiptar. Ndaj këtyre tipave Nisimiu ishte i rrept dhe i pamëshirshëm.

Ai ishte plotësisht autonom në mendimin e tij, ndaj edhe jetoi e u vra në pajtim me botën e tij, duke dëshmuar veten si njeri të sakrificës. Ai, guximshëm e dëshmoi identitetin e vet, e ne, ne … Ne vazhduam duke shiquar vetëm lulet mbi varr, e duke menduar se amanetin e Nesimiut dhe dëshmorëve tjerë të kombit i çuar në vend!!

Heshtja e kësaj ngjarje shumë të rëndësishme për shkak të ndikimit të të madhit Ukshin Hoti, sikurse heshtja e shumë ngjarjeve të tjera në Kosovë, edhe një herë po vërteton për demokracinë e rrejshme të klasës politike të Kosovës, duke i lënë hapsirë e mundësi politikës shovene serbe, vrasësve të demokracisë e lirisë, për të fyer popullin dhe shtresat e sakrificës për liri edhe në ditët e sotme!

Lavdi dëshmorëve të kombit!

I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!



Nga arkivi: Nesimi Elshani në mediat e huaja - Janar 1990


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks