SHKRIMI
e premte, 28 prill 2017

BEQIR ELSHANI: 'NË U VRAFSHA, MA MERRNI HAKUN!'

Suedi, 01.02.2017: (Përvjetor i Lavdisë - kushtuar dëshmorit Zahir Pajaziti) - Kaluan dy dekada vitesh, kur më 31 janar 1997 dëshmori i kombit dhe i Pavarësisë së Kosovës, Zahir Pajaziti, së bashku me Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun, u vra nga forcat e shumta fashiste të Serbisë Pushtuese. Në kohën e veprimtarisë luftarake të Zahir Pajazitit, Prishtina ishte kryeqytet i Luftës për çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare dhe bashkim të natyrshëm me Shqipërinë tonë. Ky ishte ideali i Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve të tij, siç thotë fjala e urtë “Trimi i mirë me shokë shumë”. Për opinionin evropian dhe botëror Prishtina nuk është vetëm kryeqendër administrative e Kosovës, por kryeqytet i demonstratave dhe i luftërave të përgjakshme kundër kolonizatorit serbosllav. Derisa shtetet evropiane kishin hequr dorë nga kolonizimi i vendeve të huaja në botë, përkundrazi diplomacia evropiane dhe ndërkombëtare pushtuesit sllavo-grek vazhduan t’i përkëdhelin për vazhdimin e kolonizimit të trojeve shqiptare. Këtë e dinte çdo luftëtar që betohej mbi Flamurin Kombëtar Shqiptar, dhe në mesin e tyre ishte heroi Zahir Pajaziti.

Zahiri, i lindur më 1 nëntor 1960 në Turanë, ku edhe kreu shkollën fillore, në vitin 1976/77 bën hapin e parë drejt revoltës kombëtare kundër pushtetit të egër jugosllav që e shtypte popullin shqiptar, ndaj organet pushtetit e përjashtojnë nga Shkolla e Policisë në Vushtrri. Retorika e djaloshit trim ishte se ai nuk pranoi të vishte uniformën e kamxhikut kundër popullit shqiptar dhe kundër atdheut të tij, sepse ishte bir i popullit shqiptar. Këtë që e bëri trimi nga Turani i Llapit në ditët më të vështira, sot nuk po e bën asnjë polic shqiptar i SHPK-së për mbrojtjen e atdheut të tyre nga rikolonizimi serb, të cilët rrahin dhe burgosin djemtë dhe vashat shqiptare të Lëvizjes Vetëvendosje, vetëm pse kërkojnë dekolonizimin e Kosovës nga pushtuesi serbofashist. Kështu Zahiri po brumosej me idetë revolucionare drejt çlirimit të Kosovës me toka të copëtuara. Ai kishte parë sesi Besianën me Preshevën po i ndante kufiri i vizatuar nga qarqet shoviniste të Jugosllavisë. Xhelatët Tito-Rankoviq, Kosovën e shkëputur nga trungu i Shqipërisë Natyrore e copëtuan në drejtim të Serbisë, të Maqedonisë dhe Malit të Zi. Këtë golgotë shoviniste do ta kuptojnë të gjithë trimat shqiptarë, që do të përfshihen në Demonstratën e Madhe për Kosovën Republikë në vitin e mirënjohur 1981. Prandaj Zahiri i brumosur me idenë e çlirimit dhe bashkimit kombëtar, ia kishte kthyer shpinën shkollës policore me ushqim të shijshëm, me rroba të bukura, me dhomën luksoze, me aktivitete të pasura dhe me privilegjet pararendëse në shërbim të politikës kundërshqiptare.



Pas kryerjes së gjimnazit në Besianë në vitin 1981, Zahiri regjistrohet në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze pranë Fakultetit Filologjik në Prishtinë. Sipas fjalës së urtë latine se në luftë heshtin muzat, e përfshiu edhe studentin kryengritës, në mënyrë që t’i përvishet luftës drejt çlirimit të Kosovës, Kryengritës superior me suksesin shembullor, që dikur kishte braktisur shkollën e parë të mesme në Vushtrri, arriti që për hallet e mëdha kombëtare të ndërpres edhe studimet në Universitetin e Prishtinës. Ai e dinte se Universiteti pret, por Liria e Atdheut nuk pret. Prandaj në vend se të dëgjonte leksionet e universitetit, u mor me shpërndarjen e letërsisë revolucionare dhe trakteve për çlirimin e Kosovës, ai ishte atdhetar i flaktë për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, e cila qysh në vitin 1913 ishte shkëputur me darët e fuqishme të Konferencës së Londrës.

Si çdo atdhetar, edhe Zahir Pajaziti donte të çmallej për të parë Shqipërinë, mirëpo nuk kishte pasaportë, sepse nuk ishte i lirë, ngjashëm siç ishin të lirë sllavët, që lodronin ku të donin, por edhe që nuk ndëshkoheshin kur bënin zullume. Ky trim, që më shumë se shumë donte ribashkimin e Shqipërisë Etnike, iu afrua lumit Buna, që dhunshëm ndan dy qytete antike shqiptare Ulqinin me Shkodrën, dhe e kaloi duke notuar në thellësinë e lumit. Kështu veproi, sepse armiku malazias qëllonte çdo kokë shqiptare, që shkonte për tu takuar me vëllezërit dhe motrat shqiptare matanë lumit dhe matanë bjeshkës. Pas vizitës vëllazërore në Shqipëri Zahiri ishte kthyer në vendlindje. Dihet që udba sllavofashiste e kishte torturuar me metoda brutale, sepse djaloshi sypatrembur as nuk zbulonte plane konspirative shqiptare, as nuk i nënshtrohej premtimeve të bukura serbosllave. Ashtu siç e presin studentin e ri shkallët e universitetit, po e priste viti i Demonstratave për Kosovën Republikë në vitin 1981: O me hatër, o me luftë, me që pasuria më e madhe e njeriut është jeta që i falet atdheut. Porosia luftarake e Zahirit të përkujton Themistoklin, i cili para se të fillonte betejën, ushtarëve të tij u thoshte: “Sapo të nisë sulmi, më ndiqni nga pas, në u tërheqsha, më vrisni, në u vrafsha, ma merrni hakun”. Së bashku me bashkëluftëtarët për çlirimin e Kosovës: Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Afrim Zhitija, Fahri Fazliu, Fadil Vata, gjithë trimat shqiptarë, që kanë lënë gjurmë për lirinë e Kosovës, ka lënë edhe dëshmori Zahir Pajaziti, prandaj vatra e Kodrës së Prishtinës mori emrin e gjithë trimave anembanë Kosovës - “Kodra e Trimave”. Kudo që demonstroi Zahiri për Kosovën Republikë dhe për heqjen e Kushtetutës Vrastare Serbe, që me ndihmën e tankeve po shuante lirinë dhe gjuhën shqipe, por edhe po vriste popullin autokton shqiptar.

Zahir Pajazititi ngutej, prandaj për shkak se në Shtabin e njësisë Guerile nuk kishte aksione, kishte shkuar për stërvitje ushtarake me të gjitha llojet e armeve në Shqipëri, atje ku Armata Shqiptare ishte shumë e profesionalizuar për mbrojtjen e atdheut nga bishat serbomaqedonomalazeze. Këtue ka vendin të përmendet kureshtja luftarake e Zahir Pajazitit, i cili në stërvitjet ushtarake u takua me komandantin e ardhshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Prandaj në kohën kur ish-Jugosllavia po shkapërderdhej prej veriut në krye me Slloveninë dhe me Kroacinë, rekrutët trima të Kosovës po kaliteshin në radhën e vëllezërve të shumtë shqiptarë në Shqipëri. Pajazitin, Ademin, Edmondin dhe shumë trima të tjerë po i mundonte heshtja afatgjate e doktrinës pacifiste. Durimi apo rezistenca pasive pa afat nën pushtimin serbofashist la pasoja të paparashikuara në të gjitha trojet e pushtuara shqiptare, pasojat e së cilës po i ndejmë edhe sot. Këtu e ka vendin qortimi i Shekspirit, i cili thotë: "Durimi është mallkim i fisit tonë". Prandaj ushtarët e ardhshëm të UÇK-së duhej armatosur për çlirimin e Kosovës dhe shpëtimin e popullit nga torturat shtazarake të Serbisë Fashiste. Një gjë dihet, Serbia Kosovën e kishte marrë me anën e Konferencave Diplomatike, prandaj kolonizatori serb nuk mund të hiqej ndryshe nga Kosova, pos me grykën e pushkës. Kështu deklaroi edhe Qëndresa Shqiptare, Adem Demaçi, se barbarinë serbe nuk e ndalin vendimet e Konferencave Evropiane dhe të OKB-së pa e ndalur me një ushtri të organizuar shqiptare për mbrojtjen e popullit shqiptar, që po shkonte drejt zhdukjes. Serbia nuk i ka shndërruar manastiret shqiptaro-katolike vetëm për qëllime të fesë ortodokse, përkundrazi i ka shndërruar për qëllime kolonizuese të Kosovës, sepse e magjepsnin pasuritë e madha të Kosovës.

Ashtu si Heroina e Popullit Shqiptar, Qerime-Shote Galica, të cilën e ndiqte shovinizmi serb dhe regjimi kundërpopullor i Ahmet Zogut, ngjashëm veproi edhe regjimi i Sali Berishës ndaj Zahir Pajazitit të kalitur dhe të armatosur për çlirimin e Kosovës, të cilin e arrestoi duke kaluar kufirin e dhunshëm që ndante Tokën Shqiptare. Si përforcim i kësaj vlen të përmendet se Ahmet Zogu, përndryshe mik i vjetër i Musolinit, pas Luftës së Dytë Botërore, bëhet mik i Josip Broz Titos, (paçka pse ishte komunist); dmth. sipas formulës matematikor bëhet dy herë armik i Shqipërisë! Pas formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti emërohet Komandant i Operativës pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Detyrën ushtarake e zbatoi me disiplinë të lartë ushtarake, në të gjitha vendet strategjike të Kosovës, atje ku e kërkonte nevoja. Kreu shumë aksione guerile me armë zjarri, duke vrarë kriminelët serbë, që qarkullonin me automobilat e tyre krahas tankeve dhe helikopterëve të shumtë policorë, si dhe stacionet e policisë, duke i ngritur në ajër. Këto ishin shenjat e para të luftës heroike për çlirim përfundimtar nga Serbia kolonialiste.

Aksionet e shpeshta të guerilasve shqiptarë me direktivat e UÇK-së po shtoheshin, ndaj kolaboracionistët e Kosovës kërkuan intervenimin Interpolit për kapjen e “irredentistëve” shqiptarë. Formula e pushtuesit serb ishte shumë e qartë, qiraxhinjtë në Barakën e LDK-së nuk bënin rezistencë për LIRI, prandaj Beogradi nuk i trazonte. Ishte një strategji e Serbisë Fashiste në krye me xhelatin, Sllobodan Millosheviq, me anën e së cilës donte të digjte fshatrat, të vriste dhe ndiqte popullin shqiptar, dhe në fund të bënte dialog me krundet pacifiste të Kosovës. Të gjitha këto i dinte strategu i luftës për çlirimin e Kosovës, ndaj kurrë nuk u ndalë me sulmet kundër pushtuesit më të urryer në botë, që shkrumbon çdo bimë mbi tokë. Zahiri ishte në lidhje me bashkëluftëtarët trima në të gjitha anët e Kosovës: me Ilir Konushevcin, Luan Haradinajn, Adrian Krasniqin, Mujë Krasniqin, Adem Jasharin dhe shumë të tjerë. Kështu më 31 Janar 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, tre pjesëtarët e njësive ushtarake të UÇK-së: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu në luftën ballë përballë me forcat e shumta policore të Serbisë Fashiste dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.

LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË TRIMAVE PËR LIRI!

Suedi, 30.01.2017


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks