SHKRIMI
e diel, 19 nëntor 2017

FATMIR BRAJSHORI: AFRIM ZHITIA, HEROI I LINDUR HERO!

Pashtriku.org, 2 nëntor 2017: (Fragment nga poema me të njëjtin titull, kushtuar militantit të radhëve të organizuara të LPRK-ës (LPK-ës) Afrim Zhitisë)


 


 


 


I

Me botën përpara linde,

u nise rrugës së madhe, pa kthim.

Që nga vaji i parë, pas lindjes u betove:



"Unë nuk do t'i nënshtrohem fatit

vetë do t'jem fati i jetës sime!"



" Moj jetë, ëndërr pashë që luan linda!"

kështu u thoshte të gjithëve nënë Qamilja.

Që prej kësaj ore,

bacë Osmani shkrepi maliherin,

e jehoi zëri tij kryengritës:

« le t'jetë i lirë ky bir nga prangat e robëris»!

Nisu bir!

Udhës së madhe, që në afrim,

në tokën e gjyshit Sylë,

ku çdo gjë është e bukur.



Zbrazja e shpirtit së nënëlokës,

për një kujtim kohësh,

në pikë të ditës së diellit ndezë gjakun,

buzë hijeve të lisave e gjetheve të Llugave

ku ty Afrimi i vogël,

në fëmijëri tek përshkoje rrugët e fshatit

dheu të dukej i ashpër,

i pakuptuar në fillim për moshën që kishe

edhe pse që atëherë, kuptove dogmat dhe dogmatet,

që me doktrinat e tyre të belbëzuara

shënderroheshin në lakuriq të natës

së cilës edhe pse e zezë ishte, errësirë futë

kurrë s'ia pate frikën.



II

Afrim!

Nuk e dinim që udha e jonë e panjohur

përpara shtrihej me plot xhemba e ferra,

që zemërzinjtë i vunë për t'namë emrin tonë,

" Mos u zmbrapsni!" - na folën shekujt.

« Ne po ju ushqejmë me kryengritje t'përditshme,

ani pse shpesh, s'do keni bukë e krip e ujë»

Po, ç'na duheshin këto ç'na duheshin?

E pse na duheshin?

...Kur librin të hapur për lexim në shtëpi,

për Naimin, Migjenin,Fishtën e Demaçin

e lexonim fshehtas,

nga sytë vrastar

të bishave të natës

dhe tërë akuzat pastaj,

ia veshnin mësuesit.



E ky me brengën e shekujve mbi supe

duke lënë në zemrat tona,

alfabetin e Manastirit,

me pranga në duar duke ikur,

me një të mbylluri të syrit na thoshte:



" Vazhdoni! Mos u dorëzoni!"



Së bashku me shpirtin tonë

dëgjuam këngën e zogut,

si në ëndërren tonë, me flamuj lufte,

dhe ne, me shokët idealist,

e mbushnim natën me afishe vendimtare,

si për natën e vitit të ri,

me letra urimi për liri,,,

Për një fije shprese për qytetarin si n'vegim,

kur lëshonim grushtet së mbajturi lart

pastaj befas shpërthenim në gaz e brohori:

" s'do të ketë më brohori, kur t'bëhemi Shqipëri!"



«Paska akoma një fije shprese për ne»



i fliste fqinji- fqinjit me rrezet e para të mëngjezit.

" E morët edhe ju letër bardhën me kushtrim lirie?"

E pyesnin njëri tjetrin pa zë,

vetëm me shkëlqimin e syve.



III



Afrim!

Jeta jote nuk ishte thjeshtë vetëm një libër,

Se ti veprove si të ishe një akademi.

Edhe në vargje poetit i lejohet një diskrecion:



" sot kur kaloj rrugicave të qytetit tonë

fryma jote më përcjell,

rreth e rrotull si aureol!"



E dëgjoj, se janë ankuar, kundër nesh,

sot,

ata që dje ruanin Institucionet e armikut,

se gjoja ne po duam të prishim godina qeverie,,,

Akuzat vijnë nga tabori i njejtë i '81es,

që na ndanin në dysh,

si dje sot e kush e di nesër,

por që s'na lëkundin dot,

nga i vetmi Institut i yni kombëtar:

Ideal brezash ndër shokë!



Afrim!



Që moti tek ne, u shfaq, sërish Juda

dhe tradhtoi çdo shpresë shekujsh për pare,

u radhit krah për krah me vrasësit e jetës tënde.

I njejti, që e mallkonim si kurrë më parë,

u shfaq sërish, si të dilte nga toka,

me veprime të njejta

si të shekujve të kaluar.



" S'ka rëndësi, - foli si di të flasë vetëm Juda.

" Më jepni çfarë më jepni dhe unë sërish tradhtoj!"



E ne se dinim,

se n'mesin tonë,

kishim më shumë Judë, Hamza e Ballaban

Se sa Vranakont, Tanushtopi e besnikëri...


(Fragmente nga poema me titull: «Heroi i lindur si hero»! Autor: Fatmir Brajshori)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks