SHKRIMI
e martë, 12 dhjetor 2017

SABIT REXHEPI: SI U NJOHA ME VEPRIMTARËT E LËVIZJES, ARIF SEFERI DHE XHEVAT QERIMI?

Pashtriku.org, 25 nëntor 2017: Si u njoha me veprimtarin e LPK-s, Dëshmorin e Kombit, Arif Seferin me banim në Kumanovë dhe me Heroin e heshtur, Xhevat Qerimin me banim në Pozheran?

Veprimtarët e LPK-se, Arif Seferin dhe Xhevat Qerimin i njoha në verën e viti 1992. Deri atëherë i njihja vetëm përmes fjalëve të shokut Nazmi Hoxha, kurse tani i njihja për së afërmi.

Unë isha punëtor në firmën Arbëria të Nazmi Hoxhës, me të cilin njiheshim me herët, dhe ishim dënuar në një grup së bashku me 14 shokë tjerë. Bazuar në besnikërinë e së kaluarës, me Nazmi Hoxhën ishim të lidhur ngushtë edhe familjarisht. Andaj nuk ruante sekretet e lëvizjes nga unë. Përmes Nazmi Hoxhës, unë u njoha me Arif Seferin e Xhevat Qerimin që të dy anëtarë e koordinatorë të LPK-së.

Për t’i njohur për së afërmi këta të dy u dha rasti në verën e vitit 1992, në këtë mënyrë:

Në verën e vitit 1992, pasi ishin grumbulluar një sasi e madhe e frangave zvicerane dhe markave gjermane, në Gjilan dhe rrethinë, Nazmi Hoxha, bashkë me shokët e tij: Xhevat Qerimin, Ahmet Demirin, Nijazi Idrizin, Ahmet Aliun, për të cilët më kishte folur se janë anëtarë të LPK-së, më thotë, përgatite makinën Lada, se kemi me shkuar të një shok në Kumanovë, te Arif Seferi, të cilin do ta njohësh për së afërmi, kurse shoku tjetër Xhevat Qerimi për të cilin të kam folur disa herë, do vijë pas neve pak me vonesë, dhe do ta njohësh edhe atë. Xhevati është i ri, ndoshta nuk të mbushë sy, por është veprimtar i palodhur dhe i shkathët për çdo punë që merr përsipër.

Nazmiu më tregoi, edhe arsyen, se po shkojnë në Bullgari, në koordinim me veprimtarin e njohur të Kumanovës, drejtuesin e LPK-së, Arif Seferin, U tha u bë. Unë me Nazmi Hoxhën shkuam në Kumanovë të Arif Seferi. Xhevati po vonohej! Pasi që hëngrëm drekën, Nazmiu më thotë që unë të kthehem për Gjilan, kurse ata pas pak do të niseshin për Bullgari. Në këtë moment duke hipur në makinë mbërrin Xhevati me makinën Golf, u përshëndetëm dhe u njohëm për së afërmi.


Ma mbushi mendjen se është po ashtu siç me kishte folur Nazmiu, sepse, natyra e tij serioze, fliste më shumë se mosha që kishte. Unë nisem për Gjilan, ata për Bullgari, për të blerë armë për përgatitjen e luftës në Kosovë. Në kufirin maqedono-bullgar, automjeti i tyre “Golf”, pronë e veprimtarit Xhevat Qerimi, pasi kontrollohet imtësisht, zbulohen devizat e fshehura, ata të tre arrestohen, kurse 45 000 mijë frangat zvicerane dhe 10, 000 mijë markat gjermane dhe automjeti, konfiskohen.

Atë mbrëmje RTV e Shkupit, në lajmet e saj thotë: Sot në kufirin maqedono-bullgar pas një kontrolli detal u konfiskuan kaq para në valutë franga e marka dhe makina golf, si dhe u arrestuan Arif Seferi, Nazmi Hoxha dhe Xhevat Qerimi. Nazmiun dhe Xhevatin pasi i torturojnë dy ditë rresht ua bëjnë faqet bukë furre, maqedonasit i lirojnë, ndërsa veprimtarin Arif Seferin maqedonasit e prangosin dhe e transferojnë në burgun e Idrizovës dhe nga aty i gjallë nuk del, sepse pas dy ditësh vdiq në burg nga torturat barbare maqedono-serbe.

Nazmiu dhe Xhevati kishin shkuar te një mik në Ditepazar të Shkupit dhe më thërrasin të shkojë e t’i marr. Shkova i mora. Ata ishin tërësisht të dërmuar nga torturat barbare të shovinistëve maqedono-serb, dhe gjatë rrugës me treguan si ka rrjedhur ngjarja.

Sipas tyre 2-3 km larg kufirit zbret nga makina Arif Seferi, dhe shkon në këmbë në doganë, gjoja nuk është me këta, e që dikush e ka parë Arifin duke zbritur dhe doganierët dyshojnë dhe i hynë makinës imtësisht e kontrollojnë dhe ua gjejnë devizat si më lartë. Sipas ligjit nëse nuk i paraqet parat dhe të zihen, të konfiskohet edhe makina. Pra siç u tha më lartë, i arrestojnë, i torturojnë, ua konfiskojnë makinën dhe parat.

Ata paguan një avokat maqedonas dhe arritën ta marrin makinën, por, parat kurrë. Këtë e them me përgjegjësi të plotë, nga se punën me avokatin e kam përcjellë unë me urdhrin e Nazmi Hoxhës dhe Xhevat Qerimit, nga që gjuhën serbe e njihja më mirë se këta të dy. Këtë shkrim deklaratë e dhashë për hir të së vërtetës së hidhur.



Dëshmorët e Kombit, Arif Seferi (1938 - 1992) dhe Xhevat Qerimi (1965 - 1993) */

______________


*/ Në janar 1993 në një aksident fatal e tragjik në njërën prej kthesave më të rrezikshme të komunikacionit në rrugën regjionale Gjilan-Ferizaj, në fsh.Budrikë, pushoi së rrahuri zemra e madhe, e burrit trim e të pashoq, shokut e bashkveprimtarit tonë, Kryetarit të Komitetit Drejtues të LPRK-së të Anamoravës për Gjilan, Viti dhe Kamenicë e Komandantit të njësiteve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lexoni më gjerësisht:

ISMET SYLEJMANI: XHEVAT QERIMI - HEROI I HESHTUR I KOMBIT

http://www.pashtriku.org/?kat=46&shkrimi=1163
 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks