SHKRIMI
e shtunë, 20 tetor 2018

PROF.DR.NUSRET PLLANA: TRIMAT E POLLATËS JANË PJESË E LIRISË SONË KOMBËTARE

Prishtinë, 16 shtator 2018: (Në përvjetorin e rënies së Dëshmorëve të Kombit, Skender Munolli dhe Besim Latifi)

Përkufizimi

Historia e të gjithë popujve të botës, andaj edhe historia e popullit shqiptar, ndërtohet mbi bazë të shëmbëllimeve. Çka do të thotë kjo?

Do të thotë, secili Dëshmor i Kombit ka mësuar nga të parët e tij si të vdiset për lirinë e atdheut. E atdheu është vetëm një-Shqipëria. Ky atdhe, një pjesë të gjeografisë së tij e kishte të pushtuar, kurse po ashtu, një pjesë e popullit shqiptar ishte i robëruar.

Prandaj, trimat e Pollatës, Dëshmorët e Kombit, Skender Munolli dhe Besim Latifi, kishin mësuar shkollën e luftës për lirinë e atdheut nga të parët e tyre, nga stërgjyshi e gjyshi, nga xhaxhallarët e nga babai.

Hyrje

Sa herë liria e atdheut i thërriste në vijat e frontit, trimat e Pollatës me ato armë që kishin, ishin në istikame. Sa herë, duhej t’i dëshmohej pushtuesit të kësaj pjese të atdheut, ata bënin veprime, të cilat pushtuesi me argatët e tij, i dënonte, i burgoste, i vriste, qoftë në pritë, qoftë në kurthe, qoftë edhe ballë për ballë.

Dëshmorët e Kombit që po i përkujtojmë sot, Skender Munolli e Besim Latifi, ishin rritur, ishin edukuar dhe ishin burrëruar me këtë frymë kombëtare, që të mos e duronin pushtuesin të bënte çka të donte me familjet e tyre, me bashkëqytetarët e tyre, me bashkëatdhetarët e tyre.



Jo rastësisht, andaj, duhej pushka e tyre që në vitet e nëntëdhjetë, që të mësohej e të dëgjohej, anë e mbanë tokave të atdheut arbëror, se një pjesë e këtij atdheu ishte e pushtuar.

Andaj, duhej pushka dhe sakrifica e tyre, që të kuptohej se ishte gënjeshtër vëllazërim - bashkimi që na i shurdhonin veshët të gjithë ata që e quanin ish-Jugosllavinë shtetin e tyre.

Andaj, duhej rënia e tyre në altarin e lirisë, që të bëheshin më vonë shkollë e madhe e të gjithë Dëshmorëve të Kombit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shkolla e madhe e luftës për lirinë e atdheut

Dëshmorët e Kombit që po i përkujtojmë sot, Skender Munolli dhe Besim Latifi ishin rritur dhe ishin edukuar, përveç të tjerash, edhe duke vizituar prindërit e tyre, xhaxhallarët e tyre, të afërmit e tyre, nëpër burgjet e pushtuesit të tokave shqiptare, nëpër burgjet e Serbisë, e cila fshihej pas parullës së vëllazërim - bashkimit.

Po ashtu, ata ishin rritur dhe ishin edukuar, edhe me krismën e pushkës së të parëve të tyre, edhe të baballarëve të tyre, kundër pushtuesit, që shtihej se na kishte vëllezër, që shkruante nëpër libra, se ne ishim sllavë, se atdheu ynë ishte ish-Jugosllavia.

Këtë shkollë të madhe të luftës për lirinë e atdheut, Dëshmorët e Kombit, Sknder Munolli dhe Besim Latifi e kishin mësuar edhe nga historia e popullit shqiptar.

Një histori shumë tragjike, por edhe madhështore. Dija e historisë na mëson se vetëm ngjarjet targjike janë madhështore.

Nuk ka asgjë më madhështore se ngjarja historike e Pollatës e 13 shtatorit të vitit 1990, kur forca të shumta të një shteti, që ishte pushtues i tokave shqiptare, kishte rrethuar me tërë arsenalin e armatimit, një lagje, një fshat të tërë, duke shpresuar se ata do të dorëzoheshin dhe do të bëheshin argat të dreqit, siç i quante ata që punonin me pushtuesin, legjenda e luftës për lirinë tonë, Bacë Adem Demaçi.

Duhej pushka e Dëshmorëve të Kombit Skender Munolli e Besim Latifi, që armiku ynë historik, Serbia pushtuese, të mësonte se shqiptarin mund ta vrasësh, por nuk dorëzohet.

Dëshmorët, që po i përkujtojmë sot, Skender Munolli dhe Besim Latifi, duke bërë përpjekje të çanin rrethimin bien në altarin e lirisë, të cilën liri e gëzojmë sot. Dhe, për çudi, liria vjen për të gjithë, edhe për ata që kishin qenë argat të dreqit.

Pushkët që u bënë shenja të lirisë sonë

Po rrethohej një lagje. Po rrethohej një fshat, Pollata, e cila ishte bërë shenjë e kujtesës sonë kombëtare, qoftë kur dënoheshin me shumë vjet burgje, paraardhësit e Dëshmorëve të Kombit, ngase ata, qoftë se ishin pjesëtarë të organizatave të ndryshme ilegale liridashëse, që përpiqeshin për lirinë e atdheut, qoftë kur u shpjegonin fëmijëve në shkolla se atdheu ynë është Shqipëria, qoftë kur bëheshin pjesë e veprimeve ushtarake ilegale. Ky ishte shkaku i rrethimit të një fshati. Ky ishte edhe argumenti që kishte përdorur pushtuesi ynë, Serbia fashiste e asaj kohe, kur kishte rrethuar Pollatën, në mbrojtje të të cilit kishin rënë edhe Dëshmorët e Kombit që po i përkutjojmë sot, në 28 vjetorin e rënjes së tyre heroike, Skender Munolli dhe Besim Latifi.

Njëri nga atdhetarët e këtij fshati, Avdi Munolli, kishte bërë sa herë burgje, ngase ishte veprimtar i çështjes kombëtare.

Burgje kishte bërë edhe Hashim Munolli, ngase e kishin akuzuar për vrasjen e një qytetari serb.

Burgje kishin bërë edhe veprimtarë të tjerë të Pollatës. Prandaj, pushkët që krisën atë ditë shtatori të vitit 1990, erdhën dhe u bënë shenjat e para të pushkëve të luftës për lirinë e kësaj pjese të atdheut të robëruar.

Dëshmia më e mirë e këtyre shenjave, dëshmia më e saktë se ato pushkë ishin krisma të luftës për liri, ishte edhe varrimi 'madhështor' i Dëshmorëve të Kombit, Skender Munolli dhe Besim Latifi.

Ata, nuk e kishin afër pjesën më të madhe të familjarëve, të afërm dhe të largët, ngase ishin burgosur mbi tetëdhjetë (80) banorë të asaj lagje, por ata ishin bërë pjesë e dhembjes dhe të krenarisë të një familje të madhe, të familjes së kombit shqiptar. Ndryshe, nuk mund të shpjegohet fakti se atë ditë, në varrimin e Dëshmorëve të Kombit Skender Munolli dhe Besim Latifi, kishin ardhur mbi pesëdhjetë mijë shqiptarë (50 mijë), nga të gjitha anët e gjeografisë sonë kombëtare.

Askush nuk mund ta thotë me siguri se nga kishin ardhur, si kishin ardhur, nëpër cilat rrugë dhe nëpër cilat shtigje kishin ecur, nëpër cilat male dhe nëpër cilat fusha kishin udhëtuar, kohë e pa kohë, me bukë e pa të, të etur dhe të pikëlluar.

Por, ata kishin ardhur që të bëheshin pjesë e familjes së madhe të Dëshmorëve të Kombit, të cilët kishin rënë në përballje me pushtuesin e tokave shqiptare.

Ata kishin ardhur, edhe për të nderuar kujtimin dhe luftën e Dëshmorëve të Kombit, Skender Munolli dhe Besim Latifi, por edhe t’i thoshin banorëve të Pollatës, se ata ishin pjesë e familjes së madhe të kombit shqiptar.

Pjesë të familjes së Munollëve edhe mund të ishin në burg, pjesë të familjes edhe mund të mos lejoheshin të merrnin pjesë në varrimin e djemve të tyre, të nipave dhe vëllezërve të tyre, të trimave të tyre, por asnjë pushtues nuk mund të mbyllte rrugët e një kombi të tërë që të bëhej pjesë e familjes së Munollëve të Pollatës, atë ditë kur kishin rënë Dëshmorët e Kombit, Skender Munolli dhe Besim Latifi.

Qoftë edhe vetëm ky fakt, dëshmon se rënia e Skender Munollit dhe e Besim Latifit, pushka e tyre e lirisë, ishte shenjë e Luftës së ardhshme çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lufta për lirinë e atdheut është përjetësia e Dëshmorëve të Kombit

Historia e të gjithë popujve historik të botës, ndërtohet mbi shenjat që krijojnë brezat e atyre popujve në përpjekje për lirinë e vendit. Edhe historia e populli shqiptar, si popull historik që është, që nga lufta tridhjetë vjeçare e kryetrimit tonë, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ishte luftë për liri dhe për çlirimin e atdheut të robëruar, e deri te Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Rënia e Dëshmorëve të Kombit Skender Munolli dhe Besim Latifi, më 13 shtator të vitit 1990, ishte jo vetëm shenjë e luftës për lirinë e kësaj pjese të atdheut tonë, Shqipërisë, por në të njëjtën kohë ishte edhe shkolla e madhe e përjetësisë për të gjithë ata që sakrifikohen për lirinë e atdheut dhe për hapjen e rrugës së madhe historike të bashkimit kombëtar.

Në këtë mënyrë, prandaj, mund të thuhet dhe duhet të thuhet vazhdimisht, se edhe rënia e Dëshmorëve të Kombit, Skender Munolli dhe Besim Latifi, ishte pjesa e përjetshme e lirisë së atdheut, mbi të cilën ndërtohet historia e një populli historik, siç është historik edhe populli shqiptar.

Shkolla e gjatë shekullore e luftës për lirinë dhe çlirimin e atdheut, ishte bërë pjesë e edukatës dhe e vetëdijes kombëtare edhe e Dëshmorëve të Kombit, Skender Munolli dhe Besim Latifi, që po i përkujtojmë sot.

Duke i përkujtuar të rënët për lirinë tonë, ne dhe brezat që do të vijnë pas nesh, do të kenë shenjat e përjetshme ku të mësojnë dashurinë ndaj lirisë, dashurinë ndaj çlirimit, dashurinë ndaj atdheut.

Qoftë edhe vetëm për këtë fakt të vogël, Dëshmorët e Kombit që po i përkujtojmë sot, Skender Munolli dhe Besim Latifi, janë pjesë e përjetësisë së kujtesë sonë kombëtare, pa të cilën as nuk mësohet shkolla për ta ruajtur lirinë e atdheut, as nuk mësohet shkolla e sakrificës për çlirimin e atdheut.

Përfundim

Sot, në përvejtorin e rënies së tyre, në përvjetorin e sakrificës sublime për lirinë tonë, të Dëshmorëve të Kombit, Skender Munolli dhe Besim Latifi, ne të gjallët që do të kemi vdekje të zakonshme, mësojmë se përjetësia ju takon vetëm atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e atdheut.

Mësojmë se rënia e tyre është bërë shkollë e jetës së popullit shqiptar, edhe për faktin se me rënien e tyre, ata janë bërë pjesë e kujtesës sonë kombëtare, e cila deri me rënien e tyre kjo pjesë e atdheut, këtë të drejtë të tyre legjitime e kishte të ndaluar.

Nuk ka pushtim më tragjik, se sa kur brezave të tërë të një populli, ju ndalohet të shkojnë në varrimin e atyre që kanë rënë për liri. Por, siç e dini edhe ju të gjithë, i madh e i vogël, plak dhe i ri, në shtatorin e vitit 1990, kur kishin rënë Dëshmorët e Kombit, Skender Munolli dhe Besim Latifi, shqiptarët e kishin mundur ndalesën tragjike, i kishin mundur urdhërat e pushtuesit, e kishin mundur frikën thuajse shekullore dhe kishin ardhur t’u japin lamtumirën e fundit të rënëve për lirinë tonë, Skender Munollit dhe Besim Latifit.

Lavdi Dëshmorëve të Kombit Skender Munolli dhe Besim Latifi!

Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit që kanë rënë për lirinë tonë!

Prishtinë-Pollatë, 13 shtator, 2018

Prof. dr. Nusret Pllana, Universiteti ‘‘Hasan Prishtina’’ Prishtinë.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks