SHKRIMI
e mërkurë, 19 dhjetor 2018

SHERADIN BERISHA: ADRIAN KRASNIQI - PUSHKA E U要K-s毛! (D脣SHMI ARKIVORE)

Pashtriku.org, 6 dhjetor 2ß18: "Veprimtarinë patriotike që jam duke e zhvilluar unë do të kishit zhvilluar edhe ju, por fati deshi që unë njëherë për njëherë t'i përgjigjem thirrjes së atdheut, që bijtë e tij t'i dalin zot në këto momente të vështira dhe tejet kritike, duke mos kursyer as gjënë më të shtrenjtë "Jetën". Si anëtar i organizatës militante U要K, për borxhin ndaj atdheut dhe për betimin e bërë para shokëve, më duhet të qëndroj besnik i kësaj "rruge deri në vdekje". (Fragment nga letra e Ushtarit të Ushtrisë 要lirimtare të Kosovës - Adrian Rexhep Krasniqi, dërguar vëllaut të tij Ilirit, në mars 1997)

LINDJA DHE SHKOLLIMI

Adrian Krasniqi (Rexha) padyshim është njëri nga protagonistët kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ka lindur më 11 tetor 1972 në familjen e njohur të Sylerxhëve të fshatit Vranoc, të Pejës, nga babai Rexhepi dhe nëna Majremja. Në moshën tetëvjeçare Adrianit i vdes babai, dhe ai bashkë me të vëllain, Ilirin, (përveç nënës shëndetligë) rriten nën përkujdesjen e gjyshes Fanë, xhaxhait Xhafer Krasniqi dhe dajëve të tyre. Adriani mësimet e para i mori në shkollën fillore "Vëllazërimi" në Baran, ndërsa shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Bedri Pejani" në Pejë. Në vitet 1991 - 1993 studimet i vijoi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, dhe pastaj në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës.



Adrian Krasniqi (11.10.1972 - 16.10.1997) 


GRUPI ILEGAL 'BESA'

Qysh si nxënës i shkollës së mesme (1988/89) ai u dallua në organizimin e demonstratave në qytetin e Pejës, përkundër kërcënimeve se mund të përjashtohet nga gjimnazi. Ndërkaq përpjekjet e para për një rezistencë të armatosur i ka nisur me formimin e grupit ilegal "Besa", së bashku me shokët: Arben Kadriu, Gëzim Sejdiu, Sali Kelmendi, Qerim Kelmendi, Ramadan Kastrati etj.

Në gusht të vitit 1991 Adriani së bashku me anëtarin e grupit, Ramadan Kastrati, në Mal të Zi kishin siguruar 25 kg trotil për kryerjen e aksioneve kundër organeve policore të Serbisë! (Faton Mehmetaj, 2)

ADRIAN KRASNIQI - PUSHKA E U要K-së

Gjatë vitit 1992 Adrian Krasniqi me anëtarët tjerë kanë shkuar disa herë në Shqipëri për të siguruar armatim - pushkën e U要K-së! Në korrik - gusht të vitit 1993, kur në Kosovë u burgosën 173 veprimtarë të Lëvizjes, Adriani kalon në ilegalitet dhe pastaj shkon në Shqipëri. Gjatë viteve 1993-1996 Adrian Krasniqi me shokë (pasi kishin krijuar disa baza të fuqishme në zonën kufitare) kohë pas kohe vijnë në Kosovë për të kryer edhe aksione të armatosura. Në fund të vitit 1994 dhe fillim të vitit 1995 Adrian Krasniqi përmes Qerim Kelmendit bie në kontakt me Hysen Dreshajn - Besnikun, pastaj lidhet me Lahi Brahimajn - Maxhupin, Luan Haradinajn, Rexhep Selimin - Dhjetëshin, Zahir Pajazitin, Ilir Konushefcin - Mërgimin, etj. Adriani, nga Zahir Pajaziti, e merrë pseudonimin "Rexha", ndonëse shokët e Dukagjinit atë e njihnin me pseudonimin "Flamur". (Po aty)


VRASJA E STUDENTIT ARMEND DACI DHE AKSIONET E ARMATOSURA TË UÇK-së

Në vitin 1996 u kryn disa aksione të armatosura në Kosovë.

Siç dihet, në natën mes së shtunës e së dielës, në orët e para të natës së 21 prillit 1996, Armend Daci vritet nga krimineli serb, Zllatko Jovanoviq, nga Prishtina, i cili e qëllon me snajper nga terraca e banesës së tij, sipas skenarit të shërbimit serb të sigurimit UDB-ës. Armendi u vra kur po kthehej në banesë nga një festë e dyfishtë, pasi kishte festuar me shokë ditëlindjen e 20-të të tij dhe dhënien e provimit të fundit të vitit të parë të studimeve. (Armend Selim Daci, radiokosovaelire, 10)

Vrasja e tij, ishte një kushtrim i luftëtarëve të UÇK-së për një mobilizim dhe reagim të përgjithshëm, por edhe një arsye më shumë për t’u hakmarrë për shokun e rënë, i cili ishte vrarë nga qarqet e shërbimeve sekrete serbe, për të mbjellë frikë e pasiguri te masat studentore. (po aty)

Vetëm një ditë pas vrasjes, pikërisht më 22 prill 1996, luftëtarët e radhëve të para të UÇK-së, në të njëjtën kohë, kryen aksionin e parë të përgjithshëm kundër postëkomandave të policisë serbe në disa qendra të Kosovës, që deri atëherë konsiderohej aksioni më i gjerë i UÇK-së.

Kryerja e këtij aksioni kishte për qëllim t’ia bënte të qartë secilit se durimit të shqiptarëve i kishte ardhur fundi dhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës si një forcë e lindur dhe e rritur në gjirin e popullit liridashës, do t’i mbronte me çdo kusht interesat e popullit të vet, duke organizuar një front të disiplinuar me një udhëheqje të denjë luftarake. (po aty)

Këso kohe, Adrian Krasniqi bashkë me një grup shokësh, krahas aksioneve të armatosura, bënin përpjekje të organizonin demonstrata masive kundër vrasjes kriminale të shokut e kolegut të tyre (Armendit) në Prishtinë. Për këtë qëllim, Adriani bashkë me një grup shokësh kishin biseduar me rektorin e Universitetit të Prishtinës, me strukturat e partive politike të kohës, Unionin e Studentëve të Universitetit të Prishtinës etj., për organizimin e protestave, por mjerisht nuk i përkrahu askush prej tyre, aq me tepër i fyen e i poshtruan. (Faton Mehmetaj, 2) Në mungesë të përkrahjes së drejtpërdrejtë nga institucionet e lartpërmendura, Adriani dhe shokët e tij studentë, shokë edhe të Armendit, detyrohen të shkruajnë pamflete e të bëjnë thirrje për homazhe në vendin e vrasjes së shokut të tyre. Ata bënë thirrje që në mbrëmje të 26 prillit, në orën 21 në mbarë Kosovën të fiken dritat pesë minuta dhe njëkohësisht shpërndanë thirrjet për të bërë homazhe në vendin ku u vra studenti Armend Daci. (po aty)

Mirëpo pas shpërndarjes së kësaj thirrjeje LDK-ja me zëdhënësin e vet QIK-un, duke manipuluar edhe me një pjesë të studentëve, e bojkotuan dhe dolën kundër kësaj thirrjeje, të cilën e quajtën të "paidentifikuar" e me "qëllime të dyshimta" edhepse ishin të njoftuar paraprakisht me të dhe shpërndarësit e saj, shkuan aq larg saqë studentët e Këshillit Organizativ për Homazhe i quajtën edhe "njerëz të frustruar" e "dorë e zgjatur e Serbisë". (Po aty)

Këshilli Organizativ Studentor për Homazhe për t'i demantuar këto akuza të rënda ka reaguar me një kumtesë të nënshkruar nga 97 studentë të UP-së, me titull: "Nuk jemi dorë e zgjatur e askujt"

Në kumtesë thuhet: "Thirrja jonë, që më 26.04.1996 të tubohemi dhe t'i bëjmë nderime shokut tona dhe birit tuaj, Armend Selim Daci, zhvleftësohet. Demanti i parmbrëmshëm i subjekteve universitare e studentore i emetuar në TVSH dhe i botuar dje në "Bujku" nuk përkon me realitetin dhe qëllimin tonë të shprehjes së indinjatës për vrasjen e kolegut dhe vëllaut tona. Gjithashtu kualifikimet në demant janë të pamatura dhe tendencioze. Njëherësh ju kërkojmë ndjesë dhe sqarojmë se ne nuk jemi të paidentifikuar, sepse kemi kontaktuar me rektoratin dhe me Unionin e (Pa)varuar, dhe se nuk jemi dorë e zgjatur e Serbisë, as e Lindjes e as e Perendimit, por dorë e shkurtuar e popullit tonë." (Gazeta 'Bujku', Prishtinë, 27 prill 1996)

Më 28 gusht 1996, rreth orës 3 të mëngjesit, treshja guerile e Dukagjinit, Adrian Karsniqi, Hysen Dreshaj dhe Qerim Kelmendi kryen një aksion të armatosur kundër stacionit të policisë serbe në 要allapek të Pejës. Sulmi është kryer me automtakikë dhe bomba dore. Armatimin e nevojshëm për kryerjen e këtij aksioni e kanë sjellë Sokol Bashota dhe Burim Marmullaku nga fshati Dush i Klinës. (Faton Mehmetaj, 2) Në këtë aksion nga shpërthimi i bombës plagoset Qerim Kelmendi, i cili ilegalisht nga shokët është dërguar për shërim në Prishtinë. Për këtë aksion ka njoftuar edhe Shtabi Qendror i U要K-së, përmes Komunikatës nr.24. Në këtë Komunikatë thuhet se, "në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës u bë atentat kundër kriminelit kolaboracionist Ejup Bajgora (oficer i Sigurimit Shtetëror të Serbisë), i cili me veprimet e veta antishqiptare ka shumë kohë që e kishte mbushur kupën".

Më 31 gusht të atij viti, Adrian Krasniqi në Pejë kishte sulmuar me bomba dore shtëpinë e policit famëkeq Milorad Rajkoviq, në lagjen Berzhenik të Pejës. Pas këtyre aksioneve policia serbe i bie në gjurmë Adrian Krasniqit ndaj të cilit lëshohet edhe një fletarrest. (wikipedia, 4)

KALIMI I ADRIANIT NË SHQIPËRI DHE FORCIMI I BAZAVE TË FURNIZIMIT PËR ARMATIM

Në këtë situatë të krijuar Adriani kalon në ilegalitet të thellë dhe në shtator (1996) kalon në Shqipëri. Në Shqipëri me kërkesën e shokëve, Adriani caktohet të punojë në forcimin e Sektorit të furnizimit për armatim, meqë me kohë (nga viti 1993) kishin krijuar bazat e furnizimit: në banesën e Adrianit në Tiranë, pastaj në Laprakë të Tiranës, në Golem tek Haxhi Baba, në Bajram Curr - në shtëpinë e Besnik, Agim dhe Lul Krasniqit (të afërmit e Adrian Krasniqit), në Prifç të Tropojës - në shtëpinë e Sylejman Berishës (krushqi e Familjes Krasniqi nga Bajram Curri dhe në Shishman në shtëpinë e Xhem Jakupit. (Faton Mehmetaj, 2 / Qerim Kelmendi, 3)



- Adrian Krasniqi Rexha - 


KTHIMI I ADRIANIT NË KOSOVË DHE RËNIA E TRE PJESËTARËVE TË U要K-së!

Në dhjetor 1996, Zahir Pajaziti pasi ishte konsultuar me shokët e pushkës, Qerim Kelmendin e dërgon për shërim në Shqipëri dhe atje e kalojnë vitin e ri 1996/97. Në Shqipëri Adrian Krasniqi - Rexha, takohet me Zahir Pajazitin, për të bashkëvepruar me te edhe më përsëafërmi. Në gjysmën e dytë të janarit 1997, saktësisht më 19 janar, Zahir Pajaziti së bashku me Adrian Krasniqin dhe Qerim Kelmendin kthehen në Kosovë. Duke kaluar nëpër Shishman të Bokës bien në Gjakovë, përmes lidhjeve të cilat Zahir Pajaziti i kishte vendosur përmes Edmond Hoxhës në vitin 1996, e prej andej vendosen në Prishtinë. (Faton Mehmetaj, 2)

Më 31 janar 1997, (pak ditë pasi kishte nisur vala e arrestimeve dhe burgosjeve, pas atentatit të kryer kundër rektorit famëkeq serb të UP-së, Radivoje Papoviq) duke udhëtuar në drejtim të Vushtrrisë, në fshatin Pestovë bien në pritë dhe me këtë rast vriten tre pjesëtarët e parë të U要K-së, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Adrian Krasniqi rënien e tre bashkluftëtarëve e përjeton shumë rëndë.


ADRIAN KRASNIQI NË AKTAKUZËN E PROKURORISË SERBE!

Gjatë procesit të hetimeve kundër pjesëtarëve të burgosur të U要K-së zbulohet edhe aktiviteti i Adrian Krasniqit, dhe në qershor 1997 prokuroria serbe krahas 21 emrave të akuzuar për "terrorizëm" kishte radhitur në aktakuzë edhe emrin Adrian Krasniqit.  Me këtë rast prokuroria serbe në Prishtinë kishte ngritur aktakuzën nr.25/97 kundër: Nait Hasanit, Agron Tolajt, Arif Vokshit, Hasan Zenelit, Qerim Kelmendit, Adrian Krasniqit, Alban Nezirit, Agim Makollit, Hamëz Panxhajt, Asllan Selimit, Eqrem Kastratit, Isak Shabanit, Bislim Zogajt, Ilir Gashit, Januz Zenelit, Ali Gjuliqit, Demir Limajt, Agim Hulajt, Selim Lokajt, Hajdin Ramës dhe Nezir Zogajt. (Zëri i Kosovës, 4)

KALIMI I ADRIANIT DHE MËRGIMIT NË SHQIPËRI!

Përkundër ndjekjes nga regjimi serbe, Adriani nuk e ndali aktivitetin e tij për asnjë çast. Në fund të javës së parë të shkurtit 1997 Adrian Krasniqi bashkë me Ilir Konushefcin - Mërgimin kalojnë në Shqipëri për të vazhduar veprimtarinë atdhetare.

LETRA E ADRIANIT PËR ILIRIN!

Në fillim të marsit 1997 Adrian Krasniqi i shkruan një letër vëllaut, Ilirit dhe e informon për veprimtarinë e tij në radhët e Ushtrisë 要lirimtare të Kosovës. (Kjo letër gjindet në arkivin e LPK-së)

***

LETËR E SHKRUAR PËR VËLLAUN

Mirëmbrëma i nderuari vëlla ILIR!

Së pari pranoni përshëndetjet e mia nga vëllau i juaj, ADRIANI, që të gjithëve ju do shumë, dhe mungesën e juaj e ndjen në çdo moment dhe në çdo situatë.

Me shëndet jemi mirë dhe besoj që kjo letër e imja t'ju gjejë edhe juve në pozitë shëndetësore të shkëlqyer.

Përmbajtja apo qëllimi kryesor i dërgimit të kësaj letre është informimi juaj për veprimtarinë time, duke e ndjerë veten si borxhli ndaj familjes, por edhe duke ju përgatitur edhe për të papriturat që mund të ndodhin në të ardhmen. Besoj që punën apo veprimtarinë patriotike që jam duke e zhvilluar unë do të kishit zhvilluar edhe ju, por fati deshi që unë njëherë për njëherë t'i përgjigjem thirrjes së atdheut, që bijtë e tij t'i dalin zot në këto momente të vështira dhe tejet kritike, duke mos kursyer as gjënë më të shtrenjtë "Jetën".

Si anëtar i organizatës militante U要K, për borxhin ndaj atdheut dhe për betimin e bërë para shokëve, më duhet të qëndroj besnik i kësaj "rruge deri në vdekje".

E di, që RRUGA të cilën e kam filluar (jo sot) nuk është e shtruar me lule, por është plot rreziqe, plot e përplot pengesa, mirëpo ato nuk më pengojnë, sepse shpirti im është gatuar në atë formë që do t'i kalojë të gjitha, por ai bëhet më i fortë, më i pathyeshëm kur ka edhe përkrahjen tuaj (familjare) dhe kjo e di se nuk do të më mungoj.

Më vjen keq që për në Kosovë ika pa ju informuar. Mirëpo mendova se mosinformimi juaj është më i qëlluar, deku [menduar] se do t'ju shqetësoja.

Përfundimisht vendosëm që për një kohë jo të gjatë t'i ngjeshim radhët tona në mënyrë që goditja që do të pasoi nga ne (të jetë një grusht hekuri që do ta dridhë Serbinë).

Lufta jonë do të vazhdojë derisa ta detyrojmë pushtuesin të heqë dorë nga Kosova jonë e dashur.

Lufta do të jetë e vështirë, do të derdhet gjak, do të ketë viktima, por ne jemi të pamposhtur, të pathyeshëm në "Rrugën e Lirisë".

I dashuri dhe kurrë i paharruari vëlla

Kam shumë gjëra për të shkruar, por besoj se do të takohemi së shpejti dhe do të çmallemi me njëri-tjetrin, prandaj, këtu po e mbylli këtë shkrim.

Dhe së fundi s'më mbetet gjë tjetër pos që t'ju uroj suksese duke thënë "dalshim faqebardhë ju në mesin tuaj e unë në timin."

Vërejtje:

Memi në asnjë mënyrë të mos kuptojë ndonjë gjë, sepse e merr për tragjike, ndërsa ju jeni burrë dhe këto gjëra i kuptoni.

"Ju puthi të gjithëve unë dhe Merita", sidomos dy mbesat e xhaxhit, "Tinën dhe Doruntinën".

Me nderime, përgjithmonë i juaji gjer në vdekje,

Ushtari i Ushtrisë 要lirimtare të Kosovës

Adrian Rexhep Krasniqi



KONSOLIDIMI I GRUPIT TË FURNIZIMIT PËR ARMATIM

Në Kosovë meqë njësitë e U要K-së nuk kishin armatimin e nevojshëm, me nismën e Adrianit dhe të Ilir konushevcit - Mërgimit në Shqipëri u konsolidua grupi i furnizimit për armatim në ato baza ku i kishte krijuar Adriani më shokë.

Më 6 maj 1997, Grupi i U要K-së në krye me Fehmi Lladrovcin, gjatë rrugëtimit për të hyrë në Kosovë bien në pritë dhe me këtë rast vritet Luan Haradinaj, njëri nga drejtuesit e furnizimit me armatim. Pas vrasjes së Luanit, ngarkesën kryesore për furnizimin e U要K-së me armatim e merr grupi i Adrian Krasniqit, në të cilin bënin pjesë, Ilir Konushevci, Qerim Kelmendi, Gezim Sejdiaj, Hysen Dreshaj etj. Në gjysmën e dytë të vitit 1997 rritet aktiviteti i grupit të furnizimit të Adrianit edhe me grupet tjera të furnizimit të Mujë Krasniqit, Rexhep Selimit, Daut Haradinajt, Lahi Brahimajt, etj. Në këtë kohë grupet e furnizimit në Kosovë për herë të parë fusin edhe disa mortaja kundër tanksave dhe mitralozë 12.7 mm, të cilat u përdorën në aksionin e përgjithshëm të shtatorit të atij viti. Një pjesë e këtij armatimi ka shkuar edhe në Prekaz për Adem Jasharin.



Korrik 1997: Adrian Krasniqi, Ilir Konushefci dhe Qerim Kelmendi


KTHIMI I ADRIANIT NË KOSOVË, RËNIA E TIJ NË FUSHËBETEJË!

Adrian Krasniqi për herë të fundit në Kosovë futet në tetor të vitit 1997. Faton Mehmetaj në librin e tij :"Adrian Krasniqi - Rexha (Një jetë e një vdekje për Atdhe), në faqen 66 shkruan: "Adrian Krasniqi hyri në Kosovë bashkë me grupin e furnizimit, rreth datës 10 tetor 1997."

Në këtë rrugëtim "bartjen e armëve nga Shqipëria në Kosovë bashkë me Adrianin po e bënin edhe Sylejman Selimi, Mujë Krasniqi, Qerim Kelmendi, Ilir Konushefci etj., të cilët kishin vendosur që me të dërguar të këtij kontigjenti të armatimit brenda në Kosovë, të bëjnë organizimin e një varg sulmeve të rrufeshme anë e kënd Kosovës. Në kufi si shumë herë të tjera u kishte dalë përpara Lahi Brahimaj (Magjupi) me shokë. Këtë herë një sasi të madhe të armatimit, grupi i Adrianit janë detyruar ta lënë rrugës, duke e fshehur në Bokë, sepse u ishin prishur samarët e kuajve.

Qerim Kelmendi në një deklaratë dhënë autori të librit, Faton Mehmetaj, thotë se:" armët e lëna në mal (16 pushkëmitralozë, dy thas municion, dy thas karikatorë, barëra dhe mjete të tjera të luftës), një periudhë pas vrasjes së Adrianit, Gëzim Sejdiaj me një grup të Drenicës, i ka marrë dhe i ka sjellë brenda, të cilat janë dërguar në Prekaz."

"Nga grupi i lartëpërmendur, Adriani me Ilirin e Qerimin bashkë me Lahiun bijnë deri te Suka e Cermjanit, ku mirren vesh që pasi njësia e U要K-së nga Shqiponja (ish-Jabllanica) ta sulmon stacionin e policisë serbe në 要allapek, dy ditë më pas, Adriani me grupin e vet të sulmon ku të don. Prej andej kanë vazhduar rrugën me Rexhep Selimin për në bazën e U要K-së në Açarevë të Drenicës tek Sylejman Selimi, për të çuar teknik luftarake."

Adrian Krasniqi bashkë me Ilir Konushefcin dhe Qerim Kelmendin kishin vendosur që ta sulmojnë stacionin policor të Kliçinës.

Mirëpo me të arritur në Shtabin e U要K-së në Açarevë, rrethanat fillojnë të ndërlikohen. Forca të shumta të policisë serbe kishin rrethuar fshatrat Jabllanicë, Bardhaniq e Zhebel të komunës së Gjakovës, sepse pas kryerjes së sulmit të paraparë mbi stacionin e policisë serbe në 要allapek, gjurmët kishin çuar në drejtim të Jabllanicës. "Rrethimi i këtyre tri fshatrave dhe bastisjet e keqtrajtimet e qindra banorëve në fshatrat Bardhaniq e Zhebel, ishte alarmuese për të gjithë ne që gjendeshim në Shtabin e Açarevës. Për këtë arsye shokë të Shtabit të Përgjithshëm të U要K-së kanë dhënë urdhër që përkohësisht të ndalet sulmi mbi stacionin e Kliçinës.

Edhe përkundër kësaj, Adriani bashkë me Qerim Kelmendin do të këmbëngulë për të sulmuar stacionin e Kliçinës, sipas marrëveshjes paraprake. Ndërsa një variant i dytë ishte që të shkonin për t'i ndihmuar shokët e rrethuar në Jabllanicë, Zhebel e Bardhaniq për ta çarë rrethimin në mënyrë që ata të tërhiqen. Dikur, pasi me propozimin e dytë nuk bien në ujdi, vendosin që ta kryejnë aksionin në Kliçinë, në njërën anë për t'ua tërhequr vëmendjen forcave serbe se njësitë e U要K-së janë tërhequr nga fshatrat e rrethuara dhe në anën tjetër, Adriani i mbushur mllef për lansimet e pabazuara se kinse aksionet e U要K-së po i kryenin vetë forcat serbe, kishte insistuar me çdo kusht që të sulmohet stacioni policor i Kliçinës, duke thënë se: "Du me shkue me dekë aty dhe le ta din populli se kush është duke i sulmuar forcat serbe."

Në orët e vona të 15 majit 1997, para udhëtimit Mujë Krasniqi u thotë se pasi po niseni nga vendi im për të kryer aksion do të vij edhe unë me ju. Pra drejt Kliçinës u nisën Adrian Krasniqi, Ilir Konushefci, Mujë Krasniqi dhe Qerim Kelmendi.

Kliçina ishte sulmuar edhe shumë herë përpara dhe këta kannë sulmuar nga ana e prapme.

Në librin e Bardh Hamzajt "Rrëfimi për luftën dhe lirinë (dialog me komandantin Ramush Haradinaj), Ramush Haradinaj lidhur me vrasjen e Adrian Krasniqit sipas tregimit të Mujë Krasniqit, deklaron: "Muja thoshte se, kur kanë mbërritur në një kodër të vogël përmbi stacion, 100-150 metra larg ndërtesës, u ka propozuar të ndalen se nga aty kishin sulmuar edhe më parë. Adriani e kishte shikuar vendin dhe iu kishte dukur shumë larg. Ai dhe Muja kushin mortaja 150-tëshe, kurse Iliri dhe Qerimi automatikë. Qerimi dhe Iliri janë pozicionuar nga krahët për t'i mbrojtuar, ndërsa Adriani dhe Muja kannë shkuar më afër. Bile, Muja thoshte se është ndalur më larg se Adriani dhe është pozicionuar, por nuk ka guxuar të gjuaj sepse Adriani ende ofrohej. Në momentin kur Adriani është ndalur - thoshte Muja - dhe ka rënë në gjunj për të gjuajtur me mortajë, është kthyer edhe një herë dhe ia kam bërë me dije se "po i mëshojmë" dhe kam gjuajtur i pari. Adriani ka gjuajtur në një makinë, ku kishte parë se ka njerëz të cilën e kishte marrë policia serbe nga shqiptarët. Kur e ka mbushur për herë të dytë, kam shikuar edhe një herë nga Adriani, se çka po bënte ai.E kam parë se ka bërë një lëvizje sikur deshi ta merrte një predhë dhe ka rënë përmbys, thoshte Muja. Domethënë e ka marrë plumbi nga krahu, nga ndonjë polic që kishte qenë në ndonjë shtëpi tjetër. Pastaj ka filluar breshëria e forcave serbe nga të gjitha anët. Muja ka përfituar dhe ka zbrazur edhe një predhë, është munduar të shkoj te Adriani, por ka qenë e pamundur dhe ka filluar të tërhiqet në pozicion të ri. Në një moment është takuar me Qerimin dhe me Ilirin dhe u ka treguar se Adriani ka mbetur dhe është plagosur. Muja thotë se Qerimi i ka thënë se nëse Adriani ka mbetur gjallë e di terrenin dhe do të nxirret, kurse ata duhet të largohen se do të vriteshin të gjithë. Muja më ka treguar që u ka thënë atyre se njeriu është plagosur dhe se duhet të bënin diçka për ta tërhequr atë. Bile më ka thënë se ka menduar të shkonte edhe vetëm, por nuk ka hasur në përkrahje dhe, duke u tërhequr, thotë se Qerimi vazhdimisht ka thënë se Adriani tash e ka kapërcyer asfaltin dhe se së shpejti do të takohemi dikund. Natyrisht, më vonë doli se Adriani kishte mbetur i vrarë aty. (Bardh Hamzaj, 1)

Disa orë pas këtij aksioni të U要K’së, në vendin e ngjarjes ka shkuar një ekip televiziv, dhe me këtë rast ka filmuar ambientin ku ishte zhvilluar aksioni, si dhe trupin e pajet të Heroit Kombëtar Adrian Krasniqi. (Rënia e Adrian Krasniqit, 8)

KOMUNIKATA PËR AKSIONET E U要K-së DHE RËNIEN E ADRIAN KRASNIQIT

Me rastin e rënies së Adrian Krasniqit dhe kryerjes së disa aksioneve singjirore të U要K-së kundër objekteve të policisë serbe, më 19 tetor 1997 - Shtabi Qëndror i U要K-së e lëshon një komunikatë, si vijon:

USHTRIA 要LIRIMTARE E KOSOVËS

Për mjetet e nformimit

KOMUNIKATË NR.37


Me urdhër të Shtabit Qëndror të U要K-së, në zonën operative nr.1, gjegjësisht në nënzonat e Dukagjinit, Karadakut dhe Drenicës, u kryen sulme zingjirore kundër objekteve të policisë pushtuese serbe.

Sulmet u kryen në fshatin Gërlicë të Ferizajt, Balincë të Klinës, Baballoç të Deçanit dhe 要allapek e Kliçinë të Pejës. Në orët e vona të natës në mes 15 e 16 tetorit, në krye të detyrës, gjatë një shkëmbimi zjarri në mes të pjesëtarëve të njësitit të U要K-së dhe forcave të policisë serbe, ra heroikisht luftëtari Adrian Krasniqi. Familjes së Adrianit i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta dhe i zotohemi se do të luftojmë edhe më me forcë për çlirimin e vendit dhe se për Adrianin dhe shokët tjerë të rënë do të hakmerremi shumëfish.

Në pamundësi për të kapur njësitë e Ushtrisë sonë, okupatori po hakmerret me dhunë e terror të paparë në popullsinë civile të pambrojtur dhe të paarmatosur. Me këtë veprim barbar, Serbia po i shkel ligjet ndërkombëtare të luftës. Për këtë, qendrave ndërkombëtare të vendosjes u bejmë thirrje që të ndërmarrin masa konkrete kundër këtij terrori serb mbi popullsinë civile.


Prishtinë, më 19. 10. 1997

SHTABI QENDROR I

USHTRISË 要LIRIMTARE E KOSOVËS


("Zëri i Kosovës", 7)



VARRIMI I ADRIAN KRASNIQIT

Adrian Krasniqi varroset në fshatin e tij të lindjes, në Vranoc, më 18 tetor 1997 me pjesëmarrjen e 15 mijë shqiptarëve nga të gjitha viset e Kosovës. Në ceremonin e varrimit të Adrianit kanë marrë pjesë edhe disa bashkëluftëtarë të tij: Lahi Brahimaj, Gazmend Mehmetaj, Naser Brahimaj, Shkëlzen, Daut dhe Bujar Haradinaj. (Faton Mehmetaj, 2)

ILIR KONUSHEFCI PASUESI I ADRIAN KRASNIQIT

Pas rënies së Adrian Krasniqit detyrën e Shefit të Sektorit të Logjistikës të U要K-së e merrë Ilir Konushefci - Mërgimi. Mërgimi këtë detyrë do ta kryen me përkushtim deri më 9 maj 1998, kur së bashku me mjekun Hazir Malaj vriten pranë fshatit të vogël Miliskajë, në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri. (Sheradin Berisha, 9)

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për Adrian Krasniqin dhe gjithë dëshmorët tjerë të Kombit!

__________________

Literatura e shfrytëzuar:

1. Bardh Hamzaj "Rrëfimi për luftën dhe lirinë (dialog me komandantin Ramush Haradinaj), Prishtinë 2001,

2. Faton Mehmetaj: "Adrian Krasniqi - Rexha (Një jetë e një vdekje për atdhe, botues "Zgjimi", tetor 2001,

3. Qerim Kelmendi: Thesari kryesor i logjistikës së UÇK-së! Pashtriku.org, 12 maj 2017,

4. wikipedia, Adrian Krasniqi,

5. Zëri i Kosovës, organ i Lëvizjes Popullore të Kosovës, nr.30, 7 gusht 1997, Zvicër,

6. Letra e Adrian Krasniqit në arkivin e LPK-së,

7. Zëri i Kosovës, organ i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Viti 15, nr.39 - 23 tetor 1997, Zvicër,

8. Rënia e Adrian Krasniqit, më 16 tetor 1997, Pashtriku,org, 15.02.2014)

9. Sheradin Berisha: Misteri i vrasjes së Ilir Konushevcit - Mërgimit, më 9 maj 1997 (Letra e Ilir Konushevcit),Pashtriku.org, 8. 6. 2016.


10. Armend Selim Daci (20.4.1976 - 21.4.1996), radiokosovaelire - 21.04.2014.


BAZAT E U要K-së








________________

SHERADIN BERISHA: ILIR KONUSHEFCI - PUSHKA E U要K'së! ENIGMA E VRASJES DHE KËRKESA PËR RINISJEN E HETIMEVE! (NGA ARKIVI: LETRA E ILIR KONUSHEVCIT - 1997) Pashtriku.org, 9 maj 2017:

http://pashtriku.org/?kat=46&shkrimi=5426


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks