SHKRIMI
e shtunë, 24 gusht 2019

FATMIR BRAJSHORI: EDHE UNË E DUA NJË VARR!

Zürich, 3 prill 2019:


 


 


 


 


EDHE UNË E DUA NJË VARR


(Kushtuar Behajdin Allaqit)


Toka është një pjesë e vogël e jetës

E unë nuk dua të marr përpjetë përrenjtë

Si një hymnë në këngën time

Sepse dua të kem, edhe unë një varr,

dhe kujtohuni për këtë gjë, të gjithë JU

kur jeni duke qajtur të vdekurit tuaj!


 


Edhe unë e dua një varr o njerëz të mirë!


 


Kur të kem ditëlindjen time,

të më sjellin urimin,

Kur biri im të bëj diplomimin,

të më merr bekimin,

E vajza nuse t’më bëhet me velo të bardhë,

Këtu është guri i varrit të gjyshit,

tu thotë fëmijëve.


 


Po si t’bëhet kjo gjë, kur unë s’kam një varr?


 


Unë ç’faj bëra që u linda tok me grurët

e gurët antik të Therandës?


 


Dhe nga asgjëja s‘më tutej syri:

Meqë vrasja dhe tortura

Vetëm sa imitojnë natyrën.


 


Në një anë të medalës, viktimë

teksa në anën tjetër privilegj.


 


Po ju pse s’më bëtë një varr ?

Ku janë eshtrat më thoni?

Mua luftëtarit të robërisë dhe shtypjes.


 


I barta ato eshtra,

me ideologjinë e revolucionit,

Për t’kërkuar një copë lirie

për JU por edhe për ata

që më morën dritat e syve.


 


Ani pse sot akoma se kam një varr

kur varret u lindën s‘bashku me njerëzimin!

Një shigjetë mbi mur qëndron,

E një tjetër mbi ata që më qëlluan.


 


Mos u dridhëni sepse unë sërish fal

Po më kthyet eshtrat që mi morët

Sepse ato i do: e shoqja, i biri, vajza e motra,

Që në pashkë dhe Bajram, lule t’hedhin.


 


Sall ma bëni edhe mua një Varr!

Sepse unë kam vendos që t’ju falë!



Figura e shquar e Lëvizjes Behajdin Allaqi, me bashkëshorten Nazmijen dhe tre fëmijtë e tyre: Qëndresa, Qëndrimi dhe Ҫlirimi.


***


DUAM NJË VARR PËR BEHAJDIN ALLAQIN!

Në 56 vjetorin e lindjes së Behajdin Allaqit (07.04.1963 - ?.?.1998), kërkojmë nga Shtabi Lokal i UҪK-së në Drenoc, (vendi ku u ndalua për herë të fundit Behajdini më 11 qershor 1998) të dëshmojnë për rrethanat e arrestimit dhe keqtrajtimit të tij, ndërsa nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli (të cilët një ditë pas 11 qershorit e kanë marrë nga Drenoci) kërkojmë ndriçimin e rrethanave të ekzekutimit dhe zhdukjes pa gjurmë të tij, pastaj vendin ku u groposën eshtrat e tij, në mënyrë që ta kemi një varr për te, ku mund të përkujtohet e nderohet nga familjarët dhe gjithë shqiptarët!

Sheradin Berisha, 28 mars 2019/


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks