SHKRIMI
e hënë, 17 qershor 2019

SHERADIN BERISHA: NË 56 VJETORIN E LINDJES - DUAM NJË VARR PËR BEHAJDIN ALLAQIN!

Pashtriku, 4 prill 2019: "Në emër të popullit janë bërë shkelje e krime të rënda gjatë historisë. Dhe se "veglat" e okupatorit, të ndryshkura, janë edhe më kriminale se vetë krimineli dhe përdoruesi i "veglës". Prandaj ju pyes - deri kur do të ketë të tillë në shoqërinë tonë? - kështu ka shkruar Behajdin Allaqi, gjatë mbajtjes së dënimit në Burgun e Dubravës, 1994.

***

Në fund të viteve '80-të, Behajdin Allaqi ishte njëri nga tre udhëheqësit kryesor të LPRK-së (OMLK-së) bashkë me Fadil Vatën dhe Afrim Zhitinë.


DËSHMI BAZIKE PËR FATIN E BEHAJDIN ALLAQIT!

1. Tashmë është thënë publikisht, se Behjadin Allaqi në radhët e UҪK'së është kyqur më 11 qershor 1998 në Shtabin e UҪK'së në fshatin Drenoc të Rahovecit. Pas 11 qershorit, thuhet se nga Drenoci Behjadinin e ka marrë Hashim Thaçi dhe kanë shkuar për në Kleçkë! Dëshmitarët okularë thonë se atë ditë Hashimin e ka shoqëruar edhe Kadri Veseli.

***

2. Në një seancë të kuvendit të Kosovës të mbajtur në qershor 2013, deputeti Liburn Aliu ka shtruar pyetjen: Cili është fati i Behajdin Allaqit pas rrugëtimit të tij me Hashim Thaçin nga Drenoci në Kleçkë? Ndërkaq Albin Kurti, në seancën parlamentare të mbajtur më 26 shkurt 2016, (atë ditë kur po debatohet për ta bërë Hashim Thaçin president), ka deklaruar se Hashimi është personi i fundit që ka qenë me Behajdin Allaqin dhe "nuk tregohet se në cilën luftë, në cilën betejë, na paska rënë Behajdin Allaqi, i cili më pas u shpallë Hero i Kosovës", dhe "heshtja…e bënë shumë të dyshimt këtë person, i cili ka qenë i fundit me Behajdin Allaqin, por nuk tregon se çfarë ka ndodhur me të."



***

3. Për mënyrën se si është trajtuar dhe është marrë Behajdin Allaqi në Shtabin e UҪK'së në Drenoc nga Hashim Thaçi, një dëshmitar i ngjarjes e ka njoftuar me kohë Ali Ahmetin kur ishte në Tiranë. A. Ahmeti meqë ishte anëtar i Kryesisë së LPK'së Dega Jashtë Vendit këtë rast e prezenton në Kryesinë e LPK'së D.j.v, e cila përbëhej nga: Bedri Islami, Jashar Salihu, Bardhyl Mahmuti, Ibrahim Kelmendi, Sejdi Gega, Agush Buja dhe Ali Ahmeti.

***

4. Më 27.VII.1998, Xhemali Allaqi, vëllai i Behajdinit, i shkruan një letër Komandantit të Shtabit Lokal në Prizren, Remzi Ademaj - Petritit, të cilin e njofton kronologjikisht për rastin e Behajdinit dhe kërkon vendndodhjen e tij. Më 20.12.1998, Xhemaliu i drejtohet me një letër tjetër, Shtabit të Përgjithshëm të UҪK'së dhe Lëvizjes Popullore të Kosovës, ku kërkon sqarim për rrethanat e vrasjes dhe zhdukjen e Bahajdinit. Për rastin e Behajdinit intenzivisht janë interesuar, Nazmija (gruaja e Behajdinit) dhe motra e tij, Krenarja!

***

5. Përveç familjes, për fatin e Behajdin Allaqit interesohen, edhe shokët e tij nga Rahoveci, si Muharrem Dina - 'Mixha' (tashmë i ndjerë), Ramush Krasniqi dhe Binak Berisha. Madje 'Mixha' përmes një letre dërguar Kryesisë së LPK'së d.j.v dhe SHP të UҪK'së, (e cila trajtohet në një mbledhje të Kryesisë së LPK'së, më 11.11.1998 në Aarau të Zvicrës) kërkon të sqarohet deri në fund rasti i vrasjes dhe zhdukjes pë gjurmë të Behajdin Allaqit.

***

6. Në 56 vjetorin e lindjes së Behajdin Allaqit (07.04.1963 - ?.?.1998), nga anëtarët e Shtabi Lokal të UҪK-së në Drenoc: Isuf Gashi, Bedri Zyberaj, Selim Krasniqi…, kërkojmë të dëshmojnë për rrethanat e ndalimit dhe keqtrajtimit të Behajdin Allaqit gjatë qëndrimit në Drenoc. Me këtë rast edhe nga anëtarët e SHP të UҪK-së: Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Rexhep Selimi, Fatmir Limaj, Bislim Zyrapi, Ramë Buja, Sokol Bashota, Hashim Thaçi, Kadri Veseli …, kërkojmë ndriçimin e rrethanave të ekzekutimit dhe zhdukjes pa gjurmë të Behajdinit, pastaj vendin ku u groposën eshtrat e tij, në mënyrë që të kemi një varr, ku mund të përkujtohet e nderohet nga familjarët dhe gjithë shqiptarët!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks