SHKRIMI
e enjte, 05 dhjetor 2019

MEHMET BISLIMI: TAHIR MEHA DHA KUSHTRIMIN!

Zvicër, 13 maj 2019: 13 majin, ditën e milicisë së ish Jugosllavisë, Tahir Meha e vrau me guxim e vendosmëri, me trimërinë dhe heroizmin e liridashësit të pashoq. Pushka çlirimtare e Tahir Mehës, 13 majin e shndërrojë në ditë kushtrimi për liri. Ishte kjo pothuaj pushka e parë kaq e zëshme që pas Luftës së Dytë Botërore, që u shkrep hapur e publikisht kundër pushtuesit jugosllav nga një shqiptar bujar e atdhedashës siç ishte Tahir Meha i Prekazit.

Pushka e Tahir e Nebih Mehës (babë e bir), vrau 13 majin e pushtuesit dhe ngriti një 13 maj shqiptar me heroizëm e kushtrim për luftë të pa kompromis kundër të gjithë atyre që kishin shkelur tokat ton. Kushtrimi i pushkës së Tahir e Nebih Mehës, më vonë lidhi në kushtrim gjithëpërfshirës pushkët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilat quan në vend amanetin e Tahirit dhe të qindra dëshmorëve tjerë të rënë për liri e bashkim kombëtar…

Sa shpejt ikën vitet, por kujtimi për heronjtë mbetet i freskët, sikur të kishte ndodhur sot… Ne kujtojmë, dhe duhet të kujtojmë përgjithmonë heronjtë tanë kombëtar, ata dhanë gjithçka për atdheun, madje edhe jetën!, prandaj është detyrë jona që emrin e tyre ta mbajmë lartë e më lartë në zemër të atdheut. Ishte 13 maji i vitit 1981, atë pranverë e tërë Kosova ishte ngritur në këmbë dhe po kërkonte lirinë e vet, të drejtat e veta që shkeleshin me këmbë nga pushtuesi serb. Rënia e qindra të rinjve në zemër të Kosovës për lirinë dhe të drejtat tona të patjetërsueshme , ngriti në këmbë mijëra atdhedashës, bijë të kombit tonë si; djem e vajza, nxënës, studentë, intelektual, punëtorë, të rinj e të moshuar- ata së bashku me zërin e tyre të fuqishëm tundën përgjithmonë themelet e ish Jugosllavisë pushtuese!



Tahir Meha (10 tetor 1943 - 13 maj 1981)

Edhe njëherë Drenica dhe e gjithë Kosova, po i bënte ballë gjithë asaj makinerie ushtarake të pushtuesve serbosllavë. Trimi Tahir Meha ishte fortifikuar në kullën e vet, si dikur Oso Kuka, dhe po priste momentin e duhur për t’i treguar pushtuesit jugosllav se tokat shqiptare kanë të zot e vet! Qëndresa heroike e Tahir dhe Nebih Mehës, ditën e 13 majit i bëri të qartë pushtuesit serb se këtu është taka e bijve të shqipes!...

... Na ishte një herë një 13 maj (dita e themelimit të milicisë jugosllave). UDB-ja, dëshironte që këtë festë ta shënonte si fitimtare, duke e arrestuar dhe nënshtruar Tahirin e shumë kërkuar për ta dërguar atë më pas në Beograd, si trofe për triumfin mbi rebelimin e shqiptarëve të “padëgjueshëm”. Pushtuesi kishte planifikuar lavdinë e këtij aksioni që do të forconte imazhin e njësitit special të milicisë së UDB-së- dhe KOS-it, që do të festohej më pastaj në qarqet e atjeshme serbe, se më në fund e zumë edhe Tahir Mehën të gjallë!...

Jo, kjo nuk kishte si të ndodhte, ngase Tahir Meha nuk po flinte, nuk kishte fjetur as gjyshi i tij Emin Lati, nuk kishin fjetur as mijëra atdhedashës si Gjergj Kastrioti, Oso Kuka, Abdyl Frashëri, Mic Sokoli, Bajram Curri, Azem e Shotë Galica, Rrapo Hekali, Zenel Gjleka, Shpend Dragobia, Qerqiz e Bajo Topulli, Ismail Qemali e shumë të tjerë. Të gjithë ne së bashku, mbështjellë fort rreth palcës e kombit, bëmë që zëri i shqiptarit të ndihet deri atje ku puthitet qielli se: ne duam lirinë dhe bashkimin e atdheut tonë!

Në këtë kontekst, Tahir Meha kishte bërë syrin pishë dhe gjoksin digë për t’i matur me pushtuesin. Madhështia e asaj pranverë të lulëkuqeve të Kosovës. Pa dyshim se ishte dhe mbeti vepra heroike e Tahir dhe Nebih Mehës më familjen e tij.

Pushka liridashës e Tahir Mehës, pa dyshim se mori haraçin e vet, mirëpo nuk kishte si të bëhej ndryshe; nuk ka liri pa gjak!, kjo u vërtetua më vonë katërçipërisht. Kushtrimi i pushkës së lirisë të Tahir Mehës, më vonë i lidhi në kushtrim gjithëpërfshirës pushkët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilat quan në vend amanetin e Tahirit dhe të qindra dëshmorëve tjerë.

Tahir Meha me babën plak, e detyroi pushtuesin serbo-sllav, që në fushëbetejën e Drenicës të nxjerrin një arsenal të tërë armatimi, ushtarë e milicë të tërë, gjithë ata numra ushtarësh e milicësh, gjithë ai armatim, prapë nuk po mjaftonte për të mposhtur dy trima shqiptarë të Prekazit, prandaj angazhuan edhe njësitet rezervë të mobilizuara enkas për këtë rast si helikopterë, tanke, topa me një fjalë ishte ngritur në këmbë një shtet i tërë në luftë kundër Tahirit dhe babait të tij, absurditet i llojit të vet që ish pushtuesi serb ishte në gjendje ta bëj, në veçanti kur janë në pyetje shqiptarët, qoftë edhe kundër dy vetave, siç ishte rasti i rezistencës së pa pashoqe të Tahir e Nebih Mehës.

Tahir Meha, me heroizmin e tij ish pushtuesit serbo-sllav i dha një ndër goditjet më të rënda, ai e vuri në lëvizje një shtet të tërë, siç ishte Jugosllavia e asaj kohe. Tahiri e mposhti makinerinë dhe strategjinë luftarake të atij shteti, e mposhti atë politikisht, moralisht pa dyshim edhe në vijën e zjarrit për më së 20 orë rresht, a nuk është kjo madhështore!

Emin Lati, Nebih Meha dhe Tahir Meha.

(tri gjenerata)


Qëndresa e Tahirit, bëri të ditur edhe njëherë se me pushtuesin nuk ka zgjidhje tjetër, dhe kjo zgjidhje e imponuar është vetëm lufta me pushkët e lirisë. Tahiri nuk e bëri luftën për emër e nam, për këngë e histori, ngase emrin, namin, këngën dhe historinë e kishte në themelet e kullës së tij. Gjyshi i tij Emin Lati - Meha, ishte bashkëluftëtar i Azem Bejtë Galicës ndërsa babai i tij Nebihu ishte bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës, vëllai i Tahirit, Beqir Meha ishte rreshtuar në radhët e UÇK-së. Beqiri, luftoi edhe në emër të të vëllait Tahirit, dhe në emër të babait Nebihut edhe në emër të Gjyshit Eminit, ai ishte bashkëluftëtarë i denjë i Komandantit Legjendarë Adem Jasharit. Edhe Beqir Meha,si gjyshi, babai dhe vëllai i tij, luftoi dhe ra për liri me pushkën në dorë, dhe nuk kishte si të ndodhet ndryshe: tre breza heronjsh, a ka diçka më madhështore, diçka më hyjnore, diçka më fisnike ; në altarin e lirisë së atdheut u flijuan tre breza me radhë; Gjyshi, babai dhe i biri, Lavdi e përjetshme!...

13 maj 2019 - Mehmet Bislimi


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks