SHKRIMI
e enjte, 05 dhjetor 2019

MIFTAR MEHANI: XHAVIT HAZIRI - NJË NJERI NË BRONX QË MADHËSHTON QYTETIN E OBILIQIT

Obiliq, 6 shtator 2019: Në ditën e përvjetorit të 59 te lindjes së tij, Xhaviti kthehet në Obiliq, aty ku u rrit e u formësua për lirinë e Kosovës. U bë një përurim i denjë i zbulimit të shtatores markante, me njerëz që kishin ardhur nga shumë anë të vendit. Nuk njihja as gjysmën e tyre. Anipse qe mesditë, e një diell përcëllues. Me të rrëshqitur nëpër tupin e tij ai bezi i kuq, solemn, përqëndrimi mu ngulit në vijat e fytyrës së tij. Sot ai do të mbushte 59 vjet! Ishte kidnapuar nga shteti serb në moshën e tij 37 vjeç, ndërsa unë nuk e kisha parë që pas mbarimit të shkollimit të mesëm, aty tek ishim në moshën 20-25 vjeçare. Athere ai kishte marre rrugen e ilegalitetit dhe s’kishe se si ta shihje ndryshe veçse nëpër korridoret dhe dhomat e errëta të ilegales. Unë nuk kisha kaluar nëpër ato dhoma. Kisha plotë të njohur dhe njerëz të besueshëm në to, por nuk qesh i përgatitur për t’iu shkuar pas. Heshtja dhe shikoja që të bëja atë që dija e që mundja, por jo në ilegalitet. Ishte i vështirë. Binin në vazhdimësi grupe e grupe në kthetrat e policisë dhe prap ndërtoheshin e ngiteshin grupe e grupe, veç me emra të ndryshëm. Ata që kishin marrë përvojë nga organizime të tilla dhe shpëtonin nga pushteti, ende pa marrë mirë frymën e goditjes, grumbullonin të tjerë njerëz dhe i përvisheshin punës. Ndjenjat tona, nesh që ishim jashtë organizimeve brenda grupeve, qenë të përziera. Po ashtu qenë edhe rezonimet tona. Nuk kuptonim thellësinë e veprimeve të tyre. Edhe kur binin në duar të policisë, as atëherë!

Ditën kur bezi i kuq rrëshqiste mbi bronx, në pikun e ditës, saktësisht në ora 13:00, dielli nuk më lente t’ia shihsha vijat e tij. As nënë Fahria nuk po arrinte t’i ravijzonte me sytë e saj vijat e fytyrës së të birit. Muaji i gjallësirës e me plotë diell. Rrezet e thyera në bronx vinin tek ne të turbullta. Të pranishmit, të ardhur nga të gjitha anët e vendit, rrihnin shuplakat e dorës me sy drejt tij. Përmasat e shtatores, sa e gjithë ndërtesa e Shtëpisë së kulturës që do ta mbajë emrin e tij, përthithnin gjithë kënaqësinë e shprehur nga radhët e njerëzve nga të gjitha viset e vendit. Njeriu në bronx kishte mbledhur në këtë ditë përcëlluese të diellit edhe ata që në tavolina pune nuk mund të duroheshin fare.



Kur turma e njerëzve të ardhur gjithandej vendit, dhe përtej maleve të Sharrit, hyri në sallën e mabjtjes së fjalimeve-më vonë mora vesh se qenë politike, iu afrova edhe më afër njeriut në bronx, i pari në trevën e Obiliqit, dhe kërkoja ato vijat e fytyrës përmes të cilave unë e njihja. Miqtë më tërhoqën për t’u futur brenda në sallë, pa e ditur se aty më nuk kishim ku ta fusim kokën. E kisha të qartë, në këtë manifestim erdhën edhe mabjtës të fjalimeve dhe përcjellës symbyllazi të tyre, kështu që salla rezultoi e vogël. Në të kthyer, pashë se njeriu i derdhur në bronx, nuk mbet vetëm: përreth shtatores madhështore të njeriut gjigand-siç e kishte quajtur poeti Adem Zapllzhua-me radhe pritnin të shkrepnin fotografitë. Unë njoha disa prej tyre, njerëz të sakrificës, të burgjeve e të luftës dhe me përkushtim ndaj atdheut, të cilët hedhnin lule te këmbët e njeriut në bronx dhe largoheshin.

Doja t’i ndalja e tu thoja se këtë njeriun e derdhur në bronx unë e njoh nga një këndvështrim krejt tjetër për të cilin ata nuk kishin patur mundësi ta njihnin. Kisha dashur t’u them se ai heroi ishte poaq i thjesht e i rëndomtë në qasjen me njerëzit, me rrethin dhe me të njohurit. Po, s’ka gjë, ata duhet ta dinë vetë se heronjtë ishin njerëz të mëdhenj dhe si të tillë edhe të thjeshtë. Ne kishim bërë shumë biseda bashkë, për librin, për çiftelin që e mbante vjerrë, për kulturën dhe mundësitë e mbjelljes së optizmit tek popullata që një ditë do të bëhet mirë, do të çlirohemi. Ne nuk detalizonim mënyrat e veprimeve, ne vetëm shpalosnim të bëmat e Bajram Curri, Vojo Kushit. Në dyqanin që mbante afër shtëpisë së tij, kthehesha nga ushtrimet e teatrit dhe në bisedë me të mbushesha me energji për të vazhduar mabjtjen gjallë të jetës dhe frymës sonë shqiptarqe. Konciz dhe i prerë në mendime, dilte imponues. Gjithherë i përgatitur për çfarëdo sfide që të dalë në pah.

Kam përshtypjen që Obiliqi do t’u përballonte shumë më mirë ballafaqimeve të kohës me njeriun e derdhur në bronx në mes të sheshit. Aty mu në mes, tek ‘Hasan Prishtina’. Si mesazh për brezat, pasiqë do të bëhej fare e njohur veprimtaria e Xhavitit e nderimi i pushtetit lokal i dëshmuar për këtë figurë, edhe si estetikë: qyteti ka madhështi me shtatoret aty mu në mes. Qyteza e Obiliqit edhe ashtu ka filluar të marrë një panoramë të re, ka nisë të bëhet qyetet. Një qyteti të udhëhequr nga një luftëtar i lirisë i shkon për shtati një shtatore e një heroi, aty mu në mes të qytetit!

Miftar Mehani, 3.9.2019 Obiliq


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks