SHKRIMI
e diel, 09 gusht 2020

MA.SC.PEDAGOGE, ARGJIRA UKIMERI: TRASHËGIMIA KULTURORE NË PRIZREN (V)

Prizren, 7 korrik 2020:

URA E VJETËR NË GRYKËN E LUMBARDHIT

Prizreni, qyteti mijëvjeçar, që ndër shekuj i ka dhënë vendit tonë një histori të begatë. Kryeqendër historike, politike dhe kulturore, pasyqron në vete një numër të madh të vlerave të shumta në sfera të ndryshme. Pjesë e këtyre vlerave, janë edhe urat që janë ndërtuar ndër vite, kanë krijuar komunikime me mes komuniteteve. Ndër to është edhe URA E VJETËR NË GRYKËN E LUMBARDHIT. Kjo urë u ndërtua në fund të shek. XV dhe në fillim të shek.XVI. Llogaritet që është ndërtuar në të njëjtën kohë edhe me urën e Gurit në qendër të qytetit. Ura e vjetër në grykën e Lumbardhit, shtrihet në pjesën verilindoretë Prizrenit, gjegjësisht 5 km larg. Në anën e djathtë të saj gjindet rruga Prizren - Sredskë - Prevallë, gjegjësisht në aksin e rrugës së vjetër që nisej nga Prizreni përgjatë grykës së Lumbardhit, kalon nëpër malet e Sharrit që dilet në luginën e Vardarit. Në anën e majtë, kufizohet me objektin fetar Manastiri i Kryeengjëve Mihail dhe Gabriel. Poashtu përmasat e saj janë: Gjatësia 20 m (e përafërt), gjerësia 3,5 m. Lartësia e harkut 13 m, lartësia e tij 6 m. Skajoret e urës janë nga guri i përpunuar, me këto dimensione: 45x15x70 cm. Ura e Gurit në Grykën e Lumbardhit është urë me përmasa të vogla, njëharkore, e ndërtuar me gurë lumi cilësor, ndërsa harku i saj është me gurë të përpunuar të lidhur ndërmjet vete me llaç gëlqeror, e rrugës dhe ndërtimin e urës së re, më 1955. Ura e grykës së Lumbardhit, është ndër monumentet e rralla origjinale që ka mbërri në ditët tona. Të gjitha karakteristikat që i ka Ura e grykës së Lumbardhit, urë i takon grupit të urave të periudhës Osmane të ndërtuara në këtë regjion. Sot, ky monument kulture, paraqet gjendjen origjinale deri në ditët e sotme, dhe si të tillë ka vlera të larta arkitektonike dhe shkencore.



PASHA ÇEZMA (PASHA ÇESHME)

Pasha Çeshmja është një krua që gjindet në një kodër afër Kalasë së Prizrenit. Kjo krua (çezmë), ka qenë pjesë e burgut në periudhën e Perandorisë Osmane. Poashtu, mendohet se çezma në fjalë ishte burgu për eprorë dhe jeniçerë, që dënoheshin me ferman nga Perandoria Otomane. Në vendin tonë kjo njihet edhe si Çezma e Pashës. Për këtë çezme ka gojëdhëna të ndyshme si: ndihmon në zgjidhjen e halleve dhe problemeve të ndryshme, mendime të ndryshme! Në atë kohë, mendohet se Uji Pasha Çeshmes, ishte nxitës për dashuri, dhe shumë nga të burgosurit e pinin atë, dhe binin në dashuri. Një gojëdhënë tjetër shpjegon se uji i këtij kroi lidhej ngushtë edhe me kultin e zjarrit e kjo kishte të bënte me ripërtëritjen e natyrës dhe bimësisë. Një tjetër gojëdhënë mbi Çezmen e Pashës, ishte edhe Lisi i Pashës. Sipas pleqërisë në atë kohë, rridhte ujë porsi qumësht, që shërbente për shërimin e fëmijëve që kishin problem në të pamur, Gratë që nuk lindnin (u ndihmonte që të bëheshin Nënë), mbylljen e plagëve të ndryshme etj. etj. Karakteristikë e këtij Kroi të Pashës, sipas banorëve të Prizrenit, shërben për shërimin e sëmundjes “IBRET”. Të gjitha familjet për të patur suksese në jetën e tyre, familje dhe shoqëri, merrnin enët e tyre me vete për të mbushur ujë në këtë krua. Shumë njerëz në Prizren (Pleqë dhe të rinjë), këtë krua e konsidrojnë të Shenjtë - si dhuratë nga Zoti. Vlen të përmendet se Pasha Çeshme ka luajtur rol të rëndësishëm edhe në kohën kur është ndërtuar Kalaja e Prizrenit dhe Kalaja e Cucave, dhe si e tillë ka shërbyer me pozitivitet. Një histori për këtë krua tregohet kështu: një udhëheqës i lartë turk (në Perandorinë Osmane), ishte dënuar me burg. Pasi e kishte përfunduar burgun, ishte liruar dhe dërguar në Turqi, në një detyrë të re. Por udhëheqësi pas 3 muajsh, kishte dëshirë që të pinte përsëri në këtë krua. Më vonë ai mori Fermanin (Urdhërin), që nuk mund të vizitonte edhe njëherë Prizrenin, ai (udhëheqësi) vrau veten. Pas përfundimit të Luftës së Dytë botërore, në Pasha Çezmë ka patur një vend-banim. Kryesisht banorët ishin nga Luma e Shqipërisë, për shkak të kullotave dhe uji i shëndetshëm që ishte.



KROI I SHATËRVANIT

Prizreni, i njohur për pozitën gjeografike, kulturore dhe ekonomike dhe krijimin e klimës pozitive, tregon edhe njëherë që në vete ngërthen një oqean të mbushur me ojekte kulture dhe fetar. Një rol të rëndësishëm e luan edhe Kroi i Shatërvanit. Kjo krua u ndërtua në shek. XVII, pas ndërtimit të xhamisë së Sinan Pashës. I ndërtuar në formë katrore dhe dhe me gurë të latuar nga mermeri dhe ka ngjyrë të përhimtë. Kroi i Shatërvanit gjindet në zonën historike të qytetit. Baza e kroit është në formë katrore me gurë të latuar nga mermeri me ngjyrë të përhimtë. Pjesa e sipërme e Kroit të Shatërvanit, është në formë të tetëkëndëshit, e zbukuruar me ornamente gjeometrike. Poashtu, në të katër anët e Kroit, gjinden pipëzat e ujit me lartësi prej 1 m. Guacat për përcjelljen e ujit janë prej betoni në formë harkore të rrethuar me gurë të latuar. Uji prej guacave rrjedh në kanale. Vlen të përmendet që, në fund të shek.XIX mbi këtë krua, ndodhej vrojtorja e xhandarmërisë turke. Kroi i Shatërvanit ndodhet në qendër të qytetit të Prizrenit (Sheshi Shatërvan). Të gjitha karakteristikat, pozitën e saj, dhe dekorimet që iu bënë ndër shekuj, paraqet një prej simboleve kyçe të Prizrenit në veçanti, dhe të Kosovës në përgjithësi.



KROI I BELEDIJES

Prizreni është i njohur për objektet kukturore në vend. Përveç monumenteve kulturore dhe fetare, një vend të veçantë e zënë edhe krojet (Shatërvanet). Një ndër krojet më të njohura në qytet është edhe Kroi i BELEDIJES. Kjo krua emrin e ka marrë nga vetë Beledie. Kroi është i ndërtuar nga gurët gëlqeror të latuar. Gjatë përpunimit, blloqeve të gurëve u është dhënë forma e katrorëve, me madhësi të ndryshme. Në pjesën e sipërme, në të katër anët e tij, ngrihen harqe, e mbi to është vendosur një gur gjysmë sferik. Në pjesën ballore të kroit është një profil i cekët, në formë kornize, ku brenda saj duhej të ishte mbishkrimi me të dhëna elementare për të, por kjo mungon. Kroi ishte ndërtuar në objektin e Beledies në Prizren në shekullin XIX. KROI I BELEDIJES, gjendej ndërmjet objektit të Beledijes dhe Xhamisë së Mustafë Pashës. Nga koha e ndërtimit të këtij objekti, deri në vitin 1962 e kishte kryer funksionin në mënyrë normale. Në atë kohë, lagja e Beledijes pësoi ndryshime të mëdha. Xhamia e Mustafa Pashës u rrënua në vitin 1952. Dhe këto ndryshime ishin të parapara. Në anën e djathtë të lumit u ndërtua rruga e lagjës Tabak-hane deri në Marash (Lagja Ralin). Vlen të përmendet që Kroi si rrjedhojë e ndërtimit të aksit rrugor, kroi më 1963 u dislokua në “Sheshin e Dëshmoreve”, i cili gjendet në pjesën qendrore të qytetit, ndërmjet urës e Xhamisë së Arastës dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kroi është me një sylinjare, ku ujin e merrte nga ujësjellësi i qytetit. Hapësira e Kroit të Beledijes është ndrtuar nga betoni dhe gurët janë katrorë. Në kohën e ndërtimit të kroit në shesh u ndërtua edhe kanali i ujit, i cili gjarpëronte nëpër shesh. Kroi me kanalin plot me ujë paraqiste një lloj atraksioni.



SHKOLLA E MUZIKËS - LORENC ANTONI

Prizreni si qytet multikulturor, në vete çdo herë ka patur një histori të gërshetuar mjeshtërisht nga artistë të ndryshëm. Kinemaja e qytetit, Shkolla e Baletit si dhe ajo e Muzikës, përbëjnë një Trinitet të artit klasik dhe atij modern. Në jetën kulturore në Kosovë, rol të rëndësishëm ka luajtur dhe Muzika klasike. Vlen të prëmendet se para zhvillimeve profesionale në Kosovë, kishte shumë aktivitete amatore, të cilat më vonë do të ishin një parapërgatitje për zhvillimet e mëtejme të Kulturës sonë. Ndër aktivitetet kulturore ishin krijimi i Orkestrës Frymore Bashkimi në Shkup, Orkestrës Frymore e Gjakovës, e udhëhequr nga Palokë Kurti, The Boarding Kosova në Krumë, Banda e Fraëfarëve në Kukës, dhe Kori i Kishës Katolike në Prizren (pjesë e së cilës ishte dhe Nëna Terezë). Në vitin 1945, në qytetin e Prizrenit u hap Radiostacioni i parë. Rëndësia e këtij radiostacioni ishte e veçantë, sepse Muzika Klasike ishte e lidhur ngushtë me Institucionet vendore. Fillet e muzikës klasike në kosovë u panë në vitin 1940. Kjo ishte vatër e edukimit muzikorë për shumë kompozitorë shqiptarë të Kosovës. Poashtu, kjo ishte koha kur u formua Kori dhe Orkestra Kamertale e shoqërisë kulturore artistike (SHKA) AGIMI në Prizren në vitin 1944. Më 1948, në Prizren u hap Shkolla e parë e Muzikës. Nga kjo shkollë, kanë dalë emra të njohur të muzikës klasike dhe asaj të lehtë. Pas shkollës së parë klasike në Prizren, u hapën dhe shkolla të tjera si në Prishtinë dhe Gjakovë. Veprimtaritë krijuese të muzikës klasike që bëheshin në fillim në këtë shkollë ishin Veprat Korale apo kapela. Zakonisht kishin përpunime të materialeve nga muzika folklorike.



- FUND -

___________

MA.SC.PEDAGOGE, ARGJIRA UKIMERI: TRASHËGIMIA KULTURORE NË PRIZREN (IV)

http://www.pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=10246


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks