SHKRIMI
e martë, 25 korrik 2017

MSc.ALBERT HABAZAJ: SHQIPËRIA, ITALIA DHE GREQIA NËPËRMJET VLORËS UNIVERSITARE ME EUROPËN AKADEMIKE

Vlorë, 26. 01. 2017: (Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës jep titullin “Doctor Honoris Causa” shkencëtarit grek Triantafyllos Albanis dhe profesorit të shquar italian Genuario Belmonte) - E premtja e datës 20 janar 2017 do të mbahet mend gjatë dhe do të shënohet në Kujtesën e Universitetit të Vlorës si një ditë e veçantë; ndër më të bukurat ditë, mesazhdhënëse, kulturoro-akademike e gëzimtare për senatin, stafin akademik, personelin administrativ dhe studentët ismailqemalistë të Universitetit tonë 23 vjeçar. Qe vërtet një festë dinjitoze dhe domethënëse, ku mirrnin pjesë anëtarët e Senatit Akademik, Kryetari i Senatit Akademik të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, njëkohësisht rektor i Universtitetit prof. Roland Zisi, rektorë të universiteteve të tjera shqiptare, dekanë, të ftuar të tjerë, pedagogë dhe studentë. Gjithashtu morën pjesë në këtë ceremoni nderimi jo vetëm për Universitetin, por sidomos për Vlorën e përparuar, edhe kryetari i Bashkisë Vlorë, z. Dritan Leli dhe kryetarja e Këshillit Bashkiak zj. Vojsava Shkurtaj. U realizuan propozimet e Departamentit tӫ Kimisë dhe atij të Biologjisӫ, të dy tӫ Fakultetit tӫ Shkencave Teknike, me vendimin e Senatit Akademik tӫ kӫtij universiteti pӫr dhӫnien e titullit “Doctor Honoris Causa” prof. Triantafyllos Almpanis (Albanis) dhe prof. Genuario Belmonte, duke ndërtuar një urë të re, të fortë e të qëndrueshme komunikimi akademik e kulturor midis vendeve mesdhetare të trekëndëshëshit jonian Shqipëri, Greqi, Itali me mikpritës Vlorën universitare dhe qytetare. Triantafillos Albanis dhe Genuario Belmonte, me pjesëmarrjen e tyre aktive për mbi dy dekada me Universitetin tonë, kurorëzuar me vlerësimin e merituar “Doctor Honoris Causa”, forcojnë urat kulturore mesdhetare dhe i japin një dimension tjetër të madh Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës (patjetër dhe qytetit) në botën akademike europiane.

***

Për Universitetin e Vlorës, prof. Triantafyllos Almpanis, i shquar në opinionin shkencor të Greqisë, ka qenë Njeri Institucion, sepse, qysh në fillimet tona, e ka parë me besim institucionin e ri e të brishtë të arsimit të lartë buzë deteve joniano-adriatik, duke e ndihmuar me shpirt e me mendje për paraqitje dinjitoze në botën akademike bashkëkohore në rajon e më gjerë. Prof. Almpanis njihet si një personalitet i shquar në fushën e edukimit dhe kërkimit shkencor, aktiviteti i të cilit është i fokusuar në studimin e kimisë së mjedisit, duke kombinuar në mënyrë të shkëlqyer aktivitetin e tij kërkimor me atë didaktik, shkencor dhe organizativ. Ai konsiderohet model i shkëlqyer në komunitetin akademik ndërkombëtar dhe kontributi i tij ka qenë i vazhdueshëm e i shquar në shkencat kimike dhe mjedisore, si dhe në fushën e veprimtarisë didaktike. Zëvendësrektori i Universitetit të Vlorës, prof. dr. Bilal Shkurtaj (fizikan), njëkohësisht Drejtor i Qendrës Kërkimore-Shkencore (QKSH të UV), paraqiti disa referenca biografike të aktivitetit kërkimor-shkencor të Profesorit të Janinës.



Profili kërkimor shkencor i prof. dr. Triantafyllos Almpanis (Albanis): U diplomua në moshën 23 vjeçare në Universitetin “Aristoteli” të Thesalonikisë, në Fakultetin e Kimisë dhe duke vazhduar studimet në fushën e tij fitoi titullin Ph.D në vitin 1987 në Universitetin e Janinës. Në vitin 1989, kreu studimet post doktoriale në Departamentin e Biokimisë në Universitetin Shtetëror të Teksasit në San Antonio dhe në vitin 1990, kreu një studim në post doktoraturë në Departamentin e Fizikës së Tokës në të njëjtin universitet, duke fituar një rritje në fushën e shkencave mjedisore, sidomos për efektet që mund të ndodhin në mjedis. Mbas kthimit nga Amerika në Europë, vazhdoi punën kërkimore në Institutin Agronomik të Mesdheut në Zaragora dhe në Qendrën për Studime të Avancuara në fushën e shfrytëzimit të energjisë prej mbetjeve të agrikulturës, ku iu akordua diplomë prej Këshillit të Europës, në tetor 1993. Karriera shkencore vazhdoi me studime të thelluar në fushën e Toksikologjisë Mjedisore: Metodat Biomonitoruese në Mjedis në Universitetin e Kupio, Finlandë, nëpërmjet një followship të financuar nga Fondacioni Shkencor Europian (Europian Scienze Foundation, ESF) në vitin 1995. Ai ishte gjithashtu akademik dhe bashkëpunëtor shkencor në Departamentin e Kimisë Inorganike dhe Departamentin e Inxhinierisë Kimike në Universitetin “Aristoteli” në Thesaloniki, gjatë periudhës 1981-1982. Për një periudhë prej 5 vjetësh, 1982-1987, Kërkues i asocuar në Departamentin e Kimisë në Universitetin e Janinës. Njëkohësisht, duke vazhduar edhe karrierën akademike, në vitin 1992 merr titullin lektor në Departamentin e Kimisë të Universitetit të Janinës. Prej vitit 1998-2003 ka qenë prof.as. dhe qysh nga viti 2004 e në vijim mban titullin “Profesor”. Në fushën e kërkimeve mjedisore ka qenë drejtor i Departamentit të Kimisë të Universitetit të Janinës prej vitit 2004-2008 dhe në periudhën 2010-2014 Rektor i Universitetit të Janinës. Sot është Zv. Rektor dhe njëkohësisht President i Komitetit Shkencor të Universitetit të Janinës. Fushat kryesore të kërkimit shkencor të prof. Triantafyllos janë: 1. Kimia mjedisore e pesticideve dhe mikrondotësit organikë; 2. Transporti i pesticideve në ekositemin mjedisor; 3. Zhvillimi i metodave analitike për përcaktimin e pesticideve dhe mikrondotësit organikë për vlerësime mjedisore; 4. Adsorbimi dhe fotodegradimi i pesticideve në kushte laboratorike dhe fushore; 5. Teknikat për largimin e mikrondotësve prej ujërave të shkarkimit dhe ujërave sipërfaqësorë dhe tokësorë. Në fushat e kërkimit shkencor ku ka punuar, prof. Triantafyllos ka dhënë një kontribut të madh në 42 projekte kërkimore, ku në 33 prej të cilëve ka qenë koordinator. Eksperienca e tij i ka kaluar kufijtë e Greqisë, duke qenë i spikatur në shkallë botërore. Është autor dhe bashkautor i 207 artikujve të botuar në revista me reputacion të lartë dhe ka prezantuar në konferenca ndërkombëtare në gjithë botën 111 punime. Është anëtar i mjaft organizatave profesionale jashtëzakonisht të vlefshme si Shoqata Greke e Kimistëve, Shoqata Amerikane e Kimistëve, Divizioni i Agrokimistëve të Shoqatës Amerikane të Kimistëve, Shoqëria Ndërkombëtare për Studimin dhe Kontrollin e Ndotjes së Ujërave, i Grupit Helenik të Kërkimit për Pesticidet dhe Shoqërisë së Kimisë Analitike Mjedisore. Njëkohësisht ka patur dhe ka funksione e tituj me përgjegjësi të lartë kombëtare dhe ndërkombëtare, gjatë kohës që ishte President i Divizionit Rajonal të Shoqatës së Kimistëve të Greqisë në Epirin e Veriut dhe ishujt Jonianë (Korfuz dhe Lefkas) në periudhën 1984-1985 dhe 1994-1997 dhe Kryetar i Agroekologjisë së Aplikuar dhe prej vitit 2002 është President i Shoqërisë Europiane-Mesdhetare të Edukimit, Vlerësimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit dhe qysh nga viti 2003 është President i Programit Pasuniversitar Ndërfakultetor në Agrokimi dhe Agrokulturë Organike, Universiteti i Janinës. Ka qenë gjithashtu President i Shoqatës së Universiteteve në Greqi në periudhën 2011-2012.

Aktiviteti i gjerë në fushën akademike dhe kërkimore-shkencore është shtrirë prej vitesh edhe në Shqipëri, me Universitetin e Tiranës dhe universitetet e tjera të vendit dhe, në mënyrë të veçantë, me Universitetin e Vlorës, nëpërmjet marrëveshjeve ndëruniversitare, projekteve të bashkëpunimit në fushën kërkimore-shkencore, pjesëmarrjes në konferenca shkencore e botimeve në buletinet shkencore. I madh ka qenë kontributi i tij për organizimin e kërkimit shkencor në Universitetin e Vlorës nëpërmjet projekteve të bashkëpunimit, si: “Zhvillimi dhe aplikimi i metodave analitike dhe teknikave përmirësuese për ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore midis Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë” në periudhën 2005-2007; “Zhvillimi dhe zbatimi i metodave analitike për vlerësimin e ndotjes së mjedisit nga shkarkimet në ujërat sipërfaqësorë dhe të pijshëm në rajonin e Vlorës” në periudhën 2010-2014 në kuadrin e projekteve PKKZH; “Monitorimi wiereless i cilësisë së ujërave të lumenjve Arachtos dhe Vjosë” në periudhën 2012-2015 në kuadrin e Programit Ndërkufitar IPA Greqi-Shqipëri. Marrja e përvojës në kuadër të aplikimit të metodave analitike bashkëkohore nga QKSH ka qenë e vazhdueshme. Në mënyrë të veçantë ka mbështetur ngritjen e QKSH, pajisjen me aparatura dhe programin kërkimor shkencor të saj. Aktualisht, në kuadrin e projekteve që aplikojmë IPA II Cross-Bordes Cooperation Programme “Greece-Albania” 2014-2020, do të ketë një vazhdimësi të bashkëpunimit shkencor, ku prof. Triantafyllos do të ketë një kontribut të madh të paktën në tre projekte, ku do të mund të arrihen rezultate të shkëlqyera në zhvillimi e kërkimit të mirëfilltë shkencor dhe në integrimin me mësimdhënien dhe zhvillimin rajonal, që përbën sot një detyrë madhore të vënë para universiteteve nga Ligji i Arsimit të Lartë.

Profesor Triantafyllos Almpanis (Albanis) nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” me këtë motivacion: “Personalitet i shquar i përmasave botërore në fushën akademike dhe shkencore, me një aktivitet të gjerë të fokusuar në studimin e kimisë analitike dhe të mjedisit, duke kombinuar në mënyrë të shkëlqyer aftësitë e tij kërkimore shkencore, didaktike dhe organizative. Aktiviteti i tij i gjerë shkencor pasqyrohet në pjesëmarrjen në projektet e shumta, prezantimet në konferenca, kongrese e revista shkencore ndërkombëtare, promovime për tituj akademik, bashkëpunimi i gjerë me shoqatat shkencore, departamente, institute, laboratore dhe qendra kërkimore shkencore. Veprat e tij përbëjnë një kontribut të madh dhe të pakrahasueshëm ndaj dijes bashkëkohore dhe shërbejnë si pika referimi për studimet teorike dhe praktike. Duke dhënë një kontribut të madh dhe konkret në organizimin e kërkimit shkencor në Universitetin e Vlorës, ai përbën njëkohësisht një model të shkëlqyer që synohet të arrihet”.

***

Universiteti i Vlorës është parë nga bota akademike italiane si Universiteti përballë Universitetit të Lecces. Qysh kur u ngrit si institucion i arsimit të lartë, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës (atëherë Universiteti Teknologjik “Ismail Qemal Vlora) nuk u pa vrëngër, me atë ndjesinë e inferioritetit të të madhit ndaj të voglit, “të pabërit ende”.

Pati interes nga profesorati italian, duke e trajtuar si partner Universitetin e Vlorës (UV) dhe iu dha prioritet raporteve konstante midis dy universiteteve adriatike, atij të Lecces (UL) matanë dhe këtij të Vlorës më këtë anë. Genuario Belmonte, qysh më 1994 ngriti ura bashkëpunimi. Qe i pari profesor europian që theu lartësisht emancipueshëm konceptin e “universiteteve të dorës së dytë”, duke prurë studentë italianë në auditoret e Universitetit të Vlorës (UV), ndërkohë që nga Vlora e Shqipëria rinia studentore ikte, ikte, ikte… Profesor Belmonte qe konstant në bashkëpunimin e frytshëm me Universitetin e Vlorës për procesin mësimor, shkencor, profesional e akademik. Njeri me botë të madhe e kulturë të gjerë, pa kompleksitete a koncepte inferioriteti për UV, por thjesht si matanas i UL, duke qenë një mbështetës projektesh serioz e këmbëngulës.

Profesor Genuario Belmonte nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” me këtë motivacion: Personalitet i shquar nӫ fushӫn akademike dhe shkencore me njӫ aktivitet tӫ gjӫrӫ tӫ fokusuar nӫ studimin e biologjisӫ dhe mjedisit, nӫ mӫnyrӫ tӫ veҫantӫ tӫ biologjisӫ detare, duke kombinuar aftӫsitӫ e tij kӫrkimore shkencore, didaktike dhe organizative. Aktiviteti i tij shkencor pasqyrohet nӫ pjesmarrjen nӫ projektet e shumta, prezantimet nӫ konferenca, kongrese e revista shkencore ndӫrkombӫtare, bashkӫpunimi i gjӫrӫ me shoqata shkencore, departamente, institute, laboratore dhe qӫndra kӫrkimore shkencore. Vleresohet pӫr njӫ kontribut shumӫ tӫ madh pӫr vlerӫsimin e pasurive ambjentale nӫ Shqipӫri, duke promovuar edhe vlerat eko- turistike nӫpӫrmjet ekspeditave shkencore tӫ pӫrvitshme nӫ zonat detare, bregdetare dhe malore. Duke dhӫnӫ njӫ kontribut tӫ madh, konkret dhe tӫ vazhdueshӫm nӫ organizimin e kӫrkimit shkencor nӫ universitetin e Vlorӫs, ai pӫrbӫn njӫkohӫsisht njӫ model qӫ synohet tӫ arrihet nga stafi ynӫ akademik”.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike, Prof. asoc. Hajdar Kiçaj (biolog), në referencёn e prezantuar pёr dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” profesor Genuario Belmonte nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, paraqiti një pjesë të veprimtarisë kërkimore të profesorit italian, duke u përqëndruar kryesisht në aktivitetin e tij kërkimor të kryer përgjatë disa viteve në vendin tonë, në bashkëpunim me pedagogë dhe drejtues të disa universiteteve shqiptare, dhe veçanërisht me Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë dhe më ngushtë me Departamentin e Biologjisë.

Profili i fushës i prof. dr. Genuario Belmonte: Prof. Genuario Belmonte është diplomuar nё Universitetin e Ferrarёs nё vitin 1981 nё Shkencat Biologjike dhe nё vitin 1982 nё Shkencat Natyrore. Ёshtё specializuar nё Shkenca dhe Teknologji Ambjentale, nё Ekologji (Diplomë specializimi); nё Biologji Bregdetare, Detare dhe Ekologji (diplomё magjistrale). Nё vitin 1985 emёrohet Kёrkues Shkencor Universitar i Zoologjisё pranё Universitetit tё Lecces. Nё vitin 2001-2005, Profesor i Zoologjisё pranё Universitetit tё Lecces (sot Universiteti i Salentos). Nё periudhёn 2005-2008 ёshtё Zv. President i Fakultetit tё Shkencave Matematiko - Fizike dhe Natyrore nё Univesritetin e Lecces. Nga viti 2011 e nё vazhdim ёshtё Drejtor i Muzeut tё Ambjentit nё Universitetin e Salentos dhe nё vitin 2015 pёrgjegjёs Shkencor i Akuariumit tё Salentos. Aktivitet shkencor përmblidhet nё 294 botime, nga tё cilat 244 punime shkencore, 103 nё kongrese (46 ndёrkombёtare) , 65 nё revista ndёrkombёtare. Pёrgjegjёs editorial i revistës “Thalasia Salentina”, e botuar nga Stacioni i Biologjisё Detare Porto Cezario (Deparatmenti i Shkencave dhe Teknologjive Biologjike e Ambjentale, DST e BA në Universitetin e Salentos). Anёtar i Konsorciumit Kombёtar Ndёruniversitar pёr Shkencat e Detit (CoNISMa). Ёshtё anёtar i mjaft shoqatave shkencore, si: Unioni Italian i Zoologjisё, Shoqata Botёrore e Copepodologistёve, Shoqata Italiane e Biogjeografisё, Shoqata Italiane e Biologjisё Detare, Shoqata Italiane e Ekologjisё, Shoqata Kombёtare e Muzeumeve Kombёtar Shkencor, Anёtar i Komisionit tё Faunёs tё Unionit Italian tё Zoologjisё, Anёtar i Kёshillit Drejtues tё Stacionit tё Biologjisё Detare nё Porto Cezario,etj. Bashkёpunёtor shkencor me 27 departamente, institute, laboratore dhe qendra shkencore, midis tё cilave mund tё pёrmendim: Departamenti i Biologjisё Shtazore dhe tё Njeriut tё Universitetit “La Sapenza” Romё, Stacionin e Zoologjisё Napoli, Laboratori i Biologjisё Detare Trieste, Instituti i Biofizikёs Piza, Institituti i Biologjisё Detare Venezia, Instituti Talasografik Taranto, Qendra Ndёrkombёtare e Kёrkimeve Detare Athinё, Universiteti “Aristoteli” Greqi, Instituti i Shkencave Detare Turqi, Universiteteti “Eqerem Çabej” Gjirokastrёs, Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Muzeu i Zoologjisё Kopenhage, Instituti i Zoologjisё Rusi, Universiteti i Stambollit (Fakulteti i Peshkimit) dhe Universiteti i Kajros, Egjypt. Ka aktivitet shumё të gjёrё nё fushёn e mёsimdhёnies si titullar lёndёsh, shoqёruar me veprimtari praktike dhe eksperimente laboratorike, udhёheqёs i doktoraturatave, anёtar komisionesh e relator. Ndёr vite ёshtё docent pёr lёndёt Zoologjia I e II, Zoogjeografia, Zoologjia Evolcionistike, Etologjia, Zoologjia e Aplikuar nё tё Mirat Materiale, Ruajtja e Natyrёs dhe e Burimeve tё saj, Muzeologjia Shkencore.


Aktiviteti në Shqipëri. Aktiviteti i gjerё nё fushёn akademike dhe kёrkimore shkencore ёshtё shtrirё prej vitesh nё Shqipёri nёpёrmjet marrёveshjeve ndёruniversitare, projekteve tё bashkёpunimit nё fushёn kёrkimore shkencore, pjesëmarrjes nё konferenca shkencore e botimeve nё buletinet shkencore. Profesor Genuario Belmonte u lidh me botёn akademike shqiptare qysh nё vitin 1995 me qёllim kryesor propozimin dhe nisjen e kurseve universitare tё Biologjisё Detare si dhe vlerёsimin e pasurive ambjentale detare shqiptare. Bashkёpunimi u bё mё i ngushtё prej vitit 2002, duke realizuar njё njohje tё thellё tё bregdetit detar shqiptar dhe promovimin jo vetёm tё aspekteve natyralistike por edhe atyre eko-turistike.

Projekte. Pёrgjegjёs direkt nё 31 projekte kёrkimi dhe i pёrfshirё nё 11 tё tjerё. Drejtues e kordinator nё 6 projekte nё Shqipёri dhe konkretisht: Organizimi i kursit universitar tё Biologjisё Detare nё Universitetin e Gjirokastrёs 1995; Ndёrtimi i njё rrjeti qendrash nё kanalin e Otrantos pёr studimin e biologjisё detare 2002; Ngritja e njё departamenti tё Ekologjisё pranӫ Universitetit tё Vlorёs, 2003; Projektimi i njё Muzeu/Akuariumi Detar pranё Universitetit tё Vlorёs, 2005; Projekti PER Natur: Turizmi i qendrueshёm, perkorse tematike dhe promovimi i pasurive natyrore dhe kulturore. 2006-2007; Projektimi i asistencёs teknike pёr realizimin e njё Qendre Ndёrkombёtare tё Shkencave tё Detit (CISM) nё Vlorё. Përmes kёtyre projekteve u fuqizuan laboratorёt me aparatura e paisje pёr analiza kimiko-ambjentale, me njё minibibliotekё me literaturё tё shkencave detare, muze didaktik me reperё tё thatё dhe tё konservuar si dhe ekspozitё fotografike dhe paisje pёr marrjen e kampioneve biologjikë nё det.

Ekspedita shkencore. Pjesёmarrёs dhe pёrgjegjёs/ organizator nё 25 ekspedita shkencore (katër oqeanografike nё Kanalin e Otrantos, katër nё Krime-Ukrainё, 14 nё Shqipёrinё Jugore, tre nё Maqedoni). Duke filluar nga viti 2000, ҫdo vit ka kryer ekspedita nё Shqipёri duke iniciuar bashkëpunimin shkencor me stafin akademik të universiteteve tona, konkretisht: 2002, tetor-nёntor. Vizitё - ekspeditё nё bregdetin e Shqipёrisё Jugore; 2003, qershor-korrik. Kampionime dhe ekspeditё nёnujore gjatё bregdetit shqiptar Jugor; 2004 dhe 2005, Kampionim dhe ekspeditё nёnujore nё Shqipёrinё Jugore; 2006, Kampionime nё liqenet e brendshёm dhe malorë si dhe nё bregdetin Jugor; 2008 shtator, 2009 korrik dhe dhjetor: Ekspeditё nё Malin Sharr - Maqedoni dhe rajonin e Dumresё pёr kampionimin e trupave ujorё nё male tё larta dhe nё zonat e brendshme tё Shqipёrisё; 2011 qershor - Kampionim i trupave ujor nё liqenet artificial nё zonat malore; 2011- 2012 korrik, Eskursion natyralistik me studentёt e magjistraturёs (Masterit) tё Biologjisё Bregdetare dhe Detare dhe Ekologjisё; 2013-2015, Ekspedita kёrkimore nё Kanalin e Otrantos dhe Adriatikut Jugor me anijet oqeanografike Urania dhe Minerva Uno; 2014, 2015, 2016. Ekspedita nё malet e Ҫikёs , Shebenik (parku nacional), Valmare. Ka mundur tё eksplorojё hapësirat bregdetare dhe ato ujore sipёrfaqёsore dhe nёnujore tё Adriatikut Jugor. Ai pёrshkoi zonёn malore tё Shqipёrisё sё Jugut nga Sazani, Karaburuni, Çika, Shebeniku, Skrapari, Pёrmeti, Tomorri, Gramozi e Malet e Sharrit nё Maqedoni. Ka qenë pjesëmarrёs nё tё gjitha aktivitetet shkencore tё zhvilluara nё Universitetin e Vlorёs dhe ёshtё vlerёsuar me “Çertifikatё Mirӫnjohje” nga Universiteti i Vlorёs me rastin e 10 vjetorit tё hapjes sё Universitetit, si dhe me rastin e 100 vjetorit tё shpalljes sё Pavarёsisё. Belmonte e njeh shumë mirë florën dhe faunën shqiptare, detin dhe malin shqiptar, si të ishte një shqiptar me rrënjë e me degë këtu. Ndër mirësitë e tij akademike shkencore dhe qytetare, katër janë cilësitë më të spikatura: Belmonte është një studiues i vërtetë, një zhytës dhe alpinist i shkëlqyer dhe një vlonjat i vërtetë. Të dy profesorët e huaj, edhe Triantafyllos Almpanis (Albanis) edhe Genuario Belmonte, vijnë si tanët në Vlorë, janë bërë si të shtëpisë. Aq jemi familjarizuar, saqë ata i pranojnë dhe shakatë tona, se prof. Triantafyllos Almpanis i flasim Trëndafili Shqiptar dhe prof. Belmontes i themi Mali i Bukur, dhe, duke i bërë të dy tok u flasim Trëndafili Shqiptar në Mal të Bukur. Dhe qeshim çiltër me gurgullima shpirti...



____________________

MSc.ALBERT HABAZAJ: DENATYRALIZIMI I FOLKLORIT VJEN SI PASOJË E MOSPLOTËSIMIT KULTUROR

http://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=6017


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks