SHKRIMI
e enjte, 25 maj 2017

SERVET BYTYÇI: THE POWER OF NOW (FUQIA E SË TASHMES)... NË SHOQËRINË SHQIPTARE!

Lonëdr, 30. 01. 2017: Është ky titulli i një libri spiritual i autorit Eckhart Tolle, i cili më ka tërhequr vëmendjen. Domosdoshmërisht si përmbajtje dhe si titull, libri i takon kësaj kategorie dhe pikërisht iluminizmit spiritual, dmth, ndriqimit dhe pastrimit të shpirtit nëpërmjet meditimit dhe metodave e praktikave të filozofisë e besimit budist, që në të vërtetë janë fryt i njëra tjetrës.

Duke qenë se ky është një libër mjaft i suksesshëm, i prezantuar nga moderatorja Amerikane Oprah Winfrei dhe i shitur mbi 30 milionë kopje, vetëm në Amerikën e veriut dhe i përkthyer në më shumë se 33 gjuhë të botës, patjetër që hyn tek librat NDIKUES në ndërtimin e koncepteve e normave të një shoqërie. Pikërisht libri merret dhe i takon periudhës postkomuniste të cilën e merr edhe si shembull referimi.

Në thelbin e tij vetë titulli "FUQIA E MOMENTIT” na jep të kuptojmë atë që autori ka dashur të theksojë se sa e rëndësishme është për njeriun të jetojë kohën prezente dmth, momentin, gjë e cila në të vërtetë përbën thelbin edhe të jetesës. Për atë e kaluara dhe e ardhmja janë thjesht iluzione në mendjen e konceptet e njeriut dhe këto duhet të thjeshtohen dhe eleminohen. (Jo domosdoshmërisht dhe shumë dakord S.B) Duke mënjanuar këto të dyja njeriu bie në meditime, pastron mendjen dhe shpirtin dhe "ankoron" mendimet dhe energjitë e veta në momentin "NOW " (nau) prezent.

Duke e pozicionuar ose ankoruar (siç shprehet ai) veten në këtë mënyrë ai e çliron veten nga dhimbjet shpirtërore ose më mirë të themi trupore siç shprehet vetë autori (body pain). Në moshën 29 vjeçare ai thotë: “Unë pata një moment: Rashë në meditime duke u çliruar totalisht nga e shkuara dhe pa e menduar të ardhmen dhe e lëshova veten në këto lloj emocionesh të lira dhe ajo që ndodhi ishte e rëndësishme. Mu duk vetja sikur unë u lëshova në një boshllëk dhe rashë poshtë, por çuditërisht eleminova atë që e quajmë ndjenjë e frikës. Nuk ndjeva fare frikë thotë dhe u ndjeva një njeri i lirë.”

Dy-tri vjet kohë i ka kushtuar autorit shkrimi i këtij libri dhe për këtë ai ka qëndruar si lypës ose i pastrehë në parkun e një qyteti dhe është trajtuar si i çmendur nga të afërm të familjes së tij. Unë duke dhënë përshtypjen time rreth këtij libri, ndoshta nuk do isha në gjendje ta kisha vlerësuar ashtu siç duhet këtë libër neë fillimet e veta, psh në vitet '97-2000.



Për vetë faktin se unë vija nga një shoqëri shqiptare, e cila për mendimin tim i përket më tepër një trashëgimie e formimi konceptual lindor ose siç quhet ndryshe EMD (East mode of production) ose Model i prodhimit lindor, ose të paktën vinim nga një shoqëri e mbyllur me orientimin lindor siç ishte komunizmi. Kam mendimin se dy janë momentet dhe vlerësimet e mia në lidhje me këtë libër të dobishëm, per mendimën tim ashtu si të miliona lexuesve. Së pari, lidhet me avantazhin (ose disavantazhin tim) e të parit të jetës nga pozicione të ndryshme. Nga ai intelektualit në rritje por me formim lindor, tek një punëtor i thjeshtë që ngrihet në orën 5 të mëngjesit dhe vrapon për në punë ku i takon të ndërrojë 4-5 mjete tansporti në një drejtim dhe po kaq në mbrëmje kur kthehet nga puna dhe pjesën më të madhe të ditës e kalon në punë ose rrugëtim. Duke qenë se ky pozicion është ndryshuar tashmë për mirë sidoqoftë më ka dhënë avantazhin e të kuptuarit të jetës nga disa këndvështrime. Pozicioni im i parë ka të bëjë, me meditimin dhe rënien në heshtje për një moment. Kjo vlerësoj përbën edhe pjesën më pozitive të librit që i shërben çdo lloj shoqërie.

1- MEDITIMI (dhe heshtja që e shoqëron) largon mendimet e këqia për një moment dhe ndihmon trurin të pastrohet dhe e ndihmon trupin të largojëë emocionet dhe ndjenjat negative. Patjetër që ky meditim na ndihmon edhe në të kuptuarit dhe në sjelljen reciproke të komunikimit me miq dhe të afërm.

Sivjet gjatë vizitës time në Shqipëri pata rastin e mirë të rri me mikun dhe shokun tim Besim Cengu. Ndër të tjera më bëri përshtypje fjala e tij kur tha se: “jemi ndër popujt e vetëm (të Europës) që nuk e kemi të zhvilluar dhe nuk promovojmë sadopak psiko-analizën. Pajtohem plotësisht. Mungesa e meditimit dhe psiko-analizës e shtyn shoqërinë drejt një gjendje dhe çasje amullie, apo anarshie ku në vend të tij (meditimit) gjithkush pretendon të shprehë (ndoshta nganjëherë imponuese) bindjet, mendimin dhe konceptin e tij tek të tjerët. Arrijmë në përfundime akoma pa dëgjuar tjetrin dhe prapa një sjellje ose veprimi të shokut mikut ose partnerit nuk promovojnë, durimin, maturinë dhe vlerat pozitive. Promovojmë emocionet dhe ndjenjat, si duke u cënuar, fyer apo provokuar dhe dihet pataj sjelljet emocionale pasojnë njëra-tjetrën duke shfaqur fenomene dhe çrregullime me të cilat ndeshemi përditë dhe tashmë mund të themi përbëjnë faktorë dhe janë tipare përcaktuese të shoqërisë shqiptare në krizë. Mendoj se egoizmi (i pranishëm tek çdo qenie njerëzore) tek ne shqiptarët ka zënë një hapësirë dhe avantazh të tillë që do e kisha quajtur të dëmshëm për kolektiven ose të përbashktën!

Sidoqoftë pa u larguar aspak nga objekti i këtij shkrimi që është ky libër mund të them se efekti dhe mësimet e këtij libri me standart perëndimor, zor se i shërbejnë një shoqërie siç është ajo shqiptare në masën e duhur. Shoqëria shqiptare ka një sërë standardesh të paarrira dhe mësimet dhe efekti i shkrimeve perëndimore lexohet, merret dhe perceptohet në një mënyrë fare mekanike fatkeqësisht. Meditimi dhe Heshtja na duhen DOMOSDOSHMËRISHT. Jo heshtja cinike, por heshtja e shëndetshme që na bën miq dhe na bën të shohim vlerat dhe mirësinë tek të tjerët në vend të anëve ose të metave që nuk ka njeri pa to.

2 - Fuqia e momentit dhe të menduarit e kësaj të fundit. (The power of now). Për shoqërinë mendoj se THE POWER OF NOW, është ulur këmbëkryq dhe është ankoruar më së miri në "brigjet" shqiptare, por në një mënyrë shumë cinike. Në fillimet e viteve '90 pjesa e shoqërisë shqiptare që mund të themi përbënte Eliten, ishte thuajse domosdoshmërisht e lidhur me pushtetin e asaj kohe. Pikërisht kjo elitë duke e kuptuar rendësinë e FUQISË tani u shndërruan dhe u konvertuan në idhtarë dhe "Flamurtarë" të ndryshimeve pluraliste, duke i manipuluar, keqpërdorur e keqinterpretuar ato në njëfarë mase SHOKËT, u bënë ZOTËRINJ.

Akoma e kam të freskët natën e 19 shkurtit 1991 kur personazhi sarkastik i atyre viteve, i ndjeri dhe eruditi Namik Hoti në ekranin e TVSH u drejtohej të ftuarve në panel me emrin ZOTNI. Me dy fjalë e po aq gishta lart kjo pjesë e "elitës" e frikësuar nga humbja e privilegjeve dhe pushtetit vrapoi të zërë skalionet e "luftës" a "patriotizmit", shpirtit liridashës e demokracisë, duke zënë vendet kyqe dhe duke u bërë pengesë seroize e një demokracie të vërtetë me standarde perëndimore ku dy janë shtyllat e saj. LIRIA e të shprehurit dhe MIRËQENIA sociale. Kjo e arrirë nëpërmjet vetëpërgjegjësisë dhe përmbajtjes së barrës, së pari, kundrejt shtetit e ligjeve. Mund të themi që këto "elita" e zbatuan në mënyrën më abuzive konceptin e të jetuarit të së Tashmes (THE power of now). Në vend të vështrimit në të tashmen, që në fakt për inerci i përket edhe e ardhmja (dhe pak a shumë tingëllon edhe paradoksale në kontekstin e titullit) ne u morëm vetëm më të shkuarën dhe aspak nuk lamë vend kësaj të fundit. Këtu, ky libër, sado të lexohet e të stërlexohet nuk mendoj se në duart e lexuesit do jepte efektin e drejtë konceptformues e spiritual.

Mungesa e një promovimi të tillë të heshtjes në kuptimin meditues e psikoanalizues,që do ndikonte në pastrimin dhe pasurimin e shpirtit e mendjes është me dëm dhe pasoja dhe konkluzioni shpesh herë i gabuar. Domosdoshmërisht dhe pashmangshmërisht kjo lidhet me një shoqëri shqiptare në krizë shpirtërore, ekonomike e sociale. Është ajo që në kemi ndërtuar dhe të vërtetën duhet ta shohim në sy pa u trembur aspak.

Me ndryshimet strukturore globale ndërkombëtare kur Ëndërra ose Utopia "Europiane" po zhbëhet ose po ndryshon formë. Me e pakta shoqëria shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë e veta dhe elitat të mos vrapojnë pas flamujve, që ndërrojnë përditë. Kjo është pikërisht ajo që quhet "THE POWER OF NOW! Më shumë heshtjes pozitive dhe integruese, më pak heshtjes cinike dhe përjashtuese. Ta çmojmë atë se kemi nevojë! Vetëm kjo na dërgon në rrugën dhe idealin rilindas ku si kryefjalë ka shprehjen e NAIMIT: DHE DRITË E DITURISË PËRPARA DO NA SHPJERË!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks