SHKRIMI
e mërkurë, 13 dhjetor 2017

ZEF MULAJ: PËRPLASET POETI

 Itali, 01. 02. 2017: Sonte ju përcjell një poemth interesant të poetit Zef Mulaj, aktualisht me banim në Itali, mjaft aktiv viteve të fundit, me botime të shumta të gjinive të ndryshme, për të cilat kritika letrare atje dhe jo vetëm ka shkruar me tone entuziaste.Në ditët dhe orët që jetojmë, me hallet tona dhe të botës, ne poetët ngarkojmë veten me dhembjet dhe shpresat tona dhe të tjerëve, duke u bërë vazhdimisht bartësit e ndjeshmërisë, sensibilitetit dhe britmave të gëzimit dhe trishtimit anëkënd planetit të lodhur,krah njerëzve që vuajnë fatin e tij, por dhe fatet e veta personale... Mulaj,i bërë njësh me dhembjen dhe shpresën, na sjell poetikisht,me metafora goditëse,me ankth të veçantë figurativ,çastin sublim të jetës në një pikë loti dhe më tej, trondit dhe shkund, qan dhe qesh sikurse mesazhon dinjitetshëm kah e vërteta.Besoj se meriton të lexohet me një frymë! Lulzim Zogu/



PËRPLASET POETI


Në shpirtin e poetit zjarret ndezur

Nuk i shkym’ ujë i lumenjve as i detërave

As vetetima, ortegu i borës

As loti i dashurisë tretur diku në fundin e botës.


Nuk e shkym zjarrin në shpirtin e poetit

as zingjiri i bërthamave nukleare

prej miljona vitesh ndezur

aty ësht prushi, brënda digjet.


Shpërthen me fjalën,

brenda saj ështe njeriu

i përlotur, i uritur, luftëtari, heroi,

Vajza e dashuruar për të parën herë



misri në arë gruri, lulet në kopsht

Shpirti njerëzore,

ushtari me pushkë duke vrarë ushtarin,

planetet e friksuera nga njeriu

me pishtarë në dorë,


Duke vrapuar tek trupi i pa jete

i një ushtari tek një femije mbi rrugë

Tek një barbon i shtrirë në një kënd rruge

me dorën e zgjatur në horizont.


Laboratoret moderne të shkencave mortale



Ndaj përplaset poeti me gurin,

urën , ortegun fabrikën , makinën…

me buzëqeshjen, me rrudhat e një plaku,

me një femijë të sapo lindur në gjoksin

e një nëne.


Ndaj shpirti i poetit degëzon në burim ndenjash

njerëzore, me botën, me yjët e qiellin,

shkon deri tek Zoti në takim

duke iu lutur për paqen e njerëzimit

pa armë , pa kufi,

njeriu të lahet me ujin e bekuar


Ndaj përplaset poeti

me fabrikantët e politikës ,

me utopinë e pa fund,

me zogun ulur në dritaren e një kulle ,

i kthyer kah mërgimi,

duke kërkuar therime toke

të munguar , ushqimin e jetës,

lirnë e butë si ujë që rrjedh

nga mali i vjetër mbi shkëmbin

e shpirtit të tij


Ndaj përplaset poeti…

Përplaset me dhimbjet njerëzore

me dritaret e mbyllura

nga dëbora dimërore,

ecën nëper rrugët paemërtuara

pa adresa, të tretura

në akullnajat e kohës së ftohtë

duke ndjekur hijet e mbetura pas

ikjes së njerëzeve të uritur, nga lodhja e zërit

nga tribunat

hipokrizia e kollareve të ngjyrave të ndryshme

që varen në qafën

e kuajve analfabetë që firmosin lirinë

në përplasejn e poetëve të ndezur në shpirt

si zogu në ikjen dimërore,

poetët përplasen në buzet e thara

të dashurisë së tradhtuar ,

në hapat e trishtë të një gruaje

dhunuar, përbuzur


Përplaset poeti në pasqyrën

e ngurosur në horizontit,

me vetëtimën e reve

shkëmben fjalën dhe shikimin

duke u kthyer në

skelet kockore mbi rrugët e qyteteve

si lajmëtarë ecën,

duke thirrur në poemën e cimentuar

nën lekurën e trupit ,

në kepucën e grisur vezë zogjshë

strehohen, ushqehen me lotin e poetit

kthyer në një masë helmi

mbi hipokrizinë e këtij shekulli.


Lajmëtarët e poetit ikur

nëpër rrugë të kryqëzuara

nga zjarre të nxehta

njeriu i shitur



Nga tregtarë të egër mesjetarë ,

madje prostituta

me trupin lakuriq nën qielll ,

nga pas një shimpanze i shekullit të ri

blen trupin e saj ,

më tej një i droguar me një flamur pa ngjyrë

pa komb pa emër,

Pa formë, pa sy, dashurohet me veten

duke pirë vdekjen

në euforinë e shpirtit e fitimit

të njeriut me emrin e kohes së lire - të lirisë.


Perplasen poetët

me plakun e vetmuar në një rrugë

në një shtëpi në qoshe të shekullit ,

përplasen poetet e mjerë

duke vrapuar drejt njerëzve nëpër rrugë

në gomonet e detit,

në fytyrën e shekullit të verbuar

plakur i sapolindur ,

plakë rininë, plakë syrin e bukuroshes

sapo ka lindur femijën



plaket fjala , plaket koha,

plaket sistemi, plaket ligji

plaket guri , plaket muri i kullës ,

plaket edhe liria, plaket edhe Zoti

ndaj poeti përplaset

-

Si katalizatori i një trupi njerëzirë

ndaj zjarri i poetit nuk shuhet

aty piqet shpirti

Koha dhe evolucioni…..

Përplaset poeti me fantazmat e shekullit,

demonët e hekurt

brenda çdo qelize kanë një varrrë njerëzore!

Këta janë demonët që nuk njohin njeriun ,

vetëm veten dhe paranë me të cilën blejnë kohën

Blejnë njeriun e mirë

ushqen demonin e pashpirt


Ndaj përplasen poetët

Në flakën e shpirtit

Duke thirrur me fjalën e bekuar

Poetët duan lirinë, paqen ,

ata dashurojnë aq shumë sa në çdo qelizë të trupit

kanë buzëqeshje njerëzish

Lotë, dhembje, shpresa, forca



kandilin pishtar në dorë dhe në shpirt

Për të ngrohur botën e lirë paqen

Poetët përplasen…

Dr Zef Mulaj Itali, 01. 02. 2017


::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::


Intervista a Zef Mulaj


Incontro con l'autore: Zef Mulaj


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks