SHKRIMI
e premte, 23 qershor 2017

MENDO, KRIJO, KRITIKO DHE KOMUNIKO SHQIP

Pashtriku.org, 15 mars 2017: Pata nderin që të jap një kontribut timin të vogël në përmbledhjen e mendimeve, thënjeve dhe fjalëve të shkruara të z. Xhemajl Rudit. Të shkruara e të përjetuara prej vitesh i bëra bashkë në një tërësi me titullin: “Fjala në peshën e kohës”. Të ndrydhura me dekada, të përjetuara e të përpunuara nga vet autori, nga sot kapërcejnë pragun e vetvetes për t’iu afruar lexuesve dhe brezave si mendime filozofike, politike dhe kritike. Me gjasë do të ndikojë dhe ndihmojë dashamirët e fjalës së shkruar, politikan e profesorë se zgjidhja e shumë problemeve politike, shoqerore, rishikimi i historisë sonë gabimeve e pësimeve qëndron pikërisht në këto mendime të peshuara gjatë për të kthjellur mendjen.

I gjithë ky thesar i përmbledhur i shprehur në letër është i përjetuar, rritë vlerën e vet dhe me përhapjen e tyre do t’i tejkalon kufijt nacional dhe kombëtar.

Mendimet e z. Xhemajl Rudit sjellin dobi të mëdha në shoqërinë tonë. Është kjo një barrë e rëndë që autori ia parashtroi vetes. Janë këto mendime të drejpërdrejta për të gjithë ne. Qëllimisht ngacmon ndërgjegjen e seicilit në dobi të një të vërtete të pastër. Të shprehura në formë kritikash, në formë mesazhesh apo përmes vargjeve të poezisë bazuar në ngjarje dhe momente te përjetuara përçon ide, forma dhe drejtësi. Në të shumtën e rasteve mesazhet e tij u dedikohen rinisë, pasurisë tonë më të madhe kombëtare. Spikatë me kritikën e dashurisë së njerëzve për pushtet, verbërinë politike dhe fenomenit të servilizmit, por gjithmonë duke e dhënë edhe porosinë me forcën e argumentit dhe të fakteve, fuqizon mendimin dhe e shtjellon deri te zgjidhja.

Për ata që leximin e kanë pasion dhe kultivojnë fuqinë e mendimit, Xhemajl Rudi është shembull në ndërtimin e themeleve të dijes të shprehura përmes fjalëve me rreshta të artë bazuar në përjetimet e veta.

Gjuha, kombi, flamuri, liria, heroi, dëshmori janë në të shumtën e rasteve në mendimet e Xhemajl Rudit. Këto tema u ofrohen lexuesit me sinqeritetin më të madh krijues dhe mendor.

“Koha është qortuesja më e mirë e mendimeve dhe veprimeve tona” thotë autori dhe jep një mesazh të fuqishëm se: “Liria dhe kujdesi për të, është përgjegjësi sublime e të gjithë brezave”.

Lufta mes të mirës dhe të keqes është pjesë e seicilit mendim të tij. Çdo gjë e bukur, e drejtë i ka vlerat e veta, ka cilësinë por ka edhe etikën të cilën e dëshirojmë të gjithë ne. Këtu fuqizohen mendimet e Xhemajlt Rudit duke bërë gjithmonë diferencën në nuanca të asaj që shohin njerëzit vetëm bardh e zi. Ka një mes të artë në skajet e këtij litari që autori e gjeti dhe po ua ofron lexuesve dhe gjithmonë i hapur t’i pranoj mendimet ndryshe për një të vërtetë, për një të drejtë që gjithë jetën ia ka kushtuar.

Autori në vazhdimësi bëri diferenca në mes të mirës dhe të keqes, në mes atdhetarit dhe tradhëtarit, në mes të të djathtës dhe të majtës në mes para dhe prapa, në mes luftëtarit dhe renegatit. Lartësoj dëshmorët, veprimtarët dhe prijetarët e kombit duke u munduar në vazhdimësi për një vend më meritor të tyre në historinë tonë të shkruar e të pashkruar.

Në këtë libër përplot me thesare autori lartëson mendimin origjinal shqiptar duke e nderuar në vazhdimësi kulturën shqiptare.

Kto mendime të z. Xhemajl Rudi të bazuara në hallet e njeriut të thjeshtë, në dashurinë njerëzore, paraqiten në formë kritike duke ngacmuar lexuesit që të transmetojnë dhe shpërndajnë këtë fisnikëri të të shprehurit, këtë margaritarë të krijuar për ne.

Ajo që spikatë më së shumti në këtë përmbledhje mendimesh është idealizmi, dashuria dhe nacionalizmi për atdheun duke përfshirë shekujt robërues deri te liria. Këto mendime mbushen dhe fuqizohen me dëshirën e madhe të autorit që të shohë sa më shumë përparime, sa më shumë punë, sa më shumë angazhime që në një të ardhme të afërt të realizojmë amanetin e të gjithë dëshmorëve dhe veprimtarëve të kombit për bashkimin e trojeve shqiptare.



Mendimi kritik nuk e lëndon askënd. Nuk lëndon as presidentë e kryeministra. Mendimi i bazuar, kritika me kohë ndihmon dhe kthjellon mendjen. Andaj kuptojeni drejt. Këto kritika burojnë nga njeriu i thjeshtë që veproi dhe rrezikoi kur ishte më së vështiri, por që edhe sot e kësaj dite jep mesazhe dhe shembuj se si duhet luftuar, punuar e angazhuar për ta bërë një shtet sa ma të mirë dhe funksional.

Mendoj se këto mendime janë themele të pastërtisë shpirterore kombëtare dhe shembuj se si duhet komunikuar me miq, shokë, studijues, politikanë e qytetarë. Janë vlera që duhet çmuar dhe shpërndarë sa më shumë.

Veli Kajtazi

*

Mes idealizmit dhe mashtrimit po rriten shpërfytyrueshëm kultivuesit e një demokracie mafioze, sot!

Në këtë jetë vorbull ideshë dhe idealesh, vetëm matrapazët përfitojnë. Rriten si një soj i veçantë politikani surrealist, deri në kulmin e fundit të tyre tragjik.

Ndërsa, idealistët e zhgënjyer, struken brenda kullës së tyre të dëshpërimit. Brenda pakuptimësisë tipike. Barrikadohen përtej mosbindjes, për të luftuar absurdin e artit të mashtrimit apolitik. Artin e absurdit politik prej të fortit, që dikush e kultivon dhe e servon si demokraci agresive, pa alternativë bashkëkohore të mirëfilltë!

Edhe Xhema, sado i zhgënjyer qoftë, dëshpërimi nuk e ka nënshtruar kurrë. Ndërsa, brenda kalasë së tij të ngritur me mish e me shpirt, mbytur nga dëshpërimi, nuk di të heshtë. Krijon, me forcën e shpirtit, të mendjes dhe të fjalës, botën dhe botëkuptimin, jo vetëm të tij, prej idealisti kryeneq, përkundër butësisë së vargut të tij përgëdhelës!

Krijuesi nuk na servon vetëm sihariqin e fjalës së pathënë, por fjalën e ndërtuar ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta dëgjojmë.

Origjinaliteti i mendimit të sjellur në kohë dhe rrethanë shqetësimi ku jeton, krijohet dhe ndodhë të bëhet pamflet, kumt, art apo uratë.

Kur ke fatin ta njohësh njeriun nga afër, i cilësdo alternativë krijuese qoftë, ndodhë të njohësh të panjohurën edhe tek një shok.

Kur njeriu reflekton shpirtin dhe ndjesinë e parimit human, tejkalon përmasat e zakonshme dhe bëhet krijues.

Kështu prirem ta vlerësoj edhe unë mikun tim, Xhemajl Rudin, përtej largësisë fizike që na ka ndarë prej vitesh, por që fryma, idea, angazhimi dhe fjala, gjithmonë të kultivuara në të njëjtën perspektivë, na ka mbajtur pranë, si kultivues të ndërlidhjes, përtej kohësh dhe rrethanash, të thënat e të pathënat, të bërat e të pabërat, por të dëshiruara përbashkësisht, gjithmonë!

Vetëm fjalës së shkruar krijuese, tani për tani, komunikojmë, ndërsa miqësinë e largët dhe të afërt, nuk e harrojmë.

Unë nuk kam autoritetin e nevojshëm të vlerësoj meritueshëm një krijues a krijimtari, ndësa marrë guximin që Xhemën ta quaj më shumë se miqësisht edhe krijues të fjalës së bukur që ai derdhë përmes poezisë, të cilën unë e ndjej në lexim e sipër, kënaqësisht.

Krijues nuk është vetëm njëriu i fjalës së shkruar bukur. Njeriu i mendimit dhe ndjenjës së thellë, ndërtuar mbi fjalën magjike dhe standardet e metrikës formale, që vijnë lexueshëm e të përpijnë, detyrimisht.

Edhe të sjellësh, në kujtesën e përditshmërisë, mendime adapte të mendimtarëve tjerë, është si të ndërtosh një botëkuptim të ri me mendime të vjetra, por të vlerëshme sa vërtetësia e tyre, në çdo kohë dhe rrethanë, të të njëjtit kuptim!

Xhema është krijues edhe vetëm përmes pranisë, përmes heshtjes, përmes buzëqeshjes, përmes përafrimit, përmes përshëndetjes, përmes dashamirësisë, përmes mirësjelljes, përmes urtisë dhe përmes gjithë kompleksitetit të kultivuar vyrtytshëm në personin dhe personalitetin e tij prej njeriu, gjithësesi.

E njoha si njeri - bashkëveprimtar, e lexoj me kënaqësi si krijues, ndësa, vazhdoj ta dua si idealist - atdhetar!

Prishtinë, 05 maj 2016

Halil SELIMI


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks