SHKRIMI
e premte, 28 prill 2017

XHELAL ZEJNELI: NUK ËSHTË SHKOLLË, SHKOLLA...

Shkup, 18 mars 2017: – në të cilën nxënësit humbin orë për shkak të mosardhjes në shkollë, të mësuesit, të arsimtarit apo të profesorit;

– në të cilën zëvendësohen orët dhe bashkohen dy klasa;

– në të cilën nuk e përsërit vitin asnjë nxënës, edhe pse në gjysmëvjetor, një numër i caktuar i tyre kanë nga katër deri në 11 nota të dobëta;

– në të cilën asnjë nxënës nuk përjashtohet nga shkolla, edhe pse ka mbi 100 mungesa ‘të arsyeshme’ apo të paarsyeshme;


– në të ciln asnjë nxënës nuk transferohet në shkollë tjetër, qoftë për shkak të thyerjes së rregullave të disiplines, qoftë për numrin e madh të mungesave, qoftë për numrin e madh të notave të dobëta;

– në të cilën asnjë nxënës nuk orientohet në ndonjë shkollë profesionale, ndonëse nuk është për shkollim në gjimnaz;

– në të cilën nxënësi përcaktohet për drejtimin e matematikës dhe të shkencave të natyrës, edhe pse nuk është për atë drejtim, edhe pse në matematikë dhe në fizikë ka notë të dobët ose notë kaluese (dysh);



– në të cilën nuk ka kabinete bashkëkohore për fizikë, për biologji etj.;

– në të cilën nuk ka laborator bashkëkohor për kimi;

– në të cilën nuk ka hapësirë të veçantë për ngrënie gjatë pushimit të gjatë dhe si pasojë e kësaj, zyra e arsimtarëve apo salla e profesorëve shndërrohet në kuzhinë, në sallë ngrënieje apo edhe në çajtore;

– në të cilën një numër i mësuesve, i arsimtarëve dhe i profesorëve apo i profesoreshave nuk veshen dhe nuk duken në përputhje me normat pedagogjike;

– në të cilën një numër i nxënësve nuk duken dhe nuk veshen në përputhje me normat shkollore;

– në të cilën arsimtari apo profesori, nxënësve të vet u mban kurs me pagesë, në lëndët si: matematika, fizika, kimia, gjuha angleze, gjuha gjermane, informatika, (dikur edhe gjuha maqedonase);

– në të cilën arsimtari apo profesori u shet nxënësve tekste shkollore, skripta dhe libra, me vlera profesionale të dyshimta dhe që nuk janë miratuar nga organet kompetente të arsimit;

– në të cilën regjistrimi i nxënësve bëhet, jo me kritere arsimore, por me ndërhyrje jashtëshkollore;

– në të cilën kuadri arsimor punësohet, jo me kritere profesionale dhe arsimore, por me kritere jashtëshkollore, kryesisht partiake;

– në të cilën Këshilli i shkollës apo Pleqësia e shkollës, figuron formalisht dhe nuk është në krye të detyrës;

– në të cilën i ashtuquajturi Këshill i prindërve, nuk luan kurrfarë roli dhe figuron vetëm formalisht;

– në të cilën shërbimi profesional i shkollës nuk ndodhet në vendin e punës, prej orës 7.oo deri në orën 15.oo;

– në të cilën shërbimi pedagogjik i shkollës, përfshi edhe psikologun apo psikologennuk funksionon në nivel profesional të duhur;

– në të cilën, lidhur me vërejtjet e shënuara në ditar, nuk merren kurrfarë masash, as nga shërbimi pedagogjik i shkollës dhe as nga drejtoria e shkollës;

– në të cilën në raste të caktuara ora e fundit nuk mbahet, zilja bie para kohe;

– në të cilën klasat kanë mbi 25 nxënës;

– në të cilën, para ndërtesës shkollore, nxënës të caktuar (pesë – gjashtë sish) pinë cigare haptazi;

– në të cilën klasat në vitin e parë (të shkollës së mesme) formohen duke grumbulluar në to mbi 10 nxënës që vijnë nga e njëjta shkollë; në klasa të tilla niveli i disiplinës bie;

– në të cilën, pa ndonjë arsye të bazueshme, dita e punës shndërrohet në ditë jo pune;

– në të cilën bëhen abuzime financiare me rastin e organizimit të shëtitjeve apo të ekskursioneve, të mbrëmjeve të gjysmëmaturës, të mbrëmjeve të maturës, të fotografimit të nxënësve, etj.

– në të cilën biblioteka e shkollës nuk është e pajisur si duhet dhe sa duhet me lektyra shkollore, me literaturë profesionale, me vepra letrare artistike të autorëve kombëtarë apo të autorëve të huaj, me leksikone lëmenjsh të ndryshëm, me fjalorë fushash të ndryshme etj.;

– në të cilën një numër i mësuesve, i arsimtarëve apo i profesorëve shkojnë në shkollë, më shumë për të pushuar sesa për të punuar;

– në të cilën një numër i arsimtarëve apo i profesorëve, krahas punës në shkollë, janë të angazhuar edhe në ndonjë veprimtari tjetër;

– e cila (shkollë fillore), edhe pas tetë apo nëntë vjet arsimimi fillor, e përcjell nxënësin për në shkollë të mesme, pa ia mësuar drejtshkrimin e gjuhës amtare, d.m.th. të gjuhës shqipe;

– në të cilën (shkollë fillore), në gjysmëvjetorin e dytë të klasës tetë apo të nëntë, më tepër flitet për manifestimin e mbrëmjes së gjysmëmaturës, sesa që punohet në realizimin e planprogameve mësimore;

– në të cilën nxënësit e festojnë ditëlindjen në klasë;

– në të cilën, gjatë orës së mësimit takon nxënës në korridorin e shkollës apo në oborrin e shkollës;

– në të cilën nxënësit i ngjesin çamçakëzat në banka, në muret e klasës apo të korridoreve, në dritaret e klasës, në dyshemenë e klasës;

– në të cilën, për arsye të caktuara, bankave u mungon dërrasa ndër bankë, ndaj nxënësit s’kanë ku t’i vendosin çantat;

– në të cilën dërrasat e zeza janë bërë të papërdorshme;

– në të cilën shkumësat janë jocilësorë;

– në të cilën nuk kryhet rregullisht deratizimi (asgjësimi i minjve), dezinsektimi dheçinfektimi i hapësirave shkollore, që si rrjedhojë minjtë qarkullojnë nëpër klasa;

– në të cilën klasat herë pastrohen, e herë mbeten pa u pastruar;

– në të cilën, rreth shportës së hedhurinave, pas pushimit të gjatë, grumbullohet sasi e madhe hedhurinash;

– në të cilën muret e kasave, të korridoreve apo të ndërtesës shkollore janë të mbushura me vizatime dhe shkaravina të ndryshme;

– në të cilën hartat gjeografike apo hartat historike vazhdojnë të jenë në përdorim, ndonëse janë vjetëruar, janë grisur dhe janë bërë të papërdorshme;

– në të cilën nxënësit e klasës kërkojnë leje nga arsimtari apo nga profesori për t’i lëshuar nga ora mësimore, për arsye se ndonjëri prej nxënësve e paskësh ditëlindjen;

– në të cilën një grup nxënësish – pesë a gjashtë sish – e pyesin profesorin: “Profesor, a mund të na lëshoni këtë orë?”

– e cila (shkollë), për arsye të caktuara, vlerësimin apo notimin e nxënësve nuk e kryen në mënyrë objektive;

Dukuri jo e mire e shkollave është edhe dhënia e dhuratave mësuesve, arsimtarëve apo profesorëve nga nxënësit, me rastin e 7 Marsit, “Ditës së Mësuesit” apo me rastin e 8 Marsit, “Ditës së Grave”.

* * *

Shkolla fillore nuk është shkollë po qe se i fryn notat e nxënësve, në mënyrë që ata të mundë të regjistrohen në gjimnaz apo në shkollë të mesme mjekësie, edhe pse nuk janë për shkolla të tilla.

Një gjimnaz nuk është gjimnaz, po qe se në të regjistrohen nxënës që janë për shkolla profesionale dhe suksesi të cilëve në fillore nuk i plotëson kriteret për regjistrim në gjmnaz.

Një gjimnaz nuk është gjimnaz po qe se regjistrimin e nxënësve nuk e bën me provim pranues.

Gjimnazi nuk është gjimnaz po qe se në të e vazhdojnë shkollimin nxënës të çrregullt apo me ‘korrespondencë’.

Shkolla e suksesshme duhet të marrë pjesë në gara shtetërore apo në ato ndërkombëtare.

Shkolla nuk është punë reklame, propagande apo punë e defilimit së drejtuesve të shkollave para kamerave televizive.

Testimi PIZZA është testim ndërkombëtar. Një prej qendrave të saj ndodhet në Paris. Sipas rezultateve të arritura në këtë lloj testimi, Maqedonia është renditur e katërta në botë NGA FUNDI. Kjo është brengosëse dhe shqetësuese.

* * *

Në fakultetet që nxjerrin kuadër arsimor – mësues, arsimtarë apo profesorë shkollash të mesme, nuk duhet të pranohen nxënës të cilët nuk kanë të kryer gjimnaz dhe të cilët, në shkollë të mesme (gjimnaz), nuk kanë kaluar me “shumë mirë”, apo me “shkëlqyeshëm”.

Ligjet që kanë të bëjnë me arsimin, janë projektuar, janë votuar dhe janë miratuar nga kabinetet dhe nga personat, të cilët nuk kanë njohuri të duhur në lëmin e arsimit.

* * *

NUK ËSHTË SHKOLLË, SHKOLLA..

– në të cilën, gjatë çdo pushimi, hyjnë në zyrën e arsimtarëve pesë-gjashtë nxënës për të parë orarin e mësimeve, për të pyetur në ‘humbin’ diçka dhe për të bërë zëvendësimin e orëve apo bashkimin e klasave;

– në të cilën, në 1 qershor, madje edhe në 8 qershor, d.m.th. vetëm dy ditë para përfundimit të vitit shkollor, nxënësi me dhjetë apo dymbëdhjetë nota të dobëta, nuk e përsërit vitin, saqë kalon ‘pastër’, pra nuk shkon as në riprovim;

– në të cilën ideal i nxënësve dhe i të gjithë prindërve pa përjashtim është nota dhe jo dituria, pa e përfillur faktin se nota pa dituri nuk është veçse numër i thjeshtë;

– në të cilën lajmërimet apo njoftimet që lexohen nëpër klasa përmbajnë gabime gjuhësore, përkatësisht gramatikore, kryesisht drejtshkrimore, sintaksore dhe terminologjike;

– në të cilën lajmërimet apo njoftimet që vihen në pllakën e njoftimeve të zyrës së arsimtarëve, nuk janë të përpiluara në frymën e gjuhës shqipe; me fjalë të tjera përmbajnë gabime gjuhësore, përkatësisht gramatikore, kryesisht drejtshkrimore, sintaksore dhe terminologjike;

– në të cilën vërejtjet e shënuara në ditar nga arsimtarët apo nga profesorët, përfshi edhe arsimtarët dhe profesorët e gjuhës shqipe, të gjuhës angleze, të gjuhës gjermane, të gjuhës frënge, pa hyrë te të tjerët që nuk kanë të bëjnë me gjuhën, përmbajnë gabime gjuhësore, përkatësisht gramatikore, kryesisht drejtshkrimore dhe sintaksore;

– në të cilën dhjetëra, në mos dhe qindra mësues, arsimtarë dhe profesorë janë të angazhuar në të ashtuquajturat aktivitete të lira të cilat kurrë nuk janë mbajtur dhe nuk janë realizuar; kësisoj shkollat janë shndërruar në ente punësimi apo në institucione për zbutjen e papunësisë mbi baza partiake;

– në të cilën bëhen abuzime financiare në kuadër të sigurimit personal të nxënësve;

– në të cilën bëhen abuzime financiare në kuadër të angazhimit të punëtorëve të sigurisë së shkollës, edhe pse shkollat, në të shumtën e rasteve, nuk kanë nevojë për një sigurim të tillë;

– në të cilën bëhen abuzime financiare duke i detyruar nxënësit të plotësojnë nga një formular apo fletëparaqitje për ta regjistruar vitin shkollor, kundrejt një pagese prej 50,oo ose 100.oo denarësh;

– në të cilën kujdestaria në korridoret e shkollës mbahet pjesërisht, mbahet formalisht apo nuk mbahet fare nga mësuesit, nga arsimtarët apo nga profesorët;

– në të cilat orët plotësuese apo orët shtuese nuk janë mbajtur pothuajse asnjëherë;

– në të cilat tualetet nuk janë sipas standardeve të kohës;

– në të cilat klasat shndërrohen në kuazi kabinete duke varur nëpër muret e tyre hamerë me përmbajtje kimie, arti figurativ, gjuhe angleze, gjuhe gjermane, gjuhe shqipe etj.;

– në të cilën tualetet janë shndërruar në hapësirë për të pirë cigare nxënës të caktuar;

– në të cilën terreni sportiv vlon prej letrave dhe hedhurinave të tjera;

– në të cilën hapësirat e gjelbra mirëmbahen pjesërisht ose nuk mirëmbahen fare;

– të cilat, ç’prej se janë ndërtuar para 60 vjetësh, nuk kanë sallë fizkulture;

– të cilat punojnë me sallë fizkulture të vjetruar, që është jashtë çdo standardi e që është i papërdorshëm;

– në të cilën, në një sallë fizkulture, orën e edukatës fizike apo të sportit e realizojnë apo e mbajnë tri klasa përnjëherë;

– në të cilën mësuesi, arsimtari apo profesori, gjatë orës së mësimit e përdor telefonin celular;

– në të cilën, arsimtari apo profesori e dërgon nxënësin për t’i blerë gjevrek, simite, byrek, cigare, për të mos thënë edhe tiketë sportive;

– në të cilën, programi artistik që përgatitet me rastin e “Ditës së Mësuesit”, “Ditës së Alfabetit”, “Ditës së Pavarësisë” apo patronatit të shkollës, në të shumtën e rasteve nuk është veçse improvizim;

– në të cilën përqindja e përqindja e shfrytëzimit të veprave letrare apo të lektyrave shkollore në bibliotekën e shkollës është e ulët;

– në të cilën dimensionit “edukim” nuk i kushtohet rëndësi e duhur;

– në të cilën krejt klasa ikin prej ore; ndaj nismëtarëve të këtij akti të paarsyeshëm nuk ndërmerren kurrfarë masash qortuese, pedagogjike apo administrative; ndodh të ndërmerret masa e thyerjes së sjelljes për krejt “klasën”, masë kjo që në fund të vitit suprimohet. Kjo masë është njësoj sikur të përpiqesh që arushën ta trembësh me lodër;

– në të cilën nuk ndërpriten shprehitë infantile të nxënësve që i mbartin me të madhe nga shkolla fillore në të mesmen;

– në të cilën individë të caktuar hyjnë nëpër klasa për t’i reklamuar universitetet, me ç’rast çrregullohet procesi mësimor;

– në të cilën e ndjekin mësimin nxënës të cilët paralelisht janë të angazhuar edhe në veprimtaritë sportive – futboll, basketboll, hendboll, edhe pse dihet mirëfilli se mësimi në gjimnaz dhe angazhimi në futboll, nuk shkojnë bashkë, për arsye se nxënësve që janë të angazhuar në futboll, u duhet të mungojnë shpesh;

– në të cilat ekskursionet më tepër kanë karakter shëtitës dhe zbavitës sesa kulturor, ngase nuk u kushtohet rëndësi e duhur vizitës së objekteve dhe të monumenteve kulturore-historike të vendit që vizitohet;

– në të cilat në mbledhje prindërore, shpeshherë vijnë jo më shumë se pesë-gjashtë prindër;

– në të cilat, në prag të mbarimit të vitit shkollor, d.m.th. prej 1 deri më 10 qershor, lejohet hyrja e prindërve në shkollë edhe pse është më se e qartë se ata vijnë për të kërkuar notë (numër) për fëmijët e tyre;

– në të cilat u mundësohet dhe u lejohet nxënësve që të pyesin: “Profesor, a bën ta shtyjmë testin për orën tjetër”?;

– në të cilën u mundësohet dhe u lejohet nxënësve që të pyesin: “Profesor, a bën ta na lejoni këtë orë të ushtrojmë, se kemi test në ….”?;

– në të cilën i mundësohet dhe i lejohet nxënësit që t’i drejtohet arsimtarit apo profesorit për t’i kërkuar notë, ngase i duhesh për “suksesin”;

– në të cilën shenja që paralajmëron ndalimin e duhanit nuk respektohet sa duhet;

– e cila (shkollë) mban emrin e ndonjë figure sllave, jugosllave apo serbo-komuniste, edhe pse 80% e nxënësve dhe e kuadrit arsimor janë të bashkësisë etnike shqiptare;

Organet kompetente të arsimit, si të nivelit qendror, ashtu edhe të nivelit vendor, duhet ta dinë se shkolla nuk është zanat, se mësimdhënia nuk është punë zanati.

Aktorët prej të cilëve përbëhet procesi arsimor ku bëjnë pjesë nxënësit, kuadri arsimor, udhëheqja e shkollës, prindërit dhe mbarë shoqëria, duhet ta dinë se shkolla nuk është çerdhe zbavitjeje apo argëtimi, por institucion pune, mësimi, arsimimi, formimi dhe edukimi që funksionon dhe që e realizon procesin edukativ dhe arsimor në mënyrë profesionale dhe me metoda pedagogjike e humane.

Në raportet që ua dërgojnë shkollat organeve të pushtetit vendor, në vend që ta paraqesin gjendjen në mënyrë reale, shpeshherë ato e paraqesin atë të idealizuar. Në raste të caktuara, këto raporte u ngjajnë raporteve ushtarake në të cilat thuhet se çdo gjë është kryer në mënyrë të shkëlqyeshme. Shkrimtari kroat Mirosllav Kërlezha thotë: “Askund nuk gënjejnë më shumë se në ushtri”.

Rezultatet brengosëse dhe shqetësuese të testimit PIZZA dëshmojnë se politika e arsimit në Maqedoni nuk është në nivel të duhur. Kjo tregon se infrastruktura e arsimit – Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e RM-së dhe sektorët e tjerë të arsimit, si Biroja për Zhvillimin e Arsimit, inspektorati i arsimit, këshilltarët për arsim etj nuk janë në krye të detyrës. Arsimi nuk duron eksperimentime. Arsimi nuk është punë diletantësh të punësuar pa kritere, apo me kritere partiake, nëpër organet e arsimit. Arsimi nuk është punë seminaresh apo trajnimesh, aq më parë kur trajnuesit janë jokompetentë dhe me njohuri të kufizuara.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks