SHKRIMI
e shtunë, 19 gusht 2017

BRAHIM AVDYLI: A MUND TA GJËJMË THELBIN E JETËS

Zvicër, 24 mars 2017:


 


 


 





 


THIKAT E MLLEFIT

1.

Përherë godasin pas kurrizit...

Dhembjet e mia

e përkushtimin e dashurinë

prore i keqtrajtojnë,

i shpifin gjatë mendimet që nuk thuhen

skutave të errëta të prapësirës...

2.

Djalëzia është e panjohur

nëpër të gjitha hapësirat e këngës,

ku e di unë i mjeri ç`faj kam bërë

e etja e madhe e dashurisë

plagosur rrjedhë...

3.

Laj gjak pabesie kurdoherë

rrugëve të botës

askujt nuk i kam borgj

ndër frymimet e mia për të nesërmen


për ta ruajtur

pastërtinë boreane

të maleve!...

4.

Thikat e mllefit nuk i shoh

derisa vrapoj me laps e me letër

dhimbshëm më rredhjë

gjaku nëpër fjalë,

e sa e gjatë paska qenë

jeta e përkohshme,

bota e gjallë

me Zemër le të matë

pikllimet prej kënge!...

VARGU I PAKËPUTUR

1.

Nuk e di kush më la

në këtë gjendje-

shpresë a ka vetmia,

shpirtin ma bllokuan

në këtë trup të shkallmuar

t`a dërmoj jetën e vrarë

deri në fund

kjo nuk bënë,

e dënimit tërësisht i ngjaj...

2

As grua as vajzë

nuk gjenden pranë meje

gjysmën e dëshprimit

të ma vjedhin

e të mund të m`a ndezë

një qiri

në këtë gjamë të shpirtit...

3.

Papritur erdhi

komisionari i vdekjes

të shqyrtojë

se a mund të dal

edhe përtej kësaj tragjedie

apo të shoh pak dritë

në fund të jetës,

por, kështu më la

në vrushkullin e lotëve

pa frymë

gërmuq

e në traumë të përplasjes!...

4.

Nuk e di sa e kisha

gjasën e shpëtimit

erdhi mbi mua

mjeku i shpirtit,

më tha

brenda të mundshmes

t`a bëj jetën

vargje me lotë...

5.

Kështu,

kënga do të jehojë

edhe jashtë meje-

dita do të kthehet

në filimin e vargut.

6.

Tani, kush do t`a gjëjë

frymimin e ndaluar,

komisionari i vdekjes

iku ndër fjalë

e më la

në shoqërimin e vetmisë,

kur lotët pikojnë

vargë e varg

si të pakëputur...



FRYMËMARRJET E NDALUARA

1.

Jetoj kot

jashtë të gjitha gjërave të nevojshme-

fëmijët paskan dalur prej dorës së babait

jetojnë e përplasen të shkëputur,

me lot nëpër faqe i mati lëvizjet e tyre

me të hollat që nuk janë më shumë se fymëmarrja ime

një veturë të dhënë si dënim nga të njohurit

mezi ecën nëpër rrugë

sikur të sillet rreth botës, e mjera!...

Nëpër Itali zvarriten

e në Venedik ndalem për pak

në karrikën që para dy vjetësh e kisha shkruar poezinë

e dikush ma theu pa e ditur çelësin e veturës

i merr edhe të hollat e mbyllura në sirtar

megjithëse i kishte kontrolluar të gjitha çantat e ngarkuara,

dhe mi prishi dy minuta kohë të mendimeve të rastësishme

për të ikur përtej dhembjes së pafjalë...

2.

A e dini,

Italia është e ngarkuar përtej vjedhjes legale

derisa Gadishullit Apenin i bie i vetmuar-

jam i varfër në të holla e në ndijime shumë i pasur,

duhet të ruhesh

nga djalli me ngjyrë të pështjelluar

se pështjellohet jashtë dritës,

as kokën nuk e ke në vend gjatë tërë kohës

serpentet apo jevgjitët nuk kanë emër që të kuptohet

a janë gjarpër të ftohtë apo hijena të liga të gjakut

mbeten vjedhësa të pamëshirshëm,

Zoti i Madh paçtë mëshirë për nevojtarët

për ata që nisen në Besë të tij

dhe i ruajtë nga koha e vjedhur!

MILIONA STËRKALA TË PIKËLLIMIT (1)

-Me rastin e mbytjes së dhembshme

të Almir Aliut, nga dora kriminelle serbe...

Rrathët e vdekjes kanë plasur papritmas

është ngrirë nën dhé buzëqeshja trëndafillore,

nga fundi i nëntokave shpirtërore klith prore Almiri

dhembja e flaktë për Ardheun e kallë galaktikën

e na i shpërdanë në miliona stërkala të pikëllimit,

vdekja papriturazi e rrëmbeu në kulmin e gazit fëmijëror

në piramidën e kufomave shekullore të gjenocideve...

Edhe po ta mbulonte deti i shqetësuar tokën anë e përtej

nuk do të na shuante kurrë nga zemra mllefin e sertë,

janë të mbuluar armiqtë tanë me një plaf të shkyer

e krijesën tonë e lanë t`a hanë gjallesa të tmerrshme të dheut

atje ku i hodhën mija të mbytur ndër urrejtje

madje edhe foshnjat që sapo kanë ardhur në këtë botë,

sikur duan me çdo kusht të pamundësojnë rriten tonë...

MERYAMUN i themi Aleksadrit të Madh e nuk është sllav

shqip ka folur e shqip qanë e qesh me rritjen ILIRE

Almir Alia mezi pret të trondisë dheun e etërve të parë

deri te Kokina nëpër bjeshkët e larta të Kumanovës

ku Dielli, Qielli, Retë, lëvizja e Yjeve mateshin ilirisht...

Athua paska tretur o Zot i Madh buzëqeshja jetësore

a mos ka ikur shpirti i tij midis bjeshkëve të dhembjes

nuk e kam tepruar aspak të mbërrij bojliat e viteve

me fuqinë e vogël e kam ruajtur paqen e shenjtë amshore!...

Vonë kanë ardhur këtu sllavët me djallëzinë e Iblisit

serbët, serpentët, sorbët, shkja, e së bashku me ta bullgarët

le ta dinë se edhe gurët do t`u përgjigjen ilirisht e shqip

mos të vazhdojnë të gërmojnë jetën nën këmbët tona

Almirat këlthisin tmerrshëm në kokat e mbushura

mjaft më na i keni krasitur krahët e njomë të viteve,

buzëqeshja trëndafillore e Almirit është ngrirë në pezm

derisa të zhduket Iblisi (2) me hijen e tij të zezë!...

Iliri-Zvicër

03.07.2016

_____________

(1) Kjo elegji u lexua në Konkursin e Takimeve Tradicionale „Nëntori poetik 2016“, të LKSHM-së, me 12 nëntor 2016 në Kulturzentrum, Mynih dhe fitoi Shprëblimin e Jurisë.

(2) Për ata që nuk i dinë, po ua shpjegoj se emri fëmijëror i Aleksandrit të Madh ilir ka qenë MERYAMUN, që do të thotë: MIRË JAM UNË. Ndërsa obervatori i pestë (5) ilir i astrologisë ka qenë në bjeshkët e Kumanovës, maja KOKINA. Sa i përket emrit IBLIS, e them se emri i vërtetë i Kryedjallit/Kryedemonit, që është kundërshtar i Zotit të Madh, është IBLIS. Ai është dënuar nga Zoti i Madh përjetësisht në thellësinë e ferrit, pra në Luciferr. Prej andej, bënë prova të dalë si hije mbi tokë nëpër veprimet e liga të popujve të ndryshëm…

DHEMBJA E PA FUND

Si është e mundur

të kemi pak kohë

të fërkojmë dhembjet tona

e të përplasemi në fillim

me atë gur të tradhëtisë

që na pret

dy fjalë shqipe t`ia themi

njëri-tjetrit,

të ngritemi sërish

nga ajo peshë e madhe

e kohës sonë-gur

e ngadalë t`a rrotullojmë

me rëndësinë e mileniumeve.

Duhet të mos jepemi

jo kurrë

derisa te dalim mbi kodër!...

Sizif, i ziu Sizif,

sa do të vuajmë

me këtë gur?!...

Dhembja, a ka fund?!

PËRPLASJET NGA ARESI (3)

Në këtë kohë i kemi

tri përplasje me Aresin,

njëzetë e nënta është e fundit me të keqen

nëpër hajdutlëqet e pisave të Iblisit

edhe gjatë natës përpiqen të ma vjedhin qetësinë !...

Tani i bie prapa Zarës

ku shkolla e parë shqipe i vazhdon rrjedhat e fjalës,

e në anën tjetër është Putini

me kundërshtitë e prapta.

Duhet t`a lë prapa fatin e të jem në Kosovë

krahas kërcënimeve të vdekjes,

derisa e shkuaj poezinë

futen për derë të qenies plotë fëmijë

e i ndërrojmë disa fjalë të shqiponjës...

Kisha frigë

se ata i ruhen ariut të bardhë të Rusisë,

e pashë se dinin si fluturonin shqipet

deri te Krijuesi i Botës,

Dielli e kishte marrë tërë ditën

në krahët e tij jetëdhënëse,

prandaj, sa të duan le të pëlcasin vetëtimat

nëpër malet dinarike,

Putini le të përpiqet të mi vjedhë popujt për luftë

ai shpirtin e gjenisë nuk mund të ma vjedhë-

poezitë i kam të gatuara në qenien time,

jam ai që përplaset me Aresin

mbi ne ndodhet mileniumi i paqes me Diell

lum ai që ecë nëpër shkëlqimin e viteve!...

Autobahn, mbi Zadar të Kroacisë,

29.07.2016

________

3. Kjo poezi është lexuar e ndëgjuar me respekt në Konkursin e hapur të LKSHM-së, me 11 mars 2017, ku dy anëtar të Jurisë e hoqën „Shpërblimin e Jurisë“ dhe nuk ia ndanë asnjë shpërblimi kësaj poezie, për shkakun se „e atakonte Putinin“, gjë që nuk është e vërtetë, sepse poezia dhe letërsia është shprehje unit të shkrimtarit; e luftës së ftoftë të superfuqive apo përpjekjeve të ish superfuqisë dhe i mbijetesës apo lirisë së njeriut. A kanë patur „të drejtë“ 2 anëtar të Jurisë, madje njëri të deklaronte gjoja në konfidencë, se „e kishte rënduar poezinë, pasi e atakonte Putinin“, le të gjykojë opinioni i gjërë lexues. Ne, po i japin edhe këtë shënim…

OSHËTIMA E KËNGËS

Është zë i trishtueshëm

mjaft melankolik-

me vetminë e erërave

e stuhitë e dhembjes

në atë degë të pritjes...

Sa e gjërë hapësira

anë e përtej këngës

me atë tel të këputur

derisa nuk i shoh

me bebëzat e fjalëve

përtej mjegullave...

Kënga është bërë

zgjua bletësh

në të cilën

oshëtinë dhembja

nëpër tingujt e përhershëm...

MOTIVET QË NUK KAPEN

A janë mjegulla nëpër sy

a janë frymëmarrja e kohës sonë

a janë zonjat e blerta që dalldisen

apo hiçgjë që vetvritet...

A janë hije të befta këto motive

që të ndjekin pa i ndjerë pas kurrizit,

mendjen e ke të ikur në lartësi

derisa befas të prekin mbi supe...

Po të kthehesh realisht

si të ktheheshe t`a përqafosh

të Bukurën e cila moti të ka munguar

zhduken për një çast e aty nuk janë,

në stepje të mbetet kënga apo vaj!...

Çudi, si janë këto motive,

shkrihen e tretin në lumin e rritur të viteve

nëpër furtunat e jetës,

ndoshta të vjen keq e të dhimbsen

motivet e përmbytura

të duket se i ngrisin kokat e qajnë

derisa i përfshijnë valët!...

SHKATËRRIMI I QENIES

1.

A është mëkat të luhet

me ndjenjat e virgjëra

të qenies foshnjarake

nga uni të qenmes-


sigurisht se nuk e dini

prejardhjen e interesimeve tuaja,

as dhembja e paduruar

nëpër kthetrat e elektonikave

deri në vjedhjen e tmershme

të ëndërrave...

2.

Çdo gjë duket

se ka rrjedhur praptazi nëpër kohë

se nuk është diçka në rregull,

aspak nuk e mendojmë

prej cilës ndjenjë të thekshme

është prekur zemra,

Çuditërisht

sikur qenka kthyer jeta

në fabrikate,

e njerëzit e botës

janë të zbrazur nga mendimet

derisa e blejnë

edhe vdekjen më të holla...

3.

Duket se është çnjerëzuar

bota

deri në fund të fjalës

e askush nuk e merr vesh

të vërtetën e vigjër

derisa flasin

me normën e ditëve të bjerruna,

njeriun na duket se është bërë

anmiku i vetvetes

derisa errësira e mileniumeve

gadualisht e mbulon

hapësirën tonë...

4.

Tani, sikur asgjë

nuk mund të mësohet nga historia,

e largët dhe e pakuptimtë është edhe ajo

e marrtë djalli,

kush dëshiron t`a mësoj dje e pardje

sepse kështu na e përkthejnë

përkthyesit e vrasjeve elektonike

më mirë është të mos quhemi

me atë emër të vonë

derisa djalli është bërë pjesë e atomit

e kaluara po shkatërrohet,

prandaj le të eksplodojmë

në miliona thërmija të imta të qenies

të japim shpirt pas secilit mendim

se jemi me kohën...

5.

Rekapitullimi i vdekjes

apo lojët e papritura me kohën

të bëjnë të harrosh

fillimin,

paskam rrjedhur në vite

jashtë vetëdijes

nëpër shkatërrimin e qenies!...


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks