SHKRIMI
e premte, 26 maj 2017

'AKOMA SHUMË VETA VAZHDOJNË TË MBESIN JASHTË KUJDESIT SHOQËROR'

Bern, 4 prill 2017: “Vetëvendosje në vend të kujdesit nëpër shtëpi të veçanta për njerëzit me aftësi të kufizuara” – këtë kërkojnë Islam Alijaj dhe David Siems me shoqatën e tyre dhe faqen e internetit me të njëjtin emër www.selbstbestimmung.ch. Se si duan të arrijnë qëllimin e tyre, ata tregojnë këtë në bisedën me Nicole Soland.

Përkthimin dhe përshtatjen: Hilmi Gashi

Çka ju ka shtyri dhe si lindi ideja të themeloni shoqatën tuaj?

David Siems:
Përpara se të themelojmë shoqatën ne vetëm kemi qenë aktiv në Lëvizjen për një jetë në të cilën ne vendosim vetë. Kjo lëvizje u themelua në SHBA në vitet 1960-ta nga studentët me aftësi të kufizuara me synimin kryesor, për të jetuar jashtë shtëpive të destinuara për njerëz me aftësi të kufizuara dhe që ata të kërkojnë vetë njerëzit, të cilët mund t’i mbështesin në jetën e përditshme. Në vitin 2012, ne kemi kuptuar se adresa e internetit "selbstbestimmung.ch" apo vetëvendosje.ch ishte në shitje. Thjeshtë vetëm e kemi blerë dhe tek më vonë filluam të mendojmë se çka do të bëjmë me të. Kështu gradualisht lindi ideja e një shqyrtimi të shtypit javor, pra një lloji të përmbledhjes së plotë javore të teksteve dhe artikujve, të shkruar në lidhje me temën e njerëzve me aftësi të kufizuara

Islam Alijaj: Para një viti e gjysmë ne kemi vendosur të shndërrojmë shoqatën në një organizatë efektive për njerëz me aftësi të kufizuara.


Çfarë do të thotë kjo konkretisht?

Islam Alijaj:
Ne nuk mbështetemi më vetëm në faqen tonë të internetit. Në rolin tim si kryetar mundohem të marrë në shënjestër partnerët e mundshëm. Kështu, me kalimin e kohës, është hapur një derë pas tjetrës dhe kanë lindur kontaktet të reja. Gjithashtu jemi ulur bashkë me "Inclusion Handicap” apo shqip “Përfshirja e Hendikepit” Shoqata zvicerane e Shoqatave ombrellë që janë aktive në fushën e njerëzve me aftësi të kufizuara. Në ndërkohë, unë jam i kyçur në grupin e punës që kujdeset për politikën kombëtare në lëmine e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe njëkohësisht përcjellë zbatimin e Ligjit për barazi të njerëzve me aftësi të kufizuara dhe Konventës e të Drejtave për njerëzit me aftësi të kufizuara të Kombeve të Bashkuara.



Edhe shumë kontakte i kam lidhur, pasi ju kam bashkuar Partisë Socialdemokrate në Qarkun 9 të qytetit të Cyrihut. (Zurich 9).

Cilat janë kërkesat e shoqatës tuaj?

David Siems: Në përgjithësi: Ne jemi të angazhuar për një shikim bashkëkohorë , pa klishe të temës mbi aftësitë e kufizuara dhe rrjedhimisht për barazi në të gjitha sferat e jetës. Njerëzit me aftësi të kufizuara në të vërtetë janë mjaft të zakonshëm dhe kanë të gjitha shpresat dhe shqetësimet që kanë të gjithë të tjerët. Përveç kësaj, ne kemi një lloj devijimi fizik, intelektual ose psikik Por kjo nuk na përcakton e definon ne, as si heronj frymëzues e as si objekte mëshiruese.

Islam Alijaj
: Njerëzit me aftësi të kufizuara shpesh shihen si të “pafuqishëm”, si njerëz që kanë nevojë për t'u kujdesur për ta, dhe për të cilët më së miri do të ishte të jetojnë në një shtëpi për njerëz me aftësi të kufizuar dhe të punojnë në një punëtori të strehimores, ku kanë kujdesin e përditshëm. Nga ky qëndrim në parim, me kalimin e kohës është zhvilluar një industri e tërë, nga e cila gjithashtu varen shumë vende pune. Sot, ka shtëpi për njerëz me aftësi të kufizuara, të cilat duan të ndryshojnë objektivat në drejtim të jetesës së pavarur. Por, shumë të tjerëve, kjo ide u shkakton një frikë për ekzistencë.

Si erdhët te ky vlerësim?

Islam Alijaj:
Një shtëpi klasike për njerëz me aftësi të kufizuara ka struktura shumë të ngurrëta, të cilat mundësojnë një mbarëvajtje të qetë të punës, por, ofrojnë pak hapësirë për liri individuale. Sot, shtëpitë për njerëz me aftësi të kufizuara, për të mbijetuar, duhet të plotësojnë në rend të parë dëshirat dhe synimet e Enteve dhe zyrave përkatëse të Kantonit. Sikur njerëzit me aftësi të kufizuar të kishin lirinë e vërtetë të zgjedhjes, çdo klient do të bëhet një konsumator i pjekur dhe autonom. Kështu personi në fjalë do të kishte më shumë sferë private, e më pak rregulla dhe kontroll.

Do të kishim më shumë ndërrime të vendeve të strehimit dhe numri i objekteve në shtëpive për njerëz me aftësi të kufizuar do të ulet për shkak se disa njerëz do të zgjedhin një jetë në një banesë apo shtëpi të tyre. Se a e sheh dikush këtë si rrezik apo shans për ndërmarrjen e vet, varet nga qëndrimi dhe besimi personal.

Por, shtëpitë për njerëz me aftësi të kufizuar dhe punëtorit janë ende aty për t'iu përgjigjur nevojave të personave me aftësi të kufizuara.

Islam Alijaj:
Por, kush paguan, urdhëron. Fakt është, se sot financimi për shërbime për persona me aftësi të kufizuara bëhet në masë të madhe drejtpërsëdrejti midis shtetit dhe ofruesve të shërbimeve. Kjo nuk ka të bëj vetëm me kujdesin medicinal dhe përkujdesjen në përgjithësi, por edhe me ofertat këshilluese dhe me mjetet ndihmëse, si fjala bie karrocat me rrota. Ne jemi në njëfarë mase në këtë sistem si lopë për qumësht në bujqësi: Sa më shumë veta prej nesh janë të vendosur në një shtëpitë për njerëz me aftësi të kufizuara, aq më shumë para merr kjo shtëpi.

Çfarë duhet të ndryshojë?

Islam Alijaj: Ne duam të blejmë vetëm ato shërbime, për të cilat ne në të vërtetë kemi nevojë dhe pavarësisht nga ajo se a jetojmë në një shtëpi për njerëz me aftësi të kufizuara, apo në një banesë tonë private.

David Siems
: Kantoni i Bernës në këtë drejtim është shumë më përparimtar se Kantoni i Cyrihut. Kantoni i Bernës ua ndanë njerëzve paratë, për të cilat ata kanë nevojë, duke i lejuar që të vendosin vetë ata për punësimin e një asistence personale, e cila i mbështetë ata. Kjo për shumë arsye është zgjidhje më e mençur se sa sistemi i Cyrihut.

Në çfarë kuptimi?

David Siems: Në shtëpitë për njerëz me aftësi të kufizuara unë nuk mund të zgjedhë kujdestarin tim. Unë duhet të lejoj, që në pjesët intime të më prek një person, i cili për mua ndoshta nuk është simpatik. Ky në të vërtetë nuk është një abuzim seksual në kuptimin e ngushtë të fjalës, por cenon të drejtën time për pacenueshmërinë trupore, apo vetëvendosjen mbi trupin tim. Sistemi aktual është i pakuptimtë edhe nga pikëpamja financiare: shtëpitë për njerëz me aftësi të kufizuara janë të financuara nga Kantoni. Njerëzit, të cilët nuk duan të jetojnë në shtëpi për njerëz me aftësi të kufizuara në rrethana të caktuara, Kantonet marrin një buxhet ndihmës prej sigurimit për invalidët, pra nga buxheti i Federatës. Kantoni në çdo njeri që jeton me asistencë, kursen shpenzime të larta në shtëpitë për njerëz me aftësi të kufizuara. Mirëpo, ky buxhet asistence mbulon maksimalisht 8 orë në ditë. Po që se nuk mjaftoi kjo asistencë, atëherë njerëzit duhet të vendosen në shtëpi për njerëz me aftësi të kufizuara, të cilat Kantonit i kushtojnë edhe më shumë.

Do të ishte shumë më kuptimplote, sikur Kantoni në një rast të tillë të paguante orët munguese apo shtesë të asistencës, se sa të bartë shpenzimet e plota të vendosjes nëpër shtëpi për njerëz me aftësi të kufizuara.

Pra, ju i doni që ti mbërtheni shtëpitë për njerëz me aftësi të kufizuara: Si është e mundur të funksionoj kjo?

Islam Alijaj: Jo, ne mu këtë, nuk e duam. Ne duam vetëm që njerëzit të kenë një zgjedhje të lirë. Se a kapet kush për gushe, varet nga mirësjellja e Shtëpive për njerëz me aftësi të kufizuara ndaj konsumatorëve të tyre.


Çfarë do të ndodhë me ata njerëz, të cilët preferojnë të kujdesen nga një institucion si shtëpia për njerëz me aftësi të kufizuara?

Islam Alijaj:
Ata natyrisht se mund të vazhdojnë të jetojnë në shtëpi për njerëz me aftësi të kufizuara. Por, institucionet duhet të jenë ofrues të shërbimeve për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe ti marrin ata seriozisht si konsumatorë apo konsumatore.

David Siems
: Me “ndërmarrjet e mbrojtura” është situatë mjaft e ngjashme. Shpenzohen shumë të holla për të krijuar një “ndërmarrje artificiale” vetëm e vetëm që njerëzit me aftësi të kufizuara të fitojnë disa franga. Disa institucione kanë qasje të ndryshme. Ato bashkëpunojnë me kompanitë private dhe i vendosin klientët në vende të veçanta të punës. Kështu, personat e interesuar mund të marrin pjesë në tregun e punës dhe në rast nevoje kanë ende mjedis të mbrojtur. Po ashtu nuk duhet të harrojmë , se punimet e bëra në “ndërmarrjet e mbrojtura” shpesh janë porosi reale të konsumatorëve. Kështu ato janë konkurrencë - edhe pse shpesh kjo mohohet nga përfaqësues të institucioneve – për ekonominë e lirë, bile edhe qon deri te shkatërrimi dhe zhdukja e vendeve ekzistuese të veçanta të punës.

Ju merreni edhe me temën e pensionimit...

Islam Alijaj:
Tema e përkujdesjes në moshë të shtyrë, pra ajo e pensionit, në nivelin federal shumë shpejt do të jetë një çështje e madhe, dhe ne në këtë kuptim theksojmë një gabim të madh në lidhje me “punëtoritë e mbrojtura” Kush është i punësuar për një pagë si lëmoshë prej disa qindra franga në muaj në tregun e dytë të punës, nuk ka përkujdesje të pleqërisë apo pension. Kjo do të thotë, nuk ka asnjë shans për të grumbulluar një pasuri, pastaj edhe fondet e pensioneve të shtyllës së dytë nuk ekzistojnë fare në tregun sekondar të punës. Fakt është se apartamente pa pengesa janë të pakta dhe shpesh shumë të shtrenjta për shërbimet apo asistencën shtesë. Me këtë, kalimi i parakohshëm i njerëzve me aftësi të kufizuara të ecjes, në një institucion për përkujdesje, bëhet më i mundshëm.

David Siems: Siç u përmend më parë, njerëzit me aftësi të kufizuara, në fakt, kanë të njëjtat nevoja dhe probleme si gjithë të tjerët. Ne nuk kërkojmë trajtim të veçantë, përveç nëse ky është një kompensim i nevojshëm si rrjedhë e aftësisë së kufizuar. Ne e kërkojmë atë që duhet të jetë e vetëkuptueshme: barazi. Çuditërisht këtë e kanë shumë vështirë ta kuptojnë njerëzit, të cilët nuk kanë aftësi të kufizuara.

Si doni ti realizoni idetë tuaja - ose të themi ndryshe: Sa është real supozimi se kjo në fakt mund të ketë sukses?

Islam Alijaj:
Aktivistët si ne duhet të kemi një rrjet, jo vetëm brenda partive të majta, të cilat fatkeqësisht janë të përfaqësuara në masë të madhe në lëmine njerëzve me aftësi të kufizuara. Duhet të dalim nga kjo dhomë e jehonës dhe të flasin me eksponentët e partive dhe rrymave borgjeze. Argumentet e mira janë: shpenzime më të ulëta të këtyre modeleve tashmë i kemi përmendur. Pse kanë qenë të suksesshme lëvizjet civile për të drejta të njeriut, si ajo e Martin Luther King, apo lëvizja për të drejtat e personave Homo-, Bi- dhe Transseksual LGBT? Sepse ata ishin lidhje e njerëzve të cilët ishin, respektivisht sepse janë të prekur drejtpërdrejti. Mbi politikën ndaj dhe për njerëz me aftësi të kufizuara, edhe sot e kësaj dite vendosin njerëzit, të cilët nuk i kanë këto kufizime dhe ata vendosin se çka është më së miri për njerëzit me aftësi të kufizuara. Por edhe ne duam të bashkëbisedojmë, sidomos politikisht: Ne i kemi të njëjtat të drejta, të zgjidhemi si Deputet në të gjitha nivelet apo të bëhemi udhëheqës qeveritar komunal apo kantonal, si gjithë të tjerët.

Si në parlamentin komunal të qytetit të Cyrihut- ashtu edhe në parlament të kantonit janë të zgjedhur, apo kanë qenë të zgjedhur njerëzit me aftësi të kufizuara.

David Siems:
Kryesisht këtu llogariten ata të cilët llogariten si “njerëz të mirë me aftësi të kufizuara”. Aftësia e kufizuar është aq e lidhur fort me vlerësim dhe ka një hierarki të theksuar të aftësive të kufizuara, e cila e karakterizon edhe trajtimin e njerëzve me aftësi të kufizuara në mes veti. Kështu njerëzit me aftësi të kufizuara fizike, për shembull konsiderohen të jenë më të vlefshëm se sa ata me aftësi të kufizuara mendore, këta të fundit qëndrojnë më lartë se ata me sëmundje psikike. Çdokush që mbetet me aftësi të kufizuara për shkak të një aksidenti, është mbi ata që këtë kufizim e kanë nga lindja. Gjinia, raca dhe orientimi seksual gjithashtu luajnë një rol. Dhe sigurisht situata e punësimit. Pak në mënyrë të tepruar po them: njeriu më i mirë me aftësi të kufizuara është një burrë zviceran me orientim heteroseksual, i cili ka pësuar një aksident në sport dhe prej asaj kohe është i lidhur për karrocën me rrota, por ende është duke punuar. Ky lloj njerëzish gëzon admirim nga shoqëria, për shkak se si ai e “menaxhon me shumë guxim fatin e tij”. Në lëvizjen e aftësisë së kufizuar, ne flasim në këtë kontekst për "Porno frymëzim", d.m.th. "frymëzim pornografik." Në anën tjetër të shkallës së hierarkisë gjendet gruaja lezbe, apo transe, si refugjate e ikur nga Eritrea në Zvicër, ka një çrregullim të stresit post-traumatik dhe jeton nga ndihma sociale. Në fakt, temat në lidhje me gjininë femërore dhe aftësitë e kufizuara gati se nuk ekzistojnë në lëmin e njerëzve me aftësi të kufizuara në Zvicër, edhe pse gjysma e grupit është i përbërë nga gratë. Ne vitin e kaluar kemi marrë pjesë në “Cyrih Pride” për të tërhequr vëmendjen për temën e homoseksualitetit dhe aftësive të kufizuara. Disa nga njerëzit në lëvizjen e njerëzve me aftësi të kufizuara, nuk e kanë kuptuar qëllim tonë dhe kanë supozuar se abuzojmë me “Cyrih Pride”, për të tërhequr vëmendjen nga disa çështje të vërteta tek ne.

Islam Alijaj: Pikërisht. Ka ende shumë më shumë që bien siç thotë një fjalë “në mes karriges dhe bankës”: Pengesat e mia në të folurit, për shembull, nuk duhet të jenë pengesë për postë politike, mendoj unë. Më siguri mund të gjejmë dikë, i cili për shembull mund ti lexoj iniciativat e mia. Edhe pse, fjala bie të mos e mbaj një fjalim për 1 gushtin, festën nacionale të Zvicrës, një person me një pengesë në të folurit? Nëse shoqëria jonë do të ishte përkujdesur për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në jetën e përditshme, atëherë që në shkollë të gjithë do të kishim kontakt me persona me aftësi të kufizuara. Ata patjetër do të ishin pjesëtar të pakontestueshëm dhe kjo nuk do të shqetësonte askënd që të përqendrohet pak, kur dikush ka pengesa në të folure merr fjalën. Ne duhet ti reduktojmë këto hierarki dhe duhet arritur që çështjet politike të diskutohen gjithmonë në kontekstin e përfshirjes të të gjithëve .

Sa për informim: Ne të dy, do të paraqesim kandidaturën për zgjedhje në këshillin komunal, unë në Cyrih për Partine Socialdemokrate në Rrethin 9, Davidi në Dübendorf për Partinë e Gjelbër. Sepse, kyçja dhe përfshirja gjithashtu duhet të bëhen temë edhe në nivel lokal, atu ku zhvillohet dhe frymon jeta.

• Për më shumë informacione mbi shoqatën vizitoni: www.selbstbestimmung.ch

• Dokumentet e përmendura në Intervistë: Ligji federal për barazim të njerëzve me aftësi të kufizuara: https://www.admin.ch/opc/de/classified-compilation/20002658/index.html

• Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Njerëzve me Aftësi të Kufizuara në shqip: http://www.un.org/disabilities/documents/convention/crpd_albanian.pdf

______________

Bashkëbiseduesit
:

Islam Alijaj është 30 vjeçar dhe prind. Para 29 viteve, në moshën 1 vjeçare vjen në Albisrieden afër Cyrihut, ku jeton sot e kësaj dite. Për shkak të aftësive të kufizuara është dashur të kryej shkollimin për komercialist në „kornizat e mbrojtura“. Pas mbarimit të shkollimit në vitin 2008 angazhohet së bashku me shokun e tij të shkollës, David Siems në lëvizjen zvicerane për të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara. Në vitin 2013 të dy kanë themeluar shoqatën vetëvendosje selbstbestimmung.ch me të njëjtën faqe të internetit.

Me portalin e tyre të lajmeve kanë shkundur mirë industrinë e cila merret me njerëzit me aftësi të kufizuara. Prej 2015 Islam Alijaj është kryetarë i shoqatës. Falë kësaj ai shpejtë është bë emër i njohur në politikën për njerëz me aftësi të kufizuara. Është anëtarë në organe të ndryshme nacionale, të cilat merren me politikën sociale dhe për njerëz me aftësi të kufizuara. Vitin e kaluar ka vendosur të angazhohet në Partinë Socialdemokrate dhe shpejt e ka gjetur veten aty. Synimi i tij politik është një shoqëri përfshirëse (inkluzive). Një shoqëri përfshirëse fokusohet në potencialin e individëve. Pra, aftësitë e secilit janë të rëndësishme, jo mangësitë.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks