SHKRIMI
e hënë, 26 qershor 2017

BRAHIM IBISH AVDYLI: JAM KRENAR QË I TAKOJ KOMBIT SHQIPTAR DHE E MBAJ KRENARISHT PLISIN E BARDHË (II)

Bern, 17 prill 2017: Intervistë me artistin e teatrit e të filmit të Kosovës, humoristin, studiusin serioz të evenimeteve të shumta, kritikun e artit letrar e pamor, Ismet Krasniqin-Lalën, nga Drenoci i Komunës së Malishevës, i cili jeton në Klinë.

Meqë ndodhet në Zvicër, pas Promovimit të veprës së fundit „ARTI I DALTUAR“, në mbrëmjen e ekzpozitës personale të aktorit e piktorit Arsim Berishës, në Zvicër, me 18.03.2017, ne e shfrytëzuan rastin që të bëjmë një intevistë origjinale dhe të pathënë deri më tani.

Intervista bëhet me dy qëllime: për revistën mujore të QSHKI-së, “BESA”, në Kreuzlingen të Zvicrës, dhe për opinionin e gjërë shqiptar e botëror. Në revistën mujore “BESA” do të jepet në vazhdime, prej mumrit në numër…

HYRJE:

Ismet Krasniqi-Lala na kujtohet kurdoherë, qoftë nga njohja e jonë; nga filmat e vdeokasetat; nga fëmijët e nipat tanë; dhe nga më të vjetrit...

Ai është i lindur më 16 mars 1951, siç e thamë më lartë, në Drenoc të Kumunës së Malisheves dhe jeton në Klinë të Kosovës, si pensionist.

Është i diplomuar në Fakultetin Filozofik, Dega Filozofi-Sociolgji, pranë Universitetit të Prishtinës, ku e ka mbaruar edhe me sukses të plotë Akademinë e Arteve, Dega e Aktrimit, klasa e Enver Petrovcit, prandaj është aktor porfesionist i teatrit, filmit e humorit. Pra, u takon atyre dekadave që më së shumti dhanë kontribut të veçantë në lëminë e kulturës; në lëminë e shfaqjeve publike, të festivaleve, të artit, në lëminë e teatrit...

(vazhdon nga pjesa e parë)

Pyetje 13:

-Keni botuar vepra të ndryshme. Në vitin 2016 keni botuar edhe librin me recensione letrare dhe të profileve kulturore e teatrore, “Në hapësirat e artit”, SHB “Rozafa”, Prishtinë 2016, e cila fillon me Prend Buzhalën, të botuar në Klubin e Shkrimtarëve (KSH) “Vorea Ujko”, në Klinë, e deri te Shaqir Foniqi.

A keni diçka që u ka shqetësuar më së shumti me praninë e saj në këtë kuadër kulturor, apo që nuk ke pasur mundësi që ta përfshijshë?

Pergjegja:

Pasi mu dha mundësia të bëjë disa vlerësime recensioni për disa vepra të krijueve, të cilët unë i vlersoi shumë, si Prend Buzhala, Kristaq Shabani, Shaqir Foniqi, Gjon Gjergjaj etj. Vendosa që ti botoi apo më mirë të themi ti publikoi edhe për lexuesit. Këtu falenderoi të gjithë ata që më ndihmuan ta përpiloi librin, sepse ishte një zhandërr shkrimi, i cili përherë të parë po e punoi. Përpos shkrimit letrar në dramaturgji, në letërsinë për fëmijë, në zhanrin e satirës, përpos shkrimit monografik dokumentar e publicistik, së fundi e provova penën si autor i shkrimit me anë të diskursit, por edhe me anë recensionesh e shkrimesh kritiko-letrare. Dy pamje janë ashtu si ndahet edhe libri. Në pamjen e parë apo në pjesën e parë përfshihen recensione autoriale, që janë shkruar në raste të recensuesit të teksteve dramatike. Në pjesën e dytë , profilet, me nëntitullin komentues të autorëve, intelektualëve, veprimtarëve, puna me aktrimin, ku përfshihen shkrimet e lexuara nëpër përkujtimore për figura të shquara klinas, si p.sh. Osman R. Gashi, Hamit Krasniqi e Gjergj Rrapi, si dhe shkrime e kumtesa që i kushtohen teatrit, aktrimit, veprimtarive bashkëpunuese me Mirditën e Rozhajën; mandej dhe profile krijuese e jetësore, për Ali Dacin e Arsim Berishën.

Sigurisht se në një libër nuk mund të përfshihen të gjitha ato që autori i dëshiron. Por, më vjen mirë që vetë autori nuk e pregatit librin për botim, sepse nuk kishte mundur asnjëherë ta përfundoi.

Ata që janë pjesë e pregatitjes se librit si p.sh. redaktori, recensenti e lektori, e krasitin librin dhe atëherë e merr kuptimin e duhur.

Unë për librin tim nuk mund të flas. Fjalën le ta thonë lexuesit. Me këtë rast, edhe ju z. Brahim Avdyli, po sa ta lexoni librin. U faleminderoi nëse e bëni një vlerësim ashtu siç e përjetoni matrialin në këtë libër.

Pyetje 14:

-Në profilet kulturore, në pjesën e dytë, keni disa autorë; intelektual e veprimtar; nga kultura dhe aktrimi. Nga titulli i veprës, “Në hapësirat e artit”, ne kuptojmë shumë. P.sh. gjërësinë e temave; shtrirjen e tyre, lëmin e tyre, por edhe gjërësinë territoriale të tyre. Dhe, shtrirja territoriale e trojeve apo viseve shqiptare është më e madhe se sa shtrirja e shtetit shqiptar të Shqipërsisë, ndonëse quhen “shtete multinacionale”, si psh. Kosova...

A ka mbetur diçka ende pa u thënë plotësisht?

Përgjegje:

Pa mëdyshje se kanë mbetur shumë tema e ngjarje pa u përfshirë. Tani, po bëhen mbi 20 vepra të botuara, e marrë në tërësi, në këto vepra janë përfshirë të gjitha ato që kam pasur dëshirë. Por, gjithmonë mbetet diçka pa u thënë! Të gjithë autorëve u shpëtojnë dikund 10% të pikëpamjeve të tyre pa i thënë dhe i anashkalojnë. Ndonjëherë, pa e ditur këtë çështje.

Pyetje 15:

-I kam përcjellur të tri librat tuaja për plisin: “Dita e Plisit” 1 e 2, së bashku me Prend Buzhalën, KSH “Vorea Ujku”, në Klinë, 2014 e 2015 dhe “Dita e Plisit” 3, SHB “Rozafa”, Prishtinë 2017. Mes miqësh të shumtë edhe të mitë, keni psh. Mag. Muhamet Rogovën dhe Fahri Xharrën. Unë kam një shkrim për plisin në internet, por edhe një poezi në përmbledhjen poetike, “Shtegtimi i lirisë”, me titull, “Shpejtësi e ndritshme”...

Çka mund të shtoni edhe më tutje për plisin, apo për Ditën e Plisit, që nuk e ke përfshirë aty?

Përfgjigje:

Unë mora pjesë në shume role, në aktrim, me plis, sikur roli i Lalës në serialin “Cimerat” , të cilin e transmetonte RTV 21; pastaj filmi “Gomaret e kufirit”; pastaj filmi “Azem Galica”, në të cilin e luajta rolin e Kurt Selacit, dalja i Azem Galicës, që për mua është një dër shumë rolet më të mira, që i kam luajtur deri më tani në film.

Mandej, dasma tradicionale shqiptare, në Isniq; dasma tradicionale në Etno Fest Kukaj, ku isha në rolin e zotit të dasmës; pataj edhe në rolin e Kërkuesit, në monodramën “Obelisku pa adrese”, të autorit Sejdi Berisha, etj. Vinë edhe nga tradita familjare, me veshje kombëtare e me plis...

E tërë kjo më shtyri që ta jap idenë për të organizuar manifestimin nga trashëgimia kulturore “Dita e Plisit” dhe gjeta mirëkuptim e përkrahje në Klinë, edhe nga Prend Buzhala, Idriz Berisha, Hajdin Morina, Gjon Gjergjaj, Mikel Gojani, Alban Gashi, Vlora Zhutaj Gashi, Kujtim Millaku; pastaj përkrahje gjeta edhe nga Mag. Muhamet D. Rugova, mag. Migena Arllati, publicisti e historiani Fahri Xharra, nga prof. Dr. Bashkim Lajci, prof. Dr. Zymer Neziri, shkrimtari Sejdi Berisha, Tahir Bezhani, Lulzim Logu, Gjon Necaj, Anastas Nika, Agron Isa Gjedia, Ndue Sanaj, Fadil Hysaj, Rasim Beqa, por edhe nga diapora, Mentor Thaqi, Musa Jupolli, Hasan Quqalla, Shaban Lajci e shume të tjerë. Me disa, keni edhe ju bashkëpunim.

Unë, në cilësinë e ideatorit, e kam dhënë propozimin që “Dita e Plisit” të mbahet në Kulla, Oda, Muze, dhe aty ku ka trashëgimi. Ka filluar në tetor 2014, edicioni i parë, dhe kanë vazhduar edicioni i dyte dhe i tretë, në tetor 2015 dhe 2016. Janë botuar librat “Dita e plisit” 1, 2 dhe 3 dhe kështu do të vazhdojë. Në edicionin e parë, e keni shkrimin tuaj “Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët”, faqe 128-141. Në edicionin e katërt, u premtoi se kjo poezi dhe shkrimi i juaj për plisin, do të botohen.

Asnjëherë nuk do të përfshihen të gjitha në libra për PLISIN, sepse plisi është aq i vjetër, sa që njeriu me dy, tre, apo 4 edicione nuk mund ti thotë të gjitha. Gjatë edicioneve nëpër vite, do të ketë edhe risi, të cilat do të jenë në favore të afirmimit të plisit, e përmes plisit edhe rrobet kombëtare.

Pyetje 16:

Në këto vepra “Dita e Plisit”, 1, 2 e 3, janë përfshirë kumtesa; konika; reportazhe; poezi; komente dhe fotoalbume të veçanta...

A ka edhe ndonjë gjë tjetër që u zgjon simpati apo antipati gjatë përgaditjes së “Ditës së Plisit”?

Përgjegje:

Po ka më shumë simpati e me pak antipati. Po, po, ka simpati. Simpatia është që njerëzit të vijnë sa më solemn, me plis të bardhë mundësisht dhe me rroba kombëtare. Antipatia rrjedh kur vijnë pjesëmarrës të pa pregatitur; pa plisa ose me plisa me simbole e shkronja të ndryshme.

Plisi është i bardhë; ai duhet të shkelqejë; ai është simbol i të gjithë shqiptarëve, prej albanëve të parë, 3500 vite përpara se të përtërihen nëpër “Greqi”, pellazgët e ilirët. Plisi me shenja është i grupeve të caktuara politike apo edhe ideologjike.

Ndihem krenar kur në manifestimin kulturor “Dita e Plisit” marrin pjesë pjesëmarrës me plisa të tillë siç bëhen në Kosovë e Shqipërinë veriore; pastaj me plisa të krahinës së labërisë; dhe me plisa të rrafshit nga pjesa e Dibrës, etj. Këto janë vlera kulturore nga trashëgimia e jonë shumë e lashtë.

Kënaqem kur i vërej simpatizantët e futbollit me plisa; kremtimi i festave fetare me plisa; festimi i ditës së flamurit kombëtar “28 Nëntori”, me plisa, etj. Sigurisht se edhe në diasporë plisi është prezent. Asnjëherë kah do emigrojë shqiptari, dashurinë për atdhe, flamurin dhe plisin nuk do ti shuaj. E ka peng në shpirtin e tij PLISIN.

Më vjen mirë edhe me ndërkombëtarët, sepse ka të tillë që ruajnë apo dalin në fotografi nëpër shekuj, e veçmas me trurist, se më kujtohet si fëmijë e i ri. I vëreje në Prizren e në Pejë, apo kahdo me plis të bardhë në kokë.

Në këto vitet e lirisë, në Kosovë, plisin si simbol të kombit shqiptar e bartin simbolikisht edhe shumë burra shtetërorë me peshë në politikën botërore. Kjo gjë më krijon shumë simpati.

Pyetje 17:

-Nga fotografitë tuaja, në vitin 2013, ma tërheqë vemendjen edhe një Lis i Madh, me degë të shtrira, si punët tona. Ai është rrapi shekullor, që i sfidoi furtunat e mëdha të shekujve.

Je vet i rritur në Malishevë dhe pensionist në Klinë; prej të parëve tuaj e deri më sot. Edhe vet dukesh gjerësisht si rrapi, me shëndet e punë...

A mund të më thuash me çka u sfidon shtërgatave të viteve?

Përgjegje:

Më lejoni z. Brahim Avdyli tu përgjigjem me disa rreshta të mi, marrë nga libri im më i ri, i cili është në proces të pregatitjes për botim, me titull “FOLEJA E SHQIPEVE”.

Kjo është poezia ime, “LË PENG KOKËN, E JO TOKËN”:

S`më ndal dimri/S`më ndal bora,/Jam në tokën time./

Temperaturat/E erërat/Vijnë e shkojnë,/

Ato mund t`më dëmtojnë/Lulen e frytin,/A rrënjët kurrë!/

S`ka fuqi t`mi shkulë/Nga atdheu im,/

Ruaje tokën/Ajo prodhon/Ekzistencën tënde/E të pasardhësve tu,/

Kokën lë peng/E tokën jo!

Pra, aty ku Rrapi i ka lëshuar rrënjët deri në thellësitë më të thella, nën tokë, aty ku edhe degët janë lëshuar për tokë, gjërë e gjatë, s`ka fuqi as fortunë që ta largoi nga toka e vet.

Popullin tonë e kombin tonë nga Iliria, nga koha e Skenderbeut e deri te Adem Jashari, i përcollën furtuna dhe acari i madh; e ujitën tokën tonë me mjaft gjakë; gjaku i tyre është flijuar gjithëkund për atdhe; kombi shqiptar ndër shekuj mbeti rrap me rrënjë e me degë, të shtira anë e përtej.

Ai është në tokën e vet. Qëndroi vertikalisht dhe i pa përkulur, para të gjitha furtunave shekullore. Kjo më bënë krenar që i takoi kombit shqiptar.

Nëse e vlerësojmë të kaluarën e kombit tonë, edhe personalisht, atëherë e dimë se secili prej nesh e ndien vehten të fort e krenar, dhe u përballon më lehtë apo i sfidon shtërngatat gjatë jetës së tij. Duhet pasur besim, guxim, trimëri, bamirësi dhe mendjehollësi. Ne, në një shkrim timin e kam thënë se mjafton që të kemi trimërinë e Skenderbeut, bamirësinë e Nënë Terezës dhe sakrificën e Adem Jasharit. Atëherë, Atdheu është i sigurtë.

Ne, si komb shqiptar, i kemi punët mirë atëherë vetëm kur punojmë si nuk ka dëshirë armiku i ynë shekullor- Serbia. Po qe se punojmë si kanë dëshirë serbët, atëherë i kemi punët keq.

Iu besoj vlerave të kombit shqiptar; u përulem me respektin më të madh para dëshmorëve e martirëve të kombit; i vlersoi të arriturat e përgjithshme dhe i gëzohem bashkimit kombëtar, që do të ndodh një ditë.

Pyete 18:

-Në përgjithësi, si aktor, si humorist, dhe ndër të tjera i kam sjellur vetë në Zvicër 4 a 5 CD e komedive apo humoreksave që keni luajtur JU, për nipat e mbesat.

Njëren ndër to, po e përmendi: CIMË PATKONI. E kam marrë me vete. Shikoje po të duash...

Çka dëshironi t`i përfshini nëpërmes lojës, të cilat nuk ke mundur t`i thuash në veprat tuaja?

Përgjegje:

Në projektet e humorit nuk ka mundësi të jetë diçka vetëm “personale”. Arsya është e thjesht. Dikush e pregatitë skenarin, dikush tjetër regjinë, e aktori këtu e ka përgjegjësinë e vet, d.m.th. sa di ta luaj rolin dhe ta bëjë sa më të pëlqyer nga publiku.

Ai krahasohet me kuzhinieren e ushqimit. Është më i shijshëm sa të dijë kuzhinierja ti qesë kryp, veget, biber etj.

Edhe humori ka rëndësi si interpretohet, sa është diksioni i qartë dhe sa zhvillohen lëvizjet në harmoni me tekstin e të folurit, me një qëllim të vetëm: për të pasur një qëllim të mirë dhe për të kaluar sa më thellë në zemrën e shiquesit të pjesës, dramës, filmit e humorit. Mund të jetë një tekst i dobët e një lojë të mirë, por ndodhë edhe e kundërta, mund të jetë një tekst i mirë e një lojë jo e mirë, skenike apo filmike.

Ndër komeditë që janë pëlqyer nga publiku janë: “ Cime Patkoni”, “Cim Taksisti”, “Dren Kurumlia”, “Policët”, “Martesa e Lalushit”, “Ilaqi”, ”Dren Kurumlia nga Bugonja”, e deri te komedia e fundit, për vitin e ri 2017, “Mysafiri i vitit të ri”.

Për pregatitjen e këtyre projekteve shpesh ka të angazhuar nga njerëz të shumtë të profileve të ndryshme, pas kamerava; por sikur që ka edhe aktorë përpara kamerave.

Pyetje 19:

-Kur u përmbysa, herën e fundit, mbeta pa gojë. I mendova të gjitha...

Gjithmonë e kisha pranë vetes vajin dhe gazin (të qeshurën). Ato janë të pandara në rrugën krijuese të artit dramatik, filmor e letrar.

Në sfidat jetësore, në sfidat tuaja vjetore, çfarë roli ka luajtur humori në jetën tuaj?

Përgjegje:

E thashë më herët se jam i rritur në familjen e shahirave-rapsodeve dhe qysh si fëmijë isha i interesuar ti përcjellë kur bëhej humor. Ndonjëri prej të pranishmëve dilte në “trapazan” dhe bënte humor, pasi këndoheshin disa këngë. Dhe, prej atëherë me lindi ideja që të merrem me humor, lojë skenike, më vonë edhe me filmin...

Humori ta kënaq shpirtin. Personi që merret me humor kënaqet vetë, por edhe publikun e kënaq. Humori e zgjatë jetën.

Në skenat e teatrit edhe në ekranet televizive, herë pas here ka humor, por shumë na mungon humori i shkruar, si dikur. Në Shqipëri ka qenë revista “Hosteni” dhe në Kosovë “Thumbi”. Nuk nuk di pse mungojnë sot?!!

Pjesë e humorit është edhe te vaji, sepse shpesh humori përcillet me të qeshura të mëdha, sa të mbushen sytë me lot. Vaji dhe kënga janë të lidhura gjithmonë. Pasi përfundon humori, njeriu e ndien veten mirë e të qetë.

Gjatë gjirimeve, edhe ne qeshim. Shpesh ndodh që të ndërprehet gjirimi, derisa të kthehemi në gjendje për të vazhduar, edhe nga e qeshura....

Po më vjen mirë që me batudat e mia humoristike edhe ju po u bejmë të qeshim. Sa simpatike ishte kërkesa e juaj kah të vozitni me makinë për në Solothurn/CH, mundësisht, për të mos detyruar të qeshësh në autostradës, sepse nga e qeshura mund ta shkelni vinë e bardhë e të dilni nga udha...

Nga kjo që e the, mu tani kah po e jap intervistën time, po më qeshet... madje mjaft... hahahahaha....

Pyetje e fundit:

Së fundi, ndodhemi në mërgatë. Mërgata është polivalente; me vajtje, me dhembje, me vetmi...

Me një fjalë, me të qeshur, kur nuk mundet as edhe të qajmë...

Çka u thua në përfundim lexuesve e shikuesve tuaj të shumtë të mërgatës?

Përgjegje:

Mërgatën e përshëndes! Kudo që jetojnë e veprojnë, ju jeni pjesë e jona; e në jemi pjesë e juaja! Më vjen mirë nëse sadopak me punën tonë artistike u bëjmë të ndiheni mirë, sado që keni dhembje, ndonjëherë vetmi...

Ju jeni edhe me projektet tona!

U kërkojmë falje nëse ndonjëherë nuk i plotësojmë kriteret e duhura. Por na kuptoni se gjithëherë jemi në kërkim të asaj më të duhurës; kërkojmë të mos keqkuptohemi, se nuk e përqeshim askend, as nuk e kemi si qëllim të fyejmë ndonjërin, por për të paraqitur dukuritë negative të shoqërisë sonë.

Aktrimi është pasqyrë, reflekton dukuritë negative e pasqyrja reflekton ate që ndodhë përball saj.

Diaspora ka dhënë shumë për Kosovën e lirinë e saj; ka dhënë shumë dhe jep kurdoherë për shqiptarinë e shqiptarin.

U paqim me jetë e qofshi shëndosh e mirë; me familjet tuaja, e mirë ardhshi sa herë doni, në atdheun tonë të përbashkët e shqiptar!

Ju, kur vini, në Kosovë, i jepni kuptim e kënaqësi jetës; në sheshet e odat e Kosovës.

U faleminderoj për intervistën, z. Brahim Avdyli!

Mirë u takofshim herave të tjera, këtu në Zvicër e në Kosovë, e kudo në trojet shqiptare!...

-EDHE NE, JU FALEMINDEROJMË PËRZEMËRSISHT!

-PAÇI SHËNDET E JETË TË GJATË, SA MALET TONA!

-TË JESH EDHE MË I GJËRË SE RRAPI!

Ne, do të shihemi prap...

-FALEMINDERIT EDHE PREJ JUVE!...

________________

BRAHIM IBISH AVDYLI: JAM KRENAR QË I TAKOJ KOMBIT SHQIPTAR DHE E MBAJ KRENARISHT PLISIN E BARDHË (I)

http://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=6368


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks