SHKRIMI
e premte, 23 qershor 2017

GJEKË GJONAJ: TË 'MJEKOHET' GJUHA SHQIPE ME URGJENCË!

Ulqin. 1 maj 2017: Akademiku Gjovalin Shkurtaj gjuhësisë shqiptare i dhuroi edhe një libër të vlefshëm. Një vepër me vlera të veçanta për të gjthë shqiptarët. Për gjuhën e tyre të folur e të shkruar. Ky emër i njohur i letrave shqipe dhe mbrojtës i zellshëm i pastërtisë dhe pasurimit të gjuhës shqipe, botoi nën siglën e Shtëpisë Botuese “ Naimi” në Tiranë librin e tij më të ri “ Urgjenca gjuhësore” (Fjalorth i barbarizmave dhe huazimeve të zëvendësueshme me fjalë shqipe), të cilin e mora dhuratë për ditëlindje nga Prof.Dr. Hamit Boriçi.

Libri erdhi në duart e lexuesve shqiptarë në kohën kur gjuha shqipe sulmohet nga të gjitha anët dhe mbrohet shumë pak nga ne. Në këtë studim, ku veçohen gabimet që bëhen sot me gjuhën shqipe, autori ka futur të gjithë barbarizmat që nuk duhet të jenë në gjuhën shqipe. Po ashtu në libër ka përfshirë edhe fjalët sinonimike të shqipes për të zëvendësuar fjalët e huaja.

Autori tejet i shqetësuar për “ lëndimet” që po i shkaktohen, dita ditës, Gjuhës sonë nga moskujdesi, nga pakujdesia, nga mospërfillja e rregullave dhe normave të gjuhës standarde, nga mbivlerlësimi i së huajës dhe nga nënvlerësimi i kulturës sonë kombëtare, na solli këtë libër sa të nevojshëm aq edhe të domosdoshëm për të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare dhe institucionet e saj shtetërore. Ky libër, në të cilin përdoruesit e shqipes do të gjejnë korrigjimet e gabimeve gjuhësore më të shpeshta që po ndodhin vitet e fundit, synon t’i thotë “ ndal!” këtij “vrapimi” në këtë “udhë qorre”, duke filluar brenda familjes, tek shkolla e shoqëria civile, tek gjthë shteti Shqiptar. Mesazhi i librit është të përpiqemi të gjithë, në një front, për të ruajtur, pasuruar e fuqizuar Shqipen tonë, “ dhuratë –amanet” nga të parët tanë , në shekuj.



“Gjuha është tipar themelor i përbashkësisë dhe njësimit të kombit dhe si e tillë edhe duhet vlerësuar, mbrojtur, ajo duhet pastruar e pasuruar vazhdimisht. Por, për fat të keq, kjo detyrë shmanget ose nënvlerësohet shpesh. Ditë për ditë, jo vetëm në gojën e shtetarëve e të analistëve, si dhe në faqet e gazetave, ka fjalime, analiza e shkrime me gabime të pafalshme gramatikore.Mbi të gjitha ka dyndje të pafalshme të fjalëve të huaja të panevojshme. Lexojmë e dëgjojmë çka thonë shtetarët, çka shkruajnë gazetarët, çka botojnë studiuesit dhe njerëzit me grada e tituj shkencorë shumë të lartë. Gati të gjithë jemi pushtuar nga dëshira për të qenë modernë. Kjo nuk është e pamirë, por e pamirë është dhe e dëmshme është dëshira e disave për ta shfaqur “modernitetin” me fjalë të huaja. Po të ishte gjallë i ndjeri Atë Anton Harapi do të thoshte me të drejtë “na hipi hordhëku”, thotë autori në pasthënien e librit.

Nëpërmjet “ Urgjencës gjuhësore” gjuhëtari Shkurtaj pohon se “ka ardhur koha ( dhe janë të gjitha mundësitë) të tregojmë më shumë kujdes për gjuhën shqipe si një tipar themelor i njësisë dhe i njësimt kulturor e kombëtar, për gjuhën zyrtare të shtetit e të shkollës, natyrsht edhe të veprimtarisë së shkruar e të kumtueshme nga të gjitha institucionet që varen ose lejohen nga shteti”.

Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, duke folur në këtë libër për ruajtjen , pastrimin dhe pasurimin e mëtutjeshëm të gjuhës shqipe, shpreh nevojën e domosdoshme të “ shërimit” me ngut të gjendjes së sotme të gjuhës shqipe, themel - granitin e identitetit tonë kombëtar. Ka ardhur koha, vlerëson Shkurtaj, të zgjohemi nga përgjumja dhe ta mërgojmë këtë situatë pakujdesie e shthurjeje të qëndrimit ndaj shqipes.

Kontributi shumëvjeçar i profesorit të njohur të gjuhësisë shqiptare Gjovalin Shkurtaj, me punën e tij të deritashme shkencore në ruajtjen e këtij thesari vlerash të pakrahasura, siç është gjuha jonë, është i madh dhe i mirëseardhur. Këtë fakt duhet nderuar e respektuar dyfish të gjthë shqiptarët, strukturat e shtetit dhe e gjithë shoqëria si një komb i vogël,pasi jemi dëshmitarë se edhe kombet shumë herë më të mëdha se ne po luftojnë me fanatizëm për mbrojtjen e gjuhës së vet. Shikuar nga ky kontekst libri më i ri i prof.dr. Gjovalin Shkurtaj “ Urgjenca gjuhësore” është një ndihmë e rëndësishme për botuesit dhe redaktorët e shtypit, mësuesit, zyrtarët dhe gjithë përdoruesit e shqipes në administratë dhe në publik.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks