SHKRIMI
e shtunë, 18 nëntor 2017

ABAS FEJZULLAHI: PËRSE PËRDORET ZOTI KRYETAR, KRYEMINISTËR, MINISTËR, APO AGRON, GJERGJ, E JO ZOTËRI?!

Bern, 18 maj 2017: Lidhur me këtë temë i shkruajta edhe një shokut tim shkurtimisht, pasi që ka kohë që mirret me tema të ndryshme nga fusha e gjuhësisë në veçanti dhe kritikave me thumba e therra murrizi me vend për t`i ngacmuar e zhvilluar bisedat dhe hulumtimet rreth lëshimeve, jo edhe të vogla në këto drejtime, në veçanti nga rrjedhat e përditshmërisë politike nëpër nivele të ndryshme institucionale dhe publike.

Fillimisht, kërkoj falje s`pari nga gjuhëtarët e mirëfilltë vendor, që po u përzihem në punën e tyre në drejtime të veçanta në fushën e gjuhësisë, me që ndoshta dhe i kanë trajtuar e publikuar këto shqetsime, të cilat po i përmendi në këtë shkrim timin të përkufizuar, lidhur me përdorimin e fjalës Zot-i shumë pa vend, në përditëshmërinë tonë, sipas mendimit dhe bindjeve që kam, kur në instituciona të ndryshme shtetërore, si në Kuvende dhe organizime të ndryshme shkencore në drejtime të ndryshme, ku organizatori, folësi apo udhëheqësi thrret me emër për t`ia dhënë fjalën sipas rendit të ditës dhe programit të punës, gjithsesi permendin shtesë emërtimet tjera që përcaktojnë tituj, poste e pozita të ndryshme në veçanti ata të cilët janë të veshur me pozitë e pushtet, me meritë apo pa meritë me fjalën: Zoti, kryetar, kryeministër, ministër, zv.ministër, kuvendar, gjykatës, prokuror etj (shumica prej tyre, gërryes e çkrryes të pozitave dhe pushtetit, hileqar e kojtaxhie, të pa fytyrë e dilinxhi, të pa ngim e faqezi), të ju drejtohen me fjalën Zoti, a sështë mëkat (gjynah) prej Zoti e prej robi siç thot një fjalë e urtë popullore, bazuar në disa rregulla thjesht të nderimit të ndërsjellt si në pikëpamje njerëzore po edhe të besimit vetanak të secilit, dhe të përdoret fjala Zotëri në rrethana të përmendura ?!



Edhe nëse janë trajtuar më parë nga përgjegjës profesionist të gjuhësisë këto shqetsime të përmendura, në thellësi e hollësi studimore, deri më tani s`është vërejtur ndikimi në jetën e përditëshme shoqërore e në veçanti ate institucionale.. në mesin e të cilave bënë pjesë si instituciona i veçantë edhe Ministra e Arsimit!

Nëse analizohen me vëmendje falimet e kuvendarëve në Kuvendet dhe insitucionet shtetërore Shqiptare, në veçanti ato të veshura me pozita e pushtet si bazë themelore kanë lavdërimet dhe premtimet e shumta xhevahir në vete për të arriturat që s`shifen askund, (përveq se në rrethin e tyre vetanak, familjarë, farefisnor, në klanet dhe grupet e tyre të mirë organizuara kriminale…) e që s`prajnë të flasin, për vendin dhe mirëqënien e qytetarëve, kudo që janë, kur i drejtohen njëri tjetrit me Zoti, kryetar, kryeminister, ministër, e jo me Zotëri, varësisht nga poste dhe pozita që i kanë dhe i mbajnë e dëshira e tyre është t`i mbajnë deri sa të marrin frymë. Po t`ju besosh këtyre fjalimeve, premtimeve dhe paraqitjeve të sukseseve të tyre, të shkon mendja menjëhere tek piktor e skulptor dhe punën e tyre të mundimshme për t`ju punuar e ngritur buste, permendore e shtatore, për vepritarin e tyre me fjalë e premtime për popull e atdhe…! Kur bëhet fjalë, për mirënjohje dhe dekorata, tituj e grada Dr, Mr, deri te Akademykët, që u vie era fallsifiktor, s`ju mungojnë, se ndermjet veti këto i kanë rregulluar kahere, bile edhe dëshmor e heronjë, legjenda e mbilegjenda për së vdekuri e për së gjalli, veteranë, komandanta e çka jo tjetër, sikurse shqiptarët të ishin me numërin e popullsisë ma shumë se Kina e Indija bashkë… !?

Me aq sa më ka ra të lexoj të shoh e dëgjoj në drejtime të ndryshme, tek asnjë popull me traditë, kulturë, arsim dhe shtetëformim, s`kamë hasur që t`i drejtohen kujdoqoft me ZOTI, pa marrë parasysh poziten, pushtetin apo përvojen e veprimtarisë e krijmmtarisë në çfardo drejtimi që e ka bërë të njohur në përmasa vendore, kombëtare apo ndërkombëtare, por me Zotëri, siç po ndodh tek ne shqiptarët, si në Kuvende nga kuvendarët, dhe institucionet shtetërore po edhe në të gjitha mjetet e lajmërimeve të shtypura, elektronike pamore të shkruara apo dëgjuara, (në shtyp apo RTV)..!

Mendoj se është koha të hiqet nga përdorimi ZOTI, filan fisteku sepse për gjinin femrore me sa di une po përdoret drejtë Zonjë/a apo Zonjushë/a, përse të mos përdoret Zotëri, e jo Zoti?

Po të analizohen me kujdes rregullat e mirësjelljes të gjeneratave të vjetra para nesh, përdorimin e fjalës Zoti dhe Zotëri në jeten e përditëshme, ku ka pas mungesë të arsimimit fillor e lere më atij të mesem e universitar, kanë qenë shumë të kujdeshëm në përdorimin e fjalëve të përmendura. Gjatë mirësjelljesë në ndeje, si në oda, lloj kuvendesh, organizimesh e takimesh të ndryshme me rëndësi të veçantë, për të pleqnuar ndonjë problem apo gjetur zgjedhjen apo rrugdalen, por edhe në gëzime festive si dasma apo pikëllime, në raste varrimi etj, këto dy fjalë janë përdorur me vend dhe shumë me kujdesë e kulturë si p.sh. fjala vjen për mikpritje si: O i Zoti shtëpisë, a don mysafirë? O mirë se të ka pru i lumi Zot.

Apo kur ju ka drejtuar për të ja dhënë fjalën dikuj, në ndeje apo në kuvend a tubim të çfardo natyre që ka qenë, varësisht nga gjendja dhe rrethanat ekzistuese, apo për ta njohur e njoftuar etj, është drejtuar me Zotëri e jo me Zoti, siç bëjnë tani në të gjitha rastet që i kemi përmendur më sipër dhe çfarë është edhe më shëmtuar e përdorin njerëzit me pozita e pushtet që thirren në tituj të ndryshme deri te shumica e Akademkëve (apo ma mirë ju bie përshtati me i quajtur Akademykët tanë)…!

Nga Abas Fejzullahi


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks