SHKRIMI
e enjte, 21 shtator 2017

NIKOLLË GJINI: MUZIKA POPULLORE DUHET TË RUHET ME XHELOZI!

Vjenë, 17 qershor 2017: Publiku më bënë të lumtur kur këndo,j dhe harroj çdo gjë nga respekti për te - para tij. Tallava, mendoj, është kanceri i muzikës popullore..

Kur filluat për herë të parë të këndoni?

Në radhë të parë faleminderit për intervistën. Së pari kisha dëshirë të dëgjoj e pastaj fillova të provoj të këndoj duke u frymëzuar nga këngëtarët e mëdhenj si Bajrush Doda, Augustin Ukaj. Andaj, si i vogël e fillova këngën përcjell me çifteli dhe gradualisht ta përmirësoj këndimin. Ndërsa para publikut kam filluar qysh në moshë katërmbëdhjetëvjeçare me këngën "Jam një djal kosovar”. Me këngën time e cila u pëlqye nga dëgjuesit fillova aktivizimin në Shoqërinë e Këngëtarëve "AGIMI" e njohur në Gjakovë dhe më gjerë.

- Cilët janë përkrahësit tuaj dhe nga vjen fuqia e këngës suaj?

Të merresh me këndim kërkon edhe përkrahje nga më të afërmit tuaj, e ky ishte im at, i cili fillimisht ma bleu çiftelinë e parë të cilën nuk do ta harroj kurrë. Mbështetje të vazhdueshme pastaj kisha dhe kam nga familja ime e ngushtë. Veçan dua ta falënderoj bashkëshorten time. Mbi të gjitha është publiku të cilit ia dedikon këngën e ai ta rikthen shumëfish me duartrokitje të zjarrta. Publiku më bënë të lumtur kur këndoj dhe harroj çdo gjë para tij nga respekti për te.



- Motivi i këngëve tuaja dhe ambientet e këngës suaj?

Këngët e dëshmorëve i këndoj veçanërisht me emocione. Nuk përjashtohen as këngët popullore, të ahengjeve e të sofrës. Aty ku dëgjuesi është për ta ndier kënaqësinë e festës seë tij familjare apo kombëtare, jam unë. Ndërsa sa i përket skenës, si në koncerte festive si ne ahengje te ndryshme familjare, dasma, fejesa, ditëlindje e ndiej vetën shumë mirë.

- Si e vlerësoni ju këngën tallava dhe a do duhej kënduar?

Unë mendoj se tallava është kanceri i muzikës popullore. Fatkeqësisht në diasporë e adhurojnë. Në disa raste për shkak të kërkesave jam i detyruar edhe vet të këndoj ndonjë këngë të tillë. Muzika e mirëfilltë popullore është larg më e fuqishme dhe duhet ruajtur me xhelozi.

- Ju keni së fundi keni publikuar dhe një CD të re, a mund të na thoni diç konkrete rreth përmbajtës së saj?

CD-ja ime është e incizuar direkt, ndërsa 3 këngë nga kjo në tre studio të ndryshme në Prishtinë, Prizren dhe Shkup. Ka këngë me motive të ndryshme. Jam munduar CD-ja të përshtatet për të gjitha moshat dhe shijet e publikut, duke filluar nga këngët patriotike, folklorike, ritmike. Besoj se dëgjuesi do ta gjej veten, shijen e tij brenda këngëve të prezantuara tani në CD-në e re.

- Vendlindja, sa jeni pjesë e saj dhe si shprehet ajo në krijimtarinë tuaj?

Marrëdhëniet e mia me vendlindjen janë të shkëlqyera. Gjatë gjithë verës jam i angazhuar në ahengje familjare. Porosia ime për mërgimtarët është që të dëgjojnë muzikën e mirëfilltë shqipe se, përndryshe kultura e vlerat tona popullore e folklorike do te harrohen shpejt. Dua të përshëndes nga zemra publikun tim gjithandej, veçan në vendlindje.

Intervistoi: Hazir Mehmeti, Vjenë



NIKOLLE GJINI "Lamtumir vendet e mia"

Nikolle Gjini - Kosova trime


Nikolle Gjini - Kenga e Zefit te vogel

Nikolle Gjini -"Besim Nreca"


Nikolle Gjini - Martiret e Karadakut

 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks