SHKRIMI
e enjte, 21 shtator 2017

ISMET SINANI: DOLI NË SHITJE ALBUMI I KËNGËVE 'MELODI MALLI' I KËNGËTARIT, BURIM CAKA

Linz, 28 qershor 2017: Këngëtari i talentuar Burim Caka, tashmë me qëndrim në Austri, para pak ditësh, publikoi albumin e tij me këngë folklorike, zhanrin e të cilave e preferon shumë. Albumi përmban gjithsejt 8 (tetë) këngë dhe tema bosht e këngëve të tij janë kryesisht këngë të përshkuara nga malli për atdhe, shpesh me nota të theksuara trazimi shpirtëror e me tinguj prore melankolues për vendin, mèrgimin, dashurinë dhe shoqërinë në përgjithësi.

Për vite të tëra, këngëtari nga Kaçaniku, Burim Caka, me përkushtim të madh, e kultivoi dhe e këndoi këngën folklorike. Ai, edhe kur ishte në shkollën fillore, për më shumë në shkollën e mesme, duke kaluar dhe ushtruar këtë profesion të "zemrës" siç e quan ai shpesh, në shoqëri të ndryshme kuluro-artistike në Kaçanik dhe rrethinën e tij, u mundua dhe punoi sistematikisht të formohet dhe të ngrihet profesionalisht si këngëtar i mirëfilltë në këndimin dhe kultivimin e këngëve folklorike.



Edhe kur ishte në Kosovë, edhe tani që punon e jeton në Klagenfurt të Austrisë, nuk është ndalur asnjëherë, duke qenë aktiv përherë si në aktivitete që organizohen në Landin ku jeton, e po ashtu, brenda mundësive edhe në Lande tjera, për të ndihmuar dhe për të kontribuar në evenimente të ndryshme me karakter festiv e kombëtar. Dhe rrjedhimisht, pa u hezituar asnjëherë, ai i mbeti besnik stilit të këngës që e preferon.

Albumi i këngëve "Melodi malli" përbëhet nga tetë këngë:

1. Melodi malli,

2. Këngë Gurbeti,

3. Kthehu vëlla,

4. Këngë për Mujë Krasniqin,

5. Pikon loti,

6. Dashuria,

7. Loti i dashurisë,

8. Xhelezia".


Këngët, kryesisht, këndohen vetëm. Njëra nga këto, "Kthehu vëlla", këndohet në duet me këngëtarin e mirënjohur, Shaqir Cërvadiku. Muzika: Shaqir Cervadiku & Orkestra Burim Krasniqi. Tekstet e këngëve i shkruan: Milaim Mezini "Melodi malli"dhe të gjitha tekstet tjera i shkroi Izet Rraci. Studio: Etno Music - Prishtinë. Për të mos folur për përmbajtjen e këngëve, ja vlen paraprakisht që të degjohen. Dëgjim të mirë.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks