SHKRIMI
e shtunë, 18 nëntor 2017

PROF.DR.ESHREF YMERI: GJUHA SHQIPE BURIM I GJUHËVE TË TJERA

Kaliforni (SHBA), 7 korrik 2017: I dashur Sheradin,

Në përforcim të citatit të Leibnicit për gjuhën shqipe, të cilin Prof. Agron Dalipaj e ka botuar në faqen tuaj të internetit 'Pashtriku.org', si edhe të citatit të Maksimilian Lambercit që unë jua përcolla juve dje, sipas citimit të publicistit dhe të gazetarit të mirënjohur të “Zërit të Amerikës” Astrit Lulushi, po ju përcjell për botim edhe këto burime për gjuhën shqipe, si themeli i gjuhëve të tjera.

Dr. Mathieu Aref (Arif Mati): Ndikimet e pellazgjishtes së lashtë në gjuhën greke, latine dhe gjuhë të tjera. “Shqipëria (histori dhe gjuhë) odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” - Plejad, Tiranë 2007.

Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.r.), një natyralist i famshëm romak ky, që botoi në vitin 77 serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore, të titulluar “Naturalis Historiae” (Historia e Natyrës) , në vëllimin VII, shkruan: “Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”.

Një tjetër shkencëtar i njohur, profesori hungarez Imre Toth, specialist i sllavistikës, në një libër të vetin që ua ka kushtuar Kirilit dhe Metodit, dy krijuesve të alfabetit të sllavishtes së vjetër, të botuar në Sofje, në gjuhën bullgare, në vitin 1981, thekson se, gjatë punës për krijimin e atij alfabeti, ata u mbështetën në shtatë burime. Mes këtyre burimeve, burimi i tretë (f.60 e librit në fjalë) ishte staro allbansko pismo (shkrimi i vjetër shqip). Dihet që Kirili dhe Metodi e krijuan alfabetin e sllavishtes së vjetër në shek.IX (viti 860). Ta quash shkrimin shqip të vjetër në shek. IX, do të thotë që “mosha” e tij duhet të jetë mijëravjeçare dhe nuk besoj se profesori Toth duhet të dyshohet për “shqiptarocentrizëm”, as filologu Catapano që thotë se ilirishtja është folur mëse 12000 vjet më parë. Por dokumente të shkruara të periudhës iliriane nuk gjenden, sepse rrënimin e kulturës mijëravjeçare iliro-epirote e nisi gjenerali romak Paul Emile, i cili, në vitin 168 p.e.r., rrafshoi 70 qytete ilire, i vuri zjarrin të gjithë kulturës ilire dhe shiti si skllevër 150 mijë banorë vendës.

Veç kësaj, dokumente të shkruara të periudhës së Ilirisë, fatkeqësisht, nuk gjenden se edhe “kamillafi” grek i ka kërkuar pilë më pilë me pishë në dorë, për t’i zhdukur nga faqja e dheut gjatë bashkëpunimit 500-vjeçar me sulltanagain e stambollit për shfarosjen e gjuhës shqipe.

Mjaft interesante është eseja shkencore e zotërisë Margarit Nilo që titullohet “E vërteta se kush janë shqiptarët dhe grekët e lashtë”, e botuar në faqen e internetit “Tribuna Shqiptare” të datës 19 nëntor 2013. Një interesim të jashtëzakonshëm i ngjall lexuesit eseja shkencore e hulumtuesit të talentuar Çlirim Xhunga, me titull “Greqishtja e vjetër dhe latinishtja vijnë nga gjuha shqipe”, e botuar në gazetën “Koha Jonë” të datave 31 mars dhe 01 prill 2005.

Përshëndetje miqësore.

Santa Barbara, Kaliforni

06 korrik 2017





________________

Lexoni edhe këto shkrime:

PROF.DR.ESHREF YMERI: SHQIPTARËT DHE HISTORIA E VËRTETË E NJERËZIMIT

http://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=6696

***

PROF.AGRON DALIPAJ: GJUHA SHQIPE DHE IDIOTIZMI I AKADEMIKËVE!


http://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=6679


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks