SHKRIMI
e shtunë, 18 nëntor 2017

VANGJUSH ZIKO: MOIKOM ZEQO, POETIKA UNIVERSALE E MODERNITETIT

Kanada, 12 shtator 2017: E lexova me kureshtje dhe kënaqësi librin me të ri poetik të Moikom Zeqos “Letrat për Makabe Zaharian”, botim i APARKEAS-ABRAXAS, 2017.

Poezia e Moikomit është një poezi e veçantë që kërkon një përqëndrim maksimal.

Të emocionon dhe të zgjon mendime asociative komplekse dhe të thella, - është poezi e përjetimeve jo të zakonshme, të bukura dhe alternative.

Një poezi thellësisht bashkëkohore, që i flet mendjes, zemrës, kujtesës,pwrfytyrimit dhe ëndërrimeve.

Nuk po përqëndrohem në një analizë të thelluar të brendisë së saj.

E quaj ordiner,tw thjeshtwzuar,kalimtar një koment dhe riinterpretim me fjalë të bukura boshe të të vërtetave filosofike dhe estetike të mishëruar në prozodinë dhe të figuracionin e saj,

Poezia e vërtetë ka nevojë për një gjykim teorik të argumentuar dhe interpretuar profesionalisht.

***

Duke lexuar dhe rilexuar krijimtarinë poetike të Moikom Zeqos, nuk po e quaj thjesht “Poet”, sepse më duket e ngushtë kjo “këmishë”, “kostumi” i tij më ngjan edhe me togën antike, edhe me pelerinën kalorsiake, po edhe me smokingun e një “dandy”, bile edhe me fustanellën tone tw pashwmbullt ilire.

Më vjen mirë ta quaj edhe Filosof, e quaj edhe Magjistar, pse të mos e quaj dhe një njeri jo të zakonshëm, që i mban sytë nga qiell duke lexuar Zodiakun e fatit njerëzor mbi tokë.

Kam përshtypjen se kur lindi frymëzimi i tij, Muza e ka pritur në pelenën e Alegorisë, pelenën, e cila i shkaktoi plot shqetësime, kur në ato vite shkruhej, kryesisht, poezi politike.

Ajo poezi ishte poezia e argumentimit politik.

Si mund ta duronte Moikomi i ri këtë sfidë ?

Heroi lirik i tij, megjithatë, nuk hoqi dorë asnjëherë si ahere si dhe tani nga kjo figurë sfiduese e realitetit dogmatik.

Ai e përdori edhe atë me kujdes duke vënë shprehjen e figurshme në themel të stilistikës së tij poetike.

Mbi këtë themel ai e lartësoi hap pas hapi korpusin e veprës së vet, duke e bërë devizë të kredos së vet poetike Alegorinë.

Ajo e përsos dhe e bën mjeshtwrore shprehjen e figurshme të mendimeve.

Alegoria si figurë artistike na jep konteksin e mendimit në përgjithësi, e vesh me velon e vet atë dhe, si çdo gjë e mbuluar, zgjon në forma të befta kërshërinë.

Të bën të mendosh dhe të përfytyrosh.

***

Por frymëzimit universal të Moikomit nuk i mjaftonte vetëm thjesht përfytyrimi i sendeve, ngjarjeve të zakonshme, përfytyrimi i përditshmërive tw zakonwshme dhe profane tokësore.

Heroi lirik i Moikomit është vizionar.

Atë e interesojnë jeta dhe vdekja, pavdekësia dhe pafundësia, e tashmja dhe e ardhmja edhe përtejardhmëria.

Realja plekset te ai me metafiziken, truporja me shpirtëroren, ëndrra me zhgjëndrën, Parajsa me Ferrin, konkretja me abstrakten

Vizioni tij filosofik dhe estetik nuk kish si të realizohej vetëm me “magjinë” e Alegorisë së zakonshme jetësore.

Nuhatja e tij artistike dhe estetike e drejtuan atë në korpusin e mitologjisë antike, në mitet.

Vizionit të frymëzimit të tij i duhej “Alegoria mitologjike” mbi kozmosin, mbi zotat, mbi njerëzit, sinkretizimi i njeriut me natyrën, i së kaluarës me të tashmen, i trillimit me realen.

Ai i studioi dhe i bëri të vetat këto sekrete të mjeshtërisë mitologjike.

Kuptoi dhe pervetesoi si askush këto koncepte dhe “asociacione të pathëna paraprake”.

Poezia e tij u bë kështu prej vitesh universalisht një poezi konceptuale figurative, duke vënë në themel të stilistikës së vet metodën avanguardiste që e solli shekulli i njëzetë në krijimtarinë letrare,dmth konceptualitetin.

Në stilistikën e Moikom Zeqos janë të pranishme edhe elementë të postmodernizmit, siç është mistifikimi i realitetit dhe intertekstualiteti, operimi me figura dhe tekste të së kaluarës.

Por edhe njw rikthim i habitshëm në fluturimet e befasishme te Pindarit antik, kaq te parapëlqyera nga Moikomi.

Metaforat dhe personifikimet e Moikomit janë, sipas përcaktimit të tij, “mashtrime optike për të krijuar asimetri të frikshme”.

Një mendim të përafërt me poetin tonë shpreh edhe poeti Joseph Mosconi: ”Më pëlqen të mendoj për poezinë konceptuale, si për fëmijët me sy të zes, që duam t'i vemë në gjumë, jo që t'i mbrojmë dhe t'i mitologjizojmë, por të ecim më tej, që të shpërndajmë fantazmat në familje”.

Qëllimi i Moikomit nuk është, thjesht, risjellja e mitologjisë apo rikopjimi i miteve dhe i figurave të saj mitologjike, as t'i depozitojë, koleksionojë ato në vargjet e veta.

Moikomi nuk don të na mahnitë apo të na “trembë” me hijen e tyre të rëndë, të mbinatyrshme.

Poeti ynë i çmitizon ato dhe, nga “fantazma”, na i bën simbole.

Ose i bwn dhe metafora të koncepteve, të ideve dhe kategorive universale të moralit, të bukurisë, të dashurisë, të madhështisë, të heroizmit dhe të poshtërsisë, të dlirësisë, të kohës dhe të pavdekësisë.

***

Si përfundim-kjo stilistikë poetike kërkon dhe një psikofizikë të re leximi, pra edhe një raport të ri Poet-Lexues.

Poezia e Moikom Zeqos përfshin në vetvete të sotmen, bashkë me të shkuarën dhe të ardhmen-sintezën e kohërave shpirtërore.

Gjuha e poezisë së vërtetë, niveli kulturor, pa harruar edhe nivelin gjuhësor nuk është kurrë e barabartë me nivelin kulturor si dhe gjuhësor të lexuesit, ajo (e para) i paraprin asaj (të dytës ), rëndësi ka që lexuesi të kapë si duhet dhe me inteligjencë thelbin e poezisë.

***

E parë në këtë optikë stilistika poetike e Moikom Zeqos është kurorëzimi me sukses të madh dhe të plotë i rrugës së saj krijuese në të gjitha aspektet letrare dhe jashtëletrare.

Kurse për letërsinë shqipe është një nga arritjet e saj më madhore.

Që e rradhit atë me dinjitet, krahas poezisë bashkohore moderne të botës.

____________

*)VANGJUSH ZIKO, ka lindur në 1931 në Korçë. Mbaroi studimet e larta në Institutin e famshëm Gorki. Është një poet lirik mjaft i njohur, bashkëkohës me Dritëroin dhe Kadarenë. Vangjush Ziko është përveçse poet edhe përkëthyes, dramaturg, eseist… Tani jeton dhe boton në Kanada.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks