SHKRIMI
e premte, 22 qershor 2018

DR.MOIKOM ZEQO: PERSIATJE PËR POETIN PESSOA DHE PIKTORIN BALTIUS

Tiranë, 19 shtator 2017: 1.PESSOA NGA KAPELJA NXJERR HËNËN PLOT GUACKA DETARE

Fernando Pesso është miti poetik i shekullit XX, diçka mes Prometeut dhe Faustit, duke patur përherë në prapavijë, në pasprespektivë Sizifin, ose Hamletin.

I vetmuar si pakkush, me jetë vetjake të dështuar.

Metoditiv dhe mistik.

Shkruan poezi për shekujt jo për bashkohësinë. I fshihet emrit të tij. Shkruan si në një botë kriptologjike duke përdorur 43 pseudonime, por në mënyrë të veçantë ai u njoh me tri emra të ndryshëm: si Alvaro De Campos, Alberto Caeiro si dhe Ricardo Reis.

Për një kohë shumë të gjatë publiku krijoi idenë se këta tre emra ishin tre shkrimtarë krejt të ndryshëm, sepse dhe stilet e përdorura qenë krejt të ndryshme.



Fernando Pessoa (1888 - 1935)


Madje Pesoa i fshehur në këto tri emra bënte shkrime polemike dhe debat midis tyre, kështu Ricardo Reis i njohur si latinist dhe klasik kritikohej në shtyp nga Alvaro De Campos, që shpalli si avangarduist dhe dy të parët nuk pranoheshin dhe kritikoheshin nga Alberto Caero, që shpallej si kozmopolit dhe me koncepte të lëvizshme, të paqëndrueshme.

Në 24 maj 1998 shkova në qytetin e vjetër të Lisbonës, tek vendi i quajtur Belhem, ku ngrihej monumenti gjigand i Vasko De Gamës.

Pranë këtij monumenti ishte manastiri madhështor i Shën Jeronimit. Ky emër është emri i njërit nga etërit e kishës, ilirit të njohur nga Dalmacia, që përktheu i pari Biblën në latinisht. Brenda Manastirit i gdhendur i tëri në gur të bardhë ishin vetëm dy varre të famshëm: varri në sarkofag i Vasko De Gamës dhe tek atriumi i Manastirit varri i poetit të çuditshëm dhe ankthsjellës Fernando Pesoa, i vdekur në 1935, po në Lisbonë.

Ju afrova duke u dridhur nga emocionet varrit të shenjtë të Pessoas.

M’u kujtuan metaforat e tij tronditëse, fshehja e tij e tejskajshme nën emra të tjerë. Monumenti qe konstruktuar më 13 gusht 1985.

Në anën e monumentit, kishte vargje të botuara me tri emrat e tij të rremë: Alvaro De Campos, Alberto Caeiro dhe Ricardo Reis.

Vendosa një tufë me lule tek ky simbol panteonik i kujtesës së Portugalisë por edhe njerëzimit.

Ekspozita më e madhe botërore e fundit të shekullit të XX në Lisbonë u hap duke cituar vetë Presidenti i Portugalisë një varg të njohur të Fernando Pessoas.



Po atë ditë shkrova për të këtë poezi:


Fernando Pessoa, vëllai im i vdekjes – qofsh ti!

Sa njerëz të ndryshëm te ty (të vdekur dhe të palindur)

madje dhe unë më i largëti, këmbësor i vuajtjes,

sa planete imazhesh muzikore të një pike uji,

sa universe të një molekule,

statuja besimi që shndrohen në ujëvara arti,

garderoba përrallore e një stine që nuk vjen!

Fernando Pessoa, hiri i artë i një urne që ecën

me kapelen tënde të spikatur, me këpucët e tua bosh!

Fernando Pessoa që kë bërë zbulime para Vasko De Gamës

në Hindinë e pafundme e përherë misterioze të shpirtit

të fjalëve, guackave, trilleve të erës dhe zogjve!

Fernando Pessoa, tani vetë Vasko De Gama

është Karonti yt në varkën mbi lumin e ferrit

s’ke ç’bën miku im i trishtuar, ajme!

Vetëm ti vjen herë herë mes marrëzive tona

te arkitekturat e ëndrrave heretike

si një jashtëtokësor i poezisë

dhe nga kapelja e famëshme

na nxjerr Hënën plot guacka detare

me një xhest magjik prestixhatori të pazëvendësueshëm!



2 .PARADOKSI I PIKTORIT MODERN BALTUS

Një vajzë e ulur në gjunjë mbi dysheme që shikon një libër të hapur. Pozicion i çuditshëm!

Kështu i subjektivizon pikturat e tij piktori skandaloz francez, i njohur si Baltus.

I ngujuar në vetmi të vrazhdë. Kapricoz. Moskokëçarës. Antikonformist. Gjeni? Apo një i dështuar? Mjeshtër i rastësisë? Apo krijues i madh? Është afirmuar mbi pikturat e tij të vajzave të reja.

Edhe pse është i njohur në mbarë botën, piktori Baltus (Baltazar, Kont Klosovski de Rola), i ik syrit të publikut dhe nuk jep intervista. Vetëm yllin e rokut dhe koleksionistin e objekteve artistike Dejvid Bouvin e pranoi në mërgatën e vet, diku në kodrat zvicerane.- A është e vërtetë se një herë keni thënë se jeni piktor i pastër dhe dështim i plotë – e pyeti së pari Dejvid Bouvi.- Po, sepse shumica e veprave të mia ishte dështim, natyrisht, për shkak se nuk dolën ashtu çfarë i dëshiroja.- Përkundrejt kësaj, kritikët konsiderojnë se Ju jeni gjeni?- Nuk po shoh më askund piktorë të mëdhenj. As veten nuk e konsideroj të tillë, më parë do të thosha se janë zanatlinj (mjeshtër). Nuk dëshiroj fare të jem piktor. Mendoj se kjo fjalë është e neveritshme. Tekefundit, edhe vetë Pikaso ka menduar kështu. “Nuk njoh nuk di ndonjë piktor artist”, thoshte ai. Ideja e zanatliut na është shumë më e afërt. Në vend të kësaj ekziston kjo shije e çuditshme për të neveritshmen dhe të gërditshmen. Kështu mund të më sqarojë nga rrjedh kjo? Për shembull, ky tmerr para të bukurës. Kush flet për të bukurën, shkon drejt klishesë.- A besoni se ndoshta ngjarjet e shekullit XX i kanë motivuar njerëzit që pikëpamjet e veta më parë t’i drejtojnë dhe orientojnë drejt rrënimit, shkatërrimit, se sa drejt bukurisë?- Shikoni shekullin XVI, në të cilin piktorët gjatë kohës së luftërave fetare, megjithatë nuk ishin nën ndikimin e atyre tmerreve dhe trishtimeve të lemerishme. Vetëm piktura ishte e rëndësishme. Jam i bindur në atë se njerëzit, të cilët pikturojnë sot, ndryshojnë nga ata që kanë pikturuar para 200 apo më shumë vjetësh. Këta janë krejtësisht njerëz të tjerë. Sot çdokush është artist. Të shprehet kjo nevojë – mendoj se është tmerr. Pse të shprehet vetja, pse jo universimi?- Ndoshta për shkak se para 400 vjetësh askujt nuk i ka ra ndër mend që të shprehën ndjenjat individuale dhe pikëpamjet shpirtërore, ndoshta për shkak se kisha ia ka imponuar artit qëndrimet e veta?- Po, natyrisht për shkak se piktura e ka origjinën nga piktura religjioze.- Kjo është e ngjashme me pasqyrën e dyfishtë. A besoni se nevoja shpirtërore ju ka shtyrë të pikturoni apo ndoshta kjo ishte nevojë, që në një mënyrë të sigurt të identifikoni realitetin, ta kuptoni atë?- E dini, jam i lindur në një rreth të veçantë. Prindërit e mi kanë njohur të gjithë ata që pikturonin në Paris ishin miq me Bonaron, njihnin Derenin, Matisin. Babai im ka mbledhur piktura të Delakroas, Zherikos, Sezanit. Mendoj se fëmijëria ime më ka lënë gjurmë jashtëzakonisht të thella.- Kur takoje piktorë siç ishte Matisi, a mendoje të bëhesh një piktor i tillë çfarë ishte ai?- Jo, jo. Është karakteristike se kurrë nuk jam interesuar për pikturën moderne.Me vite punoj në një pikturë. Për realizimin e pikturës së fundit më janë dashur gati katër vjet. Kur jam kthyer nga Tokio, e kam ripunuar edhe një herë.- Gjatë tërë jetës keni votuar kundër rrymave të modës. Për këtë shkak a e keni pasur jashtëzakonisht vështirë?- Po, ishte jashtëzakonisht vështirë. Megjithatë, nuk më bëhej vonë çka flitnin njerëzit, sepse vërtetë çdokush më sulmonte.I vetmi që ishte përherë në anën time ishte Gjakomenti, në një mënyrë edhe Pikaso e Miro.Nuk e besoj se kjo ka ndikuar fare te unë. Megjithatë, motivi i parë, natyrisht, ishte shikimi im i natyrës. Gjithmonë, që nga fillimi, isha për aspektet hyjnore të botës.E dini, me kujdes të jashtëzakonshëm e lexoj Shën Augustinin. Kam hasur në një fjali, që më pëlqen jashtëzakonisht shumë dhe e cila në artin bashkohor mund të aplikohet jashtëzakonisht mirë. Gjurmimi është më i qartë se zbulimi. Kjo është e vërtetë.- Mendoj se pikërisht mungesa e përmbajtjes shpirtërore e artit modern si duket është njëra nga tragjeditë e shekullit tonë. Aq shumë gjëra kinse arti nuk ka kurrfarë vlere shpirtërore.- Mu për këtë edhe ekzistojnë kaq muze të artit bashkëkohor. Nuk ndjehem fare si artist bashkëkohor sepse kam lindur qysh më 1908. Të gjithë ata që kam njohur ishin të lindur nga fundi i shekullit XIX. Më i riu në mesin e tyre ishte Alberto Gjakometi, i lindur më 1901. Megjithëkëtë. Pikaso, Bonar, Matis, të gjithë këta njerëz ishin të lindur para se të përfundonte shekulli XIX.- Shpeshherë në pikturat tuaja paraqitni aktet?- Aktin e ëndrrës.- As ëndrra, as zhgjëndrra, një farë lloj subkoshience, diçka e ndërmjetme. Supozoj se ajo që bëni Ju është në të vërtetë pjesë e botës subkoshiente jokohore?- Sigurisht se diç e tillë supozohet. Megjithëkëtë në zhgjëndërr është kështu, se çdokush që fle, nuk lëviz, mund t’ia studioni me saktësi konturet, mund t’ia studioni me saktësi konturet, mund sistemin e formave, trajtat.- Dikush ka pohuar se Ju punoni në botën e privilegjuar të vajzave të reja, shfrytëzoni objektet siç janë pasqyrat, si objekte profetësh apo iluministësh. - Po, çdokush në pikturat e mia mund të shohë çka dëshiron. Mendoj se është mirë që është kështu.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

DOKUMENTAR

DR.MATHIEU AREF: 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks