SHKRIMI
e hënë, 19 shkurt 2018

MENTOR S.EJUPI: "E FUNDMJA KËNGË IMJA U KËNDOFTË NË SHQIPËRINË E BASHKUAR!"

Gjenevë, 9 tetor 2017: Titulli i këtij shkrimi është marrë nga amaneti i fundit i këngëtarit tonë të njohur Mentor Sefer Ejupi, i cili vdiq papritmas më 17 korrik të verës së sivjetme në fshatin e tij të lindjes Vindenis, të Besianës (ish-Podujevë)

Mentori lindi më 19.05.1969 në një familje fshatare që e kishte traditë këngën popullore dhe atdhedashurinë.

Ai, qysh si nxënës i shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” të Vindenisit tregoi afinitet prej instrumentisti dhe këngëtari të dalluar.

Së pari u shfaq në skenë si fillorist në manifestimet e organizuara në kuadër të shkollës.

Me zërin e tij të ëmbël e shprehje plot Mentori lë përshtypje të jashtëzakonshme ndër arsimtarë, nxënës e bashkëfshatarë.

Ai, pas këtij debutimi të suksesshëm inkurajohet edhe më fuqishëm për punë nga arsimtari i tij i muzikës Skënder Muharrem Hoxha.

Fillimisht nën drejtimin e tij Toli siç e quanim shkurt nisi të mësojë notat në pentagram e pastaj të ekzekutoj në çifteli, kitarë e violinë.



Edhe pse ende fëmijë me nivelin e tij të kënaqshëm artistik dhe interpretues filloi të këndojë edhe në Shoqërinë Kulturore-Artistike “Rreze Llapi”të fshatit Vindenis.

Me këngët e tij të bukura dhe me shije Toli shpejt bëhet tërheqës për audiencën në Llap e më gjerë. Po ashtu në fundjavë së bashku me axhën e tij Kamber Ilaz Ejupi,i njohur si njëri nga rapsodët e parë në Llap,merr pjesë në dasma dhe ahengje të ndryshme familjare.

Në këto organizime ata të shoqëruar nga Jashar Faik Ejupi, Enver Murat Ejupi dhe Shefqet Mehmet Ejupi, këndojnë kryesisht këngë atdhetare të cilat ua dedikojnë figurave dhe ngjarjeve më të ndritura të kombit tonë si : Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Dedë Gjo-Lulit, Oso Kukës, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Bajram Currit, Grykës së Kaçanikut, Flamurit Kuq e Zi dhe Vlorës së Ismail Qemalit etj.

S’mungojnë as këngët qytetare shkodrane si ato “ Me lule t’bukura “ “ Lulëzoj fusha “ “ Zambaku i bardhë “ “Vijnë vaporet” “ Kush ma i pari bani “ etj.

Me të përfunduar tetëvjeçaren Mentori regjistrohet në gjimnazin e përgjithshëm “ Aleksandër Xhuvani “ të Besianës. Paralelisht me mësimet ai vazhdoi të jetë aktivë edhe në muzikë.

Modest e me natyrë të butë shpeshherë bënte të pamundurën vetëm e vetëm që publiku ta ndjejë dhe ta përjetojë me kënaqësi këngën apo vallen e tij instrumentale. Ai ,edhe sot na shfaqet para syve me lojën e tij të bukur dhe virtuoze në violinë.

Duke parë dhuntitë e tij dalluese për këngën dhe dëshirën e zjarrtë për të ekzekutuar edhe në instrumente të tjera babai i tij Seferi i cili pati migruar në Gjermani në fillim të viteve të shtatëdhjeta vendos që Tolin herëpashershëm të pajisë edhe me vegla të tjera muzikore si me: klarinetë ,harmonikë, saksofon , harpë dhe piano.

Meqë Toli jetonte pashkëputshëm me muzikën shpejt dhe lehtë përsosi lojën pothuajse në të gjitha instrumentet. I edukuar në traditën e muzikës sonë popullore edhe në periudhën sa ishte gjimnazist interpretoi me mjeshtëri një varg këngësh burimore të trevave tona.

Me prezantimet e tij të suksesshme impresionoi kudo. Krahas këngës dhe ekzekutimit në vegla muzikore Mentori krijoi edhe një kartotekë personale, ku klasifikoi një numër të konsiderueshëm këngësh popullore dhe argëtuese të këngëtarëve tanë më të njohur.

Me kusht që të ruhet ky thesar i çmuar e me vlerë i kulturës sonë, ai të gjithë materialin e mbledhur e regjistroi në bobinat me shirit magnetik. Me avancimin e teknologjisë këtë material e transferoi në kaseta, kompakt disqe , e së fundi edhe në të ashtuquajturat formatet digjitale audio (MP3,AAC,WAV etj.)

Pas përfundimit të mësimeve në gjimnaz ai me parapërgatitjen e tij solide në fushën e muzikës planifikonte regjistrimin në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Mirëpo kjo dëshirë e kamotshme e tij mbetet e parealizuar për shkak të ashpërsimit të situatës në Kosovë e Shqipëri.

Këngëtar në kohë mjerimi

Në vitet e nëntëdhjeta të gjitha Shtëpitë e Kulturës në Kosovë,ishin nën masa të dhunshme administrative të Serbisë.

Përkundër këtij fakti Mentor Sefer Ejupi, për asnjë çast nuk e ndali këngën e tij.

Ai , me shpirt e zemër i këndoi lirisë së Kosovës në oda e fusha të hapura. Me afsh e ëndje i këndoi edhe dashurisë.

Mentori shpesh citonte maksimën e poetit të madh hungarez Shandor Petef”Për dashuri e jap jetën ,për atdhe edhe dashurinë”. Edhe pse nën okupim Mentori nëpërmjet këngës mundohej ta bëjë jetën më dinamike,më tërheqëse më shpresëdhënëse.

Si pasojë e kësaj ai kërkohej vazhdimisht nga policia okupuese e Serbisë,së cilës çdo gjë që ishte shqiptare i pengonte.



Kjo situatë e padurueshme sjell përherë të parë tek ai dilemën si të veproj dhe nga t’ia mbaj. Mentori migrimin çdoherë e shihte si plagë të rëndë dhe me pasoja të paparashikueshme.

Ai , qysh si fëmijë e gëzonte të drejtën për ribashkim me prindërit e tij, të cilët nëpërmjet punës më 1970 kishin fituar lejeqëndrimin në Gjermani. Mirëpo këtë të drejtë e refuzoi kategorikisht disaherë ,duke thënë “Mbi të gjitha për mua është Kosova e ëndrrave të mia ”.

Më 1993 regjimi gjakatar i Millosheviqit, me koncepte mesjetare duke trilluar të pavërteta intensifikoi dhunën dhe terrorin gjithandej Kosovës. Mentori i ballafaquar me plot të papritura dhe i gjendur në një rrugë pa shtegdalje detyrohet që përkohësisht të largohet nga vendlindja sikurse shumë të rinj të tjerë.

Ai migron në Gjermani edhe pse në dhè të huaj deri në frymëmarrjen e tij të fundit me ngrohtësinë më të madhe plot dy dekada i këndoi Shqipërisë etnike dhe njerëzve të saj.

Lexues të nderuar të këtij shkrimi përkujtimor në vijim po ua ofrojmë edhe linkun me këngën “Kurbeti” ku shihet se sa me nostalgji e mallëngjim ai këndon vendlindjes së tij të paharruar - Kosovës.



Mentori me këngët e tij ishte i pranishëm në të gjitha aktivitetet e gjithëmbarshme edukative dhe kulturore të organizuara në Gjermani dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore. Përveç këngës shquhej edhe për bamirësi. Ai çdoherë mbështeste aktivitetet bamirëse të destinuara për të sëmuret dhe të varfëritë e trojeve tona etnike.

Mentori edhe pse me obligime të shumta bëri përpjekje maksimale që t’i ruaj kontaktet me familjarë,shokë e miq. Në kohë vere ai vazhdimisht vinte në Kosovën e tij të dashur,si i ftuar special në dasma e ceremoni të tjera familjare. Ardhja e tij na gëzonte të gjithëve, sepse ishte fjalëmbël ,zemërçiltër e njerëzor me secilin.

Andaj vdekja e tij tepër e hershme me keqardhje e pikëllim të thellë u prit ndër familjarë,kolegë e miq të shumtë mërgimtarë të cilët admirimin për Mentorin si njeri dhe këngëtar e shprehen me vizita, dhe ngushëllime familjes si në vendlindje ashtu edhe në Berlin të Gjermanisë,ku ai jetoi prej vitesh së bashku me gruan dhe tre fëmijët e tij.

Dhembshuri për vdekjen e hershme të këngëtarit Mentor Sefer Ejupi, shprehen edhe kolegët e tij këngëtarë dhe aktorë në atdhe dhe mërgatë.

Thjesht,çdonjëri ndjeu dhembje e pikëllim për këngëtarin e dashur e të urtë të mërgatës sonë Mentor Sefer Ejupi,i cili u veçua me unin e tij si krijues dhe si njeri.


Shkruan: Arif Ejupi



Mentor Ejupi Kenge per Isa Boletinin


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

DOKUMENTAR

DR.MATHIEU AREF: 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks