SHKRIMI
e martë, 19 qershor 2018

BARDHYL AGASI: POEZIA E MOIKOM ZEQOS, NË KUFIJTË E TË PAMUNDURËS

Tiranë, 11 tetor 2017: Mendoj se gjer me sot veshtire te gjendet ndonje qe mund te barazpeshohet me Moikom Zeqon si erudit, me dimensionet e dijes se tij, me kulturen e thelle, te gjithanshme dhe te gjithkohshme, me volumin dhe vlerat e vepres se tij krijuese, me angazhimin e tij politiko-social, me kontributet e ndjeshme ne fusha te ndryshme si te historise, arkeologjise, estetikes, eseistikes etj.

Si i tille ai padyshim mund te vlersohet si enciklopedisti i madh i yni.

Ai nuk eshte vetem nje prozator dhe nje poet krejt i vecante,por dhe nje piktor i shquar me punime te shumta si gravura,skica,portrete karikatura etj duke i cilesuar dhe vete si metafora memece,por qe kumbojne ne ekspozitat e hapura prej tij.

Per kedo qe eshte ballafaquar me vepren shumedimensionale te Moikomit, gati i duket e pabesueshme qe ajo te jete ndertuar vetem nga nje njeri,te jete e nje autori te vetem.

***

Si nje mik gjysemshekullor i tij,qe ne adoloshence,bashkemoshatar,lindur e rritur ne te njejtin qytet, Durresin bregdetar, me duhet te shprehem jo pa mburrje se i perkas atij rrethi shoqeror, qe e njeh vepren e tij krijuese qe nga libri i tij i pare poetik VEGIME TE VENDLINDJES ,ne moshe fare te njome deri ne veprat e tij me te fundit,pa permendur ndonje me titull,sepse do te quhej paraardhese,se papritur,nderkohe do te jete botuar nje tjeter.

Librat e tij ndjekin njeri tjetrin me shpejtesi marramendese dhe tani ato arrijne rreth njeqind, si askush tjeter ne letersine tone.

Dhe kushdo me te drejte mund te pyese si eshte e mundur, si mund te shkruhen kaq libra dhe kaq voluminoze,kaq kualitative..

.Zeqo e jeton kohen e tij ne boten e tij poetike,duke medituar,lexuar,shkruar, duke zgjeruar pafundesisht fantazine e tij krijuese.

Nje vetsakrifikim i madh,gati pakonceptueshem, qe sic shprehet vete ai :

... Gjithe keto libra

jane tullat e burgut tim te Lirise,

qe ndertova per vehten...

Por jo aq per vehten se sa per gjithe bashkekombesit e tij,me misionin e nje vizionari te madh, te nje rilindasi te pashoq te diteve tona, sepse:

... fjalet s’e ndryshojne gurin,

por boten po,

Askush s,do te kishte kurajon te merrte persiper studimin e gjithe vepres se Zeqos,do ta kishte te pamundur,jo vetem per kohen,por per multidimensionalietin e saj.

Por edhe te ndalej ne nje ane te saj,do te kerkonte profesionalizem te larte.. A mund te studiohet e gjithe poezia e tij?

***

..Vetem vepra e tij poetike dymbedhjete vellimeshe e titulluar MISCELLANEA permban mijra vargje,nje univers me vehte metaforik, mjafton per te deshmuar se letersia jone,vecanerisht poezia e sotme shqipe ka nje talent kaq te fuqishem, njohja e te cilit i ka kaluar kufijte,duke kapercyer oqeane dhe duke u bere tanime prone e lexuesve te huaj,perkthyer ne gjuhet e tyre nga poete nga me te shquarit.

Me vjen mire qe ne keto vite te fundit po angazhohen krijues,kritike brenda dhe jashte kufijve ne studimin dhe vlersimin e vepres se tij poetike.

E them kete se per nje periudhe te gjate ajo kalonte pothuaj ne heshtje,me ndonje shkrim te rralle,ku spikat analiza e thelle dhe objektive e nje prej poeteve tane me te shquar,Frederik Rreshpja.

Ndersa botoheshin shkrime me shume recensionale,,per fat te keq ende mungon kritika jone profesionale, per vepra dhe libra krejt te zakonshem, per poezine brilante dhe te vecante te Zeqos pothuaj kishte heshtje te plote.

Sjell ndermend nje qendrim gati revoltues ne nje interviste televizive te Vera Ibrahimit,bashkeshortes te kompozitorit tone Feim Ibrahimi per heshtjen ndaj vepres se Moikomit.

Ajo permendte dy aresye, se pari, mungesen e nivelit te larte profesional,formimin medioker intelektualk te kritikeve tane per te mos guxuar te merren me te dhe se dyti nje lloj xhelozie,ambicie e semure per talentin e Zeqos.

Do te doja te pranoja me se shumti aresyen e pare,sepse te ndalesh dhe te percjellesh gjithe ato vlera te medha te poezise moikomiane kerkon vertete nje kulture te gjere dhe nje nje pervoje te gjate krijuese.

Sigurisht te analizosh kete poezi nuk mund te pretendosh se mund ta arrish me nje shkrim brenda kornizes se nje faqeje gazete,ndoshta dhe brenda kufijve te nje libri kushtuar asaj.

Kujtoj me kete rast nje perpjekje serioze te kritikut Fatmir Minguli.

Jam i sigurte se ne te ardhmen do te shtohen studiuesit dhe hulumtuesit,qe do te zbulojne dhe evidentojne hapesiren e vlerave te medha te vepres se Moikomit. E them kete se vepra e tij ne pergjithesi,por e poezise ne vecanti, jo pa aresye ka krijuar bindjen se ajo i perket me se shumti te ardhmes, kur dhe vete shoqeria jone do te ngrihet ne ate nivel kulturor te te kuptuarit dhe te konceptuarit te saj.

Lexuesi i sotem ne kete banalitet politik, i mberthyer nga stresi i jetes se varfer te perditshme, i ushqyer me vulgaritetin e nje arti te rendomte, pa vlera dhe pa fryme kombetare, e ka te veshtire te ngjitet ne shkallaren e larte deri ne qiell te poezise moikomiane.

Poezia e tij eshte universale ne kohe dhe ne hapesire,ku e shkuara, e tashmja dhe e ardhshmja nderthurren mes tyre,por gjithmone me tingellim te ideve te se sotmes, me nje mendim filozofik, here sokratik,here nicean,me nje zjarr prometheu.

Tek ajo ndjen frymen qendrestare hygojane ne ultima verba, veshtrimin faustian te Getes,dhimbjen hamletiane te Shekspirit,ironine sarkastike migjeniane.por duke qene autentike komedia e madhe njerezore e Moikom Zeqos. Pamvaresisht nga lartesite e saj, poeti eshte i gjithi ne jeten tone te perditshme, ecen kembezbathur ne token tone dhe te tij, eshte nje rrezatim i paperenduar dashurie per gjithcka te bukur, te mire,per njerezit, per nenen, femijet,gruan,shoket dhe miqte, per te varferit, per romet e braktisur ne boten e tyre te madhe.

Njerez, dy diej ka ne planet tani,

patjeter njeri, fytyre e Dashurise.

Eshte e thene prej kohesh se metafora eshte mbreteresha e figuracionit poetik. E gjithe poezia e tij eshte metaforike.

Si rrallekush ai perdor ate aq mjeshterisht.me nje fantazi krijuese te pashoqe

.Metafora eshte krijuar per Moikomin,apo ai per metaforen.

Neqoftese do te perdornim nje titull metaforik do te shpreheshim se Moikomi eshte princi i botes poetike metaforike:

Pronat e mia zyrtare te noteri

jane fantazia, mirebesimi,,metafora

ose:

qe ne gjeneze metaforat e shenjta

jane populli im intim.

Diku poeti pyet: A ka ligje te brendshme poezia.?

..Dhe pergjigja vjen po prej tij.

Ka ligje qe jane pertej sistemeve politike.

Ligji i pare Talenti..

Ligji i dyte Antikonformizmi.

Ligji i trete Vizioni i gjithekohesise.

Vete ai eshte i vetedijshem se i misheron mese miri ato.

Por nese modestia nuk ia lejon t,ia atribuoje vehtes, padyshim shprehemi se ai eshte nje talent i fuqishem gati i habitshem, se ai eshte shembulli i antikonformizmit i manifestuar kudo, ne te gjithe veprimtarine e tij politike,publicistike,artistike.

Dhe persa i perket ligjit te trete ai eshte zoterues i plote i gjithekohesise.

Dhe ai e ndjen kete,duke e quajtur vehten ..femije te prehistorise dhe i ardhshmerise se atomit.

Ne kete hapesire te shpalimit kohor ai shfaqet kudo me fluturimin e tij poetik dhe profetik, takon me Zotin, kalon nga nje planet ne tjetrin,prek qiellin me duar, zbret ne toke plot jete, gjallon me natyren, takohet me njerez,qofshin miq te tij apo dhe ata mosmirenjohes, shterngon duart me te medhenjte si ai, me Onufrin, De Raden,Migjenin,Cabejin, Kavafin,Borgesin e te tjere te pafund figurash te shquara neper kohe dhe ne pozicione te ndryshme gjeografike, i meson nene Terezes se ...meshira e zgjat agonine e mjerimit dhe nuk heziton te shprehet se..eshte neveri te jetosh kaq shume mesjete ne mijevjecarin e trete.

***

Duhet pranuar se poezia moikomiane eshte elitare, aq sa te krijon dyshimin se ajo e ka drejtimin me shume tek e ardhmja. lexuesi i rendomte e ka te veshtire ta kuptoje dhe konceptoje ate, te shijoje figuracionin e saj mahnites, te ndjeke metaforat ne cdo varg, boten e pafund te ngjarjeve dhe personazheve ne periudha te ndryshme historike .

Eshte vertete e veshtire te mos humbesh ne boten e thelle kulturologjike te tij.

Poezia e Zeqos eshte e shumellojshme, rrjedh muzikalisht ne vargun e lire, kumbon ne ate me rime dhe asonanca, ne ate strofik klasik, te shumta jane tercinat,perdoret mjeshterish haiku, nderton forma te reja origjinale.

E gjithe poezia e tij stoliset me nje fjalor aq te pasur poetik te pakrahasueshem ne sherbim te thurrjeve metaforike.

Nuk di pse dyshoj se disa kate te gratacielit te tij poetik ende qendrojne te mbyllur per t,u hapur kohe me vone kur Njeriu i madh do te behet POPULLI I se ardhmes, sepse sic shkruan ai :

Njeriu po vjen, po afrohet Njeriu,

race e fuqishme, e harruar, e vjeter..

Dhe atehere,poezia Moikomiane, qe sot na shfaqet ne kufinjte e te pamundures per nga niveli dhe dimensionet e saj, do te jete si nje bibel e re ne kohe te modernitetit.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

DOKUMENTAR

DR.MATHIEU AREF: 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks